1 00:00:00,000 --> 00:00:04,520 Kur unë isha femijë, dija që kisha superfuqi. 2 00:00:06,920 --> 00:00:08,135 Është e vertet. 3 00:00:08,160 --> 00:00:09,256 (Të qeshura) 4 00:00:09,280 --> 00:00:12,730 Mendoja se isha e mrekullueshme sepse mund te kuptoja 5 00:00:12,860 --> 00:00:15,506 dhe të identifikohesha me ndjenjat e njerëzve bojëkaf, 6 00:00:15,506 --> 00:00:19,320 si gjyshi im, nje musliman konservator. 7 00:00:19,360 --> 00:00:22,730 Gjithashtu, mund te kuptoja nënën time afgane, dhe baban tim pakistan, 8 00:00:24,280 --> 00:00:28,080 jo shumë fetar por të qetë, mjaft liberal. 9 00:00:28,480 --> 00:00:30,096 Dhe sigurisht, mund te kuptoja 10 00:00:30,120 --> 00:00:32,536 dhe të lidhem me ndjenjat e te bardhëve. 11 00:00:32,560 --> 00:00:34,400 Norvegjezet e bardhë te shtetit tim. 12 00:00:35,480 --> 00:00:38,056 E keni parasysh; te bardhë, bojekaf, cilido-- 13 00:00:38,080 --> 00:00:39,896 Unë i doja të gjithë ata. 14 00:00:39,896 --> 00:00:41,152 Unë i kuptoja te gjithë. 15 00:00:41,152 --> 00:00:43,962 edhe pse ata shpesh nuk kuptoheshin me njëri tjetrin; 16 00:00:44,372 --> 00:00:46,232 ata ishin te gjithë njerëzit e mi. 17 00:00:46,232 --> 00:00:48,918 Nga ana tjetër, babai im ishte gjithmonë në merak. 18 00:00:48,918 --> 00:00:51,810 Vazhdonte të më thoshte se edhe me arsimin më të mirë, 19 00:00:51,810 --> 00:00:54,616 nuk do trajtohesha drejtesisht. 20 00:00:54,616 --> 00:00:57,516 Sipas tij, do vazhdoja të përballesha me diskriminime. 21 00:00:57,516 --> 00:01:00,538 Dhe e vetmja mënyrë për t'u pranur nga të bardhët 22 00:01:00,538 --> 00:01:03,417 do të ishte të bëhesha e famshme. 23 00:01:03,417 --> 00:01:07,736 Tani, ai e beri kete bisedë me mua kur unë isha vetëm shtatë vjeçe. 24 00:01:08,440 --> 00:01:11,416 Pra kur isha shtatë vjeçe, ai më thotë, 25 00:01:11,440 --> 00:01:14,816 "Vendos të hysh në sport ose muzikë". 26 00:01:14,840 --> 00:01:18,780 Ai nuk dinte shumë nga sportet-- i bekuar qoftë--kështu ra për muzikën. 27 00:01:18,900 --> 00:01:23,550 Kështu, kur isha shtatë vjeçe, mblodhi gjithë lodrat e kukullat e mia, 28 00:01:23,550 --> 00:01:25,420 dhe i hodhi poshtë. 29 00:01:26,160 --> 00:01:30,016 Në këmbim ai më dha nje tastierë të vogël Casio dhe-- 30 00:01:30,040 --> 00:01:31,256 (Të qeshura) 31 00:01:31,280 --> 00:01:33,296 Po. Dhe kurse për kanto. 32 00:01:33,320 --> 00:01:37,730 Dhe më detyroi, me pak fjalë, të praktikoja për orë të tëra çdo ditë. 33 00:01:38,120 --> 00:01:41,270 Shumë shpejt, bëri të shfaqesha për publik gjithmonë më të madh 34 00:01:41,750 --> 00:01:45,980 dhe çuditërisht, u bëra gati një lloj si femijë reklamë 35 00:01:46,200 --> 00:01:48,280 për multikulturalizmin norvegjez. 36 00:01:48,760 --> 00:01:50,496 U ndjeva shumë krenare, sigurisht. 37 00:01:50,520 --> 00:01:53,856 Sepse edhe gazetat tani 38 00:01:53,880 --> 00:01:56,456 fillonin të shkruanin mirë per njerezit bojekaf, 39 00:01:56,480 --> 00:01:59,640 prandaj ndieja që superfuqia ime po rritej. 40 00:02:00,960 --> 00:02:03,936 Kur isha 12 vjeçe, duke u kthyer në shtëpi nga shkolla, 41 00:02:03,960 --> 00:02:05,176 bëra një devijim të vogël 42 00:02:05,200 --> 00:02:08,600 sepse doja të blija ëmbëlsirat e preferuara, quhen "këmbë të kripura". 43 00:02:08,759 --> 00:02:10,520 E di tingullon pak keq, 44 00:02:11,640 --> 00:02:13,136 po mua më pëlqejnë shumë ato. 45 00:02:13,401 --> 00:02:17,600 Ato ishin disa copa të vogla jamballi në formë këmbe. 