Në javët e fundit, rritja e dhunës dhe betejave kanë marr jetë të të pafajshmëve
burra, gra dhe fëmijë.
Retorika e urrejtjes nga të dyja anët ka rritur rrezikun për luftë.
Kështu sot dua t’u flas direkt ju, popullit të Susanit dhe
Sudanit jugor. Në jetën tuaj keni duruar vështirsi të jashtëzakonshme.
Ju mbani në zemrat tuaja kujtimet për familjet dhe miqtë që keni humbur;
por, vitet e fundit përkundër të gjitha gjasave, ju keni bërë
progres të madh drejt thyerjes së ciklit të dhunës së të kaluarës
drejt ndërtimit të së ardhmës së paqes dhe prosperitetit më të madh.
Tani i gjithë ai progres është në rrezik të shembjes.
Prandaj mesazhi im për ju sot është i thjeshtë;
Nuk duhet të jenë kështu. Konflikti nuk është i pashmangshëm.
Ju akoma keni zgjidhje. Ju keni gjasa të shmangeni nga zvarritja e sërishme në luftë
e cila u con vetëm në një drejtim: më shumë vuajtje.
më shumë refugjatë, më shumë vdekje, më shumë
ëndrra të humbura për ju dhe fëmijët tuaj. Ne e dmë cka
duhet të ndodh. Qeveria e sudanit duhet të ndaloj veprimet ushtarake,
përfshirë bombardimet nga ajri. Duhet t'u jep punëtorëve qasje
e cila u nevojitet për të shpëtuar jetë. DHe duhet të ndaloj mbështetjen për grupet e armatosura
brenda në jug. Njëjtë, qeveria e Sudanit Jugor
duhet ndaluar mbëshetjen për grupet e armatosura brenda Sudanit dhe duhet të ndaloj
veprimet ushtarake përgjatë kufirit. Presidentët e
Sudanit dhe Sudanit jugor duhet të kenë guximin të kthehen në tavolinë dhe negocojnë
dhe zgjidhin cështjet në mënyrë paqësore. Dhe të gjithë ata që janë
duke luftuar, përfshirë Kordofan Sudan dhe Blue Nile, duhet
të kenë parasysh se nuk ka zgjidhje ushtarake.
E vetmja mënyrë për të zgjidhur dallimet tuaja që të jenë reale dhe zgjasin është përmes negociatave.
Në kohën e tensionit është e lehtë të harrohet se e ardhmja juaj është e përbashkët.
Duhet të jeni në paqe nëse fqinji juaj ndihet i kërcënuar.
Nuk do shihni kurrë progres dhe zhvillim nëse fqinji juaj
refuzon të jetë partner në tregti dhe komerc.
Luftrat më lehtë fillohen se sa mbarohen.
Po, paqja është e vështirë, por forcat e historisë
të cilat nganjëherë duken të jenë aq të mëdha nuk janë përtej kontrollës sonë. E ardhmja juaj u përket
ju, Wshtë në duart tuaja. Ju keni fuqinë,
dhe zgjidhjne të thoni cka do ndodh në të ardhme.
Nëse fëmijët tuaj do jetojnë në luftë apo paqe. Zgjidhja është juaja,
dhe tani ka ardhur koha të zgjidhet paqja. Sic e kam thënë edhe më parë.
ata që kanë guximin të ecin shegut të paqes nuk do jenë vetëm.
Ata do kenë një partner të sigurt dhe stabil, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.