Çkemi. Dua t'ju bëj një pyetje. Sa gjuhë flisni? Nuk është pyetje retorike. Dua në fakt të mendoni një numër. Disa prej jush e kanë shumë të lehtë. Keni një zë në kokë që thotë "Një. atë që po flet. Pikë." Ndonjë tjeter nga ju mendon se mbase gjuha që ish i dashuri apo ish e dashura ju ka mësuar, me gjithë sharjet e mallkimet, quhet si gjuhë e huaj, numrojeni dhe atë. Kur ia bera këtë pyetje vetes, arrita të numëroja katër, ose edhe pesë, kur jam i dehur. (Të qeshura) Me ndihmën e verës flas edhe italisht (Duartrokitje) Gëzuar! Por kur e mora seriozisht, arrita deri ne 83 -- 83 gjuhë, dhe si përfundim u lodha dhe e lashë numërimin Kjo më shtyu ta mendoj edhe një herë përkufizimin e gjuhës. Përkufizimi i parë është si vijon, "Metoda e komunikimit njerëzor, e folur ose e shkruar, që përfshin përdorimin e fjalëve në mënyrë të strukturuar ose konvencionale." Përkufizimi në fund lidhet me fusha të ekspertizës, siç janë mjekësia, shkenca, teknologjia. E dimë që këto kanë gjuhën e tyre, zhargonin e tyre. Por ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përkufizimi në qendër: "sistemi i komunikimit që përdoret në një komunitet ose vend të caktuar." Dhe nuk dëshiroj ta ndryshoj këtë përkufizim. Dëshiroj ta zbatoj në çdo gjë që bëjmë, sepse kam bindjen se ne flasim më shumë gjuhë se sa mendojmë. Sa i takon kohës që na mbetet bashkë, do të përpiqem të përdor një gjuhë që është gjuha e nënës për secilin në këtë ambient. Por pastaj ndryshon pak puna, sepse nuk do të jetë më prezantim. Kthehet në bisedë, dhe si në çdo bisedë, duhet të ketë pak ndërveprim. Dhe që të ketë ndërveprim, duhet të jetë një dëshirë e dyanshme. Dhe mendoj se sikur të kemi pak nga kjo dëshirë, kemi për të parë diçka magjike thjesht duhet pak vullnet. Kam zgjedhur diçka që ka rrezik të ulët që shumë e njohin dhe që mund të funksionojë nëse të gjithë bashkëpunojmë. Nëse e kupton që je i lumtur, përplas duart. (Duartrokitje) Tani po flisni! Për të gjithë njerëzit që flasin spanjollisht ju lutem ngrituni në këmbë Shikoni personin që është ulur pranë juve dhe filloni të qeshni (Të qeshura) Shumë faleminderit. Ju lutem, uluni. Tani, nëse kjo u ndje pak çuditshëm ju premtoj se nuk kishte asnjë shaka në shpenzimin tuaj. Thjeshtë i kërkova publikut spanjollisht-folës të ngrihej në këmbë, të shikonte personin pranë dhe të qeshte. E di që s'ishte e sjellshme, andaj kërkoj falje por në atë moment, shumë nga ne, ndjen diçka. Shikoni, ne shpesh e dimë se ç'bën gjuha kur e flasim gjuhën e dikujt, çfarë bën për të bashkuar, çfarë bën për të lidhur Por ne shpesh harrojmë çfarë bën, kur nuk e flasim atë gjuhë. çfarë bën për të izoluar, çfarë bën për të përjashtuar. Dhe unë dua që ne ta vazhdojmë këtë rrugëtim përgjatë shëtitjes sonë të vogël të gjuhëve Dëshiroj të përkthej idenë e "taarof" Thashë në persisht: "Dëshiroj të përkthej idenë e taarof" në kulturën perse. e cila në leksikun e gjuhës angleze nuk ka përshtatshmëri. Përkufizimi më i mirë do të ishte diçka me hir të skajshëm ose