46 00:02:18,120 --> 00:02:23,940 Dhe tani që e them me zë të lartë, e kuptoj sa keq tingullon, 47 00:02:24,280 --> 00:02:26,776 sidoqoftë, unë i dua jashtë mase. 48 00:02:26,800 --> 00:02:28,896 Gjatë rrugës për në dyqan, 49 00:02:28,920 --> 00:02:33,390 ishte nje burrë i bardhë, tek dera hyrëse që më bllokonte rrugën. 50 00:02:33,480 --> 00:02:39,120 Kështu provova të ecja rreth tij, po sapo lëviza ai më ndaloi 51 00:02:39,440 --> 00:02:41,240 dhe më nguli sytë, 52 00:02:42,200 --> 00:02:44,136 dhe më pështyti në fytyrë, dhe më tha, 53 00:02:44,160 --> 00:02:45,376 "Zhduku nga rruga ime 54 00:02:45,400 --> 00:02:48,656 ti bushter e zezë, ti bushtër e vogël pakistane, 55 00:02:48,680 --> 00:02:50,600 shko nga ku ke ardhur". 56 00:02:51,600 --> 00:02:54,696 Unë isha tmerrësisht e tmerruar. 57 00:02:54,720 --> 00:02:56,016 Ia kisha ngulur sytë. 58 00:02:56,040 --> 00:02:58,960 Isha shume e frikësuar të fshija pështymën nga fytyra, 59 00:02:59,590 --> 00:03:02,030 edhe pse po trazohej me lotët e mi. 60 00:03:02,030 --> 00:03:05,650 Më kujtohet që shikoja rreth e rrotull, duke shpresuar në çdo çast tani 61 00:03:05,720 --> 00:03:09,376 një i rritur do të vinte dhe do të ndalonte këtë burrë. 62 00:03:09,400 --> 00:03:13,720 Përkundrazi, njerëzit vazhdonin të ecnin pas meje dhe pretendonin që s'më shikonin. 63 00:03:14,160 --> 00:03:18,080 Isha shumë e hutuar, sepse mendoja: 64 00:03:18,640 --> 00:03:21,910 "Njerëzit e mi të bardhë, ejani! Ku janë ata? Çfarë po ndodh? 65 00:03:21,960 --> 00:03:24,040 Si mundet të mos vijnë të më shpëtojnë?" 66 00:03:24,110 --> 00:03:27,016 E panevojshme për t'u thënë, ëmbëlsirat nuk i bleva. 67 00:03:27,040 --> 00:03:29,160 Vrapova drejt shtëpisë me sa pata fuqi. 68 00:03:30,040 --> 00:03:32,810 Gjërat ishin akoma në rregull, megjithatë, mendova. 69 00:03:32,810 --> 00:03:35,896 Me kalimin e kohës, dhe sa më shumë bëhesha e suksesshme. 70 00:03:35,920 --> 00:03:40,040 filluan të më ngacmonin bile dhe njerezit bojekaf. 71 00:03:41,450 --> 00:03:44,816 Disa burra nga komuniteti i prindërve mendonin se ishte e pa pranueshme 72 00:03:44,840 --> 00:03:49,696 dhe jo e ndershme për një grua të përfshihet në muzikë 73 00:03:49,720 --> 00:03:51,680 dhe të jetë e pranishme nëpër media. 74 00:03:53,280 --> 00:03:58,696 Shumë shpejt, nisa të sulmohesha nëper koncertet e mia. 75 00:03:58,720 --> 00:04:03,730 Më kujtohet nje nga koncertet, isha në skenë, u përkula drejt publikut 76 00:04:03,760 --> 00:04:07,016 dhe gjëja e fundit që pashë ishte fytyra esmere e një të riut 77 00:04:07,040 --> 00:04:11,190 dhe më pas mbaj mënd që një lloj kimikati u vërvit në sytë e mi 78 00:04:11,280 --> 00:04:14,530 dhe më kujtohet që nuk mund të shikoja dhe sytë më lotonin 79 00:04:14,530 --> 00:04:16,890 po megjithatë vazhdova të këndoja. 80 00:04:16,890 --> 00:04:21,560 Isha pështyrë në fytyrë në rrugët e Oslos, kësaj radhe nga aziatikë. 81 00:04:22,360 --> 00:04:25,576 Tentuan dhe të më rrëmbenin. 82 00:04:25,600 --> 00:04:27,656 Kercënimet për vdekje ishin të pafundme. 83 00:04:27,680 --> 00:04:30,936 Kujtoj që një burrë mjekrosh i moshuar më ndaloi në rrugë njëherë, 84 00:04:30,960 --> 00:04:33,096 e më tha, "Arsyeja pse të urrej kaq shumë 85 00:04:33,120 --> 00:04:35,176 është se i bën vajzat tona të mendojnë 86 00:04:35,200 --> 00:04:36,760 se mund të bëjnë çfarë të duan." 87 00:04:38,560 --> 00:04:41,376 Një djal më i ri më paralajmëroi të kisha kujdes. 88 00:04:41,400 --> 00:04:44,416 Ai tha që muzika është anti-islamike dhe punë për bushtra, 89 00:04:44,440 --> 00:04:47,176 nese vazhdon, do të të përdhunojnë 90 00:04:47,200 --> 00:04:51,880 stomaku jot do të të pritet kështu që asnjë kurvë tjetër të lindi më. 91 00:04:53,560 --> 00:04:55,256 Përsëri, isha e hutuar. 