WEBVTT 00:00:00.944 --> 00:00:04.698 Dua të imagjinoni se jeni një punëtor i Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve. 00:00:05.113 --> 00:00:08.380 Dhe ju duhet t'i përgjigjeni një raporti rreth abuzimit të fëmijëve. 00:00:09.159 --> 00:00:14.024 Ju futeni brenda në shtëpi,pa paralajmërim papritur dhe sigurisht të paftuar. 00:00:15.189 --> 00:00:18.903 Gjëja e parë që shihni është një dyshek në mes të dhomës, në dysheme. 00:00:18.927 --> 00:00:20.927 Tre fëmijë të shtrirë në të, në gjumë. 00:00:21.982 --> 00:00:25.538 Aty afër është një tryezë e vogël me nja dy shpuzore, 00:00:25.562 --> 00:00:26.990 si dhe kanaçe bosh të birrës. 00:00:28.268 --> 00:00:30.847 Kurthe të mëdha miu janë vendosur në qoshe, 00:00:30.871 --> 00:00:34.037 jo shumë larg nga ku fëmijët flenë. 00:00:34.061 --> 00:00:35.827 Kështu që ju merrni shënime. 00:00:37.173 --> 00:00:40.347 Një pjesë e punës suaj është të ecni nëpër të gjithë shtëpinë. 00:00:40.371 --> 00:00:43.957 Ju filloni me kuzhinën, ku shihni se ka shumë pak ushqim. 00:00:44.315 --> 00:00:47.593 Ju vëreni një dyshek tjetër në dhomën e gjumit, poashtu në dysheme, 00:00:47.617 --> 00:00:50.259 që nëna ndan me fëmijën e saj të sapolindur. NOTE Paragraph 00:00:52.419 --> 00:00:55.781 Tani, në përgjithësi, në këtë pikë, dy gjëra mund të ndodhin. 00:00:56.649 --> 00:01:00.143 Fëmijët konsiderohen të pasigurt dhe duhen larguar nga shtëpia, 00:01:00.167 --> 00:01:03.955 dhe vendosur në kujdestarinë e shtetit për një periudhë të caktuar kohore. 00:01:04.657 --> 00:01:07.874 Ose fëmijët mbesin pranë familjes së tyre 00:01:07.898 --> 00:01:11.623 dhe sistemi i mirëqenies së fëmijëve siguron ndihmë dhe mbështetje për ta. NOTE Paragraph 00:01:12.779 --> 00:01:15.842 Kur isha punonjëse e Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve, 00:01:15.866 --> 00:01:18.450 kam parë gjëra të tilla gjatë gjithë kohës. 00:01:18.474 --> 00:01:20.747 Disa shumë më mirë, disa shumë më keq. 00:01:21.650 --> 00:01:23.998 Unë ju kërkova të imagjinoni veten në atë shtëpi, 00:01:24.022 --> 00:01:26.435 sepse pyes veten se çfarë ju shkoi ndër mend. 00:01:26.459 --> 00:01:28.559 Çfarë i udhëheq vendimet tuaja? 00:01:28.729 --> 00:01:31.809 Çfarë do të ndikojë në mendimin tuaj për atë familje? 00:01:32.539 --> 00:01:36.005 Çfarë race, etnie, mendoni se ishte familja? NOTE Paragraph 00:01:37.800 --> 00:01:41.085 Unë dua që ju ta kuptoni se nëse ata fëmijë ishin të bardhë, 00:01:41.109 --> 00:01:45.086 ka më shumë të ngjarë që familja e tyre të qëndrojë së bashku pas kësaj vizite. 00:01:46.091 --> 00:01:48.839 Hulumtimet e bëra në Universitetin e Pensilvanisë 00:01:48.863 --> 00:01:53.672 zbuluan se familjet e bardha,kanë qasje në më shumë ndihmë dhe më shumë mbështetje 00:01:53.696 --> 00:01:55.614 nga sistemi i mirëqenies së fëmijëve. 