Ja cili është fakti më i rëndësishëm
ekonomik i kohës tonë.
Po jetojmë në kohën e rritjes se
pabarazisë së të ardhurave
veçanërisht ndërmjet më të pasurve
dhe gjithë të tjerëve.
Kjo dukuri është më e dukshme në ShBA
dhe në Mbretërine e Bashkuar,
por është një fenomen botëror.
Po ndodh në Kinën komuniste,
në Rusinë ish-komuniste,
po ndodh në Indi, në vendlindjen time Kanada.
Po e vëmë re këtë dukuri tashme
në vendet e demokracise sociale
si Suedia, Finlanda dhe Gjermania.
Më lejoni t'ju jap disa shifra
per të kuptuar ç'po ndodh.
Ne vitet 1970, një përqind e popullsisë
zotëronte rreth 10 perqind të të ardhurave kombëtare
ne Shtetet e Bashkuara.
Sot, pjesa e tyre është më shumë se dyfishuar
në mbi 20 përqind.
Por ajo që të bën më shumë përshtypje
është ajo çfare po ndodh në majën më të larte
të ndarjes së të ardhurave.
0.1 përqind e popullsisë së Shteteve te Bashkuara
sot zotëron më shumë se 8 përqind
të të ardhurave kombëtare.
Ata janë aty ku 1 përqindëshi ishte para 30 viteve
Me lejoni t'ju jap një shifër tjetër
për ta shpjeguar më mirë këtë,
dhe kjo është një shifër e llogaritur në vitin 2005
nga Robert Reich,
Sekretari i Shtetit per Punën në
administratën e presidentit Clinton.
Reich, mori pasurinë e dy prej
njerëzve shume të pasur
Bill Gates dhe Warren Buffett,
dhe zbuloi se ajo ishte e barabartë në pasuri
e 40 përqind popullsisë amerikane
me të varfër të cilët përbëjnë
120 milionë njerëz.
Me sa duket,
Warren Buffet nuk është vetëm një plutokrat*,
por dhe një nga vëzhguesit më të mprehtë të këtij fenomeni,
që ka dhe numrin e tij të preferuar.
Buffet pëlqen të verë në pah se në vitin 1992,
pasuria e përgjithëshme e njerëzve
ne listen e 400-ëve te Forbes --
dhe kjo është lista e 400 amerikanëve më të pasur --
ishte 300 milion dollarë.
Tani mendoni këtë
Nuk ishte e nevojshme të ishe një miliarder
që të ishe përfshirë në atë listë në vitin 1992.
Sot, ajo shumë është pesëfishuar
ne 1.7 trilionë,
dhe ndoshta nuk kam nevoje t'jua them
por e njëjta gjë nuk ka ndodhur
me klasën e mesme
pasuria e së cilës ka mbetur në të njejtat
nivele në mos është zvogëluar.
Pra, po jetojmë në kohën e plutokracisë** botërore
por na u desh pak kohë ta kuptonim atë.
Mendoj se një nga arsyet është sepse
ky fenomen nuk është marrë seriozisht.
Ndryshimet të cilat janë të ngadalta
dhe të vazhdueshme
jane te vështira për t'u venë re
edhe në ato raste kur ndikimi i tyre është dramatik.
Në fund të fundit, mendoni fatin e bretkocës
së gjorë, që duke ja ngrohur ujin ngadalë
përfundon e zjerë pa e kuptuar.
Por mendoj se është dicka tjetër që po ndodh.
Duke folur për pabarazinë në të ardhura,
edhe nëse ju nuk jeni ne listen e 400
amerikaneve më të pasur të revistës Forbes
mund të na bëje të ndihemi jo mirë.
Duket pak pozitive dhe optimiste
të flasësh se si është ndarë tashmë torta
se të mendosh per ta bëre atë më të madhe.
Dhe nëse je në listën e më të pasurve
të revistës Forbes
të flasësh për shpërndarjen e të ardhurave
dhe për rishpërndarjen e të ardhurave
mund te jetë vërtet kërcënuese.
Ne po jetojme në kohën e rritjes
së pabarazisë së të ardhurave
veçanërisht në nivelet e larta të shoqërisë.
Çfarë po e shkakton këtë që po ndodh
dhe çfarë mund të bëjmë për të?
