Kam nje shoqe ne Facebook,
jeta e te ciles duket perfekte.
Ajo jeton ne nje shtepi te bukur.
Dhe ka nje karriere mjaft te sukseshme.
Dhe ajo dhe familja e saj shkojne sebashku
ne te gjithe ato adventura
interesante fundajvave
Dhe betohem qe marrin
nje fotograf profesional bashke me to.
(Te qeshura)
sepse pavaresisht
ku shkojne apo cfare bejne,
e gjithe familja thjesht duket e bukur.
Dhe gjithmone poston se sa e bekuar eshte,
dhe sa mirenjohese eshte per jeten qe ka.
Une marr ndjesine qe ajo nuk i thote keto
vetem per hir te Facebook-ut
por i ka me te vertete.
Sa nga ju keni nje shoqe te tille?
Dhe sa nga ju
pak a shume nuk ju pelqen
ai person ndonjehere?
(Te qeshura)
Te gjithe e bejme kete, apo jo?
Eshte veshtire te mos e besh.
Por menyra e te menduarit
na kushton ne dicka.
Dhe per kete dua te ju flas sot -
eshte cfare zakonet tona te keqija
na kushtojne ne.
Ndoshta levizni faqen e Facebook-ut
dhe mendoni, "E cfare neqoftese
i rrotulloj syte?
Eshte vetem pese sekonda.
Si mund te lendoj dicka e tille?"
Kerkuesit kane gjetur
se te kesh zili miqte e tu ne Facebook,
te con ne depresion.
Ajo eshte vetem nje nga kurthet
qe mendjet tone mund te na vejne.
Jeni ankuar ndonjehere per shefin tuaj?
ose keni pare jetet e miqeve tuaj
dhe keni menduar,
"Pse kane kaq shume fat"?
Nuk mund te ndaloni
se menduari ashtu,apo jo?
Menyra e te menduarit
duket e vogel ne ate moment.
Ne fakt,mund te ju bej ju te ndiheni
mire ne moment.
Por ajo menyre mendimi esht duke konsumuar
fuqine tuaj mendore.
Ka tre lloje besimesh destruktive
qe na bejne ne te ndihemi me pak efektive,
dhe na vjedhin fuqine tone mendore.
E para eshte besimet jo te shendetshme
per veten tone.
Ne kemi te tendencen te ndjehemi keq
per veten tone.
Dhe pse eshte OK te merzitemi
kur dicka e keqe ndodh,
Keqardhja per veten shkon larg.
Eshte kur fillon te terheqesh fatin e keq.
Kur mendon gjera si,
"Pse keto gjera gjithmone me ndodhin mua?"
"Nuk duhet te merrem me ate."
Ajo menyre e te menduarit
ju mban te ngecur,
ju mban te fokusuar tek problemi,
ju mban larg gjetjes se zgjidhjes.
Dhe atehere kur nuk mund
te krijoni nje zgjidhje,
gjithmone mund te beni nje hap per te
permiresuar jeten tuaj ose dikujt tjeter.
Por ju nuk mund ta beni ate
kur jeni te zene
duke ju ardhur keq per veten.
Lloji i dyte i besimit destruktiv
eshte ajo cfare ju frenon
eshte besimet e pashendetshme
rreth te tjereve.
Ne mendojme se njerzit e tjere
mund te na kontrollojne,
dhe dhurojme shume nga energjia jone.
Por si te rritur qe jetojme
ne nje vend te lire,
Ka disa gjera ne jete qe mund te beni.
Keshtu qe kur thoni,
"Kam per te punuar vete,"
dorezoni energjine tuaj.
Po, ndoshta do te kete pasoje
neqoftese nuk punoni vone,
por perseri eshte nje zgjedhje.
Ose kur thoni, "Vjehra ime me cmend,"
ju dorezoni energjine tuaj.
Ajo ndoshta nuk eshte personi
me i mire ne bote,
por e keni ne dore vete
se si do ti pergjigjeni asaj,
sepse ti je ne kontroll.
Lloji i trete eshte besimi
i pa shendetshem qe ju frenon
eshte besimet e pa shendetshme per boten.
Ne kemi tendencen te mendojme
se bota na ka borxh dicka.
Ne mendojme, "Neqoftese punoj fort,
atehere meritoj sukses."
