Ja cili është fakti më i rëndësishëm ekonomik i kohës tonë. Po jetojmë në kohën e rritjes se pabarazisë së të ardhurave veçanërisht ndërmjet më të pasurve dhe gjithë të tjerëve. Kjo dukuri është më e dukshme në ShBA dhe në Mbretërine e Bashkuar, por është një fenomen botëror. Po ndodh në Kinën komuniste, në Rusinë ish-komuniste, po ndodh në Indi, në vendlindjen time Kanada. Po e vëmë re këtë dukuri tashme në vendet e demokracise sociale si Suedia, Finlanda dhe Gjermania. Më lejoni t'ju jap disa shifra per të kuptuar ç'po ndodh. Ne vitet 1970, një përqind e popullsisë zotëronte rreth 10 perqind të të ardhurave kombëtare ne Shtetet e Bashkuara. Sot, pjesa e tyre është më shumë se dyfishuar në mbi 20 përqind. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është ajo çfare po ndodh në majën më të larte të ndarjes së të ardhurave. 0.1 përqind e popullsisë së Shteteve te Bashkuara sot zotëron më shumë se 8 përqind të të ardhurave kombëtare. Ata janë aty ku 1 përqindëshi ishte para 30 viteve Me lejoni t'ju jap një shifër tjetër për ta shpjeguar më mirë këtë, dhe kjo është një shifër e llogaritur në vitin 2005 nga Robert Reich, Sekretari i Shtetit per Punën në administratën e presidentit Clinton. Reich, mori pasurinë e dy prej njerëzve shume të pasur Bill Gates dhe Warren Buffett, dhe zbuloi se ajo ishte e barabartë në pasuri e 40 përqind popullsisë amerikane me të varfër të cilët përbëjnë 120 milionë njerëz. Me sa duket, Warren Buffet nuk është vetëm një plutokrat*, por dhe një nga vëzhguesit më të mprehtë të këtij fenomeni, që ka dhe numrin e tij të preferuar. Buffet pëlqen të verë në pah se në vitin 1992, pasuria e përgjithëshme e njerëzve ne listen e 400-ëve te Forbes -- dhe kjo është lista e 400 amerikanëve më të pasur -- ishte 300 milion dollarë. Tani mendoni këtë Nuk ishte e nevojshme të ishe një miliarder që të ishe përfshirë në atë listë në vitin 1992. Sot, ajo shumë është pesëfishuar ne 1.7 trilionë, dhe ndoshta nuk kam nevoje t'jua them por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me klasën e mesme pasuria e së cilës ka mbetur në të njejtat nivele në mos është zvogëluar. Pra, po jetojmë në kohën e plutokracisë** botërore por na u desh pak kohë ta kuptonim atë. Mendoj se një nga arsyet është sepse ky fenomen nuk është marrë seriozisht. Ndryshimet të cilat janë të ngadalta dhe të vazhdueshme jane te vështira për t'u venë re edhe në ato raste kur ndikimi i tyre është dramatik. Në fund të fundit, mendoni fatin e bretkocës së gjorë, që duke ja ngrohur ujin ngadalë përfundon e zjerë pa e kuptuar. Por mendoj se është dicka tjetër që po ndodh. Duke folur për pabarazinë në të ardhura, edhe nëse ju nuk jeni ne listen e 400 amerikaneve më të pasur të revistës Forbes mund të na bëje të ndihemi jo mirë. Duket pak pozitive dhe optimiste të flasësh se si është ndarë tashmë torta se të mendosh per ta bëre atë më të madhe. Dhe nëse je në listën e më të pasurve të revistës Forbes të flasësh për shpërndarjen e të ardhurave dhe për rishpërndarjen e të ardhurave mund te jetë vërtet kërcënuese. Ne po jetojme në kohën e rritjes së pabarazisë së të ardhurave veçanërisht në nivelet e larta të shoqërisë. Çfarë po e shkakton këtë që po ndodh dhe çfarë mund të bëjmë për të? Disa nga arsyet janë politike: taksa me te ulta, mungesa e rregullave veçanërisht në fushën e shërbimeve financiare, privatizimi, dobësimi