përulje e skajshme. Por kjo në fakt nuk mjafton. Ndaj po ju jap një shembull: Nëse dy zotërinj këmbehen rrugës, është shumë e zakonshme që njeri të thotë, Të detyrohem, që do të thotë, "të jam borxhli." Zotëria tjetër do i përgjigjej, Për ty unë hap këmishën që do të thotë, "zbërthej këmishen time për ty." I pari do të përgjigjej, Jam shërbëtori yt. Që domethënë : "Jam shërbëtori yt." Pastaj i dyti do ia kthente Unë jam balta nën këmbet e tua që domethëne, "Jam balta nën këmbet e tua." (Qeshje) Ja një ekspozim, nëse nuk e kuptuat. (Qeshje) Po jua tregoj këtë sepse, gjuhët e reja sjellin koncepte të papara. Arsyeja tjetër është se, kujtojmë se gjuha ka të bëjë me kuptimin e fjalës, por sipas meje gjuhë domethënë ti japësh kuptim fjalës për veten tënde. Nëse shfaq një seri fjalësh në ekran, disa nga ju direkt do t'i kuptonin. Disa të tjerë do lodheshin pak. Dhe me bindje mund të bëj një ndarje të prerë rreth moshës 35 vjeçare e lartë, 35 vjeçare dhe poshtë. Sa për ata që i njohin, ata e dinë që është gjuha e sms-ve. Një sërë simbolesh që duhet të japin sa më shumë kuptim në sa më pak hapësirë, gjë që ngjason shumë me përkufizimin tonë për gjuhët: "Sistem komunikimi që përdoret nga një bashkësi." Gjithë ata që janë zënë me sms e dinë që s'është mënyra më e mirë e komunikimit, por po sikur t'ju them se ajo që patë pak më parë ishte një letër dashurie e kohëve moderne? Më ndiqni; "Tani të dua shumë, sepse më nxit të shfaq anën time më pozitive, dhe qesh me të madhe, domethënë, dua të flasim sepse mendoj që je e mirë, dhe me c'kuptoj, nëse nuk ke njeri tjetër, do më lumturonte të dilnim bashkë. Sa për ta ditur, të pres përgjithmonë. Sidoqoftë, flasim, s'ka nevojë për përgjigjie, gjithë të mirat, as nuk dua t'ia di nëse e sheh dikush tjetër këtë. Mos ik atje, shihemi më vonë, pacim, përqafime dhe puthje, vetëm një jetë kemi." (Duartrokitje) Si tip Romeo dhe Zhulieta të kohëve moderne. Në atë moment, nëse qeshet, folët një gjuhë tjetër që s'ka nevojë për shpjegim, të qeshurën. Një nga gjuhët më të folura në botë. Nuk ka nevojë për shpjegim, sepse të gjithë e ndjejmë, prandaj gjërat si e qeshura dhe muzika janë kaq të përhapura, sepse në një farë mënyre e anashkalojnë shpjegimin e prapëseprapë përçojnë një sasi të madhe kuptimi, çdo gjuhë që mësojmë është një portë pas së cilës hyjmë në një gjuhë tjetër. Sa më shumë që di, aq më shumë mund të flasësh, është diçka e zakonshme që e bëjmë të gjithë. Marrim një koncept të ri dhe e filtrojmë nëpër një koncept që ekziston që më herët brenda nesh. Ndaj gjuhët janë kaq të rëndësishme, sepse na lidhin me botë të reja, jo thjesht me njerëz. S'është vetëm të shikosh e të dëgjosh, por të ndiesh, përjetosh e ndash. Edhe pse përmendëm tërë këto gjuhë, s'mendoj se përmendëm një prej gjuhëve më të thella, gjuhën e përvojës. Ndaj kur je duke folur me dikë, dhe të flet për diçka që e ke përjetuar, s'ka nevojë për shumë shpjegim. Ose kur mbaron së treguari diçka, dhe ata që të dëgjuan nuk e kuptuan, ajo që themi