A mund ta gjeni se çfarë është kjo? Çka nëse ju them se ekziston një vend ku krijesat përbëhen nga xhami? Ose ka edhe forma të tjera të jetesës të padukshme për neve, por astronautët i shohin gjatë gjithë kohës? Këto krijesa të padukshme të xhamit nuk janë jashtëtokësor në një planet të largët. Janë diatome: fotosintetike, alga njëqelizore të përgjegjshme për prodhimin e oksigjenit dhe për të ndihmuar retë në një shkallë planetare dhe me eksoskeletone të skalitura në mënyrë të ndërlikuar, gjeometrike të bëra nga xhami. Mund t'i shihni ato në shakullimat e ngjyrave të sipërfaqeve të oqeaneve prej hapësirës. Dhe kur ato vdesin, shtëpitë e tyre të xhamit fundosen në thellësitë e oqeaneve, duke e marrë karbonin nga ajri me to në arkivol, duke llogaritur një shumë të konsiderueshme të sekuestrimit të karbonit nëpër oqeane. Ne jetojmë në një planet të alienëve. Ka shumë jetë të cuditshme që mund t'i studiojmë këtu në Tokë, dhe shumë nga ato jetojnë në cepat e botës sonë, pikëpamjes sonë dhe kuptimit tonë. Një nga këto cepa është Antarktika. Në mënyrë tipike, kur mendojnë për Antarktikën, ne mendojmë për një vend të thatë dhe pa jetë... përveç disa pinguinëve. Por Antarktika duhet të njihet më mirë si oazi polar i jetës, shtëpia e krijesave të pafundme që janë jashtëzakonisht magjepsëse. Po pse nuk i kemi parë ne ato në dokumentarin e fundit të natyrës? Ato fshihen nën borë dhe akull, virtualisht të padukshme për ne. Ato janë mikrobe: bimë dhe kafshë të vogla që jetojnë të ngulitura brenda akullnajave, nën akullin e detit dhe notojnë në pellgje subglaciale. Dhe ata nuk janë më pak karizmatik se ndonjë megafaunë të cilën jeni mësuar ta shihni në dokumentar për natyrën. Por si t'i detyrojmë njerëzit të eksplorojmë atë që nuk e shohin? Kohët e fundit kam udhëhequr një ekspeditë pesë-javore në Antarktikë për tu bërë prodhuese filmash për jetën e egër në shkallë mikrobiale. Me pajisje që peshonin 90kg. Hipa në një avion ushtarak dhe sjella mikroskopë në fushë për të xhiruar dhe për të hetuar këto ekstremofile, për t'a njohur më mirë këtë ekosistem në të cilin jetojmë në Tokë. Për t'i xhiruar këto krijesa të padukshme në lëvizje, Duhet të shihja vendin të cilin ato e quajnë shtëpi. Duhet të ndërmerrja këtë, nën akull. Çdo vit, akulli i detit pothuajse dyfishon madhësinë e plotë të Antarktikës. Për të shikuar nën akullin e trashë, unë u ngjita në një tub të gjatë, metalik të futur nën akullin e detit, për të dëshmuar një ekosistem të mbushur me jetë, ndërsa pezullohet midis detit dhe tavanit të ndriçuar të akullit. Ja se si dukej nga jashtë. Ishte absolutisht magjike. Disa nga kriteret që gjeta ishin gjëra të lezetshme, ashtu si karkalecat e farës dhe diatomet gjeometrike. Pastaj shkova më larg për të bërë kamping në luginat e thata për disa javë. 98% e Antarktikës është e mbuluar me akull dhe Luginat e thata janë zona më e madhe të Antarktikës ku në të vërtetë mund të shihni se si duket vetë kontinenti. I provova bakteret në "Ujëvarat e Gjakut". një fenomen natyror i një pellgu subglacial, duke nxitur oksid hekuri që mendohej të ishte krejt pa jetë deri pak më shumë se një dekadë më parë. Dhe ngjita një akullnajë për të shpuar në të, duke zbuluar kriterë të panumërt, kriterë aktiv, duke jetuar jetën e tyre më të mirë që është i ngulitur në shtresat e akullit. Të njohura si vrima të kriokonitave, ato formohen atëherë kur pjesët e vogla të baltës hidhen në akullnajë dhe fillojnë të shkrihen në vrima të vogla të cilat pastaj ngrihen, ruajnë qindra njolla brenda akullnajave, ashtu si universe të ishujve, secila me ekosistemin e saj unik. Disa nga kriterët që kam gjetur ju mund t'i njihni për shembull këtë tardigradë të lezetshëm. I dashuroj këto, janë si arinj me kthetra. Të njohur si arinj ujorë, janë të famshëm që posedojnë superfuqi që i mundësojnë atyre të mbijetojnë në situata ekstreme. duke përfshirë vakumin e hapësirës. Por ju nuk keni nevojë që të shkoni deri në hapësire apo Antartikë për t'i gjetur ato. Ato jetojnë në myshqe në të gjithë këtë planet, nga trotuarët e deri te parqet. Ju sigurisht ecni pranë këtyre kafshëve të padukshme cdo ditë. Të tjerat mund të duken të njohura, por mund të jenë ende të panjohura ashtu si nematodat. As gjarpër e as krimb i Tokës, nematodat janë krijesa të tipit të tyre. Ato nuk mund të regjenerohen si krimbat, ose të zvarriten si gjarpërinjtë, por ato kanë disa lloj gjilpëra brenda gojës së tyre, me të cilat e kapin gjahun. Për secilin njeri në këtë planet, ekzistojnë 57 miliardë nematoda. Disa nga kriterët që ju ndoshta nuk i njihni në fakt kanë jetë magjepsëse ashtu si rotiferët që kanë kurora të mrekullueshme kiliatet me sisteme tretëse aq transparente sa TMI. dhe cianobakteria që duket si confetti Shpesh, ajo që shohim ne në rrjete sociale janë imazhe të mikroorganizmave të skanuara me mikroskop. që duken si përpindësha të frikshëm. Pa i parë ata duke lëvizur, jeta e tyre na duket eluzive, pavarësisht se ata jetojnë në pothuajse cdo vend. Si është jeta e tyre e përditshme? Si ndërveprojnë ato me ambientin e tyre? Nëse do ta kishit parë thjesht një foto të një pinguini në një kopsht zoologjik, por asnjëherë nuk e keni parë një duke u tundur dhe duke rrëshqitur në akull, ju nuk do t'i kuptonit plotësisht pinguinët. Duke i parë mikrokrijesat në lëvizje, ne i kuptojnë më mirë jetët e këtyre krijesave. Pa e dokumentuar jetën e padukshme të Antarktikës në kopshtet tona, ne nuk kuptojmë sa shumë krijesa e ndajnë botën me ne. Kjo domethënë se ne ende nuk e kemi një perspektivë të qartë për planetin tonë të cuditshëm. Faleminderit!