WordPress 4.5 [Jazzer] pagëzuar me legjendën e jazz-it [Jazzer], e bën më të hajthme rrjedhën e punës qoftë kur shkruani lëndë, qoftë kur krijoni sajtin tuaj. Me paraparjet reaguese që nga përshtatësi, s’ju duhet më celulari që të kontrolloni si duket sajti në të. Thjesht përdorni këmbyesit e skemës që ta parashihni sajtin tuaj nën madhësi të ndryshme ekrani. Jeni që jeni, ndaluni edhe te rregullimet mbi identitetin dhe, nëse mbulohet nga tema juaj, shtojini sajtit tuaj një logo. Kemi bërë te përpunuesi ndryshime të imta që përmirësojnë aktin e shkrimit. Tani, kur klikoni për futje lidhjeje mu atje shfaqet një kutizë, që ju lejon të futni një URL, nga sajti juaj apo nga gjetiu në web, Ky version sheh edhe ardhjen e më tepër shkurtoresh formatimi që të merreni me shkrimin dhe të përmirësohet puna juaj. Përfshijeni tekstin tuaj në ` ` që të kthehet në kod, ose shtoni tre viza ndarëse që të futni një vijë horizontale. Ky është vetëm një vështrim mbi WordPress 4.5, një version i fokusuar te bërja më të lehtë për ju të shkruani dhe botoni. WordPress 4.5 [Jazzer], për një punim më të hajthëm.