00:01:55.632 --> 00:02:00.452 Dhe çështjet e tyre kanë më pak të ngjarë të kalojnë përmes një hetimi të plotë. 00:02:02.333 --> 00:02:05.212 Por nga ana tjetër, nëse ata fëmijë janë të zinj, 00:02:05.976 --> 00:02:08.863 ata kanë katër herë më shumë të ngjarë të largohen, 00:02:08.887 --> 00:02:12.164 si dhe ata kalojnë periudha më të gjata kohore në kujdestari, 00:02:12.188 --> 00:02:16.421 si dhe është më e vështirë t'i gjesh atyre një vend të qëndrueshëm për kujdestari. NOTE Paragraph 00:02:16.449 --> 00:02:19.978 Kujdestaria ka për qëllim të jetë një strehë e menjëhershme për mbrojtjen 00:02:20.002 --> 00:02:21.863 e fëmijëve që janë në rrezik të lartë. 00:02:21.887 --> 00:02:26.020 Por është gjithashtu një largim konfuz dhe traumatik nga familja. 00:02:26.287 --> 00:02:29.138 Hulumtimet e bëra në Universitetin e Minesotës 00:02:29.162 --> 00:02:31.591 zbuluan se fëmijët që kishin përjetuar kujdestarinë 00:02:31.591 --> 00:02:35.188 kishin më shumë probleme të sjelljes si dhe çështjeve tjera të brendshme 00:02:35.212 --> 00:02:39.382 sesa fëmijët që mbeten me familjet e tyre dhe morën ndihmë dhe mbështetje. NOTE Paragraph 00:02:40.071 --> 00:02:42.911 Skenari që përmenda më herët nuk është i rrallë. 00:02:42.985 --> 00:02:45.948 Një nënë beqare, që jeton në një banesë me të ardhura të ulëta 00:02:46.002 --> 00:02:47.596 me katër fëmijët e saj. 00:02:47.635 --> 00:02:50.518 Ku minjtë e bëjnë pothuajse të pamundur mbajtjen e ushqimit, 00:02:50.608 --> 00:02:53.135 e lëre më gjetjen e ushqimit të freskët në shtëpi. 00:02:53.792 --> 00:02:57.148 A e meriton kjo nënë t'ia marrin fëmijët e saj? NOTE Paragraph 00:02:58.424 --> 00:03:01.187 Emma Ketteringham, një avokate e gjykatës familjare, 00:03:01.211 --> 00:03:04.085 thotë se nëse jetoni në një lagje të varfër, 00:03:04.109 --> 00:03:06.448 atëherë duhet të jesh një prind i përsosur. 00:03:07.109 --> 00:03:10.865 Ajo thotë se ne vendosim standarde të padrejta, shpesh të paarritshme 00:03:10.889 --> 00:03:13.762 mbi prindërit që rrisin fëmijët e tyre me shumë pak para. 00:03:14.199 --> 00:03:16.810 Dhe lagjia si dhe etnia e tyre 00:03:16.834 --> 00:03:19.508 ndikojnë nëse fëmijët e tyre do të largohen apo jo. 00:03:20.783 --> 00:03:24.321 Në dy vitet që kalova në linjën e parë të mirëqenies së fëmijëve, 00:03:24.435 --> 00:03:26.268 Kam marrë vendime të rëndësishme. 00:03:26.292 --> 00:03:30.015 Dhe pashë drejtëpërdrejt se si vlerat e mia personale ndikuan në punën time. NOTE Paragraph 00:03:30.736 --> 00:03:35.029 Tani, si punonjëse sociale në Universitetin Shtetëror të Floridës 00:03:35.053 --> 00:03:36.204 unë drejtoj një institut 00:03:36.228 --> 00:03:40.021 që ofron hulumtimin më inovativ dhe efektiv të mirëqenies së fëmijëve. 