Mirëmbrema, dhe faleminderit që m'u bashkuat sonte për diçka pak më ndryshe. Unë i dua shumë çajrat, Pi çaj në mëngjes, pasdite, dhe çaj bimor para se të fle Edhe pse i kam përzierjet e mia të preferuara dhe çajrat që pi zakonisht, kisha dëshirë të bëja disa përzierje të miat, secila për një qëllim të veçantë. Shpresoj që do ta shijoni këtë seancë shijimi cajrash. Këtu kam mbledhur rreth 20-25 bimë të ndryshme, barishte, fruta të thata lule dhe erëza, të gjitha të ngrënshme sigurisht. Do të krijoj 3 cajra të ndryshëm bimorë. Dhe pse nuk e di saktësisht cfarë do të përdor, mendova të bëja një lloj caji mjekësor si fillim. Ku ka më mirë se një përzierje për gjumin! Më pas caj lulesh dhe në fund dicka frutore dhe me erëza. Do të marr shënime cdo herë që të shoh cfarë mund të përmirësoj ose për të dokumentuar recetat e mia në rast se ia vlejnë. Lejomëni t'ju tregoj disa prej bimëve dhe erëzave që kam këtu. Ky është balsam limoni. Një bimë qetësuese, e njohur për reduktimin e melankolisë dhe depresionit. Kjo është një nga të preferuarat e mia. Këtu kemi limon, të thatë, sigurisht. Këtu portokall. Kemi gjethe mjedre, shumë të mira për dhimbjet menstruale. Kanë dhe shumë vitamina! Këtu kemi boronica. Ky është eukalipt. Shumë aromatik. Cfarë tjetër... Kokrra kakoje. Më pëlqen t'i ha kështu sic janë, jo të gjithëve u pëlqejnë, por janë plot me të mira shëndetësore dhe unë e adhuroj kakaon. Ky është kamomil. Një nga të preferuarit e mi. Lulemine, gjithashtu shumë qetësuese. Këto janë manushaqe. Kanellë. Kam dhe mollë të thatë, lule kumaku. Dhe në anën tjetër... Livando. Sherbelë. Sherbela është e mirë për cdo gjë. Manaferra "Goji". Lule plake (Elderflowers), vanilje dhe po, sytha trëndafili. Sigurisht që do më duhen edhe ujë i nxehtë, gota, filxhanë caji, me siguri dhe disa qeska caji. Këtu kam qeska caji prej letre. Sa më pëlqen ky tingull. Më kujton artisten e "Gentle Whispering" dhe kutinë e saj të cajrave. Kam dhe disa qeska caji prej pambuku. Le të fillojmë me përzierjen e parë. Sic ju thashe, dua dicka që më ndihmon të fle. Për gjumin kam rreth 6 ose 7 bimë këtu që ndihojnë shumë. Meqë kamomili është ndër të preferuarit e mi, do të filloj me këtë si bazë. Ja ku fillojmë. Një lugë kamomil. Dhe më pas... do të përdor balsam limoni. në të njëjtën sasi. Pastaj... sigurisht, livando. Një nga bimët më qetësuese. Por këtë do ta bluaj. Do të përdor