0:00:01.039,0:00:02.797 Do ketë në këto momente 0:00:02.797,0:00:05.539 ndonjë mësues aspirant 0:00:05.539,0:00:09.190 që po punon mbi ndonjë artikull 60 faqesh, 0:00:09.190,0:00:12.700 të bazuar në ndonjë teori të vjetër arsimimi, 0:00:12.700,0:00:16.893 hartuar nga ndonjë profesor që s’jeton më, 0:00:16.893,0:00:19.611 duke vrarë mendjen se ç’lidhje ka puna 0:00:19.611,0:00:21.251 me të cilën po merret 0:00:21.251,0:00:23.779 me atë çka dëshiron të arrijë në jetë, 0:00:23.779,0:00:26.005 që është të bëhet mësues, 0:00:26.005,0:00:30.119 të ndryshojë jetët, dhe t’i japë[br]shkëndija të magjishmes. 0:00:30.119,0:00:35.003 Do ketë në këtë moment [br]ndonjë mësues aspirant, 0:00:35.003,0:00:36.959 në ndonjë institucion arsimor, 0:00:36.959,0:00:39.967 duke soditur një profesor që vetëm dërdëllit 0:00:39.967,0:00:42.091 në mënyrën më pak tërheqëse të mundshme 0:00:42.091,0:00:47.265 rreth tërheqjes së nxënësve. 0:00:47.265,0:00:48.915 Do ketë në këtë moment 0:00:48.915,0:00:51.114 ndonjë mësues në vitin e parë të punës 0:00:51.114,0:00:53.666 zhytur mes planeve mësimore 0:00:53.666,0:00:55.996 duke u orvatur t’u japë kuptim standardeve, 0:00:55.996,0:00:59.186 që po përpiqet t’i japë kuptim[br]vlerësimit si duhet të nxënësve, 0:00:59.186,0:01:00.825 ndërkohë që i përsërit vetvetes 0:01:00.825,0:01:03.039 pa pushim, 0:01:03.039,0:01:04.997 "Mos buzëqesh deri në Nëntor", 0:01:04.997,0:01:07.080 sepse kështu e kishin mësuar 0:01:07.080,0:01:10.102 gjatë programit të tij arsimor. 0:01:10.102,0:01:12.958 Do ketë ndonjë nxënës në këtë moment 0:01:12.958,0:01:14.642 që po sajon një mënyrë 0:01:14.642,0:01:17.130 për të bindur nënën apo babanë 0:01:17.130,0:01:18.638 se është shumë, shumë sëmurë 0:01:18.638,0:01:22.511 dhe se nuk shkon dot në shkollë nesër. 0:01:22.511,0:01:24.260 Nga ana tjetër, mu tani 0:01:24.260,0:01:26.009 ekzistojnë edukatorë të mrekullueshëm 0:01:26.009,0:01:27.758 që ndajnë informacion me të tjerët, 0:01:27.758,0:01:29.532 informacion që ndahet kaq hijshëm me të tjerët 0:01:29.532,0:01:32.179 saqë nxënësit, ulur në banka, 0:01:34.570,0:01:36.682 presin të mahnitur të bjerë 0:01:36.682,0:01:39.267 qoftë edhe një pikë djersë[br]nga fytyra e këtij personi 0:01:39.267,0:01:42.312 që kështu të mund të thithin[br]gjithë atë dituri. 0:01:42.312,0:01:46.030 Do ketë diku një person 0:01:46.030,0:01:49.391 që ka mbërthyer vëmendjen e publikut, 0:01:49.391,0:01:52.283 një person që po thur [br]një narrativë të fuqishme 0:01:52.283,0:01:53.959 rreth një bote 0:01:53.959,0:01:55.514 të cilën, njerëzit që dëgjojnë, 0:01:55.514,0:01:57.880 s’e kanë përfytyruar [br]apo parë kurrë më parë, 0:01:57.880,0:02:00.398 por nëse mbyllin sytë fort, 0:02:00.398,0:02:02.037 munden ta përfytyrojnë atë botë, 0:02:02.037,0:02:06.032 sepse tregimi është aq bindës. 0:02:06.032,0:02:09.170 Do ketë ndonjë person i cili mund[br]t’i thotë publikut 0:02:09.170,0:02:11.074 të ngrejë duart lart 0:02:11.074,0:02:12.724 dhe ata të qëndrojnë ashtu,[br]derisa ai t’u thotë, 0:02:12.724,0:02:14.468 "Ulini duart." 0:02:14.468,0:02:16.136 Mu tani. 0:02:16.136,0:02:17.540 Njerëzit më pas do të thonë, 0:02:17.540,0:02:20.403 "Kris, ju përshkruani personin 0:02:20.403,0:02:22.427 që po bën ca kurse të shpifura kualifikimi, 0:02:22.427,0:02:24.960 por njëkohësisht përshkruani [br]edhe edukatorë të fuqishëm. 