Por te presesh suksesin te vije tek ti,
si ndonje cmim i ardhur nga qielli
do te coj vetem ne zhgenjim.
Por e di qe eshte e veshtire te largosh
zakonet e keqija mendore.
Eshte e veshtire te heqesh dore
nga ato besime te pashendetshme
qe i kemi pasur me vete per shume gjate.
Por nuk mund ta perballoni ti largoni.
Sepse heret apo vone,
do te vije nje kohe ne jeten tuaj
ku do te nevojisni te mblidhni
te gjithe fuqine mendore qe keni.
Kur isha 23 vjec,
mendoja se dija cdo gje per jeten.
U diplomova
dhe mora punen time te pare si terapiste.
U martova.
Dhe madje bleva nje shtepi.
Dhe mendoja se, "Do te jete shume mire!"
"Pata nje fillim pabesueshmerisht
te sukseshem."
Cfare mund te shkonte keq?
Ajo ndryshoi cdo gje per nje dite
kur mora nje telefonate nga motra ime.
Me tha qe mami nuk po reagonte
dhe e kishin derguar ne spital.
Burri im, Linkolni dhe une hipem ne makine
dhe shkuam ne spital
Nuk mund ta imagjinonim
cfare mund te kishte shkuar keq.
Mami im ishte vetem 51 vjec.
Nuk kishte pasur ndonje histori
problemesh shendetesore.
Kur arritem ne spital,
doktoret me shpjeguan
se kishte patur nje aneurizem ne tru.
Dhe brenda 24 oreve, mamaja ime,
qe zgjohej ne mengjes dhe thoshte,
"Eshte e mrekullueshme te jesh gjalle,"
nderroi jete.
Lajmi ishte shkaterrues per mua.
Une dhe Mami kishim qene shume te ngushta.
Si nje terapist, ne nje nivel intelektual e dija
qe do te perjetoja hidherim.
Por te diturit dhe te berit
jane dy gjera shume te ndryshme.
Mu desh shume kohe te ndihesha
sikur po sherohesha,
dhe ne pervjetorin e trete
te vdekjes se mamase sime,
disa miq na telefonuan,
dhe ftuan Linkolnin dhe mua
ne nje ndeshje basketbolli.
Koincidentalisht, ndeshja po luhej
ne ne njejtin stadium kur
kisha pare mamin heren e fundit,
nje nate para se te nderronte jete.
Nuk kisha qene atje qe atehere.
Madje nuk isha e sigurte
neqoftese doja te kthehesha.
Por Linkolni dhe une folem per te,
dhe ne fund thame
"Ndoshta ajo do te ishte nje menyre e mire
per te nderuar kujtimin e saj".
Keshtu qe shkuam ne loje.
Dhe ne fakt kaluam nje kohe
shume te mire me miqte tane.
Rruges per ne shtepi ate nate,
folem se sa bukur ishte
qe me ne fund te mundeshim
te riktheheshim ne ate vend,
dhe kujtonim mamin me nje buzeqeshje,
sesa nje nder ato ndjenjat e trishtimit.
Por pasi arritem ne shtepi,
Linkolni me tha qe nuk ndihej mire.
Disa minuta me vone, i ra te fiket.
Duhet te telefonoja ambulancen.
Familja e tij me takoi tek dhoma e urgjences.
Pritem aty, na u duk sikur
kishte kaluar shume kohe,
derisa doktori doli nga dhoma.
Por ne vend qe te na merrte
te shihnin Linkolnin,
na coi ne nje dhome private,
dhe na uli,
dhe na shpejgoi se Linkolni,
qe ishte personi me aventurier
qe kisha njohur ndonjehere,
ishte larguar nga kjo bote.
Nuk e dinim ne ate kohe,
por ai kishte kaluar nje atak ne zemer.
Ishte vetem 26 vjec.
Nuk kishte pasur nje histori
te problemeve te zemres.
Keshtu tani une isha nje e ve 26 vjecare
dhe pa mama.
dhe thoja, "Si do te ja dal mbane kesaj?"
Dhe te pershkruaj ate si nje periudhe
te dhimbshme te jetes sime,
duket si nje eufemizem.
Dhe ishte ne ate kohe kur kuptova
se kur je vertet
duke kaluar kohera te veshtira,
zakonet e mira nuk jane te majftueshme.
