Çkemi.
Dua t'ju bëj një pyetje.
Sa gjuhë flisni?
Nuk është pyetje retorike.
Dua në fakt të mendoni një numër.
Disa prej jush e kanë shumë të lehtë.
Keni një zë në kokë që thotë
"Një. atë që po flet. Pikë."
Ndonjë tjeter nga ju mendon
se mbase gjuha që ish i dashuri
apo ish e dashura ju ka mësuar,
me gjithë sharjet e mallkimet,
quhet si gjuhë e huaj, numrojeni dhe atë.
Kur ia bera këtë pyetje vetes,
arrita të numëroja katër,
ose edhe pesë, kur jam i dehur.
(Të qeshura)
Me ndihmën e verës
flas edhe italisht
(Duartrokitje)
Gëzuar!
Por kur e mora seriozisht,
arrita deri ne 83 -- 83 gjuhë,
dhe si përfundim u lodha
dhe e lashë numërimin
Kjo më shtyu ta mendoj edhe një herë
përkufizimin e gjuhës.
Përkufizimi i parë është si vijon,
"Metoda e komunikimit njerëzor,
e folur ose e shkruar,
që përfshin përdorimin e fjalëve
në mënyrë të strukturuar
ose konvencionale."
Përkufizimi në fund lidhet
me fusha të ekspertizës,
siç janë
mjekësia, shkenca, teknologjia.
E dimë që këto kanë gjuhën e tyre,
zhargonin e tyre.
Por ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen
ishte përkufizimi në qendër:
"sistemi i komunikimit që përdoret
në një komunitet ose vend të caktuar."
Dhe nuk dëshiroj ta ndryshoj
këtë përkufizim.
Dëshiroj ta zbatoj në
çdo gjë që bëjmë,
sepse kam bindjen se ne flasim
më shumë gjuhë se sa mendojmë.
Sa i takon kohës që na mbetet bashkë,
do të përpiqem të përdor një gjuhë
që është gjuha e nënës
për secilin në këtë ambient.
Por pastaj ndryshon pak puna,
sepse nuk do të jetë më prezantim.
Kthehet në bisedë,
dhe si në çdo bisedë,
duhet të ketë pak ndërveprim.
Dhe që të ketë ndërveprim,
duhet të jetë një dëshirë e dyanshme.
Dhe mendoj se sikur të kemi pak nga kjo
dëshirë, kemi për të parë diçka magjike
thjesht duhet pak vullnet.
Kam zgjedhur diçka që ka
rrezik të ulët që shumë e njohin
dhe që mund të funksionojë
nëse të gjithë bashkëpunojmë.
Nëse e kupton që je i lumtur,
përplas duart.
(Duartrokitje)
Tani po flisni!
Për të gjithë njerëzit
që flasin spanjollisht
ju lutem ngrituni në këmbë
Shikoni personin që është ulur
pranë juve
dhe filloni të qeshni
(Të qeshura)
Shumë faleminderit.
Ju lutem, uluni.
Tani, nëse kjo u ndje pak
çuditshëm
ju premtoj se nuk kishte asnjë shaka
në shpenzimin tuaj.
Thjeshtë i kërkova publikut
spanjollisht-folës të ngrihej në këmbë,
të shikonte personin pranë
dhe të qeshte.
E di që s'ishte e sjellshme,
andaj kërkoj falje
por në atë moment,
shumë nga ne, ndjen diçka.
Shikoni, ne shpesh e
dimë se ç'bën gjuha
kur e flasim gjuhën e dikujt,
çfarë bën për të bashkuar,
çfarë bën për të lidhur
Por ne shpesh harrojmë çfarë bën,
kur nuk e flasim atë gjuhë.
çfarë bën për të izoluar,
çfarë bën për të përjashtuar.
Dhe unë dua që ne ta vazhdojmë
këtë rrugëtim
përgjatë shëtitjes sonë të
vogël të gjuhëve
Dëshiroj të përkthej idenë e "taarof"
Thashë në persisht:
"Dëshiroj të përkthej idenë e taarof"
në kulturën perse.
e cila në leksikun e
gjuhës angleze nuk ka përshtatshmëri.
Përkufizimi më i mirë do të ishte
diçka me hir të skajshëm
ose përulje e skajshme.
Por kjo në fakt nuk mjafton.
Ndaj po ju jap një shembull:
Nëse dy zotërinj këmbehen rrugës,
është shumë e zakonshme që njeri të thotë,
Të detyrohem,
që do të thotë, "të jam borxhli."
Zotëria tjetër do i përgjigjej,
Për ty unë hap këmishën
që do të thotë,
"zbërthej këmishen time për ty."