Disa nga arsyet janë politike:
taksa me te ulta, mungesa e rregullave
veçanërisht në fushën e shërbimeve financiare,
privatizimi, dobësimi i mbrojtjes ligjore për sindikatat,
të gjitha së bashku kanë ndikuar
që shumica e të ardhurave
të shkojnë te me të pasurit.
Të gjithë keta faktore politike mund të permblidhen
në kategorinë e "kapitalizmit të kronizmit",
ndryshime politike nga të cilat përfiton një grup
i brendshëm i mirelidhur
por të cilët nuk bëjnë asgjë për ne të tjerët.
Në praktikë, te shpetosh nga kapitalizmi i kronizmit
është jashtëzakonisht e vështirë.
Mendoni për të gjitha vitet që
reformatorët e të gjitha llojeve
janë përpjekur të heqin qafe
korrupsionin në Rusi, për shembull,
ose sa e vështirë është te rishikosh
ligjet per funksionimin bankar
edhe pas krizës më të thellë financiare
që nga Depresioni i Madh,
ose sa e vështirë është të bësh kompanitë
e mëdha shumëkombëshe,
duke përfshirë këtu dhe ato që punojnë
nën moton 'mos bëj keq'.
të paguajnë taksa në të njëjtin nivel
me atë që paguajnë
familjet e shtresës se mesme.
Por nëse në praktikë është shumë e vështirë
të shpëtosh nga kapitalizmi i kronizmit,
të paktën intelektualisht, është një gjë e lehtë.
Në fund të fundit asnjë nuk është
në favor të këtij lloj kapitalizmi.
Në fakt, kjo është një nga ato çështje të rralla
që vë së bashku të majtën dhe të djathtën.
Kritika ndaj kapitalizmit të kronizmit
është aq qendrore
per "Tea Party", sa edhe për "Occupy Wall Street"*.
Por në qoftë se "kapitalizmi i kronizmit"
është, të paktën intelektualisht,
pjesa më e thjeshtë e problemit,
gjërat komplikohen kur konsiderohen
burimet ekonomike
të shpërthimit të pabarazisë së të ardhurave.
Në vetvete, këto burime nuk janë aq misterioze.
Globalizimi dhe revolucioni teknologjik,
këto transformime binjake të ekonomisë
që po ndryshojnë jetët tona
dhe po trasformojnë ekonominë botërore,
po ushqejnë gjithashtu rritjen e super pasanikëve.
Mendoni për një moment.
Për herë të parë në histori,
në qoftë se ju jeni një sipërmarrës energjik
me një ide të re të shkëlqyer,
ose një produkt fantastik ri,
ju mund të hyni pothuajse menjëherë,
dhe praktikisht të papenguar
në një treg botëror me më shumë se një miliard njerëz.
Si rezultat i kësaj, në qoftë se ju jeni shumë,
shumë i zgjuar
dhe shumë, shumë me fat,
ju mund të bëheni shumë, shumë i pasur
shumë, shumë shpejt.
Ikona e fundit i këtij fenomeni
është David Karp.
26 vjeçari themeluesi i Tumblr
që kohët e fundit ja shiti kompaninë
e tij Yahoo-së
për 1,1 miliard dollarë.
E llogarisni dot:
1,1 miliard dollarë në moshën 26 vjeç.
Është e thjeshtë të shohësh
se si revolucioni teknologjik
dhe globalizimi krijojnë këtë lloj efekti superstar
në fusha shumë të dukshme,
si sporti dhe argëtimi.
Ne të gjithë e shohim se si një atlet i talentuar
apo një aktor i talentuar mund nxjerre
përfitim nga aftësitë e tij
nëpërmjet ekonomisë botërore si asnjëherë më parë.
Por sot, ky efekt superstar
po shtrihet përmes të gjithë ekonomisë.
Ne kemi superstar të teknologjisë.
Kemi superstar të bankave.
Kemi superstar juristë dhe arkitektë.
Ka superstar në kuzhinë
dhe superstar në bujqësi.
Ka edhe më, dhe ky është shembulli im i preferuar,
dentista superstar,
shembulli më mahnitës i të cilit
është Bernard Touati, francezi që kujdeset
për buzëqeshjet e superstareve të tjera
si oligarki rus Roman Abramovich
apo krijueses së modës amerikane
me orgjinë evropiane
Diane von Furstenberg.