Mjafton vetem nje ose dy zakone te vogla,
te te ndalin.
Une punoja aq fort sa mundesha,
jo vetem te krijoja zakone te mira ne jete,
por te shpetoja nga zakonet e vogla,
pavaresisht sa te vogla mund te dukeshin.
Pergjate te gjithe kesaj,
E hoqa mundesine e shpreses
se jeta do te permiresohej.
Dhe me kalimin e kohes u permiresua.
Disa vite me vone, takova Stivin.
Dhe u dashuruam.
Dhe une u rimartova.
Shitem shtepine ku Linkolni
dhe une kishim jetuar,
dhe bleme nje shtepi te re
ne nje zone te re,
dhe une gjeta nje pune te re.
Por sapo mora ndjesine e clirimit,
nga ai fillim i ri qe kisha pasur,
morem lajmin se babai i stivit
kishte kancer te pa kurueshem.
Dhe une fillova te mendoja,
"Pse keto gjera duhet te ndodhin
vazhdimisht"?
"Pse duhet te humbas te gjithe
te dashurit e mit?"
"Kjo nuk eshte e drejte."
Por neqoftese kisha mesuar dicka,
ishte se ajo menyre e te menduarit
po me ndalonte.
E dija qe do me nevojitej
aq shume fuqi mendore sa te mblidhja,
te perballesha me nje humbje tjeter.
Keshtu, u ula dhe shkruajta nje liste
te gjitha gjerave menderisht te forta
qe njerzit nuk bejne.
Dhe e lexova ate liste.
Ishte nje rikujtim i te gjitha
atyre zakoneve te keqija
qe kisha bere ne nje kohe ose ne nje tjeter,
qe do te me mbanin te ndrydhur.
Dhe vazhdova ta lexoj ate liste here pas here,
dhe vertet e doja, me nevojitej.
Sepse brenda disa javeve
pasi e kisha shkruar,
Babai i Stivit kishte nderruar jete.
Eksperienca ime me tregoi
se sekreti i te qenurit i forte menderisht,
ishte te hiqje dora nga zakonet e keqija.
Fuqia mendore eshte si ajo fizike.
Neqoftese doje te ishte i forte fizikisht,
duhet te shkoje ne palester
dhe te ngrije pesha.
Por neqoftese vertet
doje te shikoje rezultate,
duhet gjithashtu te hiqje dore
nga ushqimi i pashendetshem.
Fuqia mendore eshte njesoj.
Neqoftese do te jesh i forte menderisht.
te duhen zakone te mira,
si praktikim i mirenohjes.
Por gjithashtu duhet te heqesh
zakonet e keqija,
si te urresh suksesin e dikujt tjeter.
Pavaresisht sa shpesh ajo ndodh,
do te frenoj.
Pra, si te trajnojme trurin
te mendoje ndryshe?
Si ti dorezosh ato zakone
te keqija mendore
qe i ke pasur me vete?
Fillon me nderrimin e atyre besimeve
te pa shendetshme qe fola,
me ato te shendetshme.
Per shembull, besimet e pa shendetshme
per vetet tona
zakonisht vijne sepse nuk jemi rehat
me ndjenjat tona.
Te ndihesh i trishtuar, i lenduar,
i inatosur ose i frikesuar,
ato gjera jane te pa rehatshme.
Keshtu ne shkojme larg
te shmangim diskomfortin,
Perpiqemi ti shpetojme
duke bere gjera te tilla
si te ndjehemi keq per veten.
Dhe pse ajo eshte
nje shmangie e perkohshme,
thjesht zgjat dhimbjen.
E vetmja menyre te kalojme
emocionet e parehatshme,
e vetmja menyre per tu marre me te,
eshte ti perjetoni ato.
Ta lini veten te ndihet keq,
dhe me pas te ecni perpara.
Te rrisni vetebesimin ne aftesine tuaj
eshte te merreni me diskomfortin.
Besimet e pa shendetshme
per te tjeret vijne
sepse ne e krahasojme veten me te tjeret.
Ne mendojme se ato jane
ose mbi ose poshte nesh.
Ose mendojme se ato mund te kontrollojne
si ne ndihemi.
Ose qe ne mund to kontrollojme si ato sillen.
Ose fajesojme ato qe na frenojne.
Por ne te vertete,
jane zgjedhjet tona qe e bejne ate.
