Dua që për një moment
të mendoni se jeni duke luajtur një lojë Monopoli,
por në këtë lojë, kombinimi
i aftësive, talentit dhe fatit
që ju bën të suksesshëm në lojra, ashtu si në jetë,
nuk merret në konsideratë,
sepse loja është e manipuluar,
dhe ti je në avantazh.
Ti ke më shumë të holla,
më shumë mundësi për lëvizje në lojë,
dhe më shumë qasje tek burime të ndryshme.
Kur ta mendoni këtë përvojë,
unë dua që ju të pyesni veten
se si përvoja e të qënit
një lojtar i privilegjuar në një lojë të manipuluar
ndryshon mënyren se si ti mendon per veten
dhe se si e trajton lojtarin tjetër?
Ne bëmë një studim në kampusin e Universitetit të Berkli
i cili eksploronte mu këtë pyetje.
Ne sollëm më shumë se 100 çifte
të huajsh në laborator
dhe me hedhjen e një monedhe
vendosëm që një lojtar
do ishte më i pasur në lojen e manipuluar.
Lojtari "i pasur" mori dyfishin e parave.
Kur ata kaluan pjesën "Shko"
ata mblodhen dyfishin e rrogës
dhe kishin të drejtë të hidhnin
të dy zaret, në vend të njërit
kështu që ata lëviznin rreth tabelës shumë më shumë.
(Të qeshura)
Për 15 minuta,
ne shikuam se ç'po ndodhte
përmes kamerave të fshehta.
Sot, për herë të parë,
dua t'ju tregoj pak nga ajo që pamë.
Kërkoj ndjesë për cilësinë e zërit,
sepse këto ishin kamera të fshehura.
Kështu që keni edhe titrat.
Lojtari i pasur: Sa 500-she kishe ti?
Lojtari i varfër: Vetëm një.
Lojtari i pasur: Vërtet?
Lojtari i varfër: Po.
Lojtari i pasur: Unë kam tri. (të qeshura)
Nuk e di përse më dhanë kaq shumë.
Pra ishte e dukshme për lojëtarët që
diçka nuk ishte në rregull.
Është e qartë që një person ka më shumë para
se personi tjetër, dhe prapë se prapë,
me kalimin e lojës,
ne pamë ndryshime të dukshme
dhe të tepruara që filluan të shfaqen
në mes të dy lojtarëve.
Lojtari i pasur
filloj të bënte më shumë zhurmë
ndërsa lëvizte rreth tabelës së lojës,
e godiste tabelën me ikonën e tij
kur po sillej rreth.
Ne pamë më shumë shenja të dominancës,
shenja joverbale,
tregim të fuqisë
dhe festim tek lojtarët e pasur.
Ne e pozicionuam një tas me gjevrek krokante anash.
Gjendet në këndin e djathtë, aty poshtë.
Kjo na lejoi të shohim
sjelljen konsumuese të pjesëmarrësve.
Ne shënuam se sa gjevrek morën pjesëmarrësit
Lojtari i pasur: A janë këta gjevrek një dredhi?
Lojtari i varfër: Nuk e di.
PP: Pra nuk është befasuese
që ata e dinin se ne po bënim diçka.
Ata pyesnin se cili ishte qëllimi i
tasit me gjevrek.
Njëri prej tyre edhe pyeti, sic e patë,
a është tasi i gjevrekve një dredhi?
Sidoqoftë, pavarësisht nga kjo, fuqia e situatës
duket që dominonte prap se prap,
dhe lojtarët e pasur filluan të hanin më shumë gjevrek.
Lojtari i pasur: I adhuroj gjevrekët.
(Të qeshura)
PP: Me vazhdimin e lojës,
pamë tek shfaqej një prej modeleve
më interesante dhe dramatike dhe kjo
ishte që lojtarët e pasur filluan
të jenë më të pasjellshëm drejt personit tjetër,
dhe çdo herë e më pak sensitivë për gjendjen
e vështire të lojtarëve të varfër.
Ata tregonin më shumë për
suksesin e tyre material,
dhe kishte më shumë gjasa
që të tregonin se sa mirë ishin.
Lojtari i pasur: Kam para për çdo gjë.
Lojtari i varfër: Sa kushton ajo?
Lojtari i pasur: Mi ke borxh 24 dollarë.
Do ti humbasësh shumicën e parave së shpejti.
Unë do ta blej. Kam shumë para.
Kam aq shumë para sa më merr
gjithë kohën ti numëroj.
Lojtari i pasur 2: Do e blej të gjithë tabelen e lojës.
