1 00:00:00,869 --> 00:00:05,120 Shpesh thuhet se ndodhitë e historisë shkruhen nga fitimtarët, 2 00:00:05,144 --> 00:00:06,456 por nëse është e vërtetë, 3 00:00:06,480 --> 00:00:08,528 çfarë do ndodhë me të shtypurit, 4 00:00:08,552 --> 00:00:11,330 dhe si të shpresojnë që të aspirojnë për diçka më të madhe 5 00:00:11,354 --> 00:00:14,726 nëse kurrë nuk u tregohen ndodhitë e së shkuarës së tyre të ndritur? 6 00:00:15,705 --> 00:00:19,625 Nëse, sikur, do qëndroja para jush si vetëm një rrobaqepës, 7 00:00:19,649 --> 00:00:22,792 por i veshur me coha të lashta dhe moderne, 8 00:00:22,816 --> 00:00:24,466 kam gjetur një zanat më të mirë. 9 00:00:25,411 --> 00:00:26,920 Gjatë punës si stilist, 10 00:00:26,944 --> 00:00:30,047 kam zbuluar rëndësinë e mundësimit të përfaqësimit 11 00:00:30,071 --> 00:00:33,013 të anëtarëve të margjinalizuar të shoqërisë tonë, 12 00:00:33,037 --> 00:00:36,330 dhe rëndësinë për të treguar për më të cënueshmmit nga ne 13 00:00:36,354 --> 00:00:38,763 se ata nuk kanë më arsye pse të rrezikojnë 14 00:00:38,787 --> 00:00:41,427 që të përshtaten me pjesën më të madhe që nuk rrezikon. 15 00:00:42,505 --> 00:00:44,099 Na rezulton se moda, 16 00:00:44,123 --> 00:00:46,593 një disiplinë që shumë e mendojnë të parëndësishme, 17 00:00:46,617 --> 00:00:50,030 në fakt, mund të jetë një mjet i fuqishëm që të largojë paragjykimet 18 00:00:50,054 --> 00:00:53,633 dhe të përkrahë imazhin e vetvetes për popullsinë e nënpërfaqsuar. 19 00:00:54,833 --> 00:00:58,095 Interesi im në përdorimin e stilimit si mjet për ndryshimet sociale 20 00:00:58,119 --> 00:00:59,595 është personal. 21 00:01:00,156 --> 00:01:03,334 Duke qenë amerikan nga Nigeria, e di se sa lehte fjala "Afrikan" 22 00:01:03,358 --> 00:01:06,620 mund të përdoret nga një tregues i thjeshtë gjeografik 23 00:01:06,644 --> 00:01:08,469 në një term me kuptim negativ. 24 00:01:09,686 --> 00:01:12,187 Për ne që vijmë nga ky shtet i bukur, 25 00:01:12,211 --> 00:01:15,194 të jemi afrikanë do thotë të frymëzohesh nga kultura 26 00:01:15,218 --> 00:01:17,797 e të mbushemi me shpresën e pavdekshme për të ardhmen. 27 00:01:18,647 --> 00:01:23,228 Ndaj, në përpjekje për të larguar konceptet e gabuara që mund 28 00:01:23,252 --> 00:01:24,927 të jenë për vendin tim të lindjes, 29 00:01:24,951 --> 00:01:27,847 përdor stilimin si mjet të tregoj ndodhi, 30 00:01:27,871 --> 00:01:29,409 ngjarje për lumturinë, 31 00:01:29,433 --> 00:01:30,876 për triumfet, 32 00:01:30,900 --> 00:01:33,907 për këmbënguljen në të gjithë diasporën afrikane. 33 00:01:34,580 --> 00:01:35,882 I tregoj këto ngjarje 34 00:01:35,906 --> 00:01:39,255 si një përpjekje të përbashkët për të korrigjuar të dhënat historike, 35 00:01:39,279 --> 00:01:42,228 sepse, pavarësisht nga cili vend vijmë, 36 00:01:42,252 --> 00:01:44,878 secili nga ne është prekur nga ngjarjet e koklavitura 37 00:01:44,902 --> 00:01:47,140 të cilat i kanë sjellë familjet në tokë të huaj. 38 00:01:47,728 --> 00:01:50,612 Këto ngjarje i kanë dhënë formë si e shohim botën, 39 00:01:50,636 --> 00:01:53,251 dhe i kanë rrënjosur paragjykimet që i mbartim akoma. 40 00:01:54,029 --> 00:01:55,791 Që t'i luftojmë këto parajykime, 41 00:01:55,815 --> 00:01:58,538 puna ime vizaton estetikën nga pjesë të ndryshme të globit 42 00:01:58,562 --> 00:02:00,563 dhe formon një tregim për rëndësinë 43 00:02:00,587 --> 00:02:02,076 e luftës për përfshirje. 