A mund ta gjeni se çfarë është kjo?
Çka nëse ju them se ekziston një vend
ku krijesat përbëhen nga xhami?
Ose ka edhe forma të tjera të jetesës
të padukshme për neve,
por astronautët i shohin gjatë
gjithë kohës?
Këto krijesa të padukshme të xhamit
nuk janë jashtëtokësor
në një planet të largët.
Janë diatome:
fotosintetike, alga njëqelizore
të përgjegjshme për prodhimin e oksigjenit
dhe për të ndihmuar
retë në një shkallë planetare
dhe me eksoskeletone të skalitura
në mënyrë të ndërlikuar, gjeometrike
të bëra nga xhami.
Mund t'i shihni ato në shakullimat e
ngjyrave të sipërfaqeve të oqeaneve
prej hapësirës.
Dhe kur ato vdesin,
shtëpitë e tyre të xhamit fundosen
në thellësitë e oqeaneve,
duke e marrë karbonin nga ajri
me to në arkivol,
duke llogaritur një shumë
të konsiderueshme
të sekuestrimit të karbonit nëpër oqeane.
Ne jetojmë në një planet të alienëve.
Ka shumë jetë të cuditshme që
mund t'i studiojmë këtu në Tokë,
dhe shumë nga ato jetojnë
në cepat e botës sonë,
pikëpamjes sonë dhe kuptimit tonë.
Një nga këto cepa është Antarktika.
Në mënyrë tipike,
kur mendojnë për Antarktikën,
ne mendojmë për
një vend të thatë dhe pa jetë...
përveç disa pinguinëve.
Por Antarktika duhet të njihet më mirë
si oazi polar i jetës,
shtëpia e krijesave të pafundme
që janë jashtëzakonisht magjepsëse.
Po pse nuk i kemi parë ne ato
në dokumentarin e fundit të natyrës?
Ato fshihen nën borë dhe akull,
virtualisht të padukshme për ne.
Ato janë mikrobe:
bimë dhe kafshë të vogla që jetojnë
të ngulitura brenda akullnajave,
nën akullin e detit
dhe notojnë në pellgje subglaciale.
Dhe ata nuk janë më pak karizmatik
se ndonjë megafaunë
të cilën jeni mësuar ta shihni në
dokumentar për natyrën.
Por si t'i detyrojmë njerëzit të
eksplorojmë atë që nuk e shohin?
Kohët e fundit kam udhëhequr një
ekspeditë pesë-javore në Antarktikë
për tu bërë prodhuese filmash për
jetën e egër në shkallë mikrobiale.
Me pajisje që peshonin 90kg.
Hipa në një avion ushtarak
dhe sjella mikroskopë në fushë
për të xhiruar dhe
për të hetuar këto ekstremofile,
për t'a njohur më mirë
këtë ekosistem
në të cilin jetojmë në Tokë.
Për t'i xhiruar këto krijesa
të padukshme në lëvizje,
Duhet të shihja vendin
të cilin ato e quajnë shtëpi.
Duhet të ndërmerrja këtë, nën akull.
Çdo vit, akulli i detit pothuajse
dyfishon madhësinë e plotë të Antarktikës.
Për të shikuar nën
akullin e trashë,
unë u ngjita në një tub të gjatë, metalik
të futur nën akullin e detit,
për të dëshmuar një
ekosistem të mbushur me jetë,
ndërsa pezullohet midis detit
dhe tavanit të ndriçuar të akullit.
Ja se si dukej nga jashtë.
Ishte absolutisht magjike.
Disa nga kriteret që gjeta ishin gjëra
të lezetshme, ashtu si karkalecat e farës
dhe diatomet gjeometrike.
Pastaj shkova më larg
për të bërë kamping në luginat e thata
për disa javë.
98% e Antarktikës është e
mbuluar me akull
dhe Luginat e thata janë zona më e madhe
të Antarktikës ku në të vërtetë
mund të shihni
se si duket vetë kontinenti.
I provova bakteret në "Ujëvarat e Gjakut".
një fenomen natyror i një pellgu
subglacial, duke nxitur oksid hekuri
që mendohej të ishte krejt pa jetë
deri pak më shumë se një dekadë më parë.
Dhe ngjita një akullnajë
për të shpuar në të,
duke zbuluar kriterë të panumërt,
kriterë aktiv, duke jetuar
jetën e tyre më të mirë
që është i ngulitur në shtresat e akullit.
Të njohura si vrima të kriokonitave,
ato formohen atëherë kur
pjesët e vogla të baltës
hidhen në akullnajë
dhe fillojnë të shkrihen në
vrima të vogla të cilat pastaj ngrihen,
ruajnë qindra njolla
brenda akullnajave,
ashtu si universe të ishujve,
secila me ekosistemin e saj unik.
Disa nga kriterët që kam gjetur
ju mund t'i njihni
për shembull këtë tardigradë të lezetshëm.
I dashuroj këto,
janë si arinj me kthetra.
Të njohur si arinj ujorë,
janë të famshëm që posedojnë superfuqi
që i mundësojnë atyre të
mbijetojnë në situata ekstreme.
duke përfshirë vakumin e hapësirës.
Por ju nuk keni nevojë që të
shkoni deri në hapësire
apo Antartikë për t'i gjetur ato.
Ato jetojnë në myshqe në të
gjithë këtë planet,
nga trotuarët e deri te parqet.
Ju sigurisht ecni pranë këtyre
kafshëve të padukshme cdo ditë.
Të tjerat mund të
duken të njohura,
por mund të jenë ende të panjohura
ashtu si nematodat.
As gjarpër e as krimb i Tokës,
nematodat janë krijesa të tipit të tyre.
Ato nuk mund të regjenerohen si krimbat,
ose të zvarriten si gjarpërinjtë,
por ato kanë disa
lloj gjilpëra brenda gojës së tyre,
me të cilat e kapin gjahun.
Për secilin njeri në këtë planet,
ekzistojnë 57 miliardë nematoda.
Disa nga kriterët që ju
ndoshta nuk i njihni
në fakt kanë jetë magjepsëse
ashtu si rotiferët që kanë kurora të
mrekullueshme
kiliatet me sisteme tretëse
aq transparente sa TMI.
dhe cianobakteria që duket si confetti
Shpesh, ajo që shohim ne në rrjete sociale
janë imazhe të mikroorganizmave
të skanuara me mikroskop.
që duken si përpindësha të frikshëm.
Pa i parë ata duke lëvizur,
jeta e tyre na duket eluzive,
pavarësisht se ata jetojnë
në pothuajse cdo vend.
Si është jeta e tyre e përditshme?
Si ndërveprojnë ato me ambientin e tyre?
Nëse do ta kishit parë thjesht një foto
të një pinguini në një kopsht zoologjik,
por asnjëherë nuk e keni parë një duke
u tundur dhe duke rrëshqitur në akull,
ju nuk do t'i kuptonit
plotësisht pinguinët.
Duke i parë mikrokrijesat në lëvizje,
ne i kuptojnë më mirë jetët
e këtyre krijesave.
Pa e dokumentuar jetën e padukshme
të Antarktikës në kopshtet tona,
ne nuk kuptojmë sa shumë krijesa
e ndajnë botën me ne.
Kjo domethënë se ne ende nuk e kemi
një perspektivë të qartë
për planetin tonë të cuditshëm.
Faleminderit!