Lojtari i pasur 3: Do mbetesh pa para së shpejti.
Jam i paprekshëm në këtë pikë.
PP: Mendoj që ajo që është shumë
shumë interesante,
është që në fund të 15 minutave,
i pyetëm lojtarët të flisnin
për përvojën e tyre gjatë lojës.
Kur lojtarët e pasur folën për
arsyen e fitorës së pashmangshme të tyre,
në këtë lojë të Manipuluar të Monopoli --
(të qeshura)
ata folën për atë që ata kishin bërë
për ti blerë gjithë ato prona
dhe për të fituar lojën me sukses,
dhe ata ishin shumë pak të vetëdijshëm
për gjithë vecoritë e ndryshme të situatës,
duke përfshirë edhe hedhjen e monedhës
që rastësisht i vendosi ata
në pozitën e privilegjuar.
Ky është një depërtim i pabesueshëm
në atë sesi mendja logjikon avantazhet.
Kjo lojë Monopoli mund të përdoret
si metaforë për të kuptuar shoqërinë
dhe strukturën hierarkale, ku disa njerëz kanë
shumë pasuri dhe status,
dhe shumë të tjerë nuk i kanë këto gjëra.
Ata kanë shumë më pak pasuri dhe status
dhe shumë më pak qasje tek burimet e vlefshme.
Unë dhe kolegët e mi kemi punuar për 7 vitet e fundit
për të studiuar efektet e llojeve të tilla të hierarkive.
Ajo që kemi gjetur në dyzina studimesh
dhe mijra pjesëmarrës anë e mbanë shtetit
është që kur niveli i pasurisë së një personi rritet,
ndjenjat e dhembshurisë dhe empatisë zvogëlohen,
dhe ndjenjat e së drejtës meritore për gjërat që kishin
dhe ideologjia e interesit personal rritej.
Në sondazhe, gjetëm që individët
më të pasur janë ata
që moralizojnë lakminë si një gjë të mirë,
dhe ndjekja e interesit personal
është e favorshme dhe morale.
Sot dua t'ju flas për disa prej nënkuptimeve
të kësaj ideologjie të interesit personal.
Dua të flas se përse duhet
të preokupohemi me këto nënkuptime,
dhe të mbaroj me atë që mund të bëhet.
Disa prej studimeve të para që bëmë në këtë fushë
shikonin sjelljen ndihmuese,
një gjë që psikologët socialë e quajnë
sjellje prosociale.
Ishim të interesuar të dinim se kush ka më shumë gjasa
ti ofrojë ndihmë një personi tjeter,
dikush që është i pasur apo dikush që është i varfër.
Në një prej studimeve, sollëm pjesëtarë të
pasur dhe të varfër të komunitetit në laborator
dhe u dhamë secilit një shumë baraz me 10 dollarë.
U thamë pjesëmarrësve që ata mund
ti mbanin 10 dollarë për vete,
apo mund të ndanin një pjesë të saj
nëse donin, me një te huaj
i cili ishte absolutisht anonim.
Ata kurrë s'do e takonin këtë të huaj
dhe i huaji s'do i takonte ata.
Morëm shënime se sa po dhuronin njerëzit.
Individët që fitojnë 25,000 dhe ndonjëherë
me pak se 15,000 në vit,
i dhuruan të huajit
44 përqind më shumë para
se sa individët që fitojnë 150,000
apo 200,000 dollar në vit.
Ne kemi vënë njerëz të luajnë lojra
për të parë kush ka më shumë gjasa të bëjë hile
për të rritur shanset e tyre për fitore.
Në një prej lojrave, ne e manipuluam një kompjuter
kështu që zaret nuk mund të hidheshin
mbi pikë të caktuara.
Ju nuk mund ti hidhnit më shumë
se 12 pikë në këtë lojë
dhe prapë, sa më i pasur që ishit
aq më shumë shanse kishte që do bënit hile
për të fituar kredi drejt një çmimi $50,
dhe nganjëhere tri apo katër herë më shumë.
Ne bëmë një studim tjetër ku shikuam nëse
njerëzit do merrnin sheqerka
nga një tas sheqerkash
që e kishim identifikuar qartë
si të rezervuar për fëmijë --
(të qeshura)
nuk po bëj shaka.
E di që duket sikur po bëj shaka.
Ne ju thamë qartë pjesëmarrësve që
ky tas sheqerkash ishte për fëmijë që po merrnin
pjesë në një studim të zhvillimit në një laborator afër.
Ata po marrin pjesë në studime. Kjo është për ata.
Monitoruam se sa sheqerka morën pjesëmarrësit.
