Një kodim i fuqishëm është ai i cili maskon gjurmët tuaja. Që të lini gjurmë sa më të lehta duhet që të barazoni frekuencën e shpërndarjes së shkronjave. Rreth shekullit të 15, patëm avancuar kodimin polialfabetik që të arrijmë këtë. Imagjinoni sikur Alice dhe Bob ndajnë një të fshehtë duke përdorur një fjalë si zhvendosje. Së pari, Alice shndërron fjalën e zgjedhur në numra sipas pozicionit të shkronjave të saj në alfabet. Më pas, ky varg i numrave përsëritet përgjatë mesazhit. Pastaj secila shkronjë e mesazhit është e koduar duke u zhvendosur sipas numrit përfundi saj. Do të thotë, ajo është duke përdorur zhvendosje të shumfishta në vend të vetëm një zhvendosjeje sikurse që kishte bërë Cezari më parë. Pastaj, mesazhi i koduar i dërgohet haptasi Bobit. Bobi dekodon mesazhin duke zbritur zhvendosjet sipas fjalës sekrete kopjen e së cilës edhe ai e ka. Tani, imagjinoni një kodthyes, Eva ndërpret një varg të mesazheve dhe llogarit frekuencën e shkronjave, ajo do të gjejë një shpërndarje më të barabartë apo një gjurmë më të lehtë, pra, si do të mund të thej atë? Mbani mend, kodthyesit kërkojnë tek carjet në informacion, njëjtë sikurse gjetjen e një pjese të gjurmës. Cdo herë që paraqitet ndonjë ndryshim në frekuencën e shkronjave, paraqitet një carje në informacion. Ndryshimi është krijuar nga përsëritja e mesazhit të koduar. Në këtë rast, kodi i Alice përmban një fjalë kod të përsëritur. Që të thyehet kodi, Eva së pari duhet të përcaktojë gjatësinë e zhvendosjes së fjalës së përdorur, e jo vet fjalën. Asaj do t'i duhej që të kalojë nëpër të dhe kontrolloë frekuencën e shpërndarjes së intervaleve të ndryshme. Kur të kontrollojë frekuencën e shpërndarjes së cdo të pestës shkronjë, gjurma do të zbulohet. Problemi tani është që të thyhen pesë kode të Cezarit në një varg të përsëritur. Veq e veq, kjo është një detyrë e vogël, sikurse kemi parë edhe më herët, fuqia e shtuar e këtij kodimi është koha që duhet që të gjendet gjatësia e zhvendosjes së fjalës së përdorur. Sa më e gjatë fjala zhvendosëse, aq më i fuqishëm është kodimi. (A.G.)