92 00:04:55,280 --> 00:04:57,185 Nuk mund të kuptoja çfarë po ndodhte. 93 00:04:57,209 --> 00:05:00,889 Njerëzit e mi kafe fillonin të më kërcënonin--si ndodhi? 94 00:05:01,560 --> 00:05:04,656 Në vënd të bashkoheshin botë, dy botët, 95 00:05:04,680 --> 00:05:07,680 m'u duk sikur po bija midis dy botëve të mia. 96 00:05:08,000 --> 00:05:10,600 Besoj, se për mua, pështyma ishte kriptonit. 97 00:05:12,560 --> 00:05:14,040 Kur isha 17 vjeçe, 98 00:05:14,040 --> 00:05:17,620 kërcënimet për vdekje ishin të pafunda, dhe ngacmimet ishin të vazhdueshme. 99 00:05:17,640 --> 00:05:20,480 Shkoi shumë keq, deri sa mamaja ime më uli dhe më tha, 100 00:05:20,480 --> 00:05:23,006 "S'mundemi më të të mbrojmë, nuk je e sigurt ketu, 101 00:05:23,006 --> 00:05:25,720 duhet të largohesh prej këtej." 102 00:05:25,720 --> 00:05:30,610 Bleva një biletë vetëm vajtje për Londër, bëra valixhet dhe u largova. 103 00:05:30,920 --> 00:05:35,640 Zemërimi im më i madh në atë kohë ishte që asnjeri nuk tha gjë. 104 00:05:35,880 --> 00:05:38,240 Pata një largim publik nga Norvegjia. 105 00:05:39,120 --> 00:05:42,656 Njerzzit e mi kaf, njerëzit e bardhë-- asnjëri tha gjë. 106 00:05:42,680 --> 00:05:44,940 Asnjë tha, "Pritni, ky është gabim. 107 00:05:45,960 --> 00:05:49,656 Përkraheni këtë vajzë, mbrojeni këtë vajzë, sepse është një prej nesh" 108 00:05:49,680 --> 00:05:51,240 Asnjë nuk e tha këtë. 109 00:05:51,240 --> 00:05:54,390 Përkundrazi, u ndjeva-- e keni parasysh në aeroport, 110 00:05:54,390 --> 00:05:57,790 tek rripi i transportit të valixheve janë ato valixhet 111 00:05:57,790 --> 00:05:59,156 që shkojnë rreth e rrotull, 112 00:05:59,156 --> 00:06:01,776 dhe aty është gjithmonë një valixhe e mbetur në fund, 113 00:06:01,800 --> 00:06:04,816 atë që asnjë nuk do, atë që asnjeri nuk e kërkon. 114 00:06:04,840 --> 00:06:05,840 U ndieva kështu. 115 00:06:07,040 --> 00:06:10,420 Kurrë nuk isha ndjerë aq e vetmuar. Kur nuk isha ndjerë aq e humbur. 116 00:06:12,360 --> 00:06:16,470 Kështu pasi erdha në Londër, vazhdova karrierën e muzikës. 117 00:06:17,000 --> 00:06:20,200 Vend i ndryshëm, po fatkeqësisht, e njëjta histori. 118 00:06:20,560 --> 00:06:23,070 Më kujtohet një mesazh që më kishin dërguar 119 00:06:23,070 --> 00:06:27,810 që thoshte se do të më vrisnin dhe lumenj me gjak do të rridhnin 120 00:06:27,810 --> 00:06:31,256 dhe unë do të përdhunohesha shumë herë para se të vdisja. 121 00:06:31,280 --> 00:06:32,696 Në këtë pikë, dua të them, 122 00:06:32,720 --> 00:06:35,176 po mësohesha me mesazhe të tilla, 123 00:06:35,200 --> 00:06:39,480 por çfarë ndryshoi ishte që nisën të kërcënonin familjen time. 124 00:06:40,760 --> 00:06:46,000 Pra edhe njëherë, bëra valixhen, lashë muzikën dhe shkova në SHBA. 125 00:06:46,520 --> 00:06:47,776 Mjaft. 126 00:06:47,800 --> 00:06:50,416 Nuk doja të kisha të bëja më me këtë gjë. 127 00:06:50,440 --> 00:06:53,096 Dhe sigurisht nuk do vdisja për diçka 128 00:06:53,120 --> 00:06:56,310 që nuk ishte as ëndrra ime -- ishte zgjidhja e babait tim. 129 00:06:58,200 --> 00:07:01,376 U ndieva pak e humbur. 130 00:07:01,400 --> 00:07:02,936 U ndieva e shqyer. 131 00:07:02,960 --> 00:07:05,296 Po vendosa që çfarë unë doja të bëja 132 00:07:05,320 --> 00:07:08,656 ishte të kaloja vitet e ardhshme të jetës time 133 00:07:08,680 --> 00:07:10,336 duke mbështetur njerëzit e rinj 134 00:07:10,360 --> 00:07:13,256 dhe të provoja të isha afër tyre në disa mënyra, 135 00:07:13,280 --> 00:07:14,976 në çfarëdo lloj mënyre mundesha. 