Sot do te doja t'ju flisja rreth nje menyre krejtesisht te re per te menduar rreth aktivitetit seksual dhe edukimit seksual, per krahasim. Nese sot i flet dikujt ne Amerike rreth aktivitetit seksual, do ta kuptosh shume shpejt qe nuk jeni thjesht duke folur rreth aktivitetit seksual. Ju jeni gjithashtu duke folur rreth bejzbollit. Sepse bejzbolli eshte metafora kulturore dominante qe Amerikanet e perdorin per te menduar dhe per te folur rreth aktivitetit seksual, dhe ne e dime kete sepse eshte e gjitha gjuha Angleze qe duket sikur flet rreth bejzbollit por qe ne te vertete eshte duke folur rreth aktivitetit seksual. Keshtu, per shembull, ti mund te jesh "gjuajtes" ose "prites", dhe kjo te korrespodon nese ti kryen nje akt seksual ose merr nje akt seksual. Sigurisht, jane bazat, qe i referohet nje aktiviteti seksual specifik qe zhvillohet sipas nje rregulli specifik, qe perfundimisht rezulton ne shenimin e nje vrapimi (term ne bejsboll) ose duke goditur ne nje vrapim ne shenje, e cila eshte zakonisht kryerja e marrdhenieve vaginale deri ne piken e orgazmes, te pakten per djalin. (Te qeshura) Ti mund te "godasesh jashte" e cila nenkupton qe ti nuk kryeve asnje aktivitet seksual. Dhe nese ju jeni nje qendrues ne stol, mund te jeni nje i virgjer ose dikush qe per cfaredo lloj arsyeje nuk eshte ne loj, ndoshta per shkak te moshes tuaj ose per shkak te aftesise ose per shkak sa te shkathtesise. Nje shkop (bejzbolli) eshte penisi, farkorja piroge eshte vulva ose vagina. Nje doreze ose dorashka sportive e pritesit eshte nje prezervativ. Nje gjuajtes me te dyja duart eshte nje person bi-seksual, dhe ne homoseksualet luajme per skuadren tjeter. Dhe me pas kemi dhe kete: "nese ka bar ne fushe, luaj topin." Dhe kjo zakonisht i referohet nese nje person i ri, zakonisht nje grua e re, eshte e madhe sa duhet per te patur qime pubike, atehere ajo eshte aq e madhe sa duhet per te bere seks me te. Ky model bejzbolli eshte jashtezakonisht problematik. Eshte seksist. Eshte heteroseksist. Eshte konkurrues. Eshte i drejtuar nga qellimet. Dhe kjo nuk mund te sjelli seksualitet te shendoshe te zhvilluar tek njerzit e rinj ose tek te rriturit. Keshtu qe ne na duhet nje model i ri. Une jam sot ketu per t'ju ofruar ate model te ri. Dhe bazohet tek picat. Pica eshte dicka qe eshte e kuptueshme universalisht dhe qe shume njerez e lidhin me nje eksperience pozitive. Keshtu qe le te bejme kete. Le te marrim bejzbollin dhe picat dhe ti krahasojme kur flasim rreth tre pikepamjeve te aktivitetit seksual: treguesit per aktivitet seksual, cfare ndodh gjate aktivitetit seksual, dhe pritshmeria qe del nga aktiviteti seksual. Pra, kur luani ju bejzboll? Ju luani bejzboll kur eshte sezoni i bejzbollit dhe kur eshte nje loje e programuar. Nuk eshte pikerisht zgjedhja juaj. Keshtu qe nese eshte nata e matures ose nata e marteses ose ne nje feste ose prinderit tuaj sjane ne shtepi, hej, thjesht eshte e shenuar. A mund ta imagjinoni ti thoni trajnerit tuaj, "hem, nuk e ndjej sot, keshtu qe mendoj te qendroj jashte loje sot" Kjo nuk eshte menyra se si gjerat ndodhin. Dhe kur ju beheni bashke per te luajtur bejzboll, menjehere ju jeni dy skuadra kundershtare, njera luan ne sulm, tjetra luan ne mbrojte, dikush perpiqet te futet me thelle ne fushe. Kjo zakonisht eshte nje shenje per djalin. Dikush perpiqet te mbroj njerezit qe levizin ne fushe. Kjo i jepet zakonisht vajzave. Eshte konkurrence. Ne nuk jemi duke luajtur me njeri tjetrin. Ne jemi duke luajtur kunder njeri tjetrit. Dhe kur ju mblidheni per te luajtur bejzboll, askush nuk ka nevoje te flasi rreth cfare ne do te bejme ose se si kjo loje bejzbolli do te jete e mire per ne. Gjithsecili i njeh rregullat. Ti thjesht merr pozicionin tend dhe luan lojen. Por kur ne marrim