Ishte kaos sapo zbrita nga ashensori. Isha duke u rikthyer në detyrë si një mjeke rezidente për të mbuluar njësinë e lindjeve. Dhe gjithçka që munda të shihja, ishte një turmë mjekësh dhe infermieresh duke qëndruar mbi një pacient në sallën e lindjes. Ata ishin duke u përpjekur të shpëtonin jetën e një gruaje. Pacientja ishte në gjendje shoku. Ajo kishte lindur një djalë të shëndetshëm pak orë para se unë të mbërrija. Papritur, humbi ndjenjat, nuk po reagonte, dhe kishte gjakderdhje të madhe uterine. Para se të arrija ne sallë aty ndodheshin doktorë, infermierë dhe pacientja e pajetë. Skuadra e kujdesit intensiv u mundua ta risillte në jetë, por pavarësisht përpjekjeve maksimale të gjithkujt ajo ndërroi jetë. Ajo çfarë kujtoj më tepër nga ajo ditë ishte e qara therrëse e të atit. Ajo depërtoi në zemrën time dhe të kujtdo që ishte i pranishëm. Supozohet se ajo duhet të ishte dita më e bukur e jetës së tij, por u kthye në ditën më të keqe. Do dëshiroja të mund të thoja se kjo tragjedi ishte një rast i vecantë, por fatkeqësisht, nuk është ky rasti. Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara diku ndermjet 700 dhe 900 grave vdesin nga nje shkak i lidhur me shtatzëninë. Dhe ajo që më habit është se shkalla e vdekshmërisë maternale është në fakt më e lartë se çdo shtet tjetër me të ardhura të larta, dhe shkalla jonë është shumë herë më keq për gratë me ngjyrë. Shkalla jonë e vdekshmërisë maternale faktikisht u rrit gjatë dekadës së kaluar, ndërkohë që vendet e tjera e ulën. Dhe paradoksi i gjithë kësaj? Ne shpenzojmë më shumë për kujdesin ndaj shëndetit se çdo shtet tjetër në botë. Afërsisht në të njëjtën kohë që kjo mama e re humbi jetën e saj në rezidencë, unë u bëra vetë nënë. Dhe pavarsisht njohurive dhe trajnimet e mia në këtë fushë, u befasova nga sa pak vëmendja që iu kushtua shpërndarjes se kujdesit cilësor për nënat e reja. Dhe mendova se çfarë kjo do të thoshte, jo vetëm për mua po per shumë gra të tjera. Ndoshta sepse babai im ishte avokat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe prindërit e mi ishin të ndergjegjshëm dhe kërkonin që ne të ngriheshim për atë që besonim. Ose fakti se prindërit e mi kanë lindur në Xhamaika, erdhën në Shtetet e Bashkuara dhe ishin të aftë të kuptonin ëndrrën amerikane. Ose ndoshta ishte trajnimi im mjekësor, ku fillimisht pashë se sa keq trajtoheshin gratë me të ardhura të pakta nga sistemi ynë i kujdesit shëndetësor. Cilado qoftë aryseja, ndjeja një përgjegjësi të çohesha, jo vetëm për vete, po për të gjitha gratë, dhe veçanërisht ato të perjashtuara nga sistemi ynë i kujdesit shëndetsor. Dhe vendosa ta fokusoj karrierën time në përmirësimin e kujdesit shëndetësor maternal. Pra, çfarë po i vret nënat? Sëmundjet kardiovaskulare, hemorragjia, presioni i lartë i gjakut që shkakton goditje ose hemoragji, mpiksja e gjakut dhe infeksioni janë disa nga shkaqe madhore të vdekshmërisë maternale në këtë shtet. Por një vdekje maternale është vetëm maja e ajsbergut. Për çdo vdekje, mbi 100 gra vuajnë një komplikim të rëndë lidhur me shtatzëninë apo lindjen, duke rezultuar që mbi 60 000 gra çdo vit të përjetojnë një nga këto evente. Këto komplikacione, të quajtura sëmundje të rënda maternale, janë në rritje ne Shtetet e Bashkuara dhe janë jetë-ndryshuese. Është vlerësuar se diku mes 1.5 dhe 2 përqind e 4 milion lindjeve që ndodhin çdo vit në këtë shtet janë të lidhur me një nga këto ngjarje. Kjo do të thotë që 5 ose 6 gra çdo orë që përjetojnë mpiksje gjaku, kriza epileptike, goditje, që marrin transfuzion gjaku që kanë dëmtim të organeve fundore si psh dëmtim të veshkave, apo ndonjë tjetër ndodhi tragjike. Tani, pjesa e kësaj historie që është sinqerisht e pafalshme është fakti se 60% e këtyre vdekjeve dhe komplikacioneve të rënda mendohet të jenë të parandalueshme. Kur them se 60% janë të