i mbrojtjes ligjore për sindikatat, të gjitha së bashku kanë ndikuar që shumica e të ardhurave të shkojnë te me të pasurit. Të gjithë keta faktore politike mund të permblidhen në kategorinë e "kapitalizmit të kronizmit", ndryshime politike nga të cilat përfiton një grup i brendshëm i mirelidhur por të cilët nuk bëjnë asgjë për ne të tjerët. Në praktikë, te shpetosh nga kapitalizmi i kronizmit është jashtëzakonisht e vështirë. Mendoni për të gjitha vitet që reformatorët e të gjitha llojeve janë përpjekur të heqin qafe korrupsionin në Rusi, për shembull, ose sa e vështirë është te rishikosh ligjet per funksionimin bankar edhe pas krizës më të thellë financiare që nga Depresioni i Madh, ose sa e vështirë është të bësh kompanitë e mëdha shumëkombëshe, duke përfshirë këtu dhe ato që punojnë nën moton 'mos bëj keq'. të paguajnë taksa në të njëjtin nivel me atë që paguajnë familjet e shtresës se mesme. Por nëse në praktikë është shumë e vështirë të shpëtosh nga kapitalizmi i kronizmit, të paktën intelektualisht, është një gjë e lehtë. Në fund të fundit asnjë nuk është në favor të këtij lloj kapitalizmi. Në fakt, kjo është një nga ato çështje të rralla që vë së bashku të majtën dhe të djathtën. Kritika ndaj kapitalizmit të kronizmit është aq qendrore per "Tea Party", sa edhe për "Occupy Wall Street"*. Por në qoftë se "kapitalizmi i kronizmit" është, të paktën intelektualisht, pjesa më e thjeshtë e problemit, gjërat komplikohen kur konsiderohen burimet ekonomike të shpërthimit të pabarazisë së të ardhurave. Në vetvete, këto burime nuk janë aq misterioze. Globalizimi dhe revolucioni teknologjik, këto transformime binjake të ekonomisë që po ndryshojnë jetët tona dhe po trasformojnë ekonominë botërore, po ushqejnë gjithashtu rritjen e super pasanikëve. Mendoni për një moment. Për herë të parë në histori, në qoftë se ju jeni një sipërmarrës energjik me një ide të re të shkëlqyer, ose një produkt fantastik ri, ju mund të hyni pothuajse menjëherë, dhe praktikisht të papenguar në një treg botëror me më shumë se një miliard njerëz. Si rezultat i kësaj, në qoftë se ju jeni shumë, shumë i zgjuar dhe shumë, shumë me fat, ju mund të bëheni shumë, shumë i pasur shumë, shumë shpejt. Ikona e fundit i këtij fenomeni është David Karp. 26 vjeçari themeluesi i Tumblr që kohët e fundit ja shiti kompaninë e tij Yahoo-së për 1,1 miliard dollarë. E llogarisni dot: 1,1 miliard dollarë në moshën 26 vjeç. Është e thjeshtë të shohësh se si revolucioni teknologjik dhe globalizimi krijojnë këtë lloj efekti superstar në fusha shumë të dukshme, si sporti dhe argëtimi. Ne të gjithë e shohim se si një atlet i talentuar apo një aktor i talentuar mund nxjerre përfitim nga aftësitë e tij nëpërmjet ekonomisë botërore si asnjëherë më parë. Por sot, ky efekt superstar po shtrihet përmes të gjithë ekonomisë. Ne kemi superstar të teknologjisë. Kemi superstar të bankave. Kemi superstar juristë dhe arkitektë. Ka superstar në kuzhinë dhe superstar në bujqësi. Ka edhe më, dhe ky është shembulli im i preferuar, dentista superstar, shembulli më mahnitës i të cilit është Bernard Touati, francezi që kujdeset për buzëqeshjet e superstareve të tjera si oligarki rus Roman Abramovich apo krijueses së modës amerikane me orgjinë evropiane Diane von Furstenberg. Por nëse është e lehtë të vëresh sesi globalizimi dhe revolucioni tekonologjik po krijojnë