pica? Mire, ti merr pica kur ti je i uritur per pica. Fillon me nje ndjenje te brendeshme, si nje deshire e brendshme, ose nevoje. "hem, une mund te shkoja per pica". (Te qeshura) Dhe sepse eshte nje deshire e brendshme, ne te vertete ne kemi nje ndjesi kontrolli mbi te. Une mund te vendos nese jam i uritur por e di qe nuk eshte koha me e pershtatshme per te ngrene. Dhe kur behemi se bashku me dike per pica, ne nuk konkurrojme me te, ne jemi duke kerkuar per nje eksperience qe te dy ne do te ndajme qe na kenaq qe te dy, dhe kur mblidhesh me dike per pica , cfare eshte gjeja e pare qe beni? Ju flisni rreth saj. Ju flisni rreth asaj cfare ju doni. Ju flisni rreth asaj cka ju pelqeni. Ju madje edhe mund te negocioni. "Si mendon per specat djegesi"? (Te qeshura) "Jo shume, jam pothuajse nje tip i kerpurdhave vete." "Epo, mund ta bejme nje gjysem per gjysem." Dhe nese ke ngrene pica me dike per nje kohe shume te gjate, a nuk thoni serish, "A do porosisim te zakonshmen?" (Te qeshura) "Apo te marrim dicka pak me te guximshme?" Mire, pra kur jeni duke luajtur bejzboll, le te flasim per kohen gjate aktivitetit seksual, tek luan bejzboll, ti thjesht duhet ti cekesh bazat njera pas tjetres me nje rregull te caktuar. Nuk mund ta godasesh topin dhe te vraposh nga e djathta. Nuk funksionon keshtu. Sikunder nuk mund as te shkosh ne bazen e dyte dhe te thuash, "Me pelqeka ketu. Do qendroj ketu." Jo. Dhe gjithashtu, natyrisht, ne bejzboll ka paisje specifike dhe kerkon nje set te caktuar aftesish. Jo gjithkush mund te luaje bejzboll. Eshte mjaft ekskluzive. Mire, po me picen? Teksa perpiqemi te kuptojme se c'ka te mire pica, A nuk i referohemi gjithnje kenaqesise sone? Ka qindra lloje te ndryshme pice. Ka qindra lloje salcash. Dhe ka qindra menyra per te ngrene picen. Asnje prej tyre nuk eshte gabim. Ato jane thjesht ndryshe. Ne kete rast, te qenurit ndryshe ehste mire, sepse kjo rrit shancet per te patur nje pervoje permbushese. Dhe se fudmi, cila eshte pritshmeria e bejzbollit? Ne bejzboll, luhet per te fituar. Shenon sa me shume pike qe te mundesh. Ka gjithnje nje fitimtar ne bejzboll, cka nenkupton se ka gjithnje nje humbes ne bejzboll. Po ne lidhje me picen? Kur flasim per pica, ne nuk jemi-- nuk ka te fituar. Si fitohet ne pica? Nuk fitohet. Por ama kerkojme, "A jeni te kenaqur?" Dhe ndonjehere kjo kenaqesi ndryshon nga koha ne kohe ose nga njeriu ne njeri ose ne dite te ndryshme. Eshte zgjedhja jone per tu ndjere te kenaqur. Nese kemi ende uri, mund te hame nje tjeter cope. Ama, ne rastin kur hame me teper sec duhet, te perzihet. (Te qeshura) Pra, po sikur ta marrim kete modelin e pices dhe ta vendosim mbi edukimin seksual? Nje pjese e mire e edukimit seksual qe behet sot eshte shume i influencuar nga modeli i bejzbollit, dhe jep nje edukim qe nuk ndihmon por prodhon seksualitet jo te shendetshem tek te rinjte. Dhe keta te rinj nje dite behen te moshuar. Por, nese mund te krijojme nje edukim seksual qe eshte me i ngjashem me picen, ne mund te krijojme nje edukim qe i fton njerezit te mendojne per deshirat e tyre, te marrin vendime per ato c'ka duan, te flasin rreth tyre me partneret e tyre, dhe si perfundim te kerkojne jo ndonje perfundim te jashtem por per ate c'ka ndjen kenaqesi, dhe ne e marrim ate vendim. Mund te keni vene re ne krahesimin e bejsbolit dhe pices, ne bejsboll, e gjitha eshte komande. Jane pike pyetje. Por, nen modelin e picave, ato jane pyetje. Po kush i pergjigjet ketyre pyetjeve? Ti. Une. Pra, mbani mend, tek mendoni per edukim seksual dhe aktivitet seksual, bejsboll, jeni jashte. Pica eshte menyra e te menduarit, per aktivitet seksual te kanaqshem dhe te shendetshem, dhe edukimin seksual te mire dhe te kuptueshem. Faleminderit shume per kohen tuaj. (Duartrokitje)