Kur unë isha femijë, dija që kisha superfuqi. Është e vertet. (Të qeshura) Mendoja se isha e mrekullueshme sepse mund te kuptoja dhe të identifikohesha me ndjenjat e njerëzve bojëkaf, si gjyshi im, nje musliman konservator. Gjithashtu, mund te kuptoja nënën time afgane, dhe baban tim pakistan, jo shumë fetar por të qetë, mjaft liberal. Dhe sigurisht, mund te kuptoja dhe të lidhem me ndjenjat e te bardhëve. Norvegjezet e bardhë te shtetit tim. E keni parasysh; te bardhë, bojekaf, cilido-- Unë i doja të gjithë ata. Unë i kuptoja te gjithë. edhe pse ata shpesh nuk kuptoheshin me njëri tjetrin; ata ishin te gjithë njerëzit e mi. Nga ana tjetër, babai im ishte gjithmonë në merak. Vazhdonte të më thoshte se edhe me arsimin më të mirë, nuk do trajtohesha drejtesisht. Sipas tij, do vazhdoja të përballesha me diskriminime. Dhe e vetmja mënyrë për t'u pranur nga të bardhët do të ishte të bëhesha e famshme. Tani, ai e beri kete bisedë me mua kur unë isha vetëm shtatë vjeçe. Pra kur isha shtatë vjeçe, ai më thotë, "Vendos të hysh në sport ose muzikë". Ai nuk dinte shumë nga sportet-- i bekuar qoftë--kështu ra për muzikën. Kështu, kur isha shtatë vjeçe, mblodhi gjithë lodrat e kukullat e mia, dhe i hodhi poshtë. Në këmbim ai më dha nje tastierë të vogël Casio dhe-- (Të qeshura) Po. Dhe kurse për kanto. Dhe më detyroi, me pak fjalë, të praktikoja për orë të tëra çdo ditë. Shumë shpejt, bëri të shfaqesha për publik gjithmonë më të madh dhe çuditërisht, u bëra gati një lloj si femijë reklamë për multikulturalizmin norvegjez. U ndjeva shumë krenare, sigurisht. Sepse edhe gazetat tani fillonin të shkruanin mirë per njerezit bojekaf, prandaj ndieja që superfuqia ime po rritej. Kur isha 12 vjeçe, duke u kthyer në shtëpi nga shkolla, bëra një devijim të vogël sepse doja të blija ëmbëlsirat e preferuara, quhen "këmbë të kripura". E di tingullon pak keq, po mua më pëlqejnë shumë ato. Ato ishin disa copa të vogla jamballi në formë këmbe. Dhe tani që e them me zë të lartë, e kuptoj sa keq tingullon, sidoqoftë, unë i dua jashtë mase. Gjatë rrugës për në dyqan, ishte nje burrë i bardhë, tek dera hyrëse që më bllokonte rrugën. Kështu provova të ecja rreth tij, po sapo lëviza ai më ndaloi dhe më nguli sytë, dhe më pështyti në fytyrë, dhe më tha, "Zhduku nga rruga ime ti bushter e zezë, ti bushtër e vogël pakistane, shko nga ku ke ardhur". Unë isha tmerrësisht e tmerruar. Ia kisha ngulur sytë. Isha shume e frikësuar të fshija pështymën nga fytyra, edhe pse po trazohej me lotët e mi. Më kujtohet që shikoja rreth e rrotull, duke shpresuar në çdo çast tani një i rritur do të vinte dhe do të ndalonte këtë burrë. Përkundrazi, njerëzit vazhdonin të ecnin pas meje dhe pretendonin që s'më shikonin. Isha shumë e hutuar, sepse mendoja: "Njerëzit e mi të bardhë, ejani! Ku janë ata? Çfarë po ndodh? Si mundet të mos vijnë të më shpëtojnë?" E panevojshme për t'u thënë, ëmbëlsirat nuk i bleva. Vrapova drejt shtëpisë me sa pata fuqi. Gjërat ishin akoma në rregull, megjithatë, mendova. Me kalimin e kohës, dhe sa më shumë bëhesha e suksesshme. filluan të më ngacmonin bile dhe njerezit bojekaf. Disa burra nga komuniteti i prindërve mendonin se ishte e pa pranueshme dhe jo e ndershme për një grua të përfshihet në muzikë dhe të jetë e pranishme nëpër