Por nëse është e lehtë të vëresh sesi globalizimi
dhe revolucioni tekonologjik
po krijojnë plutokracinë globale,
është shumë më e vështirë të formosh
një opinion mbi këtë çështje.
Kjo është për shkak se,
ndryshe nga kapitalizmi i kronizmit,
shumë nga ajo që globalizimi dhe revolucioni
teknologjik kanë prodhuar
janë shumë pozitive.
Le të fillojmë me teknologjinë.
Unë adhuroj internetin dhe pajisjet e mia mobile.
E adhuroj faktin se falë tyre mundësohen,
të gjithë ata që duan të shikojmë këtë konferencë,
përtej këtij auditoriumi.
Unë jam më shumë një tifoz i globalizimit.
Ky është transformimi
që nxori nga varfëria qindra milion njerëz
të shtresave më të varfëra të botës,
për ti futur në shtresën e mesme,
dhe nëse jetoni në pjesën e pasur të botës,
globalizimi ka bërë të përballueshme
shumë produkte të reja -
kush e ka fabrikuar iPhone-in tuaj, sipas jush? -
dhe ul çmimin e gjërave që ne përdorim për kaq kohë.
Mendoni pjatalarësin automatik apo bluzen tuaj.
Si mund të mos e pëlqejmë atë?
E pra, ka disa arsye .
Një nga gjërat që shqetëson mua
është lehtësia me të cilën ajo që
ju quani një plutokraci meritokratike
mund të trasformohet në një
plutokraci të kronizmit.
Përfytyroni të jeni një sipërmarres i shkëlqyer
që ka i shitur me sukses atë ide apo atë produkt
miliona individëve në tregun botëror
dhe u bë miliarder në këtë proçes.
Është joshëse, në atë pikë,
të përdorësh kompetencat tuaja ekonomike
për të manipuluar rregullat e politikës botërore
në favorin tuaj.
Dhe kjo nuk është një shembull i thjeshtë hipotetik.
Merrni Amazon, Apple, Google, Starbucks.
Këto janë ndër kompanitë më të admiruara në botë,
më të respektuarat e më inovativet.
Kanë gjithashtu një talent të veçantë
për të ndikuar në sistemin
e taksave ndërkombëtare
që të ulin taksat e tyre në mënyrë
shumë e shumë të konsiderueshme.
Po pse të përqëndohesh
vetëm në shfytëzimin e sistemit
ekonomik dhe politik ekzistues
për të patur fitimin maksimal?
Pasi të keni fuqi të jashtëzakonshme ekonomike
që jeni në majë të majës të piramidës
së shpërndarjes së të ardhurave
dhe pushteti politik që në mënyrë
të pashmangshme të përfshin,
bëhet tmerrësisht tundues
të fillosh përpjekjet për ndërrimin
e rregullave të lojës
në favorin tënd.
Edhe një herë, kjo nuk është thjesht një hipotezë.
Është ajo që bënë oligarkët rusë
duke krijuar shitjet e shekullit me privatizimet
e burimeve natyrore të Rusisë.
Është një nga mënyrat për të
përshkruar atë që ndodhi
me derregullimin e shërbimeve finaciare
në ShBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Një gjë e dytë që më shqetëson
është se sa thjesht plutokracia meritokratike
mund të trasformohet në aristokraci.
Një mënyrë për të përshkruar plutokratët
është një person i fiksuar me
teknologjinë që ka sukses
dhe që janë shumë të vetëdijshëm
se sa të rëndësishme janë
në ekonominë e sotme
aftësi të sofistikuara analitike dhe sasiore.
Kjo është arsyeja pse ata shpenzojnë
kohë dhe burime si kurrë më parë
në arsimimin e fëmijëve të tyre.
Klasa e mesme po shpenzon
më shumë në shkollim,
por gara për "armatosje" në arsimimin botëror
fillon që në çerdhe
dhe përfundon në Harvard, Stanford apo MIT,
dhe 99 përqindshi po mundet gjithnjë e më shumë
nga Një Përqindëshi.
Rezultati është diçka që ekonomistët Alan Krueger
dhe Miles Corak e quajnë
"Kurba e Gatsby-t Madhështor".
Ndersa pabarazia e të ardhurave rritet,
ashtu bie lëvizshmëria sociale.
