[muzikë] [duartrokitje] Çfarë na bën të shëndetshëm dhe të lumtur teksa vazhdojmë me jetën? Nëse do të investoje në veten tënde më të mirë të së ardhmes, ku do ta përqëndroje kohën dhe energjinë tënde? Kishte një studim të fundit të Millennials që pyste se cilat ishin qëllimet më të rëndësishme në jetë. Mbi 80% thanë se qëllimi kryesor i jetës ishte të pasuroheshin. Dhe 50% nga e njëjta grupë të rinjsh thanë se një tjetër synim kryesor i jetës ishte të bëheshin të famshëm. Vazhdimisht na është thënë të mbështetemi për të punuar, të shtyjmë më shumë dhe të arrijmë më shumë. Kemi fituar përshtypjen se këto janë gjërat që duhet të ndjekim për të pasur një jetë të mirë. Pamje të tërë jetës, të zgjedhjeve që njerëzit bëjnë dhe si funksionojnë ato zgjedhje për to, ato pamje janë thuajse të pamundura për t'u gjetur. Shumica e gjërave që dimë për jetën njerëzor janë nga njerëzit që u kërkuam të kujtojnë të kaluarën. Dhe siç e dimë, retrospektiva është gjithçka përveçse 20/20. Ne harrojmë pjesë të mëdha të asaj që na ndodh në jetë. Dhe nganjëherë kujtesa është krejtësisht kreative. Po sikur të mund të vëzhgonim jetë të tëra se si shpalosen me kalimin e kohës. Po sikur të mund të studionim njerëzit që nga koha kur ishin adoleshentë e deri në pleqëri. Për të parë se çfarë i bën vërtet njerëzit të lumtur dhe i mban të shëndetshëm. Ne e bëmë ketë. Studimi i Harvardit për zhvillimin e të rriturve mund të jetë studimi më i gjatë i jetës së të rriturve që është bërë ndonjëherë. Për 75 vjet kemi ndjekur jetën e 724 burrave. Vit pas viti, duke pyetur për punën e tyre, jetën në shtëpi, shëndetin e tyre, dhe sigurisht duke pyetur gjatë gjithë rrugës, pa e ditur se si do të dalin rrëfimet e tyre të jetës. Studimet si ky janë jashtëzakonisht të rralla. Pothuajse të gjitha projektet e këtij lloji shpërbëhen brenda një dekade. Për shkak se shumë njerëz braktisin studimin ose fondet për hulumtimin pakësohen. Ose studiuesit shpërqendrohen ose vdesin dhe asnjë tjetër nuk vazhdon më tej në këtë fushë. Por përmes një kombinimi të fatit dhe këmbënguljes së disa brezave të studiuesve, ky studim ka mbijetuar. Rreth 60 nga 724 burrat janë akoma gjallë dhe ende marrin pjesë në këtë studim, shumica e të cilëve janë në të 90-tat. Tani kemi filluar të studiojmë më shumë se 2,000 fëmijë të këtyre burrave dhe unë jam drejtori i katërt i studimit. Që nga viti 1938 kemi ndjekur jetën e dy grupeve të burrave. Grupi i parë filloi në studim kur ishin në vit të dytë në Kolegjin e Harvardit. Të gjithë mbaruan kolegjin gjatë Luftës së Dytë Botërore e pastaj shumica shkuan për të shërbyer në luftë. Dhe grupi i dytë që ndoqëm ishte një grup djemsh nga lagjet më të varfëra të Bostonit. Djem që u zgjodhën për studimin veçanërisht sepse ishin nga familje më të trazuara dhe më të pafavorshme në Bostonin e viteve 1930. Shumica jetonin në blloqe banesash, shumë prej tyre pa ujë të nxehtë dhe të ftohtë të pijshëm. Kur hynë në studim të gjithë këta adoleshentë u intervistuan, iu bënë kontrolla mjekësore. Shkuam në shtëpitë e tyre dhe intervistuam prindërit e tyre. Pastaj këta adoleshentë u bënë të rritur që hynë në të gjitha sferat e jetës. U bënë punëtorë fabrike, avokatë, muratorë dhe mjekë. Njëri u bë president i SHBA-së. Disa krijuan varshmëri ndaj alkoolit, disa u bënë skizofren. Disa ngjitën shkallët sociale nga poshtë e deri në majë. Dhe disa shkuan në drejtim të kundërt. Themeluesit e këtij studimi as në ëndërr nuk do ta kishin imagjinuar që unë do të qëndroja këtu sot, 75 vite më vonë duke ju treguar se ky studim ende vazhdon. Çdo dy vite pacienti ynë dhe stafi i përkushtuar i kërkimit i thërret njerëzit tanë dhe i pyet nëse mund t'u dërgojmë edhe një grup pyetjesh në lidhje me jetën e tyre. Shumë prej burrave nga pjesa e brendshëm e Bostonit na pyesin, "pse vazhdoni të dëshironi të më studioni? Jeta ime thjesht nuk është aq interesante." Burrat nga Harvardit nuk e bëjnë kurrë atë pyetje. [qeshje] Për të marrë fotografinë më të qartë të jetëve të tyre, ne nuk u dërgojmë vetëm pyetësorë. I intervistojmë në dhomat e ndenjies, i marrim të dhënat mjekësore nga mjekët e tyre, iu marrim gjak. Skanojmë trurin e tyre, bisedojmë me fëmijët e tyre, i inçizojmë duke biseduar me gratë e tyre për shqetësimet më të thella. Dhe kur rreth një dekadë më parë më në fund i pyetëm gratë e tyre nëse do të bashkoheshin me ne si anëtare të studimit, shumë nga gratë thanë "e dini se ka ardhur më koha". [të qeshura] Atëherë, çfarë mësuam? Cilat janë mësimet që vijnë nga dhjetëra mijëra faqe informacionesh që kemi gjeneruar në këto jetë? Epo mësimet nuk kanë të bëjnë me pasurinë ose famën ose të punuarit më shumë e më shumë. Mesazhi më i qartë që marrim nga ky studim 75 vjeçar është ky: Marrëdhëniet e mira na bëjnë më të lumtur dhe më të shëndetshëm, pikë. Mësuam tre mësime të mëdha për marrëdhëniet. E para është se lidhjet shoqërore janë vërtet të mira për ne dhe se vetmia vret. Del që njerëzit që janë më të lidhur socialisht me familjen, miqtë, komunitetin janë më të lumtur. Ata janë fizikisht më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë se njerëzit që janë më pak të lidhur.