136 00:07:15,000 --> 00:07:18,256 Nisa vullnetarizmin për disa organizata 137 00:07:18,280 --> 00:07:22,920 që punonin me muslimanët e rinj në Evropë. 138 00:07:24,080 --> 00:07:27,096 Dhe, për habi, çfarë zbulova ishte 139 00:07:27,120 --> 00:07:31,600 që shumë nga këta të rinj po vuanin dhe po luftonin. 140 00:07:32,440 --> 00:07:35,976 Po përballeshin me shumë probleme me familjet e komunitetet e tyre 141 00:07:36,000 --> 00:07:39,616 që dukeshin të interesuar më shumë për nderin dhe reputacionin 142 00:07:39,640 --> 00:07:42,400 se sa për lumturinë dhe jetën e fëmijëve të tyre. 143 00:07:43,760 --> 00:07:47,760 Nisa të ndihesha që nuk isha aq e vetmuar, ndoshta nuk isha aq e çuditshme. 144 00:07:48,280 --> 00:07:50,600 Ndoshta ka shumë njerëz si unë në botë. 145 00:07:51,040 --> 00:07:54,336 Problemi është, që pjesa më e madhe e njerëzve nuk kuptojnë 146 00:07:54,336 --> 00:07:57,816 që ka shumë nga ne që jetojnë në Evropë. 147 00:07:57,840 --> 00:08:00,256 që nuk janë të lirë të jenë vetvetja. 148 00:08:00,280 --> 00:08:02,360 Nuk na lejohet të jemi kush jemi. 149 00:08:03,360 --> 00:08:07,416 Nuk jemi të lirë të martohemi 150 00:08:07,440 --> 00:08:10,376 ose të jemi në një marredhenie me një njeri që zgjedhim vetë. 151 00:08:10,400 --> 00:08:12,056 Nuk mund të zgjedhim as karrierën tonë. 152 00:08:12,080 --> 00:08:15,856 Kjo është normale në epiqëndrën muslimane të Evropës. 153 00:08:15,880 --> 00:08:18,960 Edhe në shoqëritë më të lira në botë, ne nuk jemi të lirë 154 00:08:19,640 --> 00:08:23,536 Jetët tona, ëndrrat tona, e ardhmja jonë nuk na përket neve, 155 00:08:23,560 --> 00:08:26,816 I përket prindërve tanë dhe komunitetit tonë. 156 00:08:26,840 --> 00:08:29,920 Zbulova historira të pafunda të të rinjsh 157 00:08:30,880 --> 00:08:33,775 që janë të humbura te gjithë ne, 158 00:08:33,799 --> 00:08:35,805 që janë të padukshme për të gjithë ne, 159 00:08:35,805 --> 00:08:38,360 po që po vuajnë dhe po vuajnë vetëm. 160 00:08:39,520 --> 00:08:43,840 Fëmijët që humbim në martesa të detyruara, në dhunime dhe abuzime në emër të nderit. 161 00:08:45,280 --> 00:08:48,650 Përfundimisht, kuptova pas vitesh që punoja me këta të rinj, 162 00:08:48,650 --> 00:08:51,016 që nuk do jem më në gjëndje të vazhdoj të vrapoj. 163 00:08:51,040 --> 00:08:55,696 Nuk mund të kaloj gjithë jetën time e frikësuar dhe duke u fshehur 164 00:08:55,720 --> 00:08:58,160 e që unë duhet të bej me të vërtet diçka. 165 00:08:59,640 --> 00:09:02,736 Kuptova edhe që heshtja ime, heshtja jonë, 166 00:09:02,760 --> 00:09:05,080 lejon dhunë si kjo të vazhdojë. 167 00:09:06,000 --> 00:09:10,496 Kështu vendosa që doja të përdorja superfuqinë e fëmijërisë time 168 00:09:10,520 --> 00:09:15,216 për të bërë njerëzit e anëve të ndryshme të kësaj çështje të kuptojnë 169 00:09:15,240 --> 00:09:20,360 çfarë është të jesh një i ri i bllokuar midis familjes dhe shtetit. 170 00:09:20,960 --> 00:09:24,480 Kështu fillova të bëja filma, dhe fillova të tregoja këto histori. 171 00:09:24,880 --> 00:09:29,296 Unë doja edhe që njerëzit të kuptojnë pasojat vdekjeprurëse 172 00:09:29,320 --> 00:09:31,400 e mos marrjes seriozisht të problemeve. 173 00:09:32,000 --> 00:09:34,360 Filmi i parë që bëra ishte mbi Banaz-in. 174 00:09:35,440 --> 00:09:38,680 Ajo ishte një 17-vjeçare kurde në Londër. 175 00:09:39,520 --> 00:09:42,320 Ajo ishte vajzë e bindur, bënte çfarë prindërit i thonin. 176 00:09:42,840 --> 00:09:45,256 Provonte të bënte gjithçka drejt. 