Duhet te pranoni se ti je personi i vetes,
dhe te tjeret jane te ndare nga ti.
I vetmi person qe duhet ta krahasosh veten,
eshte personi qe ishe dje.
Dhe besimet e pashendetshme ne bote vijne
sepse thelle ne duam
qe bota te jete e drejte.
Duam te mendojme se neqoftese
bejme vepra te mira,
gjera te mira do te na ndodhin.
Ose nese kemi kaluar kohe te veshtira,
do te marrim nje lloj cmimi.
Por ne fund duhet te pranosh
se jeta nuk eshte e drejte.
Dhe ajo mund te jete cliruese.
Po, do te thote qe jo domosdoshmerisht
do te vlersohesh per miresine tende,
por gjithashtu do te thote se
pavarsisht sa ke vuajtur,
nuk je denuar te vazhdosh te vuash.
Bota nuk funksionon ne ate menyre.
Bota eshte ashtu sic ti e ben.
Por normalisht,
para se te ndryshosh boten tende,
duhet te besosh se mund ta ndryshosh.
Njehere punoja me nje burre
qe ishte diabetik per vite.
Doktori i tij e dergoi ne terapi
sepse kishte disa zakone te keqija mendore
qe kishin filluar te ndikonin
ne shendetin e tij fizik.
Mamaja e tij kishte vdekur nga komplikacione
diabeti ne nje moshe te re,
keshtu ai besonte se ishte i denuar,
dhe kishte hequr dore te menaxhonte
nivelin e tij te sheqerit ne gjak.
Ne fakt, sheqeri i tij ne gjak ishte rritur
shume koherat e fundit,
dhe kishte filluar te ndikonte
ne shikimin e tij.
Pasi ja moren patenten.
Dhe bota e tij po tkurrej.
Kur erdhi ne zyren time, ishte e qarte qe
ai i dinte te gjithe gjerat qe mund te bente
per te kontrolluar sheqerin ne gjak.
Ai thjesht nuk mendoi se do ja vlente.
Por me kalimin e kohes,
ai pranoi te bente nje ndryshim te vogel.
Ai tha, "Do te heq zakonin tim te pirit
dy litra pepsi ne dite,
dhe do ta ndryshoj me Diet Pepsi.
Dhe ai nuk mund ta besonte sa shpejt
numrat filluan te permiresohen.
Dhe pse ai vinte cdo jave
te me kujtonte sa e tmerrshme
ishte shija e Diet Pepsi,
ai vazhdoi me te.
Dhe sapo filloi te shikoje pak permiresim,
ai tha, "Mire,ndoshta mund te shoh
disa nga zakonet e mia te tjera."
Ai tha, "Mund te nderroj
tasin e akullores se nates
per nje vakt me me pak sheqer."
Dhe nje dite ishte ne nje dyqan
me produkte te dores se dyte me disa miq,
dhe gjeti nje biciklete te vjeter
per stervitje.
E bleu per disa dollare,
u kthye ne shtepi
dhe e vendosi perpara televizorit.
Filloi te pedaloje
teksa shikonte cdo nate
disa nga programet e tij te preferuara.
Dhe jo vetem qe humbi peshe,
por nje dite,
vuri re qe mund te shihte televizor
me qarte se disa kohe me pare.
Dhe papritur i ndodhi,
qe demi qe kishte ne sy
nuk ishte i perhershem.
Keshtu qe vendosi
nje mision te ri per veten -
te marri patenten perseri.
Dhe nga ajo dite, ishte plot energji.
Para kohes sone bashke, vinte cdo jave
te me thoshte,
"Ok,cfare do bejme kete jave?"
Sepse me ne fund e besoi
qe mund ta ndryshonte boten e tij.
Dhe qe kishte fuqi mendore
per ta ndryshuar.
Dhe qe mund te hiqte dore
nga zakonet e keqija mendore.
Dhe e gjitha filloi me nje hap te vogel.
Keshtu qe ju ftoj te konsideroni
cfare zakonesh te keqija ju ndalojne?
Cfar zakonesh te pa shendetshme
ju frenojne te jesh as i forte
menderisht sa mundesh?
Dhe cfare hapi te vogel
mund te marresh sot?
Ketu, Tani.
Ju falemnderit.
(Duartrokitje)