Shpesh thuhet se ndodhitë
e historisë shkruhen nga fitimtarët,
por nëse është e vërtetë,
çfarë do ndodhë me të shtypurit,
dhe si të shpresojnë
që të aspirojnë për diçka më të madhe
nëse kurrë nuk u tregohen
ndodhitë e së shkuarës së tyre të ndritur?
Nëse, sikur, do qëndroja para jush
si vetëm një rrobaqepës,
por i veshur me coha të lashta
dhe moderne,
kam gjetur një zanat më të mirë.
Gjatë punës si stilist,
kam zbuluar rëndësinë
e mundësimit të përfaqësimit
të anëtarëve të margjinalizuar
të shoqërisë tonë,
dhe rëndësinë për të treguar
për më të cënueshmmit nga ne
se ata nuk kanë më arsye
pse të rrezikojnë
që të përshtaten me pjesën
më të madhe që nuk rrezikon.
Na rezulton se moda,
një disiplinë që shumë
e mendojnë të parëndësishme,
në fakt, mund të jetë një mjet
i fuqishëm që të largojë paragjykimet
dhe të përkrahë imazhin e vetvetes
për popullsinë e nënpërfaqsuar.
Interesi im në përdorimin e stilimit
si mjet për ndryshimet sociale
është personal.
Duke qenë amerikan nga Nigeria,
e di se sa lehte fjala "Afrikan"
mund të përdoret nga një
tregues i thjeshtë gjeografik
në një term me kuptim negativ.
Për ne që vijmë nga ky shtet i bukur,
të jemi afrikanë do thotë
të frymëzohesh nga kultura
e të mbushemi me shpresën e
pavdekshme për të ardhmen.
Ndaj, në përpjekje për të larguar
konceptet e gabuara që mund
të jenë për vendin tim të lindjes,
përdor stilimin si mjet të tregoj ndodhi,
ngjarje për lumturinë,
për triumfet,
për këmbënguljen në të gjithë
diasporën afrikane.
I tregoj këto ngjarje
si një përpjekje të përbashkët
për të korrigjuar të dhënat historike,
sepse, pavarësisht nga cili vend vijmë,
secili nga ne është prekur
nga ngjarjet e koklavitura
të cilat i kanë sjellë familjet
në tokë të huaj.
Këto ngjarje i kanë dhënë formë
si e shohim botën,
dhe i kanë rrënjosur
paragjykimet që i mbartim akoma.
Që t'i luftojmë këto parajykime,
puna ime vizaton estetikën
nga pjesë të ndryshme të globit
dhe formon një tregim për rëndësinë
e luftës për përfshirje.
Me rimodelimin e imazheve
nga arti klasik europian
dhe duke i bashkuar me estetikën afrikane,
jam në gjendje t'i zhvendos njerëzit
me ngjyrë në rolet kryesore,
duke ju mundësuar një farë dinjiteti
që nuk e kanë patur më parë.
Kjo metodë shkatërron ngjarjet e pranuara
të inferioritetit afrikan në hstori,
dhe shërben si frymëzim
për njerëzit me ngjyrë
që ruhen nga rreziku ta shohin veten
të portretizuar pa sofistikim
dhe pa hijeshi.
Secila nga këto sixhade kulturore
bëhet një rrobë e qepur
apo një shall i mëndafshtë, si ky
që kam veshur krejt rastësisht.
(Të qeshura)
Madje, edhe të rrethuar nga
klasicizmi europian,
këto ngjarje lartësojnë
meritat e fuqizimit afrikan.
Kështu, mjetet e mjeshtrave
bëhen kryevepra
për të kremtuar ata
që dikur ishin të nënshtruar.
Kjo metaforë shtrihet
përtej fushës së artit
drejt e në botën reale.
Të veshur nga refugjatët apo
sipërmarrësit që ndryshojnë botën,
kur njerëzve u jepet liria
të përfaqësojnë veten
në një mënyrë që kremton
identitetet e tyre unike,
ndodh diçka magjike.
Jemi më të mëdhenj.
Më krenarë e të vet-ndërgjegjshëm
sepse po përfaqësojmë veten
tonë autentike.
Dhe nga ana tjetër, ne që jemi
përreth tyre edukohemi më shumë,
jemi më të hapur dhe më tolerantë
ndaj pikëpamjeve të ndryshme të tyre.
Ndaj, rrobat që veshim
mund të jenë ilustrim shumë i mirë
i fuqisë së butë diplomatike.
Rrobat që veshim mund të
shërbejnë si ura
midis kulturave tona të ndryshme.
Ndaj, qëndroj këtu para jush
si një rrobaqepës.
Puna ime ka qenë gjithmonë
më shumë se vetëm modë.
Është bërë qëllimi im për të
rishkruar ngjarjet kulturore
që njerëzit me ngjyrë të shihen
në një dritë me nuancë të re,
që ne,
bijtë krenarë të Afrikës e Saharasë jugore
mund të shëtisim botën
me krenari për veten.
Ishte e vërtetë që
ndodhitë e historisë
tregoheshin nga fitimtarët e tyre,
por unë jam i brezit të ri.
Puna ime flet për ata
që nuk do lejojnë më të ardhmen
të kontrollohet nga e shkuara shqetësuese.
Sot, jemi të gatshëm
të tregojmë historitë tona
pa kompromise, pa kërkuar ndjesë.
Por pyetja mbetet pezull akoma:
A jeni të përgatitur
për atë çka do dëgjoni?
Shpresoj të jeni,
ne po i sjellim gjithsesi.
(Duartrokitje)