parandalueshme, nënkuptoj se ekzistojnë hapa konkretë dhe procedura standarte që mund të aplikohen për të parandaluar ndodhinë e këtyre rezultate të këqija dhe të shpëtojnë jetët e grave. Dhe kjo nuk kërkon ndonjë teknologji të re të sofistikuar. Ne thjesht duhet të aplikojmë atë çfarë dimë dhe të sigurojmë standarte të barabarta në spitale. Për shembull, nëse një grua shtatzënë në punë ka presion të lartë të gjakut dhe e kurojmë me mjekimin e duhur kundër tensionit të lartë në kohën e duhur, mund të parandalojmë goditjen. Nëse mund të gjurmojmë saktësisht humbjen e gjakut gjatë lindjes, mund të zbulojmë hemorragjinë më shpejt dhe të shpëtojmë jetën e gruas. Ne faktikisht mund të ulim nivelet e këtyre ngjarjeve katastrofike në të ardhmen, por kjo kërkon që ne të vlerësojmë cilësinë e kujdesit që shpërndajmë drejt grave shtatzëna përpara, gjatë dhe pas shtatzënisë. Nëse risim cilësinë e kujdesit universalisht drejt asaj që supozohet të jetë standarti, ne mund çojmë drejt uljes se shkallës së vdekshmërisë dhe komplkacioneve të rënda. Epo, ka edhe disa lajme të mira. Ka edhe disa histori suksesi. Ekzistojnë në fakt disa vende që kanë adoptuar këto standarte, dhe kanë bërë ndryshime. Disa vite më parë, Universiteti Amerikan i Obstetërve dhe Gjinkelogëve bashkëpunoi me organizata të tjera shndetësore, studiues si unë dhe organziatave komunitare. Ata donin të implementonin praktika standarte të kujdesit në spitale dhe në sistemet shëndetësore në të gjithë shtetin. Dhe mjeti që po përdorim është një program i quajtur Alenaca për Inovacion në Shëndetin Maternal, programi AIM. Objektivi i tyre është të ulin vdekshmërinë dhe sëmunfjet e rënda maternale nëpërmjet disa iniciativave cilësore dhe të sigurta në të gjithë vendin. Grupi ka zhvilluar një numër paketash sigurie që targetojnë disa nga shkaqet më të parandalueshme te vdekjes maternale. Programi AIM momentalisht gëzon potencialin për të arritur mbi 50% lindjeve në SHBA. Pra, çfarë është një paketë sigurie? Praktikat e bazuara në evidenca, protokolle, procedura, mjekime, pajisje dhe artikuj të tjerë për gjurmimin e këtyre kushteve. Le të marrim shembullin e një pakete hemorragjie. Për hemorragjinë, ju nevojitet një kuti që ka në të gjithçka që një doktor apo infermiere mund të ketë nevojë në rast emergjence: një tub intravenoz, maskë oksigjeni, mjekime, listat e plota kontrolluese, ose pajisje të tjera. Më pas nevojitet diçka për të matur humbjen e gjakut: sfungjera dhe fasho. Dhe në vend që thjesht t'i shohin, doktorët dhe infermierët i mbledhin këto sfungjera dhe fasho dhe ose i peshojnë ose përdorin teknologji të reja që të përcaktojnë se sa gjak është humbur. Paketa e hemorragjisë përfshin gjithashtu protokollet e krizave për transfuzionet masive dhe trajnimet dhe stërvitjet e rregullta. Tani, Kalifornia ka qene lider në përdorimin e këtyre lloj paketash, dhe kjo është arsyeja pse Kalifornia pa nje reduktim me 21% në vdekjet e afërta prej hemorragjisë nëpër spitalet që implementuan këtë paketë vitin e parë. Përsëri përdorimi i këtyre paketave përgjatë gjithë vendit është i pabarabartë ose mungues. Njësoj si fakti që përdorimi i praktikave të bazuara në prova dhe fokusimi te siguria ndryshon nga njëri spital në tjetrin, sic ndryshon edhe cilësia e kujdesit. Cilësia e kujdesit ndryshon masivisht për gratë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. Gratë me ngjyrë që lindin në këtë vend kanë 3-4 herë më tepër gjasa për të vuajtur nga një vdekje e lidhur me shtatzëninë sesa kanë gratë e bardha. Kjo statistikë është e vërtetë për të gjitha gratë me ngjyrë në këtë vend, qofshin të lindura në Shtetet e Bashkuara ose në ndonjë shtet tjetër. Shume duan të mendojnë që ndryshimet në të ardhura shkaktojnë keto pabarazi, por kjo shkon përtej klasave shoqërore. Një grua me ngjyrë me edukim universitar ka afërsisht