0:02:24.960,0:02:26.494 Nëse e keni fjalën për botën e arsimit, 0:02:26.494,0:02:28.092 ose atë të arsimit urban në veçanti, 0:02:28.092,0:02:30.138 këta njerëz do të asnjanësojnë njëri-tjetrin, 0:02:30.138,0:02:32.384 dhe ja ku u lamë." 0:02:32.384,0:02:34.886 E vërteta është se, njerëzit[br]që përshkrova 0:02:34.886,0:02:36.602 si mjeshtër të mësimdhënies, 0:02:36.602,0:02:38.939 si mjeshtër të thurjes së narrativës, 0:02:38.939,0:02:40.890 si mjeshtër të rrëfimit 0:02:40.890,0:02:44.488 ka kohë që janë larguar nga klasat. 0:02:44.488,0:02:46.870 Njerëzit që i kanë aftësitë e mësimdhënies 0:02:46.870,0:02:48.192 dhe të tërheqjes së dëgjuesit 0:02:48.192,0:02:51.112 as që e kanë idenë se ç’do të thotë[br]certifikim i mësuesit. 0:02:51.112,0:02:53.174 Bën vaki që as të jenë të diplomuar 0:02:53.174,0:02:56.435 fare, për të pretenduar 0:02:56.435,0:02:58.739 se kanë një farë arsimi. 0:02:58.739,0:03:00.471 Dhe kjo për mua është hidhëruese. 0:03:00.471,0:03:03.470 Është hidhëruese sepse njerëzve [br]të cilët përshkrova, 0:03:03.470,0:03:06.237 nuk u intereson fare procesi i të nxënit, 0:03:06.237,0:03:08.095 duan të jenë mësues të efektshëm, 0:03:08.095,0:03:09.447 por nuk kanë nga marrin shembull. 0:03:09.447,0:03:11.192 Po parafrazoj Mark Twain-in. 0:03:11.192,0:03:13.722 Mark Twain-i thotë se përgatitja e duhur, 0:03:13.722,0:03:15.122 ose mësimdhënia, 0:03:15.122,0:03:18.738 është kaq e fuqishme, sa ta shndërrojë[br]moralin e lig në të mirë, 0:03:18.738,0:03:21.410 praktikat e shpifura në fuqi-dhënëse, 0:03:21.410,0:03:23.994 mund të ndryshojë [br]njerëzit dhe t’i shndërrojë 0:03:23.994,0:03:26.595 në engjëj. 0:03:26.595,0:03:28.898 Njerëzit të cilët përshkrova më herët 0:03:28.898,0:03:30.888 përgatitjen e duhur për[br]mësimdhënie nuk e morën, 0:03:30.888,0:03:32.972 në ndonjë kolegj apo universitet, 0:03:32.972,0:03:36.967 por thjesht duke qenë në të njëjtat[br]hapësira me ata që i frymëzojnë. 0:03:36.967,0:03:39.210 Gjejeni ku janë këto vende! 0:03:39.210,0:03:41.276 Në dyqan berberi, 0:03:41.276,0:03:44.464 në koncerte repi dhe, më e rëndësishmja, 0:03:44.464,0:03:46.112 në kishat e zezakëve. 0:03:46.112,0:03:49.031 Unë jam marrë me ftillimin e kësaj ideje[br]të quajtur Pedagogji Rrëshajësh. 0:03:49.031,0:03:51.341 Kush nga ju ka qenë në kishë zezakësh? 0:03:51.341,0:03:53.650 Shoh që u ngritën ca duar. 0:03:53.650,0:03:55.013 Po të shkoni në kishë zezakësh, 0:03:55.013,0:03:56.624 predikuesi i tyre ia fillon, 0:03:56.624,0:03:59.510 por e kupton se duhet [br]t’i angazhojë dëgjuesit, 0:03:59.510,0:04:01.356 kështu që fillon me një si punë loje fjalësh 0:04:01.356,0:04:03.040 shumë herë, në fillim, 0:04:03.040,0:04:04.858 mandej bën një ndalesë, 0:04:04.858,0:04:07.039 dhe mendon, “O Zot, s’e kanë mendjen këtu.” 0:04:07.039,0:04:08.640 Ndaj thotë, “A mund të bëni amin?” 0:04:08.640,0:04:09.626 Publiku: Amin. 0:04:09.626,0:04:11.925 Chris Emdin: A s’më bëni një amin?[br]Publiku: Amin. 0:04:11.925,0:04:15.257 CE: Dhe, krejt papritur, gjithkush rizgjohet. 0:04:15.257,0:04:17.317 Predikuesi ngre zërin [br]për të tërhequr vëmendjen. 0:04:17.317,0:04:19.978 Pastaj e ul zërin, sa mezi dëgjohet, 0:04:19.978,0:04:21.851 kur do që njerëzit të përqendrohen në të, 0:04:21.851,0:04:24.108 dhe këto gjëra janë aftësitë që na duhen 0:04:24.108,0:04:26.183 për mësuesit më angazhues. 0:04:26.183,0:04:27.621 Pra, pse edukimi i mësuesve 0:04:27.621,0:04:29.694 jep teori dhe vetëm teori, 0:04:29.694,0:04:31.930 flet për standardet dhe ju tregon gjithë 0:04:31.930,0:04:33.874 këto gjëra që s’kanë të bëjnë fare 0:04:33.874,0:04:37.190 me aftësitë bazë, atë magjinë që lypset 0:04:37.190,0:04:40.159 për të tërhequr publikun, [br]për të tërhequr një student? 