Si mund te flas ne 10 minuta
mbi relatat e grave nder tre gjenerata,
dhe fuqine mahnitese te ketyre lidhjeve
qe ka mbajtur gjalle
nje vajze kater vjeçare
bashke me motren,
mamane e gjyshen e saj
per pese dite e net
ne nje varke te vogel ne detin Kinez
mbi 30 vite me pare,
lidhje qe rezistuan fuqishem ne jeten e vajzes se vogel
dhe nuk e lane kurre --
kjo vajze tani jeton ne San Francisco
dhe sot po flet para jush?
Kjo histori nuk ka perfunduar.
Eshte nje mozaik, pjeset e te cilit akoma po kerkojne perputhen me njera tjetren.
Me lejoni t'ju tregoj per disa nga copezat e mozaikut.
Imagjinoni Pjesen e Pare:
nje burre qe i ve zjarrin punes se nje jete te tere.
Ai eshte poet, dramaturg,
nje njeri, jeta e te cilit
ishte gjithe kohes e bilancuar mbi nje shprese te vetme.
Bashkimi dhe liria e vendit te tij.
Imagjinojeni ndersa komunistet hyne ne Saigon,
duke u perballuar me faktin
se jeta e tij kishte qene nje shpenzim i kote.
Fjale pa peshe, perderisa tani miqte talleshin me te.
Ai u strehua tek vetmia.
Ai vdiq i thyer nga historia.
Ai ishte gjyshi im.
Une nuk kam arritur ta njon ate.
Por jetet tona jane shume me teper se kujtimet tona.
Gjyshja ime asnjehere nuk me beri te harroja jeten e tij.
Detyra ime ishte te mos lejoja qe jeta e tij te shkonte dem.
dhe mesimi im ishte te arrija te mesoja
se, vertete, historia u perpoq te na shtypte,
por ne rezistuam.
Pjesa tjeter e mozaikut
ka te beje me nje varke, heret ne agim
qe rreshket pa zhurme ne pafundesine e detit.
Mamaja ime, Mai, ishte 18 vjec
kur i vdiq babai --
ajo kishte perfunduar ne nje martese me nderhyrje,
dhe kishte dy vajza te vogla.
Per te, jeta ishte perqendruar vetem ne nje qellim:
te arratisej me familjen e saj
dhe te fillonte nje jete te re ne Australi.
Ishte e paperfytyrueshme per te
qe te mos arrinte te realizonte kete qellim.
Keshtu, pas nje epopeje qe sfidonte çdo lloj trillimi, qe zgjati kater vjet,
nje varke rreshkiti ne det te hapur
e maskuar si nje anije peshkimi.
Te rriturit i njihnin rreziqet e mundshme.
Kishin shume frike nga piratet,
perdhunimet dhe vdekja.
Si shumica e te rriturve ne varke,
dhe mamaja ime kishte me vete nje shishe te vogel me helm.
Nese do ta na kapnin, do ta pinim helmin,
fillimisht motra dhe une, pastaj mamaja dhe gjyshja.
Kujtimet e mija te para i perkasin varkes --
zhurma e rregullt e motorrit
lekundja ne çdo vale qe kalonim,
horizonti i hapur dhe i zbrazet.
Une nuk i mbaj mend piratet qe erdhen shume here,
por qe mashtroheshin nga
burrat ne varke,
as nuk mbaj mend motorrin qe prishej
dhe nuk rregullohej per rreth gjashte ore.
Por mbaj mend shume mire dritat e nje platforme nafte
ne bregdetin Malaizian
dhe nje djale te ri qe ra poshte e vdiq,
sepse fundi i udhetimit ishte shume i veshtire per te,
dhe mollen e pare qe shijova,
mollen qe me dhane burrat ne platformen e naftes.
Asnje molle nuk kishte patur te njejten shije.
Pas tre muajsh ne kampin e refugjateve,
perfunduam ne Melburn.
Pjesa tjeter e mozaikut
flet per kater gra te tre gjeneratave te ndryshme
qe i japin forme nje jete te re se bashku.
Fillimisht u vendosem ne Footscray,
nje lagje punetoresh ne periferi
ku pjesa me e madhe e banoreve ishin emigrante.
ne ndryshim nga zonat periferike te klases se mesme
ekzistencen e te cilave une pothuaj e harroja,
ne Footscray nuk kishte asnje lloj ideje ne lidhje me te drejtat.
Aromat qe vinin nga dyert e dyqaneve ishin nga pjesa tjeter e botes.
Dhe copezat e Anglishtes se çale
shkembeheshin nga njerez
qe kishin nje gje te perbashket,
po nisnin cdo gje nga e para.
Mamaja ime punoi ne bujqesi,
me pas ne nje fabrike qe montonte pjese makinash,
punonte gjashte dite ne jave me dy turne.
