Çfarë do t'u thonit mësuesve nëse nxënësit nuk po punojnë mirë? A mund të mësojnë diçka nga kjo? Apo do të thonit që do të mësonin ndryshe në klasë? Kjo histori quhet Flutura e Ostinit. Dhe është një ngjarje e vërtetë mbi një djalë në klasë të parë. Ai quhet Ostin dhe shkon në shkollë, ose shkonte në shkollë në një qytet që quhet Boise, Idaho. Në klasë në Boise Idaho po mësonin mbi fluturat dhe ai duhet të bënte një projekt Detyra e tij në klasë të parë ishte të vizatonte një flutur. Dhe kjo ishte flutura që zgjodhi ai Ostin duhet të përdorte këtë foto për model dhe duhet të bënte një vizatim shkencor të kësaj fluture Kjo quhet flutur tigër bishtdallëndyshe. Nxënësi: E dija! Tobi, a mund të më thuash përse quhet tigër? Nxënësi: Se ka ca si vija tigri mu atje! Mirë. Pra, kjo ishte çfarë vizatoi Ostin. Ai duhet të bënte një vizatim shkencor të kësaj fluture, por mbani mend, Ostin është vetëm në klasë të parë. Dhe e dini çfarë bëri? Harroi të shikonte me kujdes, si një shkencëtar. Ai mori fletën dhe thjesht filloi të bënte vizatimin e një fluture që kishte në mendje Dhe nuk po shikonte si shkencëtar, ndaj kjo ishte çfarë vizatoi. Nuk është keq! Dhe është flutur. Po a duket tamam si kjo? Nxënësit: Jo... Jo, ende jo. Ende nuk duket pikërisht si kjo. Për fat të mirë, Ostin nuk shkonte në një shkollë të zakonshme Ishte një shkollë ku mësohej me projekte, njësoj si shkolla juaj. Kështuqë ata nuk e panë vizatimin dhe thjesht t'i thonin: "Mirë, Ostin! E mbarove!" Ata i thanë: "Ostin, fillim i mbarë! Tani ne mund të fillojmë të të japim kritika, në mënyrë që të bësh një bocë të dytë dhe ta bësh më mirë." dhe një bocë të tretë dhe ta bësh më mirë që ti ta bësh shumë shumë të ngjashme me këtë. dhe ai ishte gati të fillonte. Të gjithë nxënësit e grupit të tij të kritikës u ulën përtokë, siç jeni ulur ju. Dhe vendosën ta ndajnë këshillën në dy lloje. Së pari, vetëm formën e krahëve. dhe kur forma ishte siç duhet, ata i dhanë këshilla për modelin brenda krahëve. Aulia, çfarë do i thoje ti? Mund ta bësh shumë me majë. Mirë! Këto krahët mund të jenë shumë më me majë. Kush tjetër do të shtonte diçka? Etak, çfarë do i thoje ti? Po për këndin? Sepse, nuk dua të jem i keq, por nuk janë të saktë. Kështuqë... Shumë mirë! Ma trego! Eja këtu, Etak! Më trego ku... çfarë do i kërkoje ti që të ndryshonte pak. Ëh, për shembull t'i bënte pak më të gjatë? Ku më të gjatë? Vizatoje ku do të doje që t'i bënte ai. Këtu për shembull. Pra ta tërheqë këtë më shumë? Po. Kjo është shumë specifike, Etak. Faleminderit. Xhemila, çfarë do i thoje ti? Është...si... si trekëndësh? Më pëlqen shumë, Xhemila. Pra, po thua më shumë si një formë trekëndëshi. Dhe unë jam dakord me ty. E dini çfarë, edhe ata nxënësit e klasës së parë kishin pak a shumë këto këshilla. Dhe e dini çfarë tha Ostin? Ai tha: "Dakord! Do e provoj." Dhe u ul. Dhe vizatoi këtë. Uau! A duket më shumë si trekëndësh? Po... po. A u zgjat si sugjeroi Etak? Po. A shtoi ca dhëmbëza (po) si Sindi? A e hoqi atë fundin? Po. Pra, ai i dëgjoi shokët dhe e përmirësoi. Por nuk është perfekte. Tobi, si thua ti? Do i thoja mos i vendos ato si bishta kaq me majë nga brenda, ktheje majën poshtë. Mirë! Pra, Etan, çfarë do i thoje ti? Mendoj se duhet t'i bësh krahët më shumë kështu, jo kështu. Në rregull. Ai i dëgjoi shokët dhe i thanë që vërtetë është më mirë tani Ostin. Boca e dytë vërtetë është më mirë. Mbase mund të bëjë një të tretë. Mirë! Mbase mund të bëjë një të tretë. Kështu ai bëri një vizatim të tretë. Ky është vizatimi i tretë. Ky është vizatimi i tretë. Hadli, pikërisht ashtu. Elija, çfarë vë re? Një krah është më me majë se tjetri. Dhe kjo anë është pak më e lartë se tjetra. Mirë Kobern? Këtu, nuk e ka këtë gjënë brenda ende. Ah! Në rregull! Ende ka nevojë ta rregullojë pak. Pra ju mendoni se mbase duhet të bëjë një provë të katërt? Nxënësit: Po! Mirë, edhe ai tha po këtë. Ai tha: "Mos! Në rregull. E kuptova, do shkoj të bëj një provë të katërt." Ai dëgjoi këshillën! Ai i dëgjoi! A duket më e barabartë si sugjeroi Elia? Po! A duket sikur është më e mprehtë, siç po sugjeronte Sindi? Dhe si po thoshte Etak, këndi duket më mirë. Pra tani Ostin po ndihej shumë mirë. Ai tha "A jam gati t'i shtoj modele?" Ata i thanë, "Në rregull. Pse nuk përpiqesh të shtosh pak nga modeli?" Dhe kështu bëri! Ai është i zoti Është kaq i zoti! Dhe ata thanë, "Ostin, je gati ta ngjyrosësh." Le të shohim vizatimin e tij të fundit. Pra çfarë mendoni? A doli vërtetë shumë mirë? Nxënësit: Po! Po ju kujtoj ku filloi, thjesht t'jua kujtoj shpejt. Dhe më pas, çfarë mendoni se sa shumë përparoi ai? Etak, çfarë do thoje për përparimin e tij? Ka bërë shumë përparim. Ai këmbënguli për ta bërë. Shokët e tij ishin të ndershëm me të. Ç'mund të thoni për llojet e këshillave që i dhanë që e lejuan të përmirësohet çdo herë? Hasan? Epo, ata i thanë çfarë nuk ishte mirë. A i thanë thjesht që kjo është gabim, apo ishin më specifikë? Ata ishin specifikë, por nuk ishin të këqinj. Shkëlqyeshëm! Hadli. Ai bëri gjashtë vizatime. A është kjo diçka nga e cila mund të mësoni ju? Çfarë duhet të mësojmë prej saj? Mund të bësh vizatime të tjera nëse nuk është në rregull. Mirë Pra, nëse nuk është e saktë, ti mund të vazhdosh të bësh vizatime të tjera që ta përmirësosh. Dhe nuk përdor thjesht gjërat që ke në kokë. Duhet të kesh sy të mprehtë. Mirë! Ai përdori sytë e shkencëtarit. Shumë mirë.