0:04:40.159,0:04:43.177 Ndaj, them se duhet ta riformulojmë[br]arsimimin e mësuesve, 0:04:43.177,0:04:45.962 që të mund të fokusohemi në përmbajtje, po, 0:04:45.962,0:04:48.268 të fokusohemi në teori, po, edhe për këtë, 0:04:48.268,0:04:49.839 por përmbajtja dhe teoria, 0:04:49.839,0:04:52.443 në mungesë të së magjishmes 0:04:52.443,0:04:55.354 në mësimdhënie dhe në të nxënë, nuk vlejnë. 0:04:55.354,0:04:58.109 Njerëzit shpesh thonë se,[br]"E magjishmja është thjesht e magjishme." 0:04:58.109,0:04:59.490 Ka mësues të cilët, 0:04:59.490,0:05:01.954 pavarësisht të gjitha sfidave, [br]i kanë këto aftësi, 0:05:01.954,0:05:04.675 hyjnë në këto shkolla dhe janë [br]në gjendje të tërheqin dëgjuesit, 0:05:04.675,0:05:05.969 dhe drejtuesi afrohet dhe thotë, 0:05:05.969,0:05:08.897 "Sa i zoti që është! Sikur të ishin [br]të gjithë mësuesit e mi kaq të zotë." 0:05:08.897,0:05:10.940 Dhe kur provojnë të ta përshkruajnë[br]ku qëndron puna, 0:05:10.940,0:05:13.170 të thonë, "Ka diçka të magjishme..." 0:05:13.170,0:05:14.432 Jam këtu për t’ju thënë se 0:05:14.432,0:05:16.890 kjo e magjishme mund t’u mësohet. 0:05:16.890,0:05:19.237 E magjishmja mund t’u mësohet. 0:05:19.237,0:05:22.049 E magjishmja mund t’u mësohet. 0:05:22.049,0:05:23.580 Si mund t’u mësohet? 0:05:23.580,0:05:25.251 Ua mësoni duke i lejuar njerëzit 0:05:25.251,0:05:26.656 të frekuentojnë ato vende 0:05:26.656,0:05:28.258 ku e magjishmja është e prekshme. 0:05:28.258,0:05:30.990 Nëse doni të jeni mësues aspirant[br]për arsimin urban, 0:05:30.990,0:05:33.272 lypset t’i braktisni kufizimet [br]e universitetit 0:05:33.272,0:05:35.030 dhe të shkoni në lagje. 0:05:35.030,0:05:37.140 Duhet të shkoni e të bëni[br]sehir tek berberi, 0:05:37.140,0:05:38.522 të shkoni në kishën e zezakëve, 0:05:38.522,0:05:39.977 duhet të shihni këta njerëz 0:05:39.977,0:05:41.780 që kanë aftësinë të tërheqin 0:05:41.780,0:05:43.560 dhe të mbani shënim ato çka bëjnë. 0:05:43.560,0:05:46.560 Në orët e përgatitjes së mësuesve,[br]në universitetin tim, 0:05:46.560,0:05:48.954 kam filluar një projekt ku çdo nxënës 0:05:48.954,0:05:53.546 që merr pjesë, ulet dhe shikon koncerte repi. 0:05:53.546,0:05:55.769 Shikojnë mënyrën se si lëvizin reperët, 0:05:55.769,0:05:57.302 si flasin me duar. 0:05:57.302,0:06:00.282 Studiojnë mënyrën se si ecin[br]me krenari nëpër skenë 0:06:00.282,0:06:02.488 Dëgjojnë metaforat dhe analogjitë e tyre 0:06:02.488,0:06:04.100 dhe fillojnë t’i mësojnë këto gjëra të vogla 0:06:04.100,0:06:05.900 që, nëse praktikohen mjaftueshëm, 0:06:05.900,0:06:07.589 bëhen çelësi i të magjishmes. 0:06:07.589,0:06:09.850 Mësojnë se, nëse i ngulni sytë 0:06:09.850,0:06:12.353 një nxënësi dhe ngrini pak vetullën, 0:06:12.353,0:06:13.820 s’ka nevojë më për fjalë 0:06:13.820,0:06:17.393 sepse e dinë që kjo do të thotë [br]se doni më shumë prej tyre. 0:06:17.393,0:06:19.848 Nëse mund ta transformojmë [br]arsimimin e mësuesve, 0:06:19.848,0:06:22.110 për ta fokusuar në të mësuarit e mësuesve 0:06:22.110,0:06:24.063 se si të krijojnë atë të magjishme 0:06:24.063,0:06:27.860 atëherë, fap! mund t’i ringjallim[br]klasat e vdekura, 0:06:27.860,0:06:29.574 mund t’i japim shkëndijën përfytyrimit, 0:06:29.574,0:06:31.290 dhe të ndryshojmë arsimin. 0:06:31.290,0:06:34.384 Faleminderit. 0:06:34.384,0:06:37.223 (Duartrokitje)