media. Shumë shpejt, nisa të sulmohesha nëper koncertet e mia. Më kujtohet nje nga koncertet, isha në skenë, u përkula drejt publikut dhe gjëja e fundit që pashë ishte fytyra esmere e një të riut dhe më pas mbaj mënd që një lloj kimikati u vërvit në sytë e mi dhe më kujtohet që nuk mund të shikoja dhe sytë më lotonin po megjithatë vazhdova të këndoja. Isha pështyrë në fytyrë në rrugët e Oslos, kësaj radhe nga aziatikë. Tentuan dhe të më rrëmbenin. Kercënimet për vdekje ishin të pafundme. Kujtoj që një burrë mjekrosh i moshuar më ndaloi në rrugë njëherë, e më tha, "Arsyeja pse të urrej kaq shumë është se i bën vajzat tona të mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan." Një djal më i ri më paralajmëroi të kisha kujdes. Ai tha që muzika është anti-islamike dhe punë për bushtra, nese vazhdon, do të të përdhunojnë stomaku jot do të të pritet kështu që asnjë kurvë tjetër të lindi më. Përsëri, isha e hutuar. Nuk mund të kuptoja çfarë po ndodhte. Njerëzit e mi kafe fillonin të më kërcënonin--si ndodhi? Në vënd të bashkoheshin botë, dy botët, m'u duk sikur po bija midis dy botëve të mia. Besoj, se për mua, pështyma ishte kriptonit. Kur isha 17 vjeçe, kërcënimet për vdekje ishin të pafunda, dhe ngacmimet ishin të vazhdueshme. Shkoi shumë keq, deri sa mamaja ime më uli dhe më tha, "S'mundemi më të të mbrojmë, nuk je e sigurt ketu, duhet të largohesh prej këtej." Bleva një biletë vetëm vajtje për Londër, bëra valixhet dhe u largova. Zemërimi im më i madh në atë kohë ishte që asnjeri nuk tha gjë. Pata një largim publik nga Norvegjia. Njerzzit e mi kaf, njerëzit e bardhë-- asnjëri tha gjë. Asnjë tha, "Pritni, ky është gabim. Përkraheni këtë vajzë, mbrojeni këtë vajzë, sepse është një prej nesh" Asnjë nuk e tha këtë. Përkundrazi, u ndjeva-- e keni parasysh në aeroport, tek rripi i transportit të valixheve janë ato valixhet që shkojnë rreth e rrotull, dhe aty është gjithmonë një valixhe e mbetur në fund, atë që asnjë nuk do, atë që asnjeri nuk e kërkon. U ndieva kështu. Kurrë nuk isha ndjerë aq e vetmuar. Kur nuk isha ndjerë aq e humbur. Kështu pasi erdha në Londër, vazhdova karrierën e muzikës. Vend i ndryshëm, po fatkeqësisht, e njëjta histori. Më kujtohet një mesazh që më kishin dërguar që thoshte se do të më vrisnin dhe lumenj me gjak do të rridhnin dhe unë do të përdhunohesha shumë herë para se të vdisja. Në këtë pikë, dua të them, po mësohesha me mesazhe të tilla, por çfarë ndryshoi ishte që nisën të kërcënonin familjen time. Pra edhe njëherë, bëra valixhen, lashë muzikën dhe shkova në SHBA. Mjaft. Nuk doja të kisha të bëja më me këtë gjë. Dhe sigurisht nuk do vdisja për diçka që nuk ishte as ëndrra ime -- ishte zgjidhja e babait tim. U ndieva pak e humbur. U ndieva e shqyer. Po vendosa që çfarë unë doja të bëja ishte të kaloja vitet e ardhshme të jetës time duke mbështetur njerëzit e rinj dhe të provoja të isha afër tyre në disa mënyra, në çfarëdo lloj mënyre mundesha. Nisa vullnetarizmin për disa organizata që punonin me muslimanët e rinj në Evropë. Dhe, për habi, çfarë zbulova ishte që shumë nga këta të rinj po vuanin dhe po luftonin. Po përballeshin me shumë probleme me familjet e komunitetet e tyre që dukeshin të interesuar më shumë për nderin dhe reputacionin se sa për lumturinë dhe jetën e