është, "Ah, të kishit qenë atje!" Të kishit qenë atje këtë javë e ta kuptonit vetë... është pak e vështirë për ta shpjeguar, apo jo? Dhe për hir të këtij hulumtimi, po e mbyll duke ju kërkuar të merrni pjesë edhe një herë në gjuhën e përvojës. Do përdor disa gjuhë, dhe nëse dëgjoni gjuhën tuaj, ngrihuni dhe qëndroni në këmbë. S'ka nevojë për leje, thjesht më lejoni të kuptoj që më shikoni, dhe unë ju shikoj juve nëse e flisni gjuhën e përvojes. A e flisni këtë gjuhë? Kur isha në shkollën fillore, kishim një festë në fund të vitit, dhe votonim nëse e donim festën në park lojrash apo në park ujor. Unë shpresoja që festa mos të ishte në ujë, se duhet të vishja rroba banje. Se di ju, po kur i afrohem dhomës së zhveshjes, më gjallërohen gjëndrat e djersës, se e di që rrobat nuk do më rrinë aq bukur sa i rrinin manekinit. Si thoni për këtë, kur kishim organizime familjare, sa herë që doja prapë ushqim, dhe zakonisht doja prapë (Të qeshura) ishte e tëra një ushtrim i analizës së kostos dhe dobisë, dhe të gjithë të afërmit sikur më thonin, "Nuk e di. Të duhet patjetër? Duket se po kalon mirë, shoku." Mos e kishin faqet e mia një shenjë "më picko" që unë nuk e shihja? Nëse po qeshni ose nëse jeni në këmbë, ose sapo po ngriheni, po flisni gjuhën që me dashuri e quaj: "gjuha e rritjes si bullafiq." Dhe çdo problem i gjuhës së trupit është dialekt i saj. Dua të qëndroni në këmbë. Nëse sërish flas gjuhën tuaj ju lutem ngrituni. Imagjinoni sikur kam dy fatura në dorë. Njëra është e telefonit, tjetra e elektricitetit. Kë të marr e kë të lë? Domethënë s'kam para për të dyja në momenin aktual. Duhet të jeni të shkathët. Duhet të gjeni zgjidhje. Nëse u ngritët, dini gjuhën e vështirësive ekonomike. Nëse keni patur fatin të flisni këtë gjuhë, e kuptoni se nuk ka motivim më të madh se mungesa, mungesa e burimeve, paraqitjes, ekonomisë shpesh janë toka shtërpe te e cila mbillet e korret fara më produktive. Ju kërkoj që nëse e flisni këtë gjuhë, në momentin që e dalloni, lirisht të ngriheni. Kur dëgjuam diagnozën, thashë me vete, "Jo atë fjalë, çdo gjë të jetë, por jo ajo fjalë. E urrej atë fjalë." Më pas bën një seri të pyetjeve "A je i sigurt?" "A është përhapur?" "Sa gjatë?" "Doktor, sa gjatë?" Dhe një sërë përgjigjiesh përcaktojnë jetën e një njeriu. Kur im atë ishte i uritur, vraponim për te tryeza për të ngrënë, sepse kështu bënim edhe më parë. hanim bashkë, ndaj donim të ishte ende kështu. Dhe se kuptoja pse po e humbnim këtë betejë, sepse më patën mësuar që po të luftoje me tërë forcat, dhe nëse ke shpirtin e duhur supozohet të fitosh. Por ne s'po fitonim. Ata që u ngritën, e dinë shumë mirë që kjo është gjuha e pamjes së të afërmit që lufton kancerin. (Duartrokitje) Cdo sëmundje fatale është derivat i kësaj gjuhe Do flas një gjuhë të fundit. Jo, jo, po dëgjoj. Po, po, jo, jo, unë dhe ti, pikërisht këtu, po. (Qeshje) Jo, jam me ty. Jam me ty! (Qeshje) Ose, imagjino dritat fikur dhe një dritë blu të ndrin në fytyrë teksa je shtrirë në krevat. Dhe jam i