177 00:09:45,280 --> 00:09:47,896 U martua me një djalë që i zgjodhën prindërit, 178 00:09:47,920 --> 00:09:50,880 edhe pse ai e rrihte dhe e përdhunonte vazhdimisht. 179 00:09:51,880 --> 00:09:54,696 Dhe kur ajo provoi të shkonte tek familja e saj për ndihmë, ata thanë, 180 00:09:54,720 --> 00:09:56,976 "Duhet të kthehesh mbrapsht dhe te bëhesh nuse më e mirë." 181 00:09:57,000 --> 00:09:59,816 Sepse ata nuk donin një vajzë të ndarë tek dera e tyre 182 00:09:59,840 --> 00:10:02,800 sepse, sigurisht, kjo do të sillte turp në familje. 183 00:10:03,680 --> 00:10:06,470 Ajo ishte qëlluar aq shumë saqë nga veshët i dilte gjak, 184 00:10:07,200 --> 00:10:12,296 dhe kur në fund u largua dhe gjeti një djalë që ajo zgjodhi 185 00:10:12,320 --> 00:10:14,136 dhe ra në dashuri, 186 00:10:14,160 --> 00:10:16,416 komuniteti dhe familja e zbuloi 187 00:10:16,440 --> 00:10:17,840 dhe ajo u zhduk. 188 00:10:18,440 --> 00:10:20,280 U gjet tre muaj më vonë. 189 00:10:21,200 --> 00:10:25,320 E futur në një valixhe dhe e varrosur nën tokën e shtëpisë. 190 00:10:28,040 --> 00:10:31,560 E kishin mbytur, e kishin qëlluar deri në vdekje 191 00:10:32,760 --> 00:10:37,280 nga tre burra, tre kusherinj, me urdhërin e babait dhe xhaxhait. 192 00:10:37,960 --> 00:10:40,136 Tragjedisë të Banaz i shtohet fakti 193 00:10:40,160 --> 00:10:46,056 që ajo kish shkuar në polici në Angli pese herë për ndihmë, 194 00:10:46,080 --> 00:10:49,136 duke i treguar se ajo do të vritej nga familja e saj. 195 00:10:49,160 --> 00:10:52,040 Policia nuk e besoi atë kështu nuk bëri asgjë. 196 00:10:53,080 --> 00:10:54,336 Dhe problemi me këtë 197 00:10:54,360 --> 00:10:58,736 është që jo vetëm janë shumë nga fëmijët tanë që përballen me këto probleme 198 00:10:58,760 --> 00:11:01,856 brenda familjeve dhe brenda komuniteteve, 199 00:11:01,880 --> 00:11:05,520 po ato përballohen me keqkuptime 200 00:11:06,640 --> 00:11:10,160 dhe apati ne vendet ku rriten. 201 00:11:11,640 --> 00:11:16,336 Kur familjet e tyre i tradhëtojnë, ata shikojnë nga ne, 202 00:11:16,360 --> 00:11:18,416 dhe kur ne nuk kuptojmë, 203 00:11:18,440 --> 00:11:19,640 ne i humbim ata. 204 00:11:21,120 --> 00:11:24,296 Ndërsa po bëja filmin, disa njerëz më thanë, 205 00:11:24,320 --> 00:11:26,720 "Mirë, Deeya, ti e di, kjo është kultura e tyre, 206 00:11:26,720 --> 00:11:29,491 kjo është çfarë këta njerëz bëjnë me fëmijët e tyre 207 00:11:29,491 --> 00:11:31,875 dhe ne nuk mund të ndërhyjmë." 208 00:11:31,880 --> 00:11:35,080 Unë ju siguroj që të vritesh nuk është në kulturën time. 209 00:11:36,280 --> 00:11:37,260 E dini? 210 00:11:37,260 --> 00:11:39,216 Dhe sigurisht njerëzit që janë si unë, 211 00:11:39,240 --> 00:11:41,736 gra të reja që vijnë nga të kaluara si imja, 212 00:11:41,760 --> 00:11:45,856 duhet të kenë të njëjta të drejta, të njëjta mbrojtje 213 00:11:45,880 --> 00:11:48,880 si çdo njeri tjetër në këtë shtet, pse jo? 214 00:11:50,360 --> 00:11:55,096 Kështu, për filmin e ardhshëm, doja të provoja të kuptoja 215 00:11:55,120 --> 00:11:57,976 si disa muslimanë të rinj në Evropë 216 00:11:58,000 --> 00:12:00,080 janë tërhequr nga ekstremizmi dhe dhuna. 217 00:12:00,880 --> 00:12:02,136 Po me këtë çështje, 218 00:12:02,160 --> 00:12:05,320 mësova që unë isha duke u përballur me frikën time më të madhe: 219 00:12:07,040 --> 00:12:08,640 burrat musliman me mjekër. 