00:03:40.486 --> 00:03:45.216 Dhe hulumtimi na tregon se ka dy herë më shumë fëmijë të zinj në kujdestari, 00:03:45.240 --> 00:03:47.137 njëzet e tetë përqind, 00:03:47.161 --> 00:03:50.914 sesa ka në popullatën e përgjithshme, 14 përqind. 00:03:51.673 --> 00:03:53.736 Dhe megjithëse ekzistojnë disa arsye pse, 00:03:53.760 --> 00:03:55.998 Dua të diskutoj një arsye sot: 00:03:56.022 --> 00:03:57.602 paragjykimet implicite. NOTE Paragraph 00:03:58.305 --> 00:04:00.387 Le të fillojmë me fjalën " implicite". 00:04:00.411 --> 00:04:03.901 Është diçka nënvetëdije, diçka për të cilën nuk jeni në dijeni. 00:04:04.752 --> 00:04:07.015 Paragjykimet - këto stereotipe dhe qëndrime 00:04:07.039 --> 00:04:09.705 që të gjithë kemi për grupe të caktuara njerëzish. 00:04:10.021 --> 00:04:13.012 Kështu që, paragjykimet implicite janë ato që fshihen prapa 00:04:13.036 --> 00:04:15.353 çdo vendimi që marrim. 00:04:15.748 --> 00:04:18.007 Pra, si mund ta rregullojmë këtë? NOTE Paragraph 00:04:18.973 --> 00:04:21.781 Kam një zgjidhje premtuese që dua ta ndaj. 00:04:21.921 --> 00:04:24.019 Tani, pothuajse në çdo shtet, 00:04:24.043 --> 00:04:27.300 ka një numër të madh të fëmijëve të zinj që shkojnë në kujdestari. 00:04:28.206 --> 00:04:31.333 Por të dhënat zbuluan se Nassau County, 00:04:31.357 --> 00:04:33.000 një komunitet në New York, 00:04:33.024 --> 00:04:36.850 kishte arritur të ulë numrin e fëmijëve të zi që largohen nga familjet e tyre. 00:04:36.921 --> 00:04:42.052 Dhe në vitin 2016, unë hyra në atë komunitet me ekipin tim 00:04:42.076 --> 00:04:43.893 dhe drejtuam një studim kërkimor, 00:04:43.917 --> 00:04:47.681 ku zbuluam përdorimin e takimeve rreth largimeve të verbëra të fëmijëve. NOTE Paragraph 00:04:47.887 --> 00:04:49.587 Kjo funksionon kështu. 00:04:49.644 --> 00:04:53.165 Një punëtor fillimisht i përgjigjet një raporti të abuzimit të fëmijëve. 00:04:53.196 --> 00:04:54.585 Ata shkojnë në shtëpi, 00:04:54.589 --> 00:04:56.842 por para se fëmijët të largohen nga shtëpia, 00:04:56.886 --> 00:04:59.093 punëtori i çështjes duhet të kthehet në zyrë 00:04:59.117 --> 00:05:01.083 dhe prezantojë ato që ai gjeti. 00:05:01.220 --> 00:05:02.910 Por këtu është dallimi: 00:05:02.934 --> 00:05:04.729 Kur ata paraqiten para komisionit, 00:05:04.753 --> 00:05:08.702 ata fshijnë emrat, përkatësinë etnike, lagjen, racën, 00:05:08.726 --> 00:05:11.189 të gjitha informacionet e identifikueshme. 00:05:11.297 --> 00:05:17.053 Ata përqendrohen në atë që ndodhi, forcën e familjes, historinë përkatëse 00:05:17.077 --> 00:05:19.791 dhe aftësinë e prindërve për të mbrojtur fëmijën. 00:05:20.565 --> 00:05:24.188 Me këtë informacion, komisioni bën një rekomandim, 00:05:24.212 --> 00:05:26.869 duke mos ditur kurrë racën e familjes. 00:05:28.300 --> 00:05:31.680 Largimet e verbëra kanë bërë një ndikim drastik në atë komunitet. 