sigurtë që shumë nga juve, ashtu si mua, ju ka rënë telefoni në fytyrë. (Qeshje) Ose ja një shembull tjetër. Pasagjeri ulëret i tmerruar, "A mund të shikosh rrugën?" Ata që sapo u ngritën flasin gjuhën që unë e quaj "gjuha e shkëputjes." Të tjerë e kanë quajtur gjuha e lidhjes, por për mua është gjuha e shkëputjes. Nuk nënkuptoj "shkëputje", nënkuptoj shkëputje shkëputje njerëzore, shkëputje nga njëri tjetri, nga aty ku jemi, nga mendimet tona, që të pushtojmë një vend tjetër. Nëse nuk jeni në këmbë, besoj e dini ç'do të thotë të të përjashtojnë. (Të qeshura) (Duartrokitje) Ka mundësi ta dini si është kur të gjithë janë pjesë e diçkaje, kurse ti s'je. E dini si është të jesh minoritet. Tani që jam duke folur gjuhën tuaj, ju kërkoj të ngriteni, duke qenë se po flasim një gjuhë. Sepse kam bindjen se gjuha e të qenit minoritet është një nga gjuhët më të rëndëshishme që mund të flisni ndonjëherë në jetën tuaj. sepse si do të ndjeheni në atë pozitë të kompromisit do të përcaktoj direkt mënyrën si veproni në një pozitë të pushtetit. Faleminderit për pjesëmarrjen. Nëse uleni, dua të flas një gjuhë të fundit. (Duartrokitje) Për këtë s'ka nevojë të ngriheni. Dua vetëm të di a e njihni. Shumica e vajzave në botë ankohen për të. Shumica e poezive në botë për të janë shkruar. Shumica e muzikës në radio për të është. Shumica e vargjeve të thëna në lojëra për të janë, shumica e këngëve në botë, njerëzit për to flasin. Shumica e zemrave të thyera që njoh ecin pa të kanë filluar të dyshojnë në të, ose kanë humbur pa të. Shumicave e hijëve në errësirë e kanë harruar. Pa të të gjithë në botë do të fikeshin. Pa të çdo djalë e vajzë do ishte i vdekur, do të vuante pa të, asgjë pa të. Shumica e fletëve të shkruara për të janë. Lotët e derdhur për të janë. Janë derdhur për të. Njerëzit që e kanë ndjerë, janë real me të. Në jetë pa të, do të ishe i humbur. Kur e kam dhe e ndjej dua të bërtas për të. Të gjithë në botë duke e ditur për të. Jam i lënduar e i dërrmuar, dhe duke e ndjekur, do e shaj , sepse nuk e lejova. A shërohet plaga pa të? A fshihen ndjenjat që ke për të? Të gjithë kanë idealin e tyre për të, ëndrrojnë për të, ndjellin për të. Si është pra puna? E pranon që jeta është një ëndërr dhe e pavërtetë pa të? Por unë jam thjesht një shkrimtar, çfare mund t'ju them për të? A më thoni dot si është e mundur që gjuha më e folur në botë është më e vështira për ta folur ose shprehur. Pavarësisht sa libra, sa seminare, sa mësime për jetën na dhurohen, ne thjesht nuk arrijmë të ngopemi me to. Tani po ju pyes: Kujtoni numrin që menduat ne fillim. A ka ndryshuar? Ju sfidoj që kur të takoni ndonjë, të pyesni veten: Cilën gjuhë e ndajmë ne? Po nuk ju kujtua asgjë, pyesni veten: "Cila gjuhë mund të na lidhë?" Dhe nëse prapëseprapë nuk ju vjen gjë ndërmend, pyeteni veten: "Cilën gjuhë mund të mësoj?" Dhe pavarësisht sa pa kuptim apo sa pa rëndesi duket kjo bisedë në fillim, ju premtoj se në të ardhmen do ju hyjë në punë. Unë quhem Poet Ali. Faleminderit. (Duartrokitje)