I pari do të përgjigjej,
Jam shërbëtori yt.
Që domethënë :
"Jam shërbëtori yt."
Pastaj i dyti do ia kthente
Unë jam balta
nën këmbet e tua
që domethëne, "Jam balta
nën këmbet e tua."
(Qeshje)
Ja një ekspozim,
nëse nuk e kuptuat.
(Qeshje)
Po jua tregoj këtë sepse,
gjuhët e reja sjellin
koncepte të papara.
Arsyeja tjetër është se,
kujtojmë se gjuha ka
të bëjë me kuptimin e fjalës,
por sipas meje gjuhë domethënë
ti japësh kuptim fjalës për veten tënde.
Nëse shfaq një seri
fjalësh në ekran,
disa nga ju direkt
do t'i kuptonin.
Disa të tjerë do lodheshin pak.
Dhe me bindje mund të bëj
një ndarje të prerë
rreth moshës 35 vjeçare e lartë,
35 vjeçare dhe poshtë.
Sa për ata që i njohin,
ata e dinë që është
gjuha e sms-ve.
Një sërë simbolesh që duhet
të japin sa më shumë kuptim
në sa më pak hapësirë,
gjë që ngjason shumë me
përkufizimin tonë për gjuhët:
"Sistem komunikimi që përdoret
nga një bashkësi."
Gjithë ata që janë zënë me sms
e dinë që s'është mënyra
më e mirë e komunikimit,
por po sikur t'ju them se
ajo që patë pak më parë
ishte një letër dashurie e
kohëve moderne?
Më ndiqni;
"Tani të dua shumë,
sepse më nxit të shfaq
anën time më pozitive,
dhe qesh me të madhe,
domethënë, dua të flasim
sepse mendoj që je e mirë,
dhe me c'kuptoj,
nëse nuk ke njeri tjetër,
do më lumturonte
të dilnim bashkë.
Sa për ta ditur,
të pres përgjithmonë.
Sidoqoftë, flasim,
s'ka nevojë për përgjigjie,
gjithë të mirat, as nuk dua t'ia di
nëse e sheh dikush tjetër këtë.
Mos ik atje, shihemi më vonë,
pacim, përqafime dhe puthje,
vetëm një jetë kemi."
(Duartrokitje)
Si tip Romeo dhe Zhulieta
të kohëve moderne.
Në atë moment, nëse qeshet,
folët një gjuhë tjetër që s'ka nevojë
për shpjegim, të qeshurën.
Një nga gjuhët
më të folura në botë.
Nuk ka nevojë për shpjegim,
sepse të gjithë e ndjejmë,
prandaj gjërat si e qeshura dhe muzika
janë kaq të përhapura,
sepse në një farë mënyre
e anashkalojnë shpjegimin
e prapëseprapë përçojnë
një sasi të madhe kuptimi,
çdo gjuhë që mësojmë
është një portë
pas së cilës hyjmë
në një gjuhë tjetër.
Sa më shumë që di,
aq më shumë mund të flasësh,
është diçka e zakonshme
që e bëjmë të gjithë.
Marrim një koncept të ri
dhe e filtrojmë
nëpër një koncept që ekziston
që më herët brenda nesh.
Ndaj gjuhët janë kaq të rëndësishme,
sepse na lidhin me botë të reja,
jo thjesht me njerëz.
S'është vetëm të shikosh e të dëgjosh,
por të ndiesh, përjetosh e ndash.
Edhe pse përmendëm
tërë këto gjuhë,
s'mendoj se përmendëm
një prej gjuhëve më të thella,
gjuhën e përvojës.
Ndaj kur je duke folur me dikë,
dhe të flet për diçka që e ke përjetuar,
s'ka nevojë për shumë shpjegim.
Ose kur mbaron së treguari diçka,
dhe ata që të dëgjuan nuk e kuptuan,
ajo që themi është,
"Ah, të kishit qenë atje!"
Të kishit qenë atje këtë javë
e ta kuptonit vetë...
është pak e vështirë për ta shpjeguar,
apo jo?
Dhe për hir të këtij hulumtimi,
po e mbyll duke ju kërkuar
të merrni pjesë edhe një herë
në gjuhën e përvojës.
Do përdor disa gjuhë,
dhe nëse dëgjoni gjuhën tuaj,
ngrihuni dhe qëndroni në këmbë.
S'ka nevojë për leje,
thjesht më lejoni të kuptoj
që më shikoni,
dhe unë
ju shikoj juve
nëse e flisni
gjuhën e përvojes.
A e flisni këtë gjuhë?
