• Më 6 maj 2019 dielli po shkëlqente, qielli ishte blu, retë ishin të bardha. Ishte nje ditë pranvere e përsosur. Po kthehesha përsëri në zyrë, dhe më ra zilja e telefonit Lshte një nga Nënkolonelët e mij. U pergjigja, "Përshëndetje John. Si je?" Ai tha "Jam mirë, Zotëri. Por kam një lajm të keq." Më tha se oficeri ekzekutiv vdiq këtë fundjavë. Shkëmbyem disa fjalë, "Çfarë do të thuash, për çfarë po flet?" E pyeta se çfarë kishte ndodhur. Ai më tha, "Zotëri, ai vrau veten." Kam ecur nëpër zyrë për nja dy orë i hutuar, duke u përpjekur te kuptoj çfarë kishte ndodhur, përse. Kisha komunikuar me të disa muaj më parë. Nuk isha në djeni se ky oficer kishte probleme. E fajësoj veten time sepse si udhëheqës nuk kam ditur gjë. Vazhdova të përpiqem të kuptoj arsyen çfarë po ndodh në komunitetin e veteranëve përse ndodhin këto gjëra. Lexova raporte nga Departamenti i Çështjeve të Veteranëve, Departamenti i Mbrojtjes, Kam lexuar studime kombëtare mbi shëndetin mendor dhe çështjet lidhur me të. Do të ndaj me ju disa nga gjërat që zbulova. Departamenti i Çështjeve të Veteranëve u interesua mbi vetëvrasjet e veteranëve dhe është në fakt prioritet numër një. Sipas raporteve e tyre dhe numrave që kam llogaritur, ndërmjet 2001 dhe 2019, gjatë kohës të Luftës Globale kundër Terrorizmit, përafërsisht janë 115,000 veteranë të cilët i dhanë fund jetës së tyre. Gjithashtu pash raportin e Departamentit e Mbrojtes që rendit viktimat. Ky raport rendit viktimat nga Tetori i 2001 deri në Nëntor 18 të vitit e kaluar. Gjatë kësaj kohe dhe Luftës Globale kundër Terrorizmit, ka pasur 5,440 pjesëtarë aktiv të cilët u vranë në aksion. Kështu sipas numrave, u kryen afërsisht 115,000 vetëvrasje, dhe 5,440 u vranë në aksion. Çfarë do të thotë kjo për mua? Kemi afërsisht 21 veteranë të cilët i dhanë fund jetës për secilin që vritet nga një luftëtar armik. Kjo është një shifër befasuese. Këto studime kombëtare që merren me shëndetin mendor na tregojnë se nëse keni probleme mendore brenda familjes suaj të cilat mund të jenë trashëguese, ose nëse ju ka ndodhur diçka traumatike gjatë fëmijërisë tuaj, aftësia juaj të luftoni kundër çrregullimit e stresit posttraumatik, do të pakësohet. Gjithashtu na tregojnë se nëse dëshironi të keni vlerësim të plotë, të përcaktoni nëse dikush vuan nga stresi posstraumatik, duhet të merrni një intervistë për të paktën një orë me një ekspert në shëndetit mendor i cili mund të zbulojë se çfarë është dhe të përcaktojë nëse vuani prej tij. Tani do tju them çfarë ndodh kur hyni në ushtri. Kur rekrutoheni ne forcat e armatosura, ju do të kaloni nga një kontroll mjekësor, një test i fitnesit fizik, test droge, test karriere, që të kuptojnë se ku jeni më i aftë duke shpresuar tju vendosin në kategorinë e duhur. Por a e besoni se gati 115,000 vetëvrasje gjatë 20 viteve të fundit, dhe me të dhënat që kemi nga studimet ndërkombëtare se si përcaktohet nëse dikush do të jetë në gjendje të përballojë çrreullimit e stresit posttraumatik, ende nuk kemi një vlerësim të shëndetit mendor standart për rekrutët tanë që fillojnë shërbimin. Kjo është diçka që unë mendoj se duhet të ndryshojë. E dyta, Kur largohesh nga shërbimi -- Kur u largova nga shërbimi në 2003, duhej të ndiqja disa kurse të detyrueshme, mësime që zgjatën rreth dy ditë, dhe pastaj isha në rrugën e duhur. Sot gjëndja është pak më ndryshe. Do tju marin në telefon nëse jeni në lejën që e quajme përfundimtare ose pushim me pagesë që dëshirohi të shfrytëzoni para se të shkarkoheni nga puna. Fola me një veteran të cilen e morën në telefon. Ai po kthehej nga puna në