Imagjinoni disa biskota te ngrohta e te lengshme, karamele krokante, keke te mendafshte, kone prej vaferi te tejmbushur me akullore. A po ju leshon goja leng? Ju vjen deshira per embelsira? Pse? Cfare ndodh ne trurin tone qe i ben kaq te parrezistueshme ushqimet e embla? Fjala sheqer eshte nje term i pergjithshem qe perdoret per te pershkruar nje categori molekulash te quajtura karbohidrate, dhe gjendet ne nje game te gjere ushqimesh dhe pijesh. Mjafton te kontrolloni etiketat e embelsirave qe blini. Glukosa, fruktoza, sukroza, maltoza, laktozi, dekstroza, dhe niseshteja jane te gjitha forma sheqernash. Sic jane edhe shurupi i mistrit me nivel te larte fruktoze, lengjet e frutave, sheqeri apo mjalti. Dhe sheqeri nuk gjendet vetem tek karamelet e embelsirat, ai i shtohet edhe salces se domateve, kosit, frutave te thata, ujerave te aromatizuara, apo shufrave me mysli. Duke qene se sheqeri ndodhet gjithandej, eshte e rendesishme te kuptojme se c'ndikim ka ai tek truri. Cfare ndodh kur sheqeri prek gjuhen tone? A eshte e vertete se po te hash pak sheqer deshiron edhe me shume? Kafshon nje shufer grunjerash. Sheqeri qe ajo permban aktivizon receptoret e shijet qe ndodhen ne gjuhe. Keta receptore dergojne nje sinjal ne trungun e trurit, dhe nga aty, sinjali shperndahet ne zona te ndryshme te trurit, njera prej te cilave eshte korteksi. Zona te ndryshme te kortekstit perpunojne shije te ndryshme: te hidhuren, te kripuren, umamin, dhe ne rastin tone, te emblen. Prej ketej sinjali aktivizon sistemin shperblyes te trurit. Ky sistem shperblyes perbehet nga nje sere ngacmimesh elektrike dhe kimike te zonave te ndryshme te trurit. Eshte nje rrjet i nderlikuar, por ai ndihmon ne gjetjen e pergjigjes per te vetmen pyetje te pandergjegjshme: a duhet te vazhdoj? Ajo ndjesia e ngrohte, marramendese qe ke kur provon kekun me cokollate te gjyshes? Eshte sistemi i shperblimit qe te thote, "Hmm, po! " Ai nuk aktivizohet vetem nga ushqimi. Shoqerizimi, sjellja seksuale dhe drogat jane vetem pak nga shembujt te gjerave apo pervojave qe aktivizojne sistemin e shperblimit. Por kur ky sistem aktivizohet se tepermi atehere nisin nje sere ngjarjesh te papelqyeshme: humbje kontrolli, uri, dhe tolerance e tepruar ndaj sheqernave. Le te kthehemi tek kafshata jone e grunjerave. Ajo udheton poshte drejt stomakut, dhe pastaj drejt zorreve. Dhe a e di? Ketu ndodhen receptore te tjere te sheqernave. Nuk dallojne shijen, por ama dergojne sinjale qe i thone trurit tend se je i ngopur apo se trupi duhet te prodhoje me shume insuline per te perballuar sheqerin e tepert qe ti po ha. Monedha kryesore e sistemit tone te shperblimit eshte dopamina, nje neurotransmetues i rendesishem kimik. Ne pjesen e perparme te trurit ka shume receptore dopamine, por ata nuk jane te shperndare njetrajtesisht. Ne disa zona gjenden ishuj te dendur receptoresh, dhe keto pika te nxehta jane pjese e sistemit te shperblimit. Drogat si alkooli, nikotina, apo heroina e cojne ne qiell nivelin e dopamines, gje qe i nxit disa njerez te arrijne gjithnje ate nivel te larte, e thene ndryshe, te krijojne varesi. Edhe sheqeri nxit prodhimin e dopamines, por jo ne nivele aq te larta sa drogat. Dhe sheqeri eshte nje nga ushqimet e rralla qe nxisin prodhimin e dopamines. Per shembull, brokoli nuk ka asnje efekt, gje qe ndoshta shpjegon se pse eshte kaq e veshtire t'i bindesh femijet te hane perime. Teksa flasim per ushqimet e shendetshme, supozojme se ti ke uri dhe vendos te hash nje vakt te balancuar. Ti e ben kete, keshtu dopamina ngacmon ishujt e ndjeshem te sistemit te shperblimit. Por nese ti ha po te njejtin ushqim per disa dite rresht, niveli i dopamines do te ulet gjithnje e me shume, derisa te arrije ne zero. Kjo ndodh sepse, kur flitet per ushqime, gjate evolucionit truri u mesua t'i kushtonte vemendje te vecante shijeve te reja ose te ndryshme. Pse? Ka dy arsye: e para, per te kuptuar nese ushqimi ishte apo jo i prishur. e dyta, sepse sa me shume varietet te kemi ne dieten tone, aq me e lehte do te jete qe te marrim gjithe lendet qe na duhen. Ne menyre qe t'a mbajme te gjalle kete varietet, duhet te jemi ne gjendje te dallojme nje ushqim te ri, dhe c'ka eshte me e rendesishme, duhet te kemi gjithnje deshiren per te ngrene ushqime te reja. Ja pse niveli i dopamines bie kur ushqimi behet i merzitshem. Tani le te kthehemi tek vakti jone. Cfare ndodh nese ne vend te atij vakti te shendetshem e te balancuar, ti vendos te hash ushqime me permbajtje te larte sheqeri? Nese e ha rralle sheqerin ose nuk ha shume prej tij pernjeheresh, efekti do te jete i njejte me ate te nje vakti te balancuar. Nese ha shume, atehere niveli i dopamines nuk do te bjere. E thene ndryshe, nese ha shume sheqerna do te ndihesh gjithnje i shperblyer. Ne kete drejtim, sheqeri sillet paksa si drogat. Kjo eshte nje prej arsyeve perse njerezit krijojne varesi ndaj ushqimeve te embla. Tani, kujtoni te gjitha llojet e ndryshme te sheqerit. Secili prej tyre eshte unik, por sa here qe njeri prej tyre hyn ne sistemin tone, ai nxit nje efekt domino ne trurin tone qe prodhon nje ndjesi shperblimi. Eshte e forte, dhe ndodh shpesh, prandaj ndodh edhe qe te kalohet limiti. Pra, konsumi i tepert i sheqernave, mund te krijoje varesi te trurit, por nje copez kek nje here ne kaq nuk do t'ju sjelle asnje te keqe.