Pjesëmarrësit që ndiheshin të pasur
morën dy herë më shumë sheqerka
se sa pjesëmarrësit që ndiheshin të varfër.
Kemi studiuar edhe makinat,
dhe jo çfarëdo makina,
por nëse vozitësit e makinave të ndryshme
janë më shumë apo më pak
të inkurajuar të shkelin ligjin.
Në një prej këtyre studimeve, ne shikuam
nëse vozitësit do ndaleshin për këmbësorin
që ne e pozicionuam tek vijat e bardha.
Në Kaliforni, siç e dini të gjithë,
sepse jam i sigurtë që të gjithë e bëjmë këtë,
është ligj që të ndalemi për këmbësorët
që po presin të kalojnë.
Ja një shembul se si e bëmë.
Personi në të majtë është pjesëmarrës i studimit
që pozon si këmbësor.
Ai afrohet përderisa kamionçina e kuqe ndalet.
Në mode tipike të Kalifornise, tejkalohet
nga autobusi që gati e shkel këmbësorin tonë.
(të qeshura)
Ja një shembul i një makine më të shtenjtë,
një Prius, që po kalon
dhe nje BMW që po bën të njejtën.
Bëmë këtë për qindra makina
gjatë disa ditëve,
dhe shënuam se kush ndalet e kush jo.
Gjetëm që kur çmimi i makinës
rritej,
tendenca e vozitësit për të shkelur ligjin
rritej po ashtu.
Asnjëri prej makinave
në kategorinë e makinave më të lira
nuk e shkeli ligjin.
Afër 50% të makinave
më të shtrenjta
e shkelën ligjin.
Kemi bërë studime tjera që tregojnë se
individët më të pasur gënjejnë
më shumë në negociata,
aprovojnë sjellje të pamoralshme në punë
si vjedhje të hollash nga arka,
marrje ryshfeti dhe gënjim të konsumatorëve.
Nuk po sugjeroj që
vetëm njerëzit e pasur
tregojnë këtë model të sjelljes.
Jo. Unë mendoj që secili prej nesh
në jetën tonë të përditëshme
kemi vështirësi me këto motivime garuese
se kur apo nëse duhet të përkrahim interesat tona
dhe jo ato të tjerëve.
Kjo është e kuptueshme sepse
ëndrra Amerikane është një ide
në të cilën të gjithë ne kemi shanse të barabartë
për të qenë të suksesshëm dhe për të prosperuar,
përderisa punojmë shumë,
dhe një pjesë e kësaj ndonjëherë do të thotë që.
duhet të vendosni interesin tuaj
mbi interesat dhe mirëqenjen e njerëzve rreth teje.
Mirëpo ajo që po kuptojmë
është që sa më i pasur të jesh, aq më shume ke gjasa
të ndjekësh vizionin e suksesit personal
të arritjeve, edhe nëse kjo rrugë
rezulton në shkatërrimin e njerëzve rreth teje.
Këtu po ju tregoj të ardhurat mesatarë për shtëpi
që fitohen nga çdo e pesta dhe e
pesë përqindëshit më të lartë e shoqërisë
gjatë 20 viteve të fundit.
Në 1993, ndryshimi mes kuintileve
të popullatës, duke marrë parasysh të ardhurat,
ishte skandaloze.
Nuk është e vështirë të thuhet që ka ndryshime.
Por gjatë 20 viteve të fundit, ky ndryshim i dukshëm
është bërë një lloj grand kanioni
mes atyre në kulm dhe të tjerëve.
Në të vërtetë, 20% më i pasur i popullatës
posedojnë afër 90% to pasurisë totale në këtë shtet.
Ne jemi në nivele të papara të
pabarazisë ekonomike.
Kjo do thotë që pasuria jo vetëm që po koncentrohet
në duart e një grupi të vogel individualësh,
por ëndrra Amerikane po bëhet
shumë e paarritshme
për shumicën prej nesh.
Dhe nëse është ashtu siç po gjejmë
që sa më i pasur të jesh,
më shumë të drejtë për atë pasuri ndjen,
dhe ke më shume gjasa të prioritarizosh interesat e tua
mbi interesat e të tjerëve
dhe jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për interes personal,
atëherë nuk ka arsye të mendoni
që ky model do ndryshojë.
Në të vërtetë, ka çdo arsye të mendojmë
që ata vec do të bëhen më keq
dhe ja se si do dukej nëse gjërat qëndrojnë si janë
në një shkallë lineare, gjatë 20 viteve të ardhëshme.