dy herë më tepër gjasa të vdesë krahasuar me një grua të bardhë me një edukim jo më të lartë se arsimi i mesëm. Dhe ajo ka 2-3 herë më tepër gjasa të vuajë nga një komplikacion i rëndë gjatë lindjes. Më kanë mësuar gjithmonë të mendoj se edukimi ishte shpëtimi yne, por në këtë rast, nuk është e vërtetë. Kjo pabarazi mes njerëzve të bardhë dhe me ngjyrë është pabarazia më e madhe në masat shendetsore të paralidjeve sipas CDC. Dhe këto pabarazi janë më tepër të theksuara në disa nga qytetet tona. Për shembull, në New York, një grua me ngjyrë ka më tepër gjasa të vdesë nga një shkak i lidhur me shtatzëninë sesa ka një grua e bardhë. Tani, mendoj se shumë prej jush ka mundësi të jenë familjarizuar me historinë pikëlluese të Dr. Shalon Irving, një epidemologe e CDC që vdiq pas lindjes. Historia e saj u publikua te ProPublica dhe NPR më pak se një vit më parë. Së fundmi, isha në një konferencë dhe kisha privilegjin të dëgjoja mamanë e saj teksa fliste. Preku të gjithë publikun. Shalon ishte një epidemologe e shkëlqyer, e angazhuar me studimin e pabarazive etnike dhe racore në çështjet shëndetësore. Ajo ishte 36 vjeç, ky ishte fëmija i saj i parë, dhe ajo ishte Afrikano-Amerikane. Shalon kishte një shtatzëni të komplikuar, por ajo lindi një vajzë të shëndetshme dhe doli nga spitali. Tre jave më vonë, ajo vdiq nga presioni i lartë i gjakut. Shalon ishte kontrolluar 4-5 herë nga profesionistët e kujdesit shëndetësor në ato tre javë. Ajo nuk u dëgjua, dhe askush se kuptoi gjëndjen e saj të rënde. Tani, historia e Shalon ishte një nga shumë historitë për pabarazitë etnike dhe racore në çështjet e shëndetit dhe kujdesit shëndetsor në Shtetet e Bashkuara, dhe ka një njohje në rritje se determinantët socialë të shëndetit, si racizmi, varfëria, edukimi, strehimi i veçuar, kontribuojnë te këto pabarazi. Por, historia e Shalonit vë në pah një nënçështje shtesë: cilësinë e kujdesit. Mungesa e standarteve në kujdesin pas lindjes. Shalon u kontrollua disa herë nga mjekët në ato tre javë, dhe përsëri ajo vdiq. Cilësia e kujdesit në mjedisin e lindjes është një nënshkak i pabarazive etnike dhe racore në vdekshmërinë dhe sëmundjet e rënda maternale në Shtetet e Bashkuara, dhe është diçka që mund ta adresojmë tani. Kërkimet nga skuadra jonë dhe të tjerë kanë dokumentuarse, për një varg arsyesh, gratë me ngjyrë kanë tendencën të lindin në një grup të veçntë spitalesh dhe këto spitale shpesh kanë rezultate më të këqija për gratë e bardha dhe me ngjyrë së bashku, pavarësisht faktorëve riskues të pacientes. Kjo është e vërtetë në gjithë Shtetet e Bashkuara, ku rreth 3/4 e të gjitha grave me ngjyrë lindin në një grup të veçantë spitalesh, ku më pak se 1/5 e grave të bardha lindin në të njëjtat spitale. Në New York, rreziku për një grua që të ketë një komplikacion jetë-rrezikues gjatë lindjes mund të jetë 6 herë më i lartë në një spital sesa në një tjetër. Jo çuditërisht, gratë me ngjyrë kanë më tepër gjasa të lindin në spitale me rezultate më të këqija. Në fakt, diferencat në spitalet e lindjes shpjegojnë afërsisht gjysmën e pabarazive te gratë me ngjyrë. Ndërkohë që ne duhet të adresojmë determinantët socialë të shëndetit nëse ne ndonjëherë do të kemi me të vërtetë kujdes të paanshëm shëndetësor në vend shumë prej tyre janë rrënjosur thellë dhe do të marrin kohë për t'u zgjidhur. Ndërkohë, ne mund të punojmë me cilësinë e kujdesit. Sigurimi i kujdesit cilësor në gjithë vazhdimësinë e kujdesit nënkupton sigurimin e aksesit të sigurt dhe kontraceptivë të sigurtë gjatë jetës ripordhuese të gruas. Para shtatzënisë, nënkupton sigurimin e kujdesit paraprak, që të mund të menaxhojmë sëmundjet kronike dhe të optimizojmë shëndetin. Përgjatë shtatzënisë, përfshin kujdesin cilësor para lindjes dhe gjatë lindjes që të mund të nxjerrim mama dhe beba të shëndetshëm. Dhe në fund, pas