Shpesh thuhet se ndodhitë e historisë shkruhen nga fitimtarët, por nëse është e vërtetë, çfarë do ndodhë me të shtypurit, dhe si të shpresojnë që të aspirojnë për diçka më të madhe nëse kurrë nuk u tregohen ndodhitë e së shkuarës së tyre të ndritur? Nëse, sikur, do qëndroja para jush si vetëm një rrobaqepës, por i veshur me coha të lashta dhe moderne, kam gjetur një zanat më të mirë. Gjatë punës si stilist, kam zbuluar rëndësinë e mundësimit të përfaqësimit të anëtarëve të margjinalizuar të shoqërisë tonë, dhe rëndësinë për të treguar për më të cënueshmmit nga ne se ata nuk kanë më arsye pse të rrezikojnë që të përshtaten me pjesën më të madhe që nuk rrezikon. Na rezulton se moda, një disiplinë që shumë e mendojnë të parëndësishme, në fakt, mund të jetë një mjet i fuqishëm që të largojë paragjykimet dhe të përkrahë imazhin e vetvetes për popullsinë e nënpërfaqsuar. Interesi im në përdorimin e stilimit si mjet për ndryshimet sociale është personal. Duke qenë amerikan nga Nigeria, e di se sa lehte fjala "Afrikan" mund të përdoret nga një tregues i thjeshtë gjeografik në një term me kuptim negativ. Për ne që vijmë nga ky shtet i bukur, të jemi afrikanë do thotë të frymëzohesh nga kultura e të mbushemi me shpresën e pavdekshme për të ardhmen. Ndaj, në përpjekje për të larguar konceptet e gabuara që mund të jenë për vendin tim të lindjes, përdor stilimin si mjet të tregoj ndodhi, ngjarje për lumturinë, për triumfet, për këmbënguljen në të gjithë diasporën afrikane. I tregoj këto ngjarje si një përpjekje të përbashkët për të korrigjuar të dhënat historike, sepse, pavarësisht nga cili vend vijmë, secili nga ne është prekur nga ngjarjet e koklavitura të cilat i kanë sjellë familjet në tokë të huaj. Këto ngjarje i kanë dhënë formë si e shohim botën, dhe i kanë rrënjosur paragjykimet që i mbartim akoma. Që t'i luftojmë këto parajykime, puna ime vizaton estetikën nga pjesë të ndryshme të globit dhe formon një tregim për rëndësinë e luftës për përfshirje. Me rimodelimin e imazheve nga arti klasik europian dhe duke i bashkuar me estetikën afrikane, jam në gjendje t'i zhvendos njerëzit me ngjyrë në rolet kryesore, duke ju mundësuar një farë dinjiteti që nuk e kanë patur më parë. Kjo metodë shkatërron ngjarjet e pranuara të inferioritetit afrikan në hstori, dhe shërben si frymëzim për njerëzit me ngjyrë që ruhen nga rreziku ta shohin veten të portretizuar pa sofistikim dhe pa hijeshi. Secila nga këto sixhade kulturore bëhet një rrobë e qepur apo një shall i mëndafshtë, si ky që kam veshur krejt rastësisht. (Të qeshura) Madje, edhe të rrethuar nga klasicizmi europian, këto ngjarje lartësojnë meritat e fuqizimit afrikan. Kështu, mjetet e mjeshtrave bëhen kryevepra për të kremtuar ata që dikur ishin të nënshtruar. Kjo metaforë shtrihet përtej fushës së artit drejt e në botën reale. Të veshur nga refugjatët apo sipërmarrësit që ndryshojnë botën, kur njerëzve u jepet liria të përfaqësojnë veten në një mënyrë që kremton identitetet e tyre unike, ndodh diçka magjike. Jemi më të mëdhenj. Më krenarë e të vet-ndërgjegjshëm sepse po përfaqësojmë veten tonë autentike. Dhe nga ana tjetër, ne që jemi përreth tyre edukohemi më shumë, jemi më të hapur dhe më tolerantë ndaj pikëpamjeve të ndryshme të tyre. Ndaj, rrobat që veshim mund të jenë ilustrim shumë i mirë i fuqisë së butë diplomatike. Rrobat që veshim mund të shërbejnë si ura midis kulturave tona të ndryshme. Ndaj, qëndroj këtu para jush si një rrobaqepës. Puna ime ka qenë gjithmonë më shumë se vetëm modë. Është bërë qëllimi im për të rishkruar ngjarjet kulturore që njerëzit me ngjyrë të shihen në një dritë me nuancë të re, që ne, bijtë krenarë të Afrikës e Saharasë jugore mund të shëtisim botën me krenari për veten. Ishte e vërtetë që ndodhitë e historisë tregoheshin nga fitimtarët e tyre, por unë jam i brezit të ri. Puna ime flet për ata që nuk do lejojnë më të ardhmen të kontrollohet nga e shkuara shqetësuese. Sot, jemi të gatshëm të tregojmë historitë tona pa kompromise, pa kërkuar ndjesë. Por pyetja mbetet pezull akoma: A jeni të përgatitur për atë çka do dëgjoni? Shpresoj të jeni, ne po i sjellim gjithsesi. (Duartrokitje)