fëmijëve të tyre. Nisa të ndihesha që nuk isha aq e vetmuar, ndoshta nuk isha aq e çuditshme. Ndoshta ka shumë njerëz si unë në botë. Problemi është, që pjesa më e madhe e njerëzve nuk kuptojnë që ka shumë nga ne që jetojnë në Evropë. që nuk janë të lirë të jenë vetvetja. Nuk na lejohet të jemi kush jemi. Nuk jemi të lirë të martohemi ose të jemi në një marredhenie me një njeri që zgjedhim vetë. Nuk mund të zgjedhim as karrierën tonë. Kjo është normale në epiqëndrën muslimane të Evropës. Edhe në shoqëritë më të lira në botë, ne nuk jemi të lirë Jetët tona, ëndrrat tona, e ardhmja jonë nuk na përket neve, I përket prindërve tanë dhe komunitetit tonë. Zbulova historira të pafunda të të rinjsh që janë të humbura te gjithë ne, që janë të padukshme për të gjithë ne, po që po vuajnë dhe po vuajnë vetëm. Fëmijët që humbim në martesa të detyruara, në dhunime dhe abuzime në emër të nderit. Përfundimisht, kuptova pas vitesh që punoja me këta të rinj, që nuk do jem më në gjëndje të vazhdoj të vrapoj. Nuk mund të kaloj gjithë jetën time e frikësuar dhe duke u fshehur e që unë duhet të bej me të vërtet diçka. Kuptova edhe që heshtja ime, heshtja jonë, lejon dhunë si kjo të vazhdojë. Kështu vendosa që doja të përdorja superfuqinë e fëmijërisë time për të bërë njerëzit e anëve të ndryshme të kësaj çështje të kuptojnë çfarë është të jesh një i ri i bllokuar midis familjes dhe shtetit. Kështu fillova të bëja filma, dhe fillova të tregoja këto histori. Unë doja edhe që njerëzit të kuptojnë pasojat vdekjeprurëse e mos marrjes seriozisht të problemeve. Filmi i parë që bëra ishte mbi Banaz-in. Ajo ishte një 17-vjeçare kurde në Londër. Ajo ishte vajzë e bindur, bënte çfarë prindërit i thonin. Provonte të bënte gjithçka drejt. U martua me një djalë që i zgjodhën prindërit, edhe pse ai e rrihte dhe e përdhunonte vazhdimisht. Dhe kur ajo provoi të shkonte tek familja e saj për ndihmë, ata thanë, "Duhet të kthehesh mbrapsht dhe te bëhesh nuse më e mirë." Sepse ata nuk donin një vajzë të ndarë tek dera e tyre sepse, sigurisht, kjo do të sillte turp në familje. Ajo ishte qëlluar aq shumë saqë nga veshët i dilte gjak, dhe kur në fund u largua dhe gjeti një djalë që ajo zgjodhi dhe ra në dashuri, komuniteti dhe familja e zbuloi dhe ajo u zhduk. U gjet tre muaj më vonë. E futur në një valixhe dhe e varrosur nën tokën e shtëpisë. E kishin mbytur, e kishin qëlluar deri në vdekje nga tre burra, tre kusherinj, me urdhërin e babait dhe xhaxhait. Tragjedisë të Banaz i shtohet fakti që ajo kish shkuar në polici në Angli pese herë për ndihmë, duke i treguar se ajo do të vritej nga familja e saj. Policia nuk e besoi atë kështu nuk bëri asgjë. Dhe problemi me këtë është që jo vetëm janë shumë nga fëmijët tanë që përballen me këto probleme brenda familjeve dhe brenda komuniteteve, po ato përballohen me keqkuptime dhe apati ne vendet ku rriten. Kur familjet e tyre i tradhëtojnë, ata shikojnë nga ne, dhe kur ne nuk kuptojmë, ne i humbim ata. Ndërsa po bëja filmin, disa njerëz më thanë, "Mirë, Deeya, ti e di, kjo është kultura e tyre, kjo është çfarë këta njerëz bëjnë me fëmijët e tyre dhe ne nuk mund të ndërhyjmë." Unë ju siguroj që të vritesh nuk është në kulturën time. E dini? Dhe sigurisht njerëzit që janë si unë, gra të reja që vijnë nga të