shtatzënisë, përfshin kujdesin postpartum dhe ndër-shtatzënor që t'u mundësojmë mamave lindjen e shëndetshme të bebave të tjerë dhe një jetë të shëndetshme. Dhe mund literalisht të përcaktojë diferencën mes jetës dhe vdekjes, siç bëri në rastin e Marias, që u kontrollua në spital pasi pati ngritje të presionit të gjakut gjatë një vizite prenatale. Maria ishte 40, dhe kjo ishte shtatzënia e saj e dytë. Gjatë shtatzënisv së saj të parë që ndodhi dy vite më parë, përsëri nuk u ndje mirë në javët e fundit të shtatzënisë së saj, dhe pati disa ngritje të presionit të gjakut, por askush nuk u pa të kushtonte vëmendje. Ata thjesht thanë "Maria , mos u shqetëso, do të jesh mirë. Kjo është shtatzënia jote e parë. Je thjesht pak nervoze." Por gjërat nuk përfunduan mirë për herën e fundit të Marias. Ajo pati një krizë gjatë punës. Epo, këtë herë skuadra e saj me të vërtetë e dëgjoi. Ata i bënë pyetje të zgjuara dhe ekzaminuese. Doktori i saj e këshilloi për shenjat dhe simptomat e pre-eklampsisë dhe i shpjegoi se nëse ajo nuk po ndjehej mirë, ajo kishte nevojë të shkonte dhe të kontrollohej. Dhe herën e fundit , Maria erdhi, dhe doktori i saj e dërgoi menjëherë në spital. Në spital, doktori i saj urdhëroi teste urgjente laboratorike. Ata e lidhën me disa monitorë dhe i kushtuan vëmendje të veçantë presionit të lartë të gjakut, gjurmimit të rrahjeve të zemrës së fetusit dhe i dhane mjekin intravenoz për të parandaluar ndonjë krizë. Dhe kur presioni i gjakut të Marias u rrit aq shumë saqë kishte rrezik për goditje në zemër, doktorët dhe infermieret e saj u hodhën në veprim. Ata përsëritën presionin e saj të gjakut në 15 minuta dhe deklaruan një emergjencë hipertensive. Ata i dhanë mjekimin e duhur intravenoz sipas protokollit korrekt më të fundit. Ata punuan pa probleme së bashku si një grup i koordinuar dhe në mënyrë të suksseshme e ulën presionin e saj të gjakut. Si rezultat, ajo që mund të rezultonte në një tragjedi u shndërrua në histori suksesi. Simptomat e rrezikshme të Marias u kontrolluan, dhe ajo lindi një vajzë të shëndetshme. Dhe para se Maria të dilte nga spitali, doktori e këshilloi atë përsëri për simptomat dhe shenjat e pre-eklampsisë, dhe rëndësisë së të paturit nën kontroll të presionit të gjakut, veçanërisht në javën e parë pas lindjes dhe i dha asaj edukimin për shëndetin postpartum dhe se çfarë duhet të priste. Dhe në javët dhe muajt që pasuan, natyrshëm,Maria pati vizita të mëtejshme me mjekun pediatër për të kontrolluar shëndetin e fëmijës. Por, po aq e rëndësishme, ajo pati vizita pasuese me mjekun obstetër dhe gjinekologun për të kontrolluar shëndetin e saj, presionin e saj të gjakut, dhe kujdesin dhe shqetësimet e saj si një mama e re. Kjo është ajo se si kujdesi cilësor duket përgjatë kudjesit të vazhdueshëm, dhe se si duhet të duket. Nëse çdo grua shtatzënë në çdo komunitet do merrte këtë lloj kujdesi cilësor dhe do lindte me facilitetet që përdorin praktika standarte kujdesi, shkalla e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë së rëndë maternale do të binte menjëherë. Rankimi ynë ndërkombëtar nuk do të ishte kaq turpërues për ne. Por, e vërteta është se, ne kemi pasur dekada të niveleve papranueshmërisht të larta të vdekjeve dhe komplikacioneve jetë-kërcënuese maternale gjatë lindjeve dhe dekada të pasojave shkatërruese për mamat, bebat dhe familjet, dhe nuk kemi lëvizur për të vepruar. Vëmendja së fundmi e medias në performancën tonë të vakët në vdekshmërinë maternale ka ndihmuar publikun të kuptojë: kujdesi shëndetësor cilësor maternal është i ofrueshëm brenda mundësive. Pyetja është: A jemi ne si shoqëri gati të vlerësojmë gratë shtatzëna nga çdo komunitet? Sa për pjesën time, jam duke bërë gjithçka mundem për t'u siguruar që po, ne jemi, ne kemi mjetet dhe bazën evidenciale gati për të ecur përpara. Faleminderit! (Duartrokitje)