shtëpi, dhe e vetmja gjë që kishte në mendje ishte "Sa shpejt mund të shpëtoj nga kjo?" Mbaj se mënd telefonata zgjati 10 ose15 minuta Por megjithatë studimet kombëtare tregojnë se duhet një ore interviste ballë për ballë, Mendoj se është diçka që ne mund të përmirësojmë. Një gjë tjetër që Departamenti i Çështjeve të Veteranëve përfshiu në raportet. Treguan se pjesëtarët e shërbimit të cilët besojnë ne vetëshërimin kanë rrezik më të lartë për të kryer vetëvrasjeve. Pra veteranët të cilët vetëshërohen përmes alkoolit, ose abuzimit e drogës, dhe që Departamenti i Çështjeve të Veteranëve ka kategorizuar përdorim të opioidit, si një nga epidemitë. Duke diskutuar me marinsat e grupit tim dhe u munduar të mësoj më shumë gjëra, zbulova disa gjëra shumë alarmante. Një marins i cili u kthye nga Iraku dhe shkoi në spital për "dhimbje në shpinë" dhe i dhanë disa ilaçe opioide. Gjithashtu vuante nga çrregullimi i stresit posttraumatik. Ai u bë i varur nga këto ilaçe kundër dhimbjes, sepse jo vetëm lehtësuan dhimbjen e shpinës, por e ndihmuan të përballojë me disa nga gjërat e tmerrshme që kishte përjetuar dhe bëre në Lindjen e Mesme. dhe përfundimisht beri overdoze. Një sfidë tjetër që kemi është se gjatë detyrës, i përkisni Departamentit e Mbrojtjes. Kështu që të gjithë doktorët, i gjithë kujdesi shëndetësor janë në të njëjtën kategori. Kur nuk jeni më në shërbim, bëheni pjesë e Departamentit Çështjeve të Veteranëve. Pra anetaret e shërbimit të cilët kërkojnë ndihmë me problemet e shëndetit mendor e janë diagnostikuar me stres posttraumatik, kur largohen nga shërbimi, nuk kanë asnjë doktor pjesëtar të Departamentit e Çështjeve të Veteranëve ose mbase edhe doktor civil për shak të privatësisë. Por ka dhe disa lajme të mira. Kohët e fundit, u bë e ligjshme të krijohet një bazë të dhënash që do përmbajë edhe të dhënat shëndetësore të Departamentit te Mbrojtes por edhe dhe të Departamentit e Çështjeve të Veteranëve. Por dua të analizoj këtë mendim ende më shume. Kompania ime ka pasur 204 marinsa dhe detarë. Ndërsa shikoja dhe flisja me marinsar e grupit im, kuptuam se jemi më shumë se 12 pjesëtarë që kryen vetëvrasje. Kur flas me udhëheqësit me të lartë në batalion, dhe batalioni përmban afërshisht 600-700 marinarë, llogaritet se janë qindra pjesëtarë ata që kanë kryer vetëvrasje. Le të marim këtë bazë të dhënash që kemi krijuar, dhe le ta analizojmë ende më shumë. Νë qoftë se një veteran vdes, nëse janë shkaqe natyrale, mbidozë ose vetëvrasje, ne kemi mundësi ta kalojm atë ne Çështjet e Veteranëve dhe mund të kenë të dhënat e Departamentit të Mbrojtjes, të identifikojnë se në cilin grup ishin pjesëtarë, rastet dhe misionet kishin marrë pjesë, dhe të krijojm këto të dhëna dhe të përpiqemi të kuptojmë nëse ka grupe që janë më të prirura ndaj çrregullimit e stresit post-traumatik që të mundemi të japim shëndetin mendor para se të rrështohen, para se të hynë në arenë. Kur janë në arenë, duhen mbështetur ndërsa janë atje, duhen ndihmuar në lidhje me shëndetin mendor para se të kthehen në shtëpi pas shërbimit. (Duartrokitje) Meqë ra fjala, nëse mundemi të krijojmë këto të dhëna për të ndihmuar, nuk do i zbatojmë vetëm në ushtri, por do i përdorim edhe për popullsinë e përgjithshme. Nëse ne punojmë të gjithë së bashku mbledhim burimet tona, dhe flasim hapur për këtë temë, dhe përpiqemi të gjejmë zgjidhje për këtë epidemi që ekziston në Amerikë, shpresoj se mund të shpëtojmë një jetë. Këto janë mendimet dhe idetë e mia, shpresoj se kjo bisedë nuk është e fundit por fillimi i saj. Dhe dua tju falenderoj për kohën tuaj. (Duartrokitje)