[muzikë]
[duartrokitje]
Çfarë na mbanë të shëndetshëm dhe të lumtur
teksa vazhdojmë me jetën?
Nëse do të investoje në veten tënde më të mirë të së ardhmes,
ku do ta përqëndroje kohën dhe energjinë tënde?
Kishte një studim të fundit të Millennials që pyste
se cilat ishin qëllimet më të rëndësishme në jetë.
Mbi 80% thanë se qëllimi kryesor i jetës
ishte të pasuroheshin.
Dhe 50% nga e njëjta grupë të rinjsh thanë se një tjetër synim
kryesor i jetës ishte të bëheshin të famshëm.
Vazhdimisht na është thënë të mbështetemi për të punuar,
të shtyjmë më shumë dhe të arrijmë më shumë.
Kemi fituar përshtypjen se këto janë gjërat
që duhet të ndjekim për të pasur një jetë të mirë.
Pamje të tërë jetës, të zgjedhjeve që njerëzit bëjnë dhe si funksionojnë ato zgjedhje për to,
ato pamje janë thuajse të pamundura për t'u gjetur.
Shumica e gjërave që dimë për jetën njerëzor janë
nga njerëzit që u kërkuam të kujtojnë të kaluarën.
Dhe siç e dimë, retrospektiva
është gjithçka përveçse 20/20.
Ne harrojmë pjesë të mëdha
të asaj që na ndodh në jetë.
Dhe nganjëherë kujtesa
është krejtësisht kreative.
Po sikur të mund të vëzhgonim jetë të tëra
se si shpalosen me kalimin e kohës.
Po sikur të mund të studionim njerëzit
që nga koha kur ishin adoleshentë e deri në pleqëri.
Për të parë se çfarë i bën vërtet njerëzit të lumtur
dhe i mban të shëndetshëm.
Ne e bëmë ketë.
Studimi i Harvardit për zhvillimin e të rriturve mund të jetë studimi
më i gjatë i jetës së të rriturve që është bërë ndonjëherë.
Për 75 vjet kemi ndjekur jetën
e 724 burrave.
Vit pas viti, duke pyetur për punën e tyre,
jetën në shtëpi, shëndetin e tyre,
dhe sigurisht duke pyetur gjatë gjithë rrugës,
pa e ditur se si do të dalin rrëfimet e tyre të jetës.
Studimet si ky janë jashtëzakonisht të rralla. Pothuajse të gjitha projektet
e këtij lloji shpërbëhen brenda një dekade.
Për shkak se shumë njerëz braktisin studimin
ose fondet për hulumtimin pakësohen.
Ose studiuesit shpërqendrohen ose vdesin
dhe asnjë tjetër nuk vazhdon më tej në këtë fushë.
Por përmes një kombinimi të fatit dhe këmbënguljes
së disa brezave të studiuesve, ky studim ka mbijetuar.
Rreth 60 nga 724 burrat janë akoma gjallë dhe ende
marrin pjesë në këtë studim, shumica e të cilëve janë në të 90-tat.
Tani kemi filluar të studiojmë më shumë se 2,000 fëmijë
të këtyre burrave dhe unë jam drejtori i katërt i studimit.
Që nga viti 1938 kemi ndjekur
jetën e dy grupeve të burrave.
Grupi i parë filloi në studim kur ishin
në vit të dytë në Kolegjin e Harvardit.
Të gjithë mbaruan kolegjin gjatë Luftës së Dytë Botërore
e pastaj shumica shkuan për të shërbyer në luftë.
Dhe grupi i dytë që ndoqëm ishte një grup djemsh
nga lagjet më të varfëra të Bostonit.
Djem që u zgjodhën për studimin veçanërisht sepse ishin nga familjet më të trazuara
dhe më të pafavorshme në Bostonin e viteve 1930.
Shumica jetonin në blloqe banesash, shumë prej tyre
pa ujë të nxehtë dhe të ftohtë të pijshëm.