Plutokracia mund të jetë meritokraci,
por gjithnjë e më shumë duhet të kesh lindur
në pjesën më lartë të shkallës
që të mund të marrësh pjesë në këtë garë.
Dhe gjëja e tretë, ajo që më shqetëson më shumë,
është përhapja me të cilën të njëjtat
këto forca gjerësisht pozitive
që po nxitin rritjen e plutokracisë në nivel botëror
po varfërojnë në të njëjtën kohë klasat e mesme
në ekonomitë e industrializuara të Perëndimit.
Le të fillojmë me teknologjinë.
Të njëjta forca që po krijojnë miliardera
gjithashtu po gllabërojnë shumë vende pune
që zakonisht i përkasin klasës së mesme .
Kur e keni përdorur një agjenci udhëtimesh
për herë të fundit?
Ndryshe revolucionit industrial,
titanët e ekonomisë sonë të re
nuk po krijojnë kaq vende pune
sa ai revolucion.
Në kulmin e saj, General Motors
punësoi qindra e mijëra vetë
Facebook më pak se 10.000.
E njëjta gjë është e vërtetë për globalizimim.
Po nxjerr nga varfëria qindra miliona njerëz
në tregjet që po shfaqen,
gjithashtu po zhvendosin jashtë shumë vende pune
nga ekonomitë e zhvilluara të Perëndimit.
E vërteta e tmerrshme është
se nuk ka ligj ekonomik
që automatikisht kthen
rritjen e zhvillimit ekonomik
në prosperitet të përbashkët për të gjithë.
Kjo del në pah në atë që unë konsideroj
statistika më e frikshme ekonomike e kohës sonë.
Që nga fundi i viteve 90, rritjet e produktivitetit
nuk janë shoqëruar me rritjen
e pagave dhe të punësimit.
Kjo do të thotë që vendet tona bëhen më të pasur,
bizneset tona bëhen më efikase,
por ne nuk po krijojmë më shumë vende pune
dhe në përgjithësi nuk ka paga më të larta.
Përfundimi alarmant që mund të nxirret nga kjo,
është, për t'u shqetësuar për papunësinë strukturore.
Ajo që më shqetëson më shumë
është një tjetër skenar i makthshëm.
Në fund të fundit, në një treg të punës
tërësisht të lirë
pothuajse të gjithë mund të gjejmë një vend pune.
Dystopia që më shqetëson
është një univers në të cilin një grup i vogël gjenish
shpik Google-in dhe të ngjashme si Google
dhe pjesa tjetër punësohet për tu bërë masazhe atyre.
Pra, kur e gjithë kjo më depreson
ngushelloj veten duke menduar Revolucionin Industrial.
Në fund të fundit, pavarësisht nga uzinat
e tij të zymta diabolike,
ai ja doli mbanë shumë mirë, apo jo?
Në fund të fundit, të gjithë ne jemi më të pasur,
më të shëndetshëm, me shtat më të gjatë --
tani, ka disa përjashtime -
dhe jetojmë më gjatë se paraardhësit tanë
të fillim shekullit të 19-të.
Por është e rëndësishme të mbani mend
që më parë se të fillonim të ndanim frytet
e Revolucionit Industrial
midis të gjitha shtresave të shoqërisë,
na u desh të kalonim përmes dy depresionesh
Depresioni i Madh i viteve '30 ,
dhe Depresioni i Gjatë i viteve 1870,
dy luftra botërore, revolucionet komuniste
në Rusi dhe Kinë,
dhe një epokë trazirash të mëdha
sociale dhe politike në Perëndim.
Ne gjithashtu, jo rastësisht,
vajtëm drejt një epoke shpikjesh të mëdha
sociale dhe politike.
Krijuam shtetin modern të mirëqënies.
Krijuam arsimin publik.
Krijuam shëndetësinë publike.
Krijuam pensionet publike.
Krijuam bashkimet profesionale.
Sot, po jetojmë në një epokë
transformimi ekonomik
të krahasueshëm në shkallë dhe në fushëveprim,
me Revolucionin Industrial.
Për të siguruar që kjo ekonomi e re
të na sjellë dobi të gjithëve,
dhe jo vetëm plutokratëve,
ne duhet të fillojmë në një epokë
po aq ambicioze me ndryshimet
në fushat ekonomike dhe sociale.
Ne kemi nevojë për një "New Deal" të ri.
(Duartrokitje)