Imagjinoni disa biskota te ngrohta e te lengshme,
karamele krokante,
keke te mendafshte,
kone prej vaferi te tejmbushur me akullore.
A po ju leshon goja leng?
Ju vjen deshira per embelsira?
Pse?
Cfare ndodh ne trurin tone
qe i ben kaq te parrezistueshme ushqimet e embla?
Fjala sheqer eshte nje term i pergjithshem
qe perdoret per te pershkruar nje categori molekulash
te quajtura karbohidrate,
dhe gjendet ne nje game te gjere ushqimesh dhe pijesh.
Mjafton te kontrolloni etiketat e embelsirave qe blini.
Glukosa,
fruktoza,
sukroza,
maltoza,
laktozi,
dekstroza,
dhe niseshteja
jane te gjitha forma sheqernash.
Sic jane edhe shurupi i mistrit me nivel te larte fruktoze,
lengjet e frutave,
sheqeri
apo mjalti.
Dhe sheqeri nuk gjendet vetem tek karamelet e embelsirat,
ai i shtohet edhe salces se domateve,
kosit,
frutave te thata,
ujerave te aromatizuara,
apo shufrave me mysli.
Duke qene se sheqeri ndodhet gjithandej,
eshte e rendesishme te kuptojme
se c'ndikim ka ai tek truri.
Cfare ndodh kur sheqeri prek gjuhen tone?
A eshte e vertete se po te hash pak sheqer
deshiron edhe me shume?
Kafshon nje shufer grunjerash.
Sheqeri qe ajo permban
aktivizon receptoret e shijet
qe ndodhen ne gjuhe.
Keta receptore dergojne nje sinjal ne trungun e trurit,
dhe nga aty, sinjali shperndahet
ne zona te ndryshme te trurit,
njera prej te cilave eshte korteksi.
Zona te ndryshme te kortekstit
perpunojne shije te ndryshme:
te hidhuren,
te kripuren,
umamin,
dhe ne rastin tone, te emblen.
Prej ketej sinjali aktivizon
sistemin shperblyes te trurit.
Ky sistem shperblyes perbehet nga nje sere
ngacmimesh elektrike dhe kimike
te zonave te ndryshme te trurit.
Eshte nje rrjet i nderlikuar,
por ai ndihmon ne gjetjen e pergjigjes
per te vetmen pyetje te pandergjegjshme:
a duhet te vazhdoj?
Ajo ndjesia e ngrohte, marramendese qe ke
kur provon kekun me cokollate te gjyshes?
Eshte sistemi i shperblimit qe te thote,
"Hmm, po! "
Ai nuk aktivizohet vetem nga ushqimi.
Shoqerizimi,
sjellja seksuale
dhe drogat
jane vetem pak nga shembujt
te gjerave apo pervojave
qe aktivizojne sistemin e shperblimit.
Por kur ky sistem aktivizohet se tepermi
atehere nisin nje sere ngjarjesh te papelqyeshme:
humbje kontrolli,
uri,
dhe tolerance e tepruar ndaj sheqernave.
Le te kthehemi tek kafshata jone e grunjerave.
Ajo udheton poshte drejt stomakut,
dhe pastaj drejt zorreve.
Dhe a e di?
Ketu ndodhen receptore te tjere te sheqernave.
Nuk dallojne shijen,
por ama dergojne sinjale
qe i thone trurit tend se je i ngopur
apo se trupi duhet te prodhoje me shume insuline
per te perballuar sheqerin e tepert qe ti po ha.
Monedha kryesore
e sistemit tone te shperblimit eshte dopamina,
nje neurotransmetues i rendesishem kimik.
Ne pjesen e perparme te trurit ka shume receptore dopamine,
por ata nuk jane te shperndare njetrajtesisht.
Ne disa zona gjenden ishuj te dendur receptoresh,
dhe keto pika te nxehta
jane pjese e sistemit te shperblimit.
Drogat si alkooli,
nikotina,
apo heroina
e cojne ne qiell nivelin e dopamines,
gje qe i nxit disa njerez te arrijne gjithnje ate nivel te larte,
e thene ndryshe, te krijojne varesi.
Edhe sheqeri nxit prodhimin e dopamines,
por jo ne nivele aq te larta sa drogat.
Dhe sheqeri eshte nje nga ushqimet e rralla
qe nxisin prodhimin e dopamines.
Per shembull, brokoli nuk ka asnje efekt,
gje qe ndoshta shpjegon se pse
eshte kaq e veshtire
t'i bindesh femijet te hane perime.
Teksa flasim per ushqimet e shendetshme,
supozojme se ti ke uri
dhe vendos te hash nje vakt te balancuar.
Ti e ben kete, keshtu dopamina ngacmon
ishujt e ndjeshem te sistemit te shperblimit.
Por nese ti ha po te njejtin ushqim per disa dite rresht,
niveli i dopamines do te ulet gjithnje e me shume,
derisa te arrije ne zero.
Kjo ndodh sepse, kur flitet per ushqime,
gjate evolucionit truri u mesua
t'i kushtonte vemendje te vecante
shijeve te reja ose te ndryshme.
Pse?
Ka dy arsye:
e para, per te kuptuar nese ushqimi ishte apo jo i prishur.
e dyta, sepse sa me shume varietet
te kemi ne dieten tone,
aq me e lehte do te jete
qe te marrim gjithe lendet qe na duhen.
Ne menyre qe t'a mbajme te gjalle kete varietet,
duhet te jemi ne gjendje te dallojme nje ushqim te ri,
dhe c'ka eshte me e rendesishme,
duhet te kemi gjithnje deshiren
per te ngrene ushqime te reja.
Ja pse niveli i dopamines bie
kur ushqimi behet i merzitshem.
Tani le te kthehemi tek vakti jone.
Cfare ndodh nese ne vend
te atij vakti te shendetshem e te balancuar,
ti vendos te hash ushqime
me permbajtje te larte sheqeri?
Nese e ha rralle sheqerin
ose nuk ha shume prej tij pernjeheresh,
efekti do te jete i njejte me ate
te nje vakti te balancuar.
Nese ha shume,
atehere niveli i dopamines nuk do te bjere.
E thene ndryshe, nese ha shume sheqerna
do te ndihesh gjithnje i shperblyer.
Ne kete drejtim, sheqeri sillet paksa si drogat.
Kjo eshte nje prej arsyeve
perse njerezit krijojne varesi
ndaj ushqimeve te embla.
Tani, kujtoni te gjitha llojet e ndryshme te sheqerit.
Secili prej tyre eshte unik,
por sa here qe njeri prej tyre hyn ne sistemin tone,
ai nxit nje efekt domino ne trurin tone
qe prodhon nje ndjesi shperblimi.
Eshte e forte, dhe ndodh shpesh,
prandaj ndodh edhe qe te kalohet limiti.
Pra, konsumi i tepert i sheqernave,
mund te krijoje varesi te trurit,
por nje copez kek nje here ne kaq
nuk do t'ju sjelle asnje te keqe.