Unë jam Lydia Winders, drejtoresha e brendint Mojang dhe ne kemi bërë një lojë të vogël të quajtur Minecraft. Gjëja ime e preferuar për të bërë në Minecraft është të eksploroj. Kam dëshirë të shkoj në aventura në shpella dhe të shoh se çfarë mund të gjej. Si dikush që nuk është programere, jam shumë e gëzuar të shoh mësimet e Minecraft dhe të mësoj të kodoj. Niveli paraprak kishte nevojë për shumë blloqe moveforward. Do të ishte me e lehtë nëse do t'i thonim kompjuterit të performojë komandën moveforward. Jemi me fat që kompjuterët janë shumë të mirë në përsëritjen e komandave me repeat loops. Kur ndërtojmë Minecraft ne i përdorim loops përsëritëse të vendosim te gjitha materialet esenciale për të krijuar një botë të re. Mijëra blloqe. Ne poashtu përdorim loops në mënyra të vogla, për shembull për t'i bërë këmbët e Aleksit të lëvizin deri sa ajo ecë. Repeat loops janë një pjesë e fuqishme e programimit. Nata po vjen, kështu që në dy nivelet e ardhshme, ne do të ndërtojmë një shtëpi për të qëndruar të sigurt. Ne do të përdorim bllokun e përsëritjes për të bërë këtë shumë lehtë. Për të ndërtuar një mur të shtëpisë sonë, ne mund t'i themi Aleksit të ecë përpara dhe të vendosë dërrasa katër herë ose mund t'i themi të ecë përpara dhe të vendosë një dërrasë, atëherë merrni këtë komandë dhe përdorni bllokun e përsëritjes për ta bërë atë të kryejë veprimin disa herë. Tani do të klikojmë në bllokun e përsëritjes dhe do t'i tregojmë asaj sa herë duam që ajo të performojë këtë veprim. Tani le të ndërtojmë shtëpinë tonë para se të bjerë nata! Argëtohu.