Une jam Xhessi, dhe kjo eshte valixhja ime. Por perpara se tju tregoj se cfare kam brenda, do bej nje rrefim public, dhe kjo eshte qe, jam e fiksuar me kostumet. Me pelqen shume te gjej, te vesh, dhe tani kohet e fundit, te fotografoj dhe te fus ne blog, nje veshje krejt ndryshe me shume ngjyra per cdo rast. Por nuk blej asnje gje te re. I blej te gjitha rrobat e mia ne dyqane te dores se dyte nga pazaret dhe dyqane me gjera te perdorura. Aww, faleminderit. Blerja e dores se dyte me lejon te zvogeloj impaktin qe veshjet e mia kane mbi ambjentin dhe ne portofolin tim. Ne fakt me jep mundesine te takoj tere ata njerez te mire; parate e mia shkojne per nje qellim te mire; dukem ndyshe nga te tjeret; dhe e ben pazarin si e gjuetia ime personale per thesare. Po them, cfare do gjej une sot? Do jete masa ime? Do pelqej ngjyren? Do jete nen $20? Nese te gjitha pergjigjet jane "PO", ndihem sikur kam fituar. Le ti rikthehem valixhes time dhe tju them se cfare kam brenda me vete per kete jave emocionuese ne TED. Cfare mund te sjelle me vete dikush me tere keto veshje? Keshtuqe do tju tregoj tamam se cfare kam sjelle. Kam shtate pale te brendshme dhe aq. Te brendshme per nje jave dhe aq kam vene ne valixhe. E dija qe mund te gjeja te gjitha te tjerat qe mund te doja te vishja kur te arrija ketu ne Palm Springs. Dhe meqe ju nuk me njihni si gruaja qe ecen neper TED thjesht ne te brendshmet - (te qeshura) do te thote qe kam gjetur ca gjera. Tani dua tju tregoj keto veshje per nje jave. Ju pelqen? (Duartrokitje) Duke bere kete, Do tju them gjithashtu disa mesime te vogla nga jeta qe, po deshe besoni, i kam mesuar nga keto aventura duke veshur asnje gje te re. Te fillojme me te Djelen. E quaj kete tiger ne shkelqim. Nuk duhet te harxhosh shume para qe te dukesh bukur. Afersisht cdo here mund te dukesh fenomenale me me pak se 50 dollar. E gjithe kjo veshje, dhe me xhaketen, ishte 55 dollar, dhe ishte veshja me e shtrenjete qe vesha gjate gjithe javes. E Hena: Ngjyra eshte e fuqishme. Eshte afersisht fiziologjikisht e pamundur te jesh ne humor te keq kur ke veshur pantallona te kuqe. (Te qeshura) Nese je i gëzuar do terhiqni njerez te tjere te gëzuar. E Marte: Pershtatshmeria eshte shume e mbivleresuar. Kam kaluar nje pjese te madhe te jetes duke u munduar te jem vetvetja dhe ne te njeten kohe te pershtatem. Thjesht jetoni si vetja juaj. Nese e rrethon veten me njerez e duhur, ata jo vetem qe do te te kuptojne, po dhe do te vleresojne. E Merkura: Sillu si femija qe ke brenda. Ndonjehere njerezit me thone qe duket sikur po loz me rroba, ose qe i dukem si femija e tyre 7 vjece. Me pelqen te buzeqesh dhe te them "Faleminderit". E Enjte: Besimi eshte shume i rendesishem. Nese mendon qe dukesh mire ne dicka, pothuasje me siguri qe dukeni mire. Dhe po mendove qe nuk dukesh bukur ne nje veshje, gjithashtu ke te drejte. U rrita me nje mama qe me mesoi kete gje cdo dite. Por nuk ishte deri sa u bera 30 vjece qe me te vertete mesova se cfare do te thoshte. Dhe do t'jua shpjegoj dhe juve ne nje sekond. Po mendove qe je njeri i bukur, ne shpirt dhe ne dukje, do te dukesh mire me cdo veshje. Keshtu qe nuk ka asnje arsye per ndonje nga ne ketu ne audience. Mund te veshim cfare do qe duam e te shkelqejme. Faleminderit. (Duartrokitje) E Premte: nje e vertete universale - pese fjale: Teminat e arta shkojne me te gjitha. Dhe me ne fund, e Shtuna: Te zhvillosh stilin personal te vecante eshte nje menyre shume e bukur per ti treguar botes dicka per ty pa thene asnje fjale. E kam pare kohe pas kohe me njerez qe jane afruar te takohen kete jave thjesht nga veshjet e mia. Dhe kemi patur diskutime te bukura. Dhe e di qe sigurisht keto rroba nuk do futen dot brenda ne valixhen time te vogel. Keshtuqe perpara se te kthehem ne Brooklyn, do ti dhuroj te gjitha. Sepse mesimi qe po mundohem te mesoj vete kete jave eshte qe nuk eshte keq te ti le gjerat te shkojne. Nuk me duhet te lidhem emocionalisht me keto gjera, sepse afer meje, do te kete gjithmone, nje veshje tjeter me ngjyra te forta, veshje me shkëlqim duke pritur per mua, nese i shikoj ato me dashuri. Faleminderit shume. (Duartrokitje) Faleminderit. (Duartrokitje)