Dhe nuk e di se si arrinte te gjente kohe te mesonte Anglisht
dhe te merrte ca kualifikime ne informatike.
Ne ishim te varfra.
Shpenzimi qofte dhe i nje dollari ishte i rendesishem
dhe shpenzimet per kurse shtese ne Anglisht dhe Matematike
ishin te padiskutueshme
dhe per to na duhet te hiqnim dore nga ndonje shpenzim tjerer
qe zakonisht ishin rrobat e reja;
ndaj blinim gjithnje rroba te perdorura.
Dy pale çorape per shkolle,
qe nje pale te mbulonte vrimat e tjetres.
Uniformen e shkolles qe arrinte deri poshte kembeve,
sepse duhet te rezistonte per te pakten gjashte vjet.
Dhe ndonjehere hasnim kenge perzhitese
te "syve me bisht" te aziatikeve
dhe ndonjehere lexonim shkrimet mbi mure:
"Aziatike, kthehuni ne shtepite tuaja."
Ne cilen shtepi te ktheheshim?
Dhe diçka ngurtesohej brenda meje.
Vendosmeria rritej
dhe nje ze i qete brenda meje thoshte: "Une do t'ju parakaloj nje dite."
Mamaja, motra dhe une
flinim ne te njejtin krevat.
Nena ime ishte e stermunduar cdo nate,
por prape se prape ne i tregonim njera tjetres se si kishte kaluar dita
dhe degjonim levizjet e gjyshes
neper shtepi.
Mamaja vuante nga enderrat e keqija
nga kujtesa e varkes.
Dhe detyra ime ishte te rrija zgjuar derisa ti vinin endrrat e keqija
qe te mund ta zgjoja.
Ajo hapi nje dyqan kompjuterash
pastaj studioi qe te punonte ne sallone bukurie
dhe hapi nje biznes te ri.
Dhe grate vinin ne sallon me historite e tyre
mbi burrat qe nuk mund ti rezistonin tranzicionit,
dhe nevrikoseshin e ngurteshin
dhe mbi femijet e trazuar qe gjindeshin midis dy boteve.
Kerkuam bursa dhe sponsor.
Hapem qendra.
Jetova ne bote paralele.
Ne njeren, isha nje studente aziatike klasike,
e pameshirshme ne kerkesat qe kisha ndaj vetes.
Ne tjetren, isha nderthurur ne jete te pasigurta,
te trembura tragjikisht nga violenca,
nga abuzimi i droges dhe nga izolimi.
Por shume njerez u ndihmuan nder vite.
Dhe pikerisht per shkak te kesaj pune, kur isha studente juridiku e vitit te fundit,
me zgjodhen si Vajza e Re Australiane e Vitit.
Dhe u katapultova
nga nje pjese e mozaikut ne nje tjeter,
dhe pse copezat nuk perputheshin me njera-tjetren.
Tan Le, banore anonime e Footscray,
tashme ishte bere Tan Le, refugjate dhe aktiviste sociale,
dhe e ftonin te fliste neper vende per te cilat nuk kishte degjuar kurre
dhe ne shtepi per te cilat nuk kishte menduar kurre
se mund te ekzistonin.
Une nuk i njihja protokollet.
Une nuk dija si te perdorja thike e pirun.
Une nuk dija se si te flisja per vererat.
Une nuk dija te flisja per asgje.
Doja te strukesha tek rutina dhe rehatija
e jetes ne nje periferi te panjohur--
nje gjyshe, nje mama dhe dy vajza
qe mbyllnin diten e tyre siç kishin bere per pothuaj 20 vite me rradhe,
duke u treguar njera-tjetres historite e dites se tyre
dhe dalengadale i zinte gjumi,
te treja ne te njejtin krevat.
I thashe mamase qe nuk isha ne gjendje te vazhdoja.
Ajo me kujtoi se tani une isha ne te njejten moshe qe ishte ajo
kur ne u nisem me varke.
Te thenit "Jo" asnjehere nuk e kemi marre ne konsiderate.
"Thjesht beje" me tha ajo,
"dhe mos u sill ndryshe nga ç'je ne te vertete"
Keshtu fillova te flas mbi papunesine e te rinjve dhe arsimimin
mbi neglizhencen ndaj te leneve menjane dhe qytetareve qe nuk kishin te drejta
Dhe sa me shume flisja me sinqeritet,
aq me shume kerkonin qe une te flisja.
Takova njerez me lloj lloj historish jete,
shume prej tyre benin gjera te cilat i pelqenin,
duke jetuar ne kufinjte e mundesive.
Dhe kur u diplomova,
kuptova se nuk mund te pozicionohesha thjesht ne nje karriere si juriste.
Patjeter qe duhet te ekzistonte dhe nje pjese tjeter e mozaikut.
