Secili prej nesh është nxënës
dhe mësues.
Mësuesi im i pari ishte poashtu
inspirimi im i parë,
nëna ime,
dhe kjo jam unë duke u munduar tu ligjëroj 200 studentëve
mbi Hyrje në Intelegjencën Artificiale
tek
Universiteti i Stanfordit.
Mua dhe studentëve
na pëlque klasa,
mirëpo më ra ndërmend që
përderisa lënda
e kësaj klase është më e acanvuar
dhe moderne,
teknologjia e mësimdhënies nuk është e tillë.
Në fakt, unë përdor
të njëjtën teknologji si
ky mësim i shekullit të 14-të.
Vëreni librin shkollor,
njeriun e mencur në skenë,
dhe djaloshin e fjetur
në prapavijë. (Qeshje)
Njëjtë sikur sot
Bashkëmësimdhënësi im
Sebastian Thrun dhe unë menduam
se duhet të ekzistojë një mënyrë më e mirë.
Ne sfiduam vetveten
për të krijuar një klasë në internet
që do ishte e njëtë ose më e mirë
për nga kualiteti për klasën tonë në Stanford,
dhe t'ia ofrojmë gjithkujt
në botë falas.
E shpallëm klasën më 29 Korrik,
dhe brenda dy javësh, 50 000 njerëz
u regjistruan.
Regjistrimi u rrit në 160 000 studenta
nga 209 shtete.
Ishim shumë të kënaqur
për këtë audiencë,
dhe paksa të tmerruar
që nuk kishim përfunduar së përgatituri klasën. (Qeshje)
Andaj iu vëmë punës.
Studiuam cfarë kishin bërë të tjerët,
cfarë mund të kopjonim dhe cfarë mund të ndryshonim.
Benjamin Bloom kishte demonstruar
se mësimdhënia private funksionon më së miri,
andaj ne provuam të rivalizonim,
sikur me mua dhe nënën time,
edhe pse ne e dinim
që do ishte një në njëmijë.
Këtu, një kamerë mbitokësore
po më incizon mua ndërsa po flas
dhe vizatoj në një copë letre.
Njv nga studentët tha "Kjo klasë ishte sikur
të ulesh në një bar
me një mik të mencur
që shpjegon dicka
të cilën nuk e ke kuptuar, po je shumë afër ta kuptosh."
Ky ishte qëllimi ynë kryesor.
Nga Akademia Khan, ne pamë se
një video e shkurtër 10-minutëshe
funksionoi shumë më mirë se sa
përpjekjet për të incizuar një leksion një orësh
dhe ta vëmë në një ekran të vogël.
Vendosëm të bënim video edhe më të shkurtëra
dhe më ndërvepruese.
Videoja jonë tipike është 2 minuta,
nganjëherë më e shkurtër, kurrë më shumë
se 6 minuta, dhe pastaj pushojmë për
një pyetje të shpejtë, për ta bërë
të duket si mësimdhënie private.
Këtu, jam duke shpjeguar sesi kompjuteri përdor
gramatikën e gjuhës Angleze
për të analizuar fjalitë, dhe këtu,
është një pushim dhe studentët
duhet të reflektojnë, të kuptojnë se cfarë po ndodhë
dhe të zgjedhin përgjigjen e duhur
para se të kenë mundësinë të vazhdojnë.
Studentët mësojnë më së miri kur
marrin pjesë në mënyrë aktive.
Qëllimi ishte ti angazhonim, ti bënim që të mbërthenin
paqartësitë dhe ti udhëzonim se si të sintetizojnë
vetë idetë themelore.
Ne u shmangemi pyetjeve të tilla sic
"Ja ku keni formulën, tani
më tregoni vlerën e Y
kur X është i barabartë me 2."
Ne preferuam pyetje të hapura.
Një student shkroi, "Tani po vërej
rrjetin e Bayes dhe shembuj të
teorisë së lojës kudo që shikoj."