Kur hynë në studim të gjithë këta adoleshentë
u intervistuan, iu bënë kontrolla mjekësore.
Shkuam në shtëpitë e tyre dhe intervistuam prindërit e tyre.
Pastaj këta adoleshentë u bënë të rritur që hynë në të gjitha sferat e jetës.
U bënë punëtorë fabrike, avokatë,
muratorë dhe mjekë.
Njëri u bë president i SHBA-së.
Disa krijuan varshmëri ndaj alkoolit,
disa u bënë skizofren.
Disa ngjitën shkallët sociale
nga poshtë e deri në majë.
Dhe disa shkuan në drejtim të kundërt.
Themeluesit e këtij studimi as në ëndërr
nuk do ta kishin imagjinuar që unë do të qëndroja këtu sot,
75 vite më vonë duke ju treguar
se ky studim ende vazhdon.
Çdo dy vite pacienti ynë dhe stafi i përkushtuar i kërkimit i thërret njerëzit tanë
dhe i pyet nëse mund t'u dërgojmë edhe një grup pyetjesh në lidhje me jetën e tyre.
Shumë prej burrave nga pjesa e brendshëm e Bostonit na pyesin,
"pse vazhdoni të dëshironi të më studioni? Jeta ime thjesht nuk është aq interesante."
Burrat nga Harvardit
nuk e bëjnë kurrë atë pyetje.
[të qeshura]
Për të marrë fotografinë më të qartë të jetëve të tyre,
ne nuk u dërgojmë vetëm pyetësorë.
I intervistojmë në dhomat e ndenjes, marrim të dhënat mjekësore
nga mjekët e tyre, iu marrim gjak.
Skanojmë trurin e tyre, bisedojmë me fëmijët e tyre, i inçizojmë
duke biseduar me gratë e tyre për shqetësimet më të thella.
Dhe kur rreth një dekadë më parë më në fund i pyetëm gratë e tyre nëse do të bashkoheshin me ne
si anëtare të studimit, shumë nga gratë thanë "e dini se ka ardhur më koha".
[të qeshura]
Atëherë, çfarë mësuam? Cilat janë mësimet që vijnë nga dhjetëra mijëra faqe
informacionesh që kemi gjeneruar në këto jetë?
Epo mësimet nuk kanë të bëjnë me pasurinë ose famën
ose të punuarit më shumë e më shumë.
Mesazhi më i qartë që marrim
nga ky studim 75 vjeçar është ky:
Marrëdhëniet e mira na bëjnë më të lumtur
dhe më të shëndetshëm, pikë
Mësuam tre mësime të mëdha
për marrëdhëniet.
E para është se lidhjet shoqërore janë vërtet
të mira për ne dhe se vetmia vret.
Rezultoi që njerëzit që janë më të lidhur socialisht
me familjen, miqtë, komunitetin janë më të lumtur.
Janë fizikisht më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë
sesa njerëzit që janë më pak të socializuar.
Dhe eksperienca e vetmisë
rezultojnë të jenë toksike.
Njerëzit që janë më të izoluar sesa duan të jenë
nga të tjerët, del që janë më pak të lumtur,
shëndeti iu dobësohet më herët në moshën e mesme, funksionimi i trurit iu dobësohet më shpejt
dhe jetojnë jetë më të shkurtër sesa njerëzit që nuk janë të vetmuar.
Dhe fatkeqësisht, fakti është se në çdo kohë, më shumë
se 1 në 5 amerikanë raportojnë se janë të vetmuar.
E dimë se mund të ndihesh i vetmuar në turmë
dhe mund të ndihesh i vetmuar në martesë.
Kështu që, leksioni i dytë i madh që mësuam
është se rëndësia nuk është vetëm tek numri i miqve që keni,
dhe nëse jeni në lidhje të përkushtuar ose jo,
por është tek cilësia e marrëdhënieve të ngushta.
