[muzikë ritmike] Është koha për të gërmuar në disa veçori argëtuese të Sprite Lab. Gjëja e parë që duhet bërë është të konfigurosh një Sprite. Për të shtuar një Sprite, mund të përdorni bllokun "bëj një sprite të ri". Ky bllok ju lejon të jepni Sprite-it tuaj një kostum dhe një lokacion. Nëse dëshironi të ndryshoni vendndodhjen e Sprite, mund të klikoni pinin në bllokun "lokacioni", dhe pastaj klikoni ku dëshironi të shkojë. Ju mund të ndryshoni madhësinë e Sprites tuaj gjithashtu. Për ta bërë një Sprite më të vogël, mund të përdorni bllokun "përcakto madhësinë" dhe më pas shkruani një numër që është më pak se 100. Nëse keni dy ose më shumë Sprites me të njëjtin kostum, kjo do t'i ndryshojë të gjitha menjëherë. Tani, le të lëvizim sprite-in duke përdorur një sjellje. Mund të filloni duke dhënë Sprite-it sjelljen "rrotullim në të djathtë". Sapo fillon një sjellje, do të ekzekutohet pa pushim përgjithmonë, ose derisa t'i thuash të ndalojë. Dhe kjo është gjithçka çfarë ka për të. Tani është radha juaj. [muzika ritmike zhduket]