Kur isha në
shkollën fillore,
kishim një festë
në fund të vitit,
dhe votonim nëse e donim
festën në park lojrash
apo në park ujor.
Unë shpresoja që festa
mos të ishte në ujë,
se duhet të vishja rroba banje.
Se di ju, po kur i afrohem
dhomës së zhveshjes,
më gjallërohen
gjëndrat e djersës,
se e di që rrobat nuk
do më rrinë aq bukur
sa i rrinin manekinit.
Si thoni për këtë,
kur kishim
organizime familjare,
sa herë që
doja prapë ushqim,
dhe zakonisht doja prapë
(Të qeshura)
ishte e tëra një ushtrim
i analizës së kostos dhe dobisë,
dhe të gjithë të afërmit
sikur më thonin,
"Nuk e di. Të duhet patjetër?
Duket se po kalon mirë, shoku."
Mos e kishin faqet e mia një shenjë
"më picko" që unë nuk e shihja?
Nëse po qeshni
ose nëse jeni në këmbë,
ose sapo po ngriheni,
po flisni gjuhën që me dashuri e quaj:
"gjuha e rritjes si bullafiq."
Dhe çdo problem i gjuhës së trupit
është dialekt i saj.
Dua të qëndroni në këmbë.
Nëse sërish flas gjuhën tuaj
ju lutem ngrituni.
Imagjinoni sikur kam
dy fatura në dorë.
Njëra është e telefonit,
tjetra e elektricitetit.
Kë të marr e kë të lë?
Domethënë s'kam para për të dyja
në momenin aktual.
Duhet të jeni të shkathët.
Duhet të gjeni zgjidhje.
Nëse u ngritët, dini gjuhën
e vështirësive ekonomike.
Nëse keni patur fatin
të flisni këtë gjuhë,
e kuptoni se nuk ka motivim
më të madh se mungesa,
mungesa e burimeve,
paraqitjes, ekonomisë
shpesh janë toka shtërpe
te e cila mbillet e korret
fara më produktive.
Ju kërkoj që nëse e flisni këtë gjuhë,
në momentin që e dalloni,
lirisht të ngriheni.
Kur dëgjuam diagnozën,
thashë me vete, "Jo atë fjalë,
çdo gjë të jetë,
por jo ajo fjalë.
E urrej atë fjalë."
Më pas bën një seri të pyetjeve
"A je i sigurt?"
"A është përhapur?"
"Sa gjatë?"
"Doktor, sa gjatë?"
Dhe një sërë përgjigjiesh
përcaktojnë jetën e një njeriu.
Kur im atë ishte i uritur,
vraponim për te tryeza për të ngrënë,
sepse kështu
bënim edhe më parë.
hanim bashkë, ndaj donim
të ishte ende kështu.
Dhe se kuptoja pse
po e humbnim këtë betejë,
sepse më patën mësuar që
po të luftoje me tërë forcat,
dhe nëse ke shpirtin e duhur
supozohet të fitosh.
Por ne s'po fitonim.
Ata që u ngritën,
e dinë shumë mirë
që kjo është gjuha
e pamjes së të afërmit
që lufton kancerin.
(Duartrokitje)
Cdo sëmundje fatale është
derivat i kësaj gjuhe
Do flas një gjuhë të fundit.
Jo, jo, po dëgjoj.
Po, po, jo, jo,
unë dhe ti, pikërisht këtu, po.
(Qeshje)
Jo, jam me ty. Jam me ty!
(Qeshje)
Ose, imagjino dritat fikur dhe
një dritë blu të ndrin në fytyrë
teksa je shtrirë në krevat.
Dhe jam i sigurtë që shumë nga juve,
ashtu si mua,
ju ka rënë telefoni në fytyrë.
(Qeshje)
Ose ja një shembull tjetër.
Pasagjeri ulëret i tmerruar,
"A mund të shikosh rrugën?"
Ata që sapo u ngritën
flasin gjuhën që unë
e quaj "gjuha e shkëputjes."
Të tjerë e kanë quajtur
gjuha e lidhjes,
por për mua është gjuha e shkëputjes.
Nuk nënkuptoj "shkëputje",
nënkuptoj shkëputje
shkëputje njerëzore,
shkëputje nga njëri tjetri,
nga aty ku jemi, nga mendimet tona,
që të pushtojmë një vend tjetër.
Nëse nuk jeni në këmbë,
besoj e dini ç'do të thotë
të të përjashtojnë.
(Të qeshura)
(Duartrokitje)
Ka mundësi ta dini si është kur
të gjithë janë pjesë e diçkaje,
kurse ti s'je.