WordPress 4.7 "Vaughan", pagëzuar për nder të legjendës së jazz-it, Sarah "Sassy" Vaughan e bën më të lehtë se kurrë të ngrini sajtin tuaj, ashtu si e doni. Njihuni me Karlën. Karla ka një dyqan kafshësh, dhe i duhet një sajt. Karla sheh mundësitë e gatshme… … dhe zbulon WordPress-in. Me WordPress-in, Karla mund të zgjedhë mes mijëra temash të lira që plotësojnë nevojat e saj. Karla vendosi për Twenty Seventeen, një temë fringo e re nga WordPress-i, e ndërtuar nga zeroja për biznese. Twenty Seventeen përfshin një dizajn të hajthëm me figura të mëdha ngado – i përsosur për biznes të vogël si dyqani i kafshëve, ose biznese të mëdha. Meqë ky është një sajt i ri, Twenty Seventeen do të shfaqë ca lëndë sa për fillim si ndihmë për Karlën të shohë se si mund të funksionojë për dyqanin e saj dhe që t’ia fillojë përshtatjes së tij. Shkurtore përpunimi të reja të dukshme tregojnë se cilat aspekte të sajtit të saj mund të ndryshohen drejt e nga paraparja live. Teksa e përshtat temën e vet, Karla vë re se mund të shtojë një video te kryet. Zgjedh videon e xhiruar me të mbesën dhe një qenush dhe e shton si krye te sajti drejt e nga tableti i vet. Ngaqë mundeni të krijoni faqe teksa përpunoni menu te përshtatësi në WordPress 4.7, Karla mund të vazhdojë të ndërtojë strukturën e sajtit të vet pa e ndërprerë rrjedhën e saj të punës. Karla dëshiron të bëjë edhe një ndryshim para se ta ketë gati sajtin për publikim - ta bëjë më të dukshëm emrin e dyqanit. Paneli i ri i CSS-së e bën të lehtë këtë, dhe ju shfaq ndryshimet - live, në ndërtim e sipër. Dhe me kaq, ajo publikon sajtin e vet të ri për dyqanin e kafshëve. Karla është e kënaqur. WordPress 4.7 përfshin krejt këto veçori dhe më, tok me veçori të reja zhvilluesish të tilla si pikëmbarime lënde API REST. WordPress 4.7 Vaughan - ju ndih të ngrini sajtin tuaj, si e doni.