kaluara si imja, duhet të kenë të njëjta të drejta, të njëjta mbrojtje si çdo njeri tjetër në këtë shtet, pse jo? Kështu, për filmin e ardhshëm, doja të provoja të kuptoja si disa muslimanë të rinj në Evropë janë tërhequr nga ekstremizmi dhe dhuna. Po me këtë çështje, mësova që unë isha duke u përballur me frikën time më të madhe: burrat musliman me mjekër. Të njëjta burra, o të ngjashëm, me ata që më lënduan për pjesën më të madhe të jetës time. Burra që i kisha pasur frikë tërë jetën time. Burra që unë i urreja thellë, për shumë, shumë vite. Kështu kalova dy vitet e ardhshme duke intervistuar terroristë të dënuar, xhihadistë dhe ish ekstremistë. Çfarë unë dija, ishte shumë e qartë tashmë, ishte që feja, politika, e kaluara kolonialiste e Evropës, dhe dështimet e politikës të jashtme të të viteve të kaluara, ishin të gjitha pjesë e kuadrit. Por çfarë më interesonte më shumë për të zbuluar ishte kush janë njerëzit, kush janë arsyet personale pse disa nga të rinjtë janë të prekshëm nga grupe si këto. Dhe çfarë më surprizoi ishte që gjeta njerëz të lënduar. Në vend të përbindëshave që po kërkoja, që doja të gjeja-- sinqerisht sepse do të kishte qënë shumë e kënaqshme-- gjeta njerëz të vuajtur. Si Banaz-i, zbulova që këta djem të rinj ishin shqyer duke provuar të bashkonin boshllëqet midis familjeve të tyre dhe vendit ku ata kishin lindur. Dhe çfarë mësova tjetër është që grupet ekstremiste, terroristët përfitonin nga ndjenjat e këtyre të rinjëve dhe i kanalizonin këtë drejt dhunës. "Eja tek ne", thonë ata. "Refuzo të dy anët, familjen tënde dhe shtetin tënd sepse ata ty të refuzojnë. Për familjen tënde, nderi saj është më i rëndësishëm se ty dhe për shtetin tënd, norvegjezi i vërtetë, anglezi ose francezi do të jetë gjithmonë i bardhë por jo ti." Ata po i premtojnë të rinjve gjërat që dëshirojnë: rëndësi, heroizëm, një arsye për prani dhe qëllim, një komunitet që i do dhe i pranon. Bëjnë të pafuqishmit të ndihen të fuqishëm. Të padukshmit dhe të heshturit më në fund dëgjohen. Kjo është çfarë po i bëjnë të rinjëve. Pse këto grupe po e bëjnë këtë për të rinjtë tanë dhe jo ne? E vërteta është, nuk dua të justifikoj ose të fal asnjë lloj dhune. Çfarë dua të them është që ne duhet të kuptojmë Pse disa nga të rinjtë joshen nga kjo. Do doja t'ju tregoja, faktikisht-- këto janë foto fëmijërie të disa prej burrave të filmit. Çfarë më pengon më shumë është që shumë prej këtyre -- nuk do kisha menduar kurrë-- po shumë prej këtyre kanë patur mungesë babai ose një baba të dhunshëm. Dhe disa nga këta të rinj përfunduan duke kërkuar dashuri dhe mëshirën e figurës së babait brënda grupeve ekstremiste. Gjeta edhe burra të brutalizuar nga dhuna raciale, po gjetën një mënyrë për të ndaluar së ndjeri viktima duke u bërë të dhunshëm vet. Në fakt, zbulova diçka, në tmerrin tim, që njojta. Zbulova të njëjtat ndjenja që ndieja si 17 vjeçare kur u largova nga Norvegjia. Të njejtën hutim, të njëjtën dhimbje, dhe të njëjta ndjenja të të qënit i tradhtuar dhe mos përkasjes te asnjë. E njëjta ndjenjë e të qënit e humbur dhe e shqyer midis dy kulturave. E thënë kjo, unë nuk zgjodha shkatërrimin, unë zgjodha të mbaja lart një kamera në vend të një arme. Arsyeja pse e bëra këtë është falë superfuqive të mia. Unë mund të shikoja që të