220 00:12:10,880 --> 00:12:13,696 Të njëjta burra, o të ngjashëm, 221 00:12:13,720 --> 00:12:16,520 me ata që më lënduan për pjesën më të madhe të jetës time. 222 00:12:17,560 --> 00:12:20,256 Burra që i kisha pasur frikë tërë jetën time. 223 00:12:20,280 --> 00:12:23,136 Burra që unë i urreja thellë, 224 00:12:23,160 --> 00:12:24,600 për shumë, shumë vite. 225 00:12:25,160 --> 00:12:29,136 Kështu kalova dy vitet e ardhshme duke intervistuar terroristë të dënuar, 226 00:12:29,160 --> 00:12:31,656 xhihadistë dhe ish ekstremistë. 227 00:12:31,680 --> 00:12:35,016 Çfarë unë dija, ishte shumë e qartë tashmë, 228 00:12:35,040 --> 00:12:40,216 ishte që feja, politika, e kaluara kolonialiste e Evropës, 229 00:12:40,240 --> 00:12:44,496 dhe dështimet e politikës të jashtme të të viteve të kaluara, 230 00:12:44,520 --> 00:12:46,510 ishin të gjitha pjesë e kuadrit. 231 00:12:46,520 --> 00:12:50,006 Por çfarë më interesonte më shumë për të zbuluar ishte kush janë njerëzit, 232 00:12:50,006 --> 00:12:51,376 kush janë arsyet personale 233 00:12:51,400 --> 00:12:55,720 pse disa nga të rinjtë janë të prekshëm nga grupe si këto. 234 00:12:57,000 --> 00:13:01,360 Dhe çfarë më surprizoi ishte që gjeta njerëz të lënduar. 235 00:13:03,760 --> 00:13:06,216 Në vend të përbindëshave që po kërkoja, 236 00:13:06,240 --> 00:13:07,616 që doja të gjeja-- 237 00:13:07,640 --> 00:13:10,776 sinqerisht sepse do të kishte qënë shumë e kënaqshme-- 238 00:13:10,800 --> 00:13:12,400 gjeta njerëz të vuajtur. 239 00:13:13,520 --> 00:13:15,016 Si Banaz-i, 240 00:13:15,040 --> 00:13:18,296 zbulova që këta djem të rinj ishin shqyer 241 00:13:18,320 --> 00:13:20,856 duke provuar të bashkonin boshllëqet 242 00:13:20,880 --> 00:13:24,360 midis familjeve të tyre dhe vendit ku ata kishin lindur. 243 00:13:25,720 --> 00:13:29,096 Dhe çfarë mësova tjetër është që grupet ekstremiste, terroristët 244 00:13:29,120 --> 00:13:32,576 përfitonin nga ndjenjat e këtyre të rinjëve 245 00:13:32,600 --> 00:13:36,456 dhe i kanalizonin këtë drejt dhunës. 246 00:13:36,480 --> 00:13:38,056 "Eja tek ne", thonë ata. 247 00:13:38,080 --> 00:13:41,056 "Refuzo të dy anët, familjen tënde dhe shtetin tënd 248 00:13:41,080 --> 00:13:42,736 sepse ata ty të refuzojnë. 249 00:13:42,760 --> 00:13:45,856 Për familjen tënde, nderi saj është më i rëndësishëm se ty 250 00:13:45,880 --> 00:13:47,136 dhe për shtetin tënd, 251 00:13:47,160 --> 00:13:53,040 norvegjezi i vërtetë, anglezi ose francezi do të jetë gjithmonë i bardhë por jo ti." 252 00:13:54,040 --> 00:13:57,496 Ata po i premtojnë të rinjve gjërat që dëshirojnë: 253 00:13:57,520 --> 00:14:01,856 rëndësi, heroizëm, një arsye për prani dhe qëllim, 254 00:14:01,880 --> 00:14:04,280 një komunitet që i do dhe i pranon. 255 00:14:05,200 --> 00:14:08,136 Bëjnë të pafuqishmit të ndihen të fuqishëm. 256 00:14:08,160 --> 00:14:13,040 Të padukshmit dhe të heshturit më në fund dëgjohen. 257 00:14:15,120 --> 00:14:17,656 Kjo është çfarë po i bëjnë të rinjëve. 258 00:14:17,680 --> 00:14:21,520 Pse këto grupe po e bëjnë këtë për të rinjtë tanë dhe jo ne? 259 00:14:22,760 --> 00:14:24,336 E vërteta është, 260 00:14:24,360 --> 00:14:27,696 nuk dua të justifikoj 261 00:14:27,720 --> 00:14:31,456 ose të fal asnjë lloj dhune. 262 00:14:31,480 --> 00:14:35,056 Çfarë dua të them është që ne duhet të kuptojmë 263 00:14:35,080 --> 00:14:38,240 Pse disa nga të rinjtë joshen nga kjo. 264 00:14:39,680 --> 00:14:42,016 Do doja t'ju tregoja, faktikisht-- 265 00:14:42,040 --> 00:14:45,320 këto janë foto fëmijërie të disa prej burrave të filmit. 266 00:14:47,240 --> 00:14:50,200 Çfarë më pengon më shumë është që shumë prej këtyre -- 267 00:14:50,960 --> 00:14:52,616 nuk do kisha menduar kurrë-- 268 00:14:52,640 --> 00:14:56,830 po shumë prej këtyre kanë patur mungesë babai ose një baba të dhunshëm. 