Tani do të mësojmë për if statements, if statements janë një pjesë kryesore e mësimit të
programimit. Ato e ndihmojnë një kompjuter të bëjë vendime. Të gjithë kompjuterët përdorin if statements, përfshirë
edhe telefonin tim. Për shembull, kur unë hapi telefonin tim, një kod ekzekutohet i cili thotë se
nëse e fus fjalëkalimin e duhur, atëherë do të hapet telefoni. Nëse jo atëherë do të më tregoj përmes një mesazhi se telefoni nuk mund të hapet.
Ju mund poashtu të përdorni if statements në kodin tuaj dhe të bëni Steve dhe Alice të reagojnë në atë se çfarë shohin në
botë. Për shembull, nëse aty është një gur përpara tyre, ata mund të kthehen në anën e majtë. Ose të kthehen
në anën e djathtë nëse shohin një pemë. Në këtë rast, ne nuk dëshirojmë të biem në llava.
Është e lehtë të planifikosh për lavën. Mund ta shohim në ekran. Po llava
që nuk mund ta kalojmë nën gur? Pasi të minojmë gurin, do të duhet të kontrollojmë
nëse ka ndonjë lavë në atë vend përpara se të ecim përpara. Nëse ka lavë atje, ne duam
ë vendosim një gur përpara karakterit tonë para se të ecim tutje. Në këtë mënyrë ne mund të vazhdojmë me siguri.
Koha për të gërrmuar! Dhe mos harroni të përdorni deklaratën if për të parë hapin tuaj.