kuptuarit është përgjigjja, në vend të dhunës. Të shikosh qëniet njerëzore me gjithë virtytet e tyre dhe gjithë të metat e tyre në vënd të vazhduarit karikaturen: ne dhe ata, horrët dhe viktimat. Më në fund kuptova në fakt që dy kulturat nuk duhet të përplasen po të bëhet një hapsirë ku unë gjeta zërin tim. Ndalova të ndihesha sikur duhet të zgjidhja një anë, po për këtë mu deshën shumë, shumë vite. Ka shumë nga të rinjtë tanë sot që po luftojnë me të njëjtat çështje, dhe po luftojnë me to vetëm. Dhe kjo lë hapur një plagë. Dhe për disa, vizioni botëror i radikalizmit islamik bëhet një infeksion që përhapet në atë plagë. Është një fjalë e urtë afrikane që thotë, "Nëse të rinjtë nuk janë angazhuar në fshat, ata do të djegin atë vetëm për ngrohtësi." Dua të pyes-- prindërve musliman dhe komunitetit musliman, i doni ju fëmijët tuaj pa i detyruar ata të përmbushin shpresat tuaja? Mund të zgjidhni ata në vënd të nderit? Mund të kuptoni pse ata janë kaq të inatosur dhe të tjetërsuar kur ju vini nderin tuaj para lumturisë së tyre? Mundeni ju të bëheni miq me fëmijët tuaj që ata të besojnë tek ju dhe të ndajnë me ju përvojat e tyre, më tepër se t'i kërkojnë në vënde të tjera? Dhe për të rinjtë tanë të joshur nga ekstremismi, A mundeni të kuptoni që inati juaj është i ushqyer nga vuajtja? A do gjeni forcën të kundërshtoni ata burra pleq cinik që duan të përdorin gjakun tuaj për interesat e tyre? Mund të gjeni një mënyrë për të jetuar? Mund të shikoni që hakmarrja më e ëmbël është për ju lumturia, dhe jeta e lirë? Një jetë e përcaktuar nga ju dhe asnjë tjetër. Pse do të bëhesh një tjetër fëmijë musliman i vdekur? Dhe për të tërë ne, kur do nisim të dëgjojmë fëmijët tanë? Si mund t'i përkrahim të drejtojmë dhimbjen e tyre drejt diçka më konstrutive? Ata mendojnë që ne si pëlqejmë. Ata mendojnë që ne nuk na intereson çfarë i ndodh. Ata mendojnë se ne nuk i pranojmë. Mund të gjëjmë një mënyrë për t'i bërë të ndihen ndryshe? Çfarë do na kushtonte t'i shikonim dhe të kujdeseshim për ata para se ata të shndërohen në viktima ose në kryesine e dhunës? Mund të bëhemi më të kujdeshëm për ta dhe t'i konsiderojmë si prej nesh? Dhe mos të ndihemi të shqetsuar kur viktimat e dhunës të na ngjajnë? E gjejmë dot një mënyrë për të refuzuar urrejtjen e të afrojmë ndarjen midis nesh? Fakti është që s'mund të përballojmë të mohojmë veten dhe fëmijët tanë, edhe nëse ata na kanë mohuar ne. Ne jemi të gjithë bashkë këtu. Me kalimin e kohës, hakmarrja dhe dhuna nuk do funksionojnë kundër ekstremistëve. Terroristët duan që ne të kemi frikë në shtëpitë tona, të mbyllim dyert dhe zemrën tonë. Ata duan që ne të hapim më shumë plagë në shoqërinë tonë kështu ata mund ti përdorin për të shpërndarë infeksionin e tyre sa më shumë. Ata duan që ne të bëhemi si ta: intolerant, urrejtës dhe mizorë. Një ditë pas sulmit të Parisit, një mikja ime më dërgoi fotografinë e vajzës së saj. Kjo është një vajzë e bardhë dhe një vajzë arabe. Ato janë shoqe të ngushta. Kjo fotografi është kriptoniti për ekstremistët. Këto dy vajza të vogla me superfuqitë e tyre tregojnë rrugën që duhet të ndjekim drejt një shoqërie që ne duhet të ndërtojmë së bashku, një shoqëri që mban dhe mbështet, më shumë se të refuzojë fëmijët tanë. Ju falemnderit që më dëgjuat. (Duartrokitje)