269 00:14:56,830 --> 00:14:58,736 Dhe disa nga këta të rinj 270 00:14:58,760 --> 00:15:02,896 përfunduan duke kërkuar dashuri dhe mëshirën e figurës së babait 271 00:15:02,920 --> 00:15:04,520 brënda grupeve ekstremiste. 272 00:15:05,920 --> 00:15:09,070 Gjeta edhe burra të brutalizuar nga dhuna raciale, 273 00:15:09,070 --> 00:15:12,056 po gjetën një mënyrë për të ndaluar së ndjeri viktima 274 00:15:12,080 --> 00:15:13,576 duke u bërë të dhunshëm vet. 275 00:15:13,600 --> 00:15:18,896 Në fakt, zbulova diçka, në tmerrin tim, që njojta. 276 00:15:18,920 --> 00:15:25,240 Zbulova të njëjtat ndjenja që ndieja si 17 vjeçare kur u largova nga Norvegjia. 277 00:15:26,160 --> 00:15:29,536 Të njejtën hutim, të njëjtën dhimbje, 278 00:15:29,560 --> 00:15:33,040 dhe të njëjta ndjenja të të qënit i tradhtuar 279 00:15:34,760 --> 00:15:36,360 dhe mos përkasjes te asnjë. 280 00:15:38,560 --> 00:15:42,030 E njëjta ndjenjë e të qënit e humbur dhe e shqyer midis dy kulturave. 281 00:15:42,760 --> 00:15:45,296 E thënë kjo, unë nuk zgjodha shkatërrimin, 282 00:15:45,320 --> 00:15:48,056 unë zgjodha të mbaja lart një kamera në vend të një arme. 283 00:15:48,080 --> 00:15:51,416 Arsyeja pse e bëra këtë është falë superfuqive të mia. 284 00:15:51,440 --> 00:15:56,336 Unë mund të shikoja që të kuptuarit është përgjigjja, në vend të dhunës. 285 00:15:56,360 --> 00:15:58,056 Të shikosh qëniet njerëzore 286 00:15:58,080 --> 00:16:01,816 me gjithë virtytet e tyre dhe gjithë të metat e tyre 287 00:16:01,840 --> 00:16:03,696 në vënd të vazhduarit karikaturen: 288 00:16:03,720 --> 00:16:06,376 ne dhe ata, horrët dhe viktimat. 289 00:16:06,400 --> 00:16:08,496 Më në fund kuptova në fakt 290 00:16:08,520 --> 00:16:12,176 që dy kulturat nuk duhet të përplasen 291 00:16:12,200 --> 00:16:15,320 po të bëhet një hapsirë ku unë gjeta zërin tim. 292 00:16:15,840 --> 00:16:18,576 Ndalova të ndihesha sikur duhet të zgjidhja një anë, 293 00:16:18,600 --> 00:16:20,680 po për këtë mu deshën shumë, shumë vite. 294 00:16:21,640 --> 00:16:23,656 Ka shumë nga të rinjtë tanë sot 295 00:16:23,680 --> 00:16:25,696 që po luftojnë me të njëjtat çështje, 296 00:16:25,720 --> 00:16:27,720 dhe po luftojnë me to vetëm. 297 00:16:29,440 --> 00:16:32,080 Dhe kjo lë hapur një plagë. 298 00:16:32,560 --> 00:16:35,616 Dhe për disa, vizioni botëror i radikalizmit islamik 299 00:16:35,640 --> 00:16:39,000 bëhet një infeksion që përhapet në atë plagë. 300 00:16:41,160 --> 00:16:44,160 Është një fjalë e urtë afrikane që thotë, 301 00:16:45,960 --> 00:16:48,976 "Nëse të rinjtë nuk janë angazhuar në fshat, 302 00:16:49,000 --> 00:16:51,760 ata do të djegin atë vetëm për ngrohtësi." 303 00:16:53,240 --> 00:16:54,720 Dua të pyes-- 304 00:16:55,640 --> 00:16:58,176 prindërve musliman dhe komunitetit musliman, 305 00:16:58,200 --> 00:17:00,616 i doni ju fëmijët tuaj 306 00:17:00,640 --> 00:17:03,416 pa i detyruar ata të përmbushin shpresat tuaja? 307 00:17:03,440 --> 00:17:05,880 Mund të zgjidhni ata në vënd të nderit? 308 00:17:06,400 --> 00:17:09,415 Mund të kuptoni pse ata janë kaq të inatosur dhe të tjetërsuar 309 00:17:09,440 --> 00:17:11,760 kur ju vini nderin tuaj para lumturisë së tyre? 310 00:17:12,520 --> 00:17:15,096 Mundeni ju të bëheni miq me fëmijët tuaj 311 00:17:15,119 --> 00:17:16,896 që ata të besojnë tek ju 312 00:17:16,920 --> 00:17:19,215 dhe të ndajnë me ju përvojat e tyre, 313 00:17:19,240 --> 00:17:21,480 më tepër se t'i kërkojnë në vënde të tjera? 