Më plëqejnë përgjigje të tilla.
Ky ishte synimi.
Nuk donim që studentët të mësonin përmendësh formula;
donim të ndryshonim mënyrën se si
ata e shikonin botën.
Dhe patëm sukses.
Ose thënë më mirë, studentët patën sukses.
Eshtë paksa ironike
që iu vëmë kësaj punë me qëllim që të ndryshojmë edukimin tradicional,
dhe duke bërë atë
arritëm të bënim klasën tonë në internet
të ngjashme me klasat tradicionale të fakulteteve
sesa klasat e tjera në internet.
Për shumicën e klasëve në internet, videot janë gjithmonë të disponueshme.
Mund ti shohësh kurdo.
Por nëse mund ti shohësh kurdo,
do të thotë që mund ti shohësh të nesërmen,
dhe nëse mund ti shohësh të nesërmen,
ka mndësi që nuk
do të arrish ti shohësh kurrë. (Qeshje)
Andaj ne risollëm
afatet.
Mund ti shohësh videot
kurdo gjatë javës,
por në fund të javës,
duhet të bësh detyrat e shtëpisë.
Kjo i motivoi studentët të vazhdonin,
dhe kjo do thotë që të gjithë po punonin
mbi të njëjtën cështje në të njëjtën kohë,
andaj nëse vizitoje ndonjë forum diskutimi,
mund të merrje përgjigjen nga njëri prej studentëve brenda pak minutash.
Tani do ju tregoj disa prej forumeve, shumica prej të cilëve
ishin të vetë-organizuar nga studentët.
Nga Daphne Koller dhe Andrew Ng, mësuam
konceptin e "hedhjes kokë-a-pilë" të klasës
Studentët shikonin videot
në kohën e tyre dhe
pastaj bëhen bashkë për ti diskutuar.
Nga Eric Mazur, unë mësova rreth mësimit mes kolegëve,
se kolegët mund të jenë mësuesit më të mirë
sepse janë ata të cilët
që e dinë se është të mos kuptosh dicka.
Sebastiani dhe unë harruam një pjesë të kësaj.
Natyrisht nuk mund të kishim
një diskutim në klasë me
mijëra studentë,
andaj i nxitëm dhe inkurajuam këto forume.
Në fund, nga Mëso për Amerikën,
mësova se klasa nuk është doemos
për të ofruar informata.
Motivimi dhe vendosmëria janë më të rëndësishme.
Ishte e domosdoshme që studentët të kuptonin
që ne po punonim shumë për ta dhe
se ata të gjithë po mbështetnin njëri tjetrin.
Klasa zgjati për 10 javë,
dhe në fund, gjysma e 160 000 studentëve
shikuan të paktën një video në javë,
dhe rreth 20 000 prej tyre përfunduan detyrat e shtëpisë,
dhe dedikuan 50-100 orë.
Ata morrën një deklaratë të arritjes.
Pra cfarë mësuam nga tërë kjo?
Ne provuam disa ide të vjetra
dhe disa të reja dhe i bashkuam,
por ka akoma ide për ti vënë në provë.
Sebastiani po ligjëron një klasë tjetër tani.
Unë do ligjëroj një në vjeshtë.
Stanford Coursera, Udacity, MITx
kanë akoma më shumë klasë për të ardhmen.
Eshtë me të vërtetë emocionuese.
Por për mua pjesa më emocionuese
janë të dhënat që po mbledhim.
Po mbledhim mijëra
ndërveprime për secilin student në klasë,
miliarda ndërveprime së bashku,
dhe tani mund të fillojmë ti analizojmë,
dhe kur mësojmë dic nga tërë kjo,
bëjmë eksperimente,
atëherë fillon revolucioni i vërtetë.
Do mund të shihni rezultatet nga
një gjeneratë e re studentësh të mrekullueshëm.
(Duartrokitje)