plutokracinë globale, është shumë më e vështirë të formosh një opinion mbi këtë çështje. Kjo është për shkak se, ndryshe nga kapitalizmi i kronizmit, shumë nga ajo që globalizimi dhe revolucioni teknologjik kanë prodhuar janë shumë pozitive. Le të fillojmë me teknologjinë. Unë adhuroj internetin dhe pajisjet e mia mobile. E adhuroj faktin se falë tyre mundësohen, të gjithë ata që duan të shikojmë këtë konferencë, përtej këtij auditoriumi. Unë jam më shumë një tifoz i globalizimit. Ky është transformimi që nxori nga varfëria qindra milion njerëz të shtresave më të varfëra të botës, për ti futur në shtresën e mesme, dhe nëse jetoni në pjesën e pasur të botës, globalizimi ka bërë të përballueshme shumë produkte të reja - kush e ka fabrikuar iPhone-in tuaj, sipas jush? - dhe ul çmimin e gjërave që ne përdorim për kaq kohë. Mendoni pjatalarësin automatik apo bluzen tuaj. Si mund të mos e pëlqejmë atë? E pra, ka disa arsye . Një nga gjërat që shqetëson mua është lehtësia me të cilën ajo që ju quani një plutokraci meritokratike mund të trasformohet në një plutokraci të kronizmit. Përfytyroni të jeni një sipërmarres i shkëlqyer që ka i shitur me sukses atë ide apo atë produkt miliona individëve në tregun botëror dhe u bë miliarder në këtë proçes. Është joshëse, në atë pikë, të përdorësh kompetencat tuaja ekonomike për të manipuluar rregullat e politikës botërore në favorin tuaj. Dhe kjo nuk është një shembull i thjeshtë hipotetik. Merrni Amazon, Apple, Google, Starbucks. Këto janë ndër kompanitë më të admiruara në botë, më të respektuarat e më inovativet. Kanë gjithashtu një talent të veçantë për të ndikuar në sistemin e taksave ndërkombëtare që të ulin taksat e tyre në mënyrë shumë e shumë të konsiderueshme. Po pse të përqëndohesh vetëm në shfytëzimin e sistemit ekonomik dhe politik ekzistues për të patur fitimin maksimal? Pasi të keni fuqi të jashtëzakonshme ekonomike që jeni në majë të majës të piramidës së shpërndarjes së të ardhurave dhe pushteti politik që në mënyrë të pashmangshme të përfshin, bëhet tmerrësisht tundues të fillosh përpjekjet për ndërrimin e rregullave të lojës në favorin tënd. Edhe një herë, kjo nuk është thjesht një hipotezë. Është ajo që bënë oligarkët rusë duke krijuar shitjet e shekullit me privatizimet e burimeve natyrore të Rusisë. Është një nga mënyrat për të përshkruar atë që ndodhi me derregullimin e shërbimeve finaciare në ShBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Një gjë e dytë që më shqetëson është se sa thjesht plutokracia meritokratike mund të trasformohet në aristokraci. Një mënyrë për të përshkruar plutokratët është një person i fiksuar me teknologjinë që ka sukses dhe që janë shumë të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë në ekonominë e sotme aftësi të sofistikuara analitike dhe sasiore. Kjo është arsyeja pse ata shpenzojnë kohë dhe burime si kurrë më parë në arsimimin e fëmijëve të tyre. Klasa e mesme po shpenzon më shumë në shkollim, por gara për "armatosje" në arsimimin botëror fillon që në çerdhe dhe përfundon në Harvard, Stanford apo MIT, dhe 99 përqindshi po mundet gjithnjë e më shumë nga Një Përqindëshi. Rezultati është diçka që ekonomistët Alan Krueger dhe Miles Corak e quajnë "Kurba e Gatsby-t Madhështor". Ndersa pabarazia e të ardhurave rritet, ashtu bie lëvizshmëria sociale. Plutokracia mund të jetë meritokraci, por gjithnjë e më