44 00:02:03,217 --> 00:02:06,075 Me rimodelimin e imazheve nga arti klasik europian 45 00:02:06,099 --> 00:02:08,235 dhe duke i bashkuar me estetikën afrikane, 46 00:02:08,259 --> 00:02:11,798 jam në gjendje t'i zhvendos njerëzit me ngjyrë në rolet kryesore, 47 00:02:11,822 --> 00:02:13,736 duke ju mundësuar një farë dinjiteti 48 00:02:13,760 --> 00:02:15,679 që nuk e kanë patur më parë. 49 00:02:17,015 --> 00:02:21,499 Kjo metodë shkatërron ngjarjet e pranuara të inferioritetit afrikan në hstori, 50 00:02:21,523 --> 00:02:24,032 dhe shërben si frymëzim për njerëzit me ngjyrë 51 00:02:24,056 --> 00:02:27,477 që ruhen nga rreziku ta shohin veten të portretizuar pa sofistikim 52 00:02:27,501 --> 00:02:28,651 dhe pa hijeshi. 53 00:02:30,072 --> 00:02:32,231 Secila nga këto sixhade kulturore 54 00:02:32,255 --> 00:02:34,240 bëhet një rrobë e qepur 55 00:02:34,264 --> 00:02:38,201 apo një shall i mëndafshtë, si ky që kam veshur krejt rastësisht. 56 00:02:38,225 --> 00:02:39,667 (Të qeshura) 57 00:02:39,691 --> 00:02:43,009 Madje, edhe të rrethuar nga klasicizmi europian, 58 00:02:43,033 --> 00:02:46,897 këto ngjarje lartësojnë meritat e fuqizimit afrikan. 59 00:02:47,798 --> 00:02:52,624 Kështu, mjetet e mjeshtrave bëhen kryevepra 60 00:02:52,648 --> 00:02:55,004 për të kremtuar ata që dikur ishin të nënshtruar. 61 00:02:57,014 --> 00:02:59,241 Kjo metaforë shtrihet përtej fushës së artit 62 00:02:59,265 --> 00:03:01,145 drejt e në botën reale. 63 00:03:01,169 --> 00:03:04,956 Të veshur nga refugjatët apo sipërmarrësit që ndryshojnë botën, 64 00:03:04,980 --> 00:03:07,647 kur njerëzve u jepet liria të përfaqësojnë veten 65 00:03:07,671 --> 00:03:10,488 në një mënyrë që kremton identitetet e tyre unike, 66 00:03:10,512 --> 00:03:12,288 ndodh diçka magjike. 67 00:03:12,312 --> 00:03:13,684 Jemi më të mëdhenj. 68 00:03:13,708 --> 00:03:15,281 Më krenarë e të vet-ndërgjegjshëm 69 00:03:15,305 --> 00:03:18,090 sepse po përfaqësojmë veten tonë autentike. 70 00:03:18,620 --> 00:03:22,264 Dhe nga ana tjetër, ne që jemi përreth tyre edukohemi më shumë, 71 00:03:22,288 --> 00:03:25,747 jemi më të hapur dhe më tolerantë ndaj pikëpamjeve të ndryshme të tyre. 72 00:03:26,809 --> 00:03:29,221 Ndaj, rrobat që veshim 73 00:03:29,245 --> 00:03:33,015 mund të jenë ilustrim shumë i mirë i fuqisë së butë diplomatike. 74 00:03:33,709 --> 00:03:35,852 Rrobat që veshim mund të shërbejnë si ura 75 00:03:35,876 --> 00:03:38,437 midis kulturave tona të ndryshme. 76 00:03:38,461 --> 00:03:43,707 Ndaj, qëndroj këtu para jush si një rrobaqepës. 77 00:03:44,786 --> 00:03:47,215 Puna ime ka qenë gjithmonë më shumë se vetëm modë. 78 00:03:48,024 --> 00:03:50,787 Është bërë qëllimi im për të rishkruar ngjarjet kulturore 79 00:03:50,811 --> 00:03:54,803 që njerëzit me ngjyrë të shihen në një dritë me nuancë të re, 80 00:03:54,827 --> 00:03:56,042 që ne, 81 00:03:56,066 --> 00:03:58,098 bijtë krenarë të Afrikës e Saharasë jugore 82 00:03:58,122 --> 00:03:59,820 mund të shëtisim botën 83 00:03:59,844 --> 00:04:01,724 me krenari për veten. 84 00:04:02,767 --> 00:04:05,158 Ishte e vërtetë që ndodhitë e historisë 85 00:04:05,182 --> 00:04:08,528 tregoheshin nga fitimtarët e tyre, 86 00:04:08,552 --> 00:04:10,345 por unë jam i brezit të ri. 87 00:04:11,472 --> 00:04:12,912 Puna ime flet për ata 88 00:04:12,936 --> 00:04:16,449 që nuk do lejojnë më të ardhmen të kontrollohet nga e shkuara shqetësuese. 89 00:04:16,473 --> 00:04:20,028 Sot, jemi të gatshëm të tregojmë historitë tona 90 00:04:20,052 --> 00:04:22,845 pa kompromise, pa kërkuar ndjesë. 91 00:04:23,402 --> 00:04:25,052 Por pyetja mbetet pezull akoma: 92 00:04:25,957 --> 00:04:28,886 A jeni të përgatitur për atë çka do dëgjoni?