00:05:32.125 --> 00:05:37.055 Në vitin 2011, 57 përqind e fëmijëve që shkuan në kujdestari ishin të zinj. 00:05:37.712 --> 00:05:41.735 Por pas pesë vjet të largimeve të verbëra, kjo është ulur në 21 përqind. NOTE Paragraph 00:05:42.667 --> 00:05:49.127 (Duartrokitje) NOTE Paragraph 00:05:49.151 --> 00:05:52.277 Ja çfarë mësuam nga biseda me disa nga punëtorët e çështjes. 00:05:52.916 --> 00:05:55.884 "Kur një familje ka një histori me departamentin, 00:05:55.908 --> 00:05:58.559 shumë prej nesh e mbajnë atë histori kundër tyre, 00:05:58.583 --> 00:06:01.130 edhe nëse përpiqen t'i bëjnë gjërat ndryshe. " 00:06:01.412 --> 00:06:04.510 "Kur shoh një rast nga një ndërtesë e caktuar apartamentesh, 00:06:04.534 --> 00:06:06.511 lagje ose kod postar, 00:06:06.535 --> 00:06:09.023 Unë thjesht mendoj automatikisht më të keqen ”. 00:06:10.034 --> 00:06:13.653 "Mirëqenia e fëmijëve është subjektive, sepse është një fushë emocionale. 00:06:13.964 --> 00:06:17.086 Nuk ka njeri që nuk ka emocione rreth kësaj pune 00:06:17.100 --> 00:06:20.146 Dhe është shumë e vështirë të lini të gjitha gjërat tuaja jashtë 00:06:20.170 --> 00:06:21.408 kur e kryeni këtë punë. 00:06:21.432 --> 00:06:25.621 Pra, le ta heqim subjektivitetin e racës dhe lagjes, 00:06:26.220 --> 00:06:29.189 dhe ju mund të merrni rezultate të ndryshme ". NOTE Paragraph 00:06:30.720 --> 00:06:33.478 Largimet e verbëra duket se po na ofrojnë 00:06:33.502 --> 00:06:37.545 zgjidhjen e problemit të paragjykimeve implicite në vendimet e kujdestarisë. 00:06:38.490 --> 00:06:40.714 Hapi im i ardhshëm është të kuptoj 00:06:40.728 --> 00:06:43.823 si të përdorim inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerisë 00:06:43.823 --> 00:06:45.831 për ta çuar në shkallë këtë projekt 00:06:45.855 --> 00:06:48.350 dhe ta bëjmë atë më të kapshëm për shtetet e tjera. 00:06:48.384 --> 00:06:51.287 Unë e di se ne mund të transformojmë mirëqenien e fëmijëve. 00:06:51.522 --> 00:06:53.688 Ne mund t'i mbajmë përgjegjës organizatat 00:06:53.712 --> 00:06:56.855 për zhvillimin e vetëdijes sociale të punonjësve të tyre. 00:06:56.952 --> 00:06:58.982 Ne mund ta mbajmë veten të përgjegjshëm 00:06:59.006 --> 00:07:02.548 për t'u siguruar që vendimet tona janë të drejtuara nga etika dhe siguria. 00:07:03.419 --> 00:07:08.984 Të imagjinojmë një sistem të mirëqenies së që fokusohet në partneritetin me prindërit 00:07:09.008 --> 00:07:10.531 fuqizimin e familjeve, 00:07:10.555 --> 00:07:13.578 dhe nuk e shohin më varfërinë si dështim. 00:07:14.346 --> 00:07:17.214 Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një sistem 00:07:17.238 --> 00:07:21.536 që dëshiron t'i bëjë familjet më të forta në vend që t'i ndajë ato. NOTE Paragraph 00:07:22.563 --> 00:07:23.738 Falemnderit. NOTE Paragraph 00:07:23.762 --> 00:07:27.896 (Duartrokitje) (Brohoritje)