Dhe pikerisht ne ate moment kuptova
se nuk eshte keq te jesh "nje i huaj",
nje i sapoardhur,
qe sapo ka filluar te dale ne skene --
biles jo vetem qe nuk eshte keq,
por eshte diçka per te cilen duhet te falenderojme,
mbase nje dhurate nga varka.
Sepse te jesh nje i brendshem, pra brenda sistemit,
ndonjehere do te thote dhe te kesh horizonte me te ngushta,
dhe te tjeret te pranojme me me shume kollajllik
nga fakti se vjen nga e njejta province.
Tashme u bene shume vite qe kam dale nga zona ime "e rehatise"
dhe kam mesuar se, bota po merr tatepjeten,
por jo ashtu siç e imagjinoni ju.
Oportunitete qe me pare as qe mund te imagjinoheshin
tani jane inkurajuar pamase.
Ndjeja shume energji perreth,
nje optimizem te pashpjegueshem,
nje perzjerje e cuditshme perulesie dhe guximi.
Keshtu pra une ndoqa instinktin tim.
Grumbullova rreth meje nje grup te vogel njerezish
per te cilet etiketa "Eshte e mundur"
perfaqesonte nje sfide te parrezistueshme.
Per nje vit ishim pothuaj pa para.
Ne fund te çdo dite, une gatuaja nje tenxhere te madhe me supe
qe ndanim me njeri tjetrin.
Punonim nate e dite.
Shume nga idete tona ishin te çmendura,
por disa prej tyre ishin brilante,
dhe arritem t'ja dalim mbane.
Une vendosa te trasferohem ne Amerike
pasi bera nje udhetim aty.
Perseri instinkti im.
Tre muaj pasi isha transferuar,
aventura vazhdonte.
Po para se ta mbyll kete fjalim,
dua t'ju flas pak per gjyshen time.
Ajo u rrit ne nje periudhe kohore
kur Konfucianizmi ishte norma sociale
dhe nje person Mandarin vendas kishte akoma rendesi.
Jeta nuk kishte ndryshuar per shekuj te tere.
Babai i vdiq menjehere pasi ajo lindi.
Mamaja e rriti e vetme e pa ndihme.
Kur mbushi 17 vjec u be gruaja e dyte
e nje Mandarini (personi te keq) mamaja e te cilit e rrihte.
Pa patur asnje ndihme nga i shoqi,
ajo beri buje sepse e paditi burrin
dhe mbrojti veten ne gjyq,
dhe beri akoma me shume buje fakti se ajo fitoi gjyqin.
(qeshje)
(duartrokitje)
Vertetoi se ne kete rast fjala "Nuk mund te behet" ishte e gabuar.
Une isha duke bere dush ne nje hotel ne Sidnei
ne momentin qe ajo vdiq
950 km larg nga Melburni.
Dhe ne xhamin e dushit e pashe gjyshen
tek rrinte perballe meje.
E dija se kishte ardhur per te me thene Lamtumire.
Mamaja me telefonoi pak minuta me vone.
Disa dite me pas,
shkuam ne nje tempull Budist ne Footscray
dhe ndenjem ulur perreth arkivolit te saj.
I treguam histori
dhe i thame se nuk do ta harronim kurre e do te ishim gjithnje me te.
Kur arriti mesnata nje murg na u afrua
dhe na tha se duhej te mbyllte arkivolin.
Atehere mamaja na kerkoi ti preknim doren.
Dhe pyeti murgun,
"Si ka mundesi qe dora e saj eshte kaq e ngrohte
dhe gjithe pjesa tjeter e trupit eshte kaq e ftohte?"
"Sepse ju e keni shtrenguar fort doren e saj qe nga mengjesi i sotem," i thote ai.
"Nuk e keni lene per asnje moment."
Nese ka nje tradite ne familjen tone,
ajo trashegohet nepermjet grave.
Duke patur parasysh se cilat ishim dhe se si na ka ndryshuar jeta,
tani ne arrijme te kuptojme
se burrat qe mund te ndikonin ne jetet tona
mund te na kishin penguar e ndikuar per keq.
Mposhtja mbase do te kishte trokitur me kollaj.
Tani, une deshiroj te kem femije,
dhe shpesh mendoj per varken.
A ka mundesi qe nje gje e tille ti urohet vetes?
Mbase po, pikerisht se mua privilegji me frikeson,
ashtu si dhe kollajlliku,
ose te drejtat e teperta.
A do te mundja valle t'jua jepja jeten e tyre nje cope druri,
qe lufton papushim me dallget,
me zhurme te vazhdueshme motori,
qe shkon drejt horizonteve pafund
dhe qe nuk i garanton asgje?
Nuk e di.
Por nese do te kisha sigurine
qe ata do te arrijne t'ja dalin mbare,
do ta beja nje gje te tille.
(duartrokitje)
Trevor Neilson: Mamaja e Tan-it eshte sot ketu me ne
ulur ne rreshtin e katert apo te peste.
(duartrokitje)