WordPress 4.3 [JAZZ]
i quajtur kështu për nder
të legjendës së xhazit [JAZZER]
e bën edhe më të lehtë
rrjedhën e të shkruarit tuaj,
personalizimin e sajtit tuaj më të lehtë
dhe fjalëkalimet tuaja më të forta.
Le t’i hedhim një sy si
e ndihmon WordPress 4.3
pronarin e një biznesi të vogël.
Kjo është Keti,
dhe ky është sajti i kafesë së Ketit:
Filxhani i Shrëdingerit.
Keti dëshiron të ofrojë
një menu të përditshme
për klientët e saj
që këta të jenë të përditësuar
rreth çka ajo shërben çdo ditë.
Këtë mëngjes kësaj do t’ia arrijë
drejt e me WordPress.
Faqja e re e menusë së përditshme
do t’ju tregojë klientëve
se ç’bluan dhe ç’ka
për drekë çdo ditë.
Ajo do që formatimi të jetë
i hijshëm dhe i qartë
që klientët të shohin pa humbur kohë
ç’ofrohet.
Te WordPress 4.3
ajo mund të ndryshojë pamjen
e tekstit pa klikuar fare.
Shkurtoret e formatimit
i lejojnë krijim
listash, titujsh, dhe citimesh,
pa ndërprerë rrjedhën e punës.
Kjo e bën aktin e botimit
të menusë së saj të përditshme
të shpejtë dhe pa yçkla,
duke i lënë kohë të lirë për
biznesin e kafesë.
Tani Ketit i duhet
ta shtojë faqen e re
te menuja e lëvizjes te anështylla.
Për këtë s’ka nevojë që të shkohet
te pulti i përgjegjësit.
Nën WordPress 4.3, Keti mund shtojë
gjënë e re të menusë që nga përshtatësi,
prej nga mund t’i shohë live ndryshimet
te sajti, para se t’i bëjë publike.
Teksa sheh faqen e saj të re,
krejt çka i duhet të bëjë
është klikimi mbi "personalizoni",
të përzgjedhë "menu",
dhe ta shtojë faqen e re
te menuja e anështyllës.
S’qe kushedi e zorshme.
Tani klientët e Ketit mund të shohin
te sajti se ç’shërben përditë.
Ka edhe një mjet të ri te përshtatësi.
Keti tani mund ngarkojë një ikonë sajti
që logoja e tij të shfaqet
te skedat e shfletuesit
dhe menutë e faqerojtësve.
Klientët e saj mund
të krijojnë një shkurtore
te kreu i pajisjeve celulare.
Tani e kanë menunë e përditshme të Ketit,
kurdo që u duhet.
Por këto s’janë ndryshimet e vetme
te WordPress 4.3.
Kur Keti shton një punëtor të ri
te sajti i vet,
WordPress-i do të prodhojë
për të një fjalëkalim të fortë.
Po qe se ky e ndryshon atë fjalëkalim,
WordPress-i i tregon nëse fjalëkalimi
është apo jo i fortë.
Mjaft me WordPress-in për sot,
Ketit i duhet të merret me kafenë.
Por është e kënaqur që pas çdo përditësimi
WordPress-i bëhet edhe më i mirë.
Dhe ajo, nga ana e saj, mund t’i
kënaqë klientët e vet,
duke u dhënë informacionin që u duhet,
në pëllëmbë të dorës.
WordPress 4.3 [JAZZ]
Një përzierje më e rafinuar.