Një nga arsyet që më së tepërti veqohet si shkak apo
shkaku pse Lufta e Parë Botërore u kthye në luftë botërore përkundrejtë një
konflikti regjional në Evropën Juglindore
është sistemi i aleancave
që ishte zhvilluar gjatë dekadave që shpien në Luftën e Parë Botërore.
Dhe për ta kuptuar atë, unë kam zgjedhur disa aleanca që ndodhën në ato
dekada që shpien në Luftën e Parë Botërore. Ky është vetëm një verzion i zgjedhur, ka edhe
shumë aleanca tjera që ishin të lidhura shkarazi, por unë do mundohem ti zgjedhë ato
që ishin drejtpërdrejtë të lidhura me
rrëzimin e të gjitha dominove
në vitin 1914, që në thelb e futën tërë Evropën në luftë
me njëri tjetrin.
Prandaj për ta kuptuar këtë, ne duhet të rikthehemi për 75 vite para. Pra Lufta e Parë Botërore
fillon në vitin 1914;
75 vite para saj, në vitin 1839, ju keni Traktatin
e Londrës,
dhe Traktati i Londrës bëri shumë gjëra, por është pika e 7 ajo çka është
e rëndësishme për fillimin e Luftës së Parë Botërore,
ku Britania pajtohet ta mbrojë neutralitetin e Belgjikës.
Dhe, po që se ju jeni skeptik ju mund të pyesni: "Hej, ky Traktat është 75 vite i vjetër,
pse ka akoma rëndësi tani"? dhe kjo në të vërtetë do të ishte një pyetje me vend.
Në të vërtetë nga të gjitha këto aleanca, ju mund të bëni një debat mjaft të fortë për të
parë nëse këto janë shkaqet e drejtpërdrejta pse njëri prej këtyre fuqive i shpalli luftë
tjetrit, apo nëse këto ishin vetëm justifikime, këto ishin një lloj preteksti ligjorë
për të thënë "Oh unë kam nevojë të shpallë luftë" dhe në realitet ata vërtetë donin të
shpallnin luftën për një grup arsyesh, disi për të
mbajtur perandoritë dhe kontrollin e personave tjerë, për të shtrënguar muskujt e tyre ushtarakë, për të
shtuar territorin në perandoritë e tyre,
kush e di çfarë mund të jetë?
Por e panevojshme për tu thënë
viti 1839 ishte një bazë ligjore
për Perandorinë Britanike
për të mbrojtur
Belgjikën.
Tani ju kaloni shpejtë dyzet vite, dhe arrini në vitin 1879.
Ju keni
lindjen e një Perandorie të re Gjermane nga Lufta Franko-Prusiane e vitit 1871.
Kjo Perandori e re Gjermane,
në thelb është një zgjerim i Prusisë, rrënjësisht një
mbretëri Gjermane,
ata veq e kishin një luftë me Francën, morën disa territore të vlefshme nga Franca,
ata janë paranoik që Franca dëshiron t'iu kthehet atyre,
janë mosbesues lidhur me rusët, dhe ata kanë disa lidhje me
austriakët, apo më mirë të them austro-hungarezët,
dhe kështu në vitin 1879, ata nënshkruan Traktatin e Aleancës së dyfishtë
në mes të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë që ta mbrojnë njëra tjetrën nëse Rusia sulmon.
Ato kishin këtë armik të përbashkët mu këtu:
Rusinë.
Prandaj ata do të...më lejoni ta ngjyrosë me një ngjyrë tjetër...
Ata do ta mbrojnë njëri tjetrin.
Pra kjo e bëri Perandorinë e re Gjermane të ndihet pak më mirë për
pozitën e saj në Evropë në qoftë se do të futeshin në luftë me cilindo
nga këto karaktere.
Pastaj në vitin 1892,
ju mund ta imagjinoni nëse keni luajtur ndonjëherë një lojë me rrezik,
ose nëse keni luajtur lojën e Diplomacisë, e cila faktikisht bazohet në atë që ka ndodhur
në luftën e Parë Botërore,
nëse i shihni disa njerëz me të cilët mund të jeni në luftë që fillojnë të shoqërohen,
ju dëshironi të gjeni shokë të tjerë, aleanca tjera që ju mund ti formoni në rastë se
ju shpallin luftë juve.
Pra në vitin 1892, keni një aleancë në mes të Francës dhe
Rusisë, Konventa Ushtarake Franko-Ruse, pra kjo është një aleancë...më lejoni
ta ngjyrosi këtë me të purpurt prap.
Ju keni një aleancë
në mes të Francës
Francës
dhe Rusisë.
Dhe pastaj më në fund në fillim të 1900-ës, 1904 deri
1907,
kemi një sërë marrëveshjesh, "traktate miqësore" që në thelb do të thotë "marrëveshje"
marrëveshje në mes të Perandorisë Britanike dhe Francës, në mes të Perandorisë Britanike dhe
Perandorisë Ruse,
që në thelb të kenë marrdhënie të mira mes vete.
Këto nuk ishin lidhje të
tilla që "Hej, nëse dikush të sylmon ty, unë do të sulmoj ata", por
ato në fakt ishin në gjendje të zgjidhnin shumë çështje lidhur me
pushtimet tjera perandorake të tyre
dhe ato formonin atë që quhet "Traktatin e Trefishtë",
marrëveshjen e trefishtë
në mes të
Britanisë, në mes të Perandorisë Britanike,
si dhe këtu i rrumbullaksova Mretërinë e Bashkuar, Franca
Franca dhe Rusia.
Dhe në anën tjetër kishim Aleancën Tripalëshe: keni Gjemaninë,
Austro-Hungarinë, dhe poashtu keni...keni edhe Italinë.
Tani arsyeja pse, edhe pse hyrja në Luftën e Parë Botërore, Italia dikur ishte
pjesë e Aleancës Tripalëshe, dhe kishte traktate në mes të Italisë dhe Gjermanisë për
tu bërë pjesë e kësaj aleance tripalëshe,
arsyeja pse nuk po fokusohem te ato, ështe sepse kur lufta filloi, Italia nuk kaloi në
anën e Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë.
Ajo kaloi në anën e aleatëve, në anën e Marrëveshjes Tripalëshe.
Por kjo do të ju japë juve një sqarim të mirë pse
ajo që duket një luftë regjionale në Evropën Juglindore
kthehet në një luftë mbanë evropiane dhe realisht në një luftë botërore.