shumë duhet të kesh lindur në pjesën më lartë të shkallës që të mund të marrësh pjesë në këtë garë. Dhe gjëja e tretë, ajo që më shqetëson më shumë, është përhapja me të cilën të njëjtat këto forca gjerësisht pozitive që po nxitin rritjen e plutokracisë në nivel botëror po varfërojnë në të njëjtën kohë klasat e mesme në ekonomitë e industrializuara të Perëndimit. Le të fillojmë me teknologjinë. Të njëjta forca që po krijojnë miliardera gjithashtu po gllabërojnë shumë vende pune që zakonisht i përkasin klasës së mesme . Kur e keni përdorur një agjenci udhëtimesh për herë të fundit? Ndryshe revolucionit industrial, titanët e ekonomisë sonë të re nuk po krijojnë kaq vende pune sa ai revolucion. Në kulmin e saj, General Motors punësoi qindra e mijëra vetë Facebook më pak se 10.000. E njëjta gjë është e vërtetë për globalizimim. Po nxjerr nga varfëria qindra miliona njerëz në tregjet që po shfaqen, gjithashtu po zhvendosin jashtë shumë vende pune nga ekonomitë e zhvilluara të Perëndimit. E vërteta e tmerrshme është se nuk ka ligj ekonomik që automatikisht kthen rritjen e zhvillimit ekonomik në prosperitet të përbashkët për të gjithë. Kjo del në pah në atë që unë konsideroj statistika më e frikshme ekonomike e kohës sonë. Që nga fundi i viteve 90, rritjet e produktivitetit nuk janë shoqëruar me rritjen e pagave dhe të punësimit. Kjo do të thotë që vendet tona bëhen më të pasur, bizneset tona bëhen më efikase, por ne nuk po krijojmë më shumë vende pune dhe në përgjithësi nuk ka paga më të larta. Përfundimi alarmant që mund të nxirret nga kjo, është, për t'u shqetësuar për papunësinë strukturore. Ajo që më shqetëson më shumë është një tjetër skenar i makthshëm. Në fund të fundit, në një treg të punës tërësisht të lirë pothuajse të gjithë mund të gjejmë një vend pune. Dystopia që më shqetëson është një univers në të cilin një grup i vogël gjenish shpik Google-in dhe të ngjashme si Google dhe pjesa tjetër punësohet për tu bërë masazhe atyre. Pra, kur e gjithë kjo më depreson ngushelloj veten duke menduar Revolucionin Industrial. Në fund të fundit, pavarësisht nga uzinat e tij të zymta diabolike, ai ja doli mbanë shumë mirë, apo jo? Në fund të fundit, të gjithë ne jemi më të pasur, më të shëndetshëm, me shtat më të gjatë -- tani, ka disa përjashtime - dhe jetojmë më gjatë se paraardhësit tanë të fillim shekullit të 19-të. Por është e rëndësishme të mbani mend që më parë se të fillonim të ndanim frytet e Revolucionit Industrial midis të gjitha shtresave të shoqërisë, na u desh të kalonim përmes dy depresionesh Depresioni i Madh i viteve '30 , dhe Depresioni i Gjatë i viteve 1870, dy luftra botërore, revolucionet komuniste në Rusi dhe Kinë, dhe një epokë trazirash të mëdha sociale dhe politike në Perëndim. Ne gjithashtu, jo rastësisht, vajtëm drejt një epoke shpikjesh të mëdha sociale dhe politike. Krijuam shtetin modern të mirëqënies. Krijuam arsimin publik. Krijuam shëndetësinë publike. Krijuam pensionet publike. Krijuam bashkimet profesionale. Sot, po jetojmë në një epokë transformimi ekonomik të krahasueshëm në shkallë dhe në fushëveprim, me Revolucionin Industrial. Për të siguruar që kjo ekonomi e re të na sjellë dobi të gjithëve, dhe jo vetëm plutokratëve, ne duhet të fillojmë në një epokë po aq ambicioze me ndryshimet në fushat ekonomike dhe sociale. Ne kemi nevojë për një "New Deal" të ri. (Duartrokitje)