Pabarazia, pabarazia ekonomike,
është diçka për të cilën të gjithë duhet të brengosemi,
dhe jo vetëm për shkak të atyre në fund
të hierarkisë sociale,
por sepse individët dhe grupet
me pabarazi ekonomike janë si mos më keq,
jo vetëm ata ne fund, por të gjithë.
Ka shumë hulumtime bindëse që vijnë
nga laboratorë të rëndësishëm nga e gjithë bota
që tregojnë gjërat
që e humbin rëndësinë
kur pabarazia ekonomike rritet.
Mobiliteti shoqëror, gjëra për të cilat interesohemi,
shëndeti fizik, besimi shoqëror,
të gjitha ulen kur pabarazija rritet.
Ndërsa gjërat negative
në kolektivet shoqërore dhe shoqëri
gjërat si obeziteti, dhuna,
burgimi, dhe dënimet
rriten me rritjen e pabarazisë ekonomike.
Siç thashë, këto janë rezultate që nuk përjetohen
nga disa, por që
prekin të gjitha shtresat e shoqërisë.
Edhe njerëzit në kulm i përjetojnë këto rezultate.
Pra, çfarë mund të bëjmë?
Kjo ujëvarë e vetëvazhdueshme,
e dëmshme, dhe me efekte negative
mund të duket si diçka që ka dalë jashtë kontrollit,
dhe nuk mund të bëjmë gjë rreth saj,
sigurisht s'mund të bëjmë asgjë si individë.
Por në hulumtimet e laboratorit tonë
ne po gjejmë që
ndërhyrje të vogla psikologjike,
ndërrime të vogla të vlerave të njerëzve,
shtyrje të vogla në një drejtim të caktuar,
mund të rikthejnë nivelet e barazisë dhe dhemshurisë.
Për shembull, kur ju kujtojmë njerëzve
për dobitë e bashkëpunimit,
dhe avantazhet e komunitetit,
i bëjmë të pasurit të jenë aq egalitarë
sa të varfërit.
Në një studim, i vumë njerëzit
të shohin një video të shkurtër,
vetëm 46 sekonda të gjatë, për varfërinë fëmijërore
po ishte një rikujtim i nevojave
që të tjerët rreth tyre kishin,
dhe pasi e shihnin këtë
ne pamë sesa të gatshëm ishin njerëzit
të ofrojnë kohën e tyre për një të huaj
që u prezantohej në laborator dhe ishte i shqetësuar.
Pasi shikonin videon, një orë më vonë,
njerëzit e pasur ishin aq bujar
me kohën e tyre për të ndihmuar personin tjetër
sa ishin të varfërit.
Kjo sugjeron që këto dallime nuk janë
të lindura apo kategorike,
por ndryshojnë me një ndërrim
të vogël të vlerave të njerëzve,
dhe me shtyrje të vogla të keqardhjes
dhe dhembshurisë.
Përtej mureve të laboratorit tonë,
ne po fillojmë të shohim
shenja të ndërrimit në shoqëri.
Bill Gates, një prej individëve
më të pasur të shtetit tonë,
në fjalimin e tij në diplomim të Harvardit,
foli për problemin e pabarazisë
me të cilin ballafaqohet
shoqëria si sfida më e madhe
dhe foli për atë që duhet bërë për ta ndalur,
duke thënë "Arritjet me të mëdha të njerëzimit
nuk janë zbulimet e tij,
por ajo se si i aplikojmë
këto zbulime për të reduktuar pabarazinë."
Pastaj është Premtimi Dhurues
në të cilin më shume sa 100 prej
individëve më të pasur
të shtetit tonë
po premtojnë të dhurojnë
gjysmën e pasurisë për bamirësi.
Kemi edhe shfaqjen e
dyzinave të lëvizjeve
sikur Ne jemi Një Përqindëshi,
dhe Gjenerata e Burimeve,
apo Pasuri për të Mirën e Përbashkët,
në të cilën anëtarët më të privilegjuar
të popullatës
anëtarë të 1% dhe vendeve tjera
njerëz që janë të pasur,
po përdorin burimet e tyre ekonomike,
të rritur dhe të rinj, kjo më çudit më së shumti,
po i japin privilegjet e tyre,
burimet e tyre ekonomike,
për të luftuar pabarazinë
duke përkrahur politika shoqërore,
ndryshime në vlera sociale,
dhe ndryshime në sjelljen e njerëzve,
të cilët punojnë kundër interesit të tyre ekonomik
por të cilët mund të rikthejnë ëndrrën Amerikane.
Faleminderit.
(Duartrokitje)