Rezulton që të jetosh me konflikte
është vërtet e keqe për shëndetin tonë.
Martesat me konflikte të larta për shembull, pa dashuri, rezultojnë të jenë
shumë të këqija për shëndetin, ndoshta më të këqija sesa divorci.
Dhe të jetuarit me marrëdhëni të mira,
të ngrohta, është mbrojtësëse.
Pasi i kishim ndjekur burrat tanë gjatë të tetëdhjetave të tyre,
donim të ktheheshim prapa në moshën e tyre të mesme.
Dhe të shihnim nëse mund të parashikonim se kush
do të kalonte të tetëdhjetat i lumtur e i shëndetshëm dhe kush jo.
Por kur u mblodhëm, gjithçka që dinim për ta,
në moshën 50 vjeçe,
nuk ishin nivelet e tyre të kolesterolit të moshës
së mesme që parashikonin se si do të plakeshin.
Por ishte tek ajo se sa të kënaqur
ishin në marrëdhëniet e tyre.
Personat që ishin më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre
në moshën 50 vjeç, ishin më të shëndetshmit në moshën 80 vjeçe.
Dhe marrëdhëniet e mira e të ngushta mesa duket
i amortizojnë disa prej telave dhe shigjetave të plakjes.
Burrat dhe gratë tanë më të lumtur me partnerë, në të tetëdhjetat e tyre
raportuan se ditëve kur kishin më shumë dhimbje fizike, disponimi ishte po aq i lumtur.
Por njerëzit që nuk ishin në marrëdhënie të lumtura, në ditët që raportonin më shumë
dhimbje fizike, dhimbja iu zmadhohej edhe më shumë nga ana emocionale.
Dhe leksioni i tretë i madh që mësojmë për marrëdhëniet dhe shëndetin tonë
është që marrëdhëniet e mira nuk mbrojnë vetëm trupin tonë,
por edhe trurin.
Rezulton se të qenit në një lidhje të mirë
me një person tjetër në të tetëdhjetat është mbrojtëse.
Njerëzit që janë në lidhje që me të vërtetë mendojnë
se mund të mbështeten te personi tjetër në raste nevoje,
kanë kujtesë më të mprehtë
për kohë më të gjatë.
Dhe njerëzit në lidhje që mendojnë se me të vërtetë nuk mund të mbështeten
tek tjetri janë ata që përjetojnë dobësim më të hershëm të kujtesës.
Dhe ato lidhje të mira nuk do të thotë
të jenë shtruar gjatë gjithë kohës.
Disa nga këto çiftet që janë në të tetëdhjetat
mund të grinden me njëri-tjetrin herë pas here.
Por për sa kohë që ata mund të mbështeshin tek njëri-tjetri
në të keqe, këto argumente nuk u dobësuan kujtesën e tyre.
Pra, ky mesazh që lidhjet e mira e të ngushta janë të dobishme për shëndetin
dhe mirëqenien tonë, kjo është mençuri që është e vjetër sa malet.
Pse është kaq e vështirë për t'u kapur
dhe kaq e lehtë për t'u injoruar?
Epo, jemi njerëz.
Ajo që me të vërtetë na pëlqen është një zgjidhje çasti, diçka që mund ta marrim
që do ta bëjë jetën të mirë dhe ta mbajë në atë mënyrë.
Lidhjet janë të vështira dhe të ndërlikuara dhe puna e vështirë
e kujdesit ndaj familjes dhe miqve nuk është seksi apo joshëse.
Është gjithashtu e gjatë sa jeta,
nuk mbaron kurrë.
Personat në studimin tonë 75 vjeçar që ishin më të lumturit në pension, ishin ata që kishin punuar
në mënyrë aktive për të zëvendësuar shokët e punës me shokë të rinj të lojërave.
Ashtu si brezi i Mijëvjeçarëve në anketën e fundit,
shumë nga këta burra në fillim të moshës madhore,