314 00:17:22,359 --> 00:17:25,440 Dhe për të rinjtë tanë të joshur nga ekstremismi, 315 00:17:26,680 --> 00:17:30,320 A mundeni të kuptoni që inati juaj është i ushqyer nga vuajtja? 316 00:17:31,640 --> 00:17:35,056 A do gjeni forcën të kundërshtoni ata burra pleq cinik 317 00:17:35,080 --> 00:17:38,280 që duan të përdorin gjakun tuaj për interesat e tyre? 318 00:17:39,040 --> 00:17:40,960 Mund të gjeni një mënyrë për të jetuar? 319 00:17:41,880 --> 00:17:44,136 Mund të shikoni që hakmarrja më e ëmbël 320 00:17:44,160 --> 00:17:47,616 është për ju lumturia, dhe jeta e lirë? 321 00:17:47,640 --> 00:17:50,000 Një jetë e përcaktuar nga ju dhe asnjë tjetër. 322 00:17:50,560 --> 00:17:54,240 Pse do të bëhesh një tjetër fëmijë musliman i vdekur? 323 00:17:55,080 --> 00:17:59,240 Dhe për të tërë ne, kur do nisim të dëgjojmë fëmijët tanë? 324 00:18:00,520 --> 00:18:01,776 Si mund t'i përkrahim 325 00:18:01,800 --> 00:18:05,760 të drejtojmë dhimbjen e tyre drejt diçka më konstrutive? 326 00:18:06,760 --> 00:18:08,216 Ata mendojnë që ne si pëlqejmë. 327 00:18:08,240 --> 00:18:11,016 Ata mendojnë që ne nuk na intereson çfarë i ndodh. 328 00:18:11,040 --> 00:18:12,816 Ata mendojnë se ne nuk i pranojmë. 329 00:18:12,840 --> 00:18:15,560 Mund të gjëjmë një mënyrë për t'i bërë të ndihen ndryshe? 330 00:18:17,280 --> 00:18:20,216 Çfarë do na kushtonte t'i shikonim dhe të kujdeseshim për ata 331 00:18:20,240 --> 00:18:25,176 para se ata të shndërohen në viktima ose në kryesine e dhunës? 332 00:18:25,200 --> 00:18:28,776 Mund të bëhemi më të kujdeshëm për ta dhe t'i konsiderojmë si prej nesh? 333 00:18:28,800 --> 00:18:33,656 Dhe mos të ndihemi të shqetsuar kur viktimat e dhunës të na ngjajnë? 334 00:18:33,680 --> 00:18:38,696 E gjejmë dot një mënyrë për të refuzuar urrejtjen e të afrojmë ndarjen midis nesh? 335 00:18:38,720 --> 00:18:42,696 Fakti është që s'mund të përballojmë të mohojmë veten dhe fëmijët tanë, 336 00:18:42,720 --> 00:18:44,856 edhe nëse ata na kanë mohuar ne. 337 00:18:44,880 --> 00:18:47,056 Ne jemi të gjithë bashkë këtu. 338 00:18:47,080 --> 00:18:52,560 Me kalimin e kohës, hakmarrja dhe dhuna nuk do funksionojnë kundër ekstremistëve. 339 00:18:53,480 --> 00:18:57,256 Terroristët duan që ne të kemi frikë në shtëpitë tona, 340 00:18:57,280 --> 00:18:59,456 të mbyllim dyert dhe zemrën tonë. 341 00:18:59,480 --> 00:19:03,296 Ata duan që ne të hapim më shumë plagë në shoqërinë tonë 342 00:19:03,320 --> 00:19:06,856 kështu ata mund ti përdorin për të shpërndarë infeksionin e tyre sa më shumë. 343 00:19:06,880 --> 00:19:09,576 Ata duan që ne të bëhemi si ta: 344 00:19:09,600 --> 00:19:11,840 intolerant, urrejtës dhe mizorë. 345 00:19:14,200 --> 00:19:16,656 Një ditë pas sulmit të Parisit, 346 00:19:16,680 --> 00:19:20,080 një mikja ime më dërgoi fotografinë e vajzës së saj. 347 00:19:20,800 --> 00:19:23,256 Kjo është një vajzë e bardhë dhe një vajzë arabe. 348 00:19:23,280 --> 00:19:25,010 Ato janë shoqe të ngushta. 349 00:19:25,120 --> 00:19:28,600 Kjo fotografi është kriptoniti për ekstremistët. 350 00:19:31,240 --> 00:19:34,296 Këto dy vajza të vogla me superfuqitë e tyre 351 00:19:34,320 --> 00:19:36,316 tregojnë rrugën që duhet të ndjekim 352 00:19:36,316 --> 00:19:39,240 drejt një shoqërie që ne duhet të ndërtojmë së bashku, 353 00:19:40,120 --> 00:19:43,440 një shoqëri që mban dhe mbështet, 354 00:19:44,480 --> 00:19:46,680 më shumë se të refuzojë fëmijët tanë. 355 00:19:47,100 --> 00:19:49,296 Ju falemnderit që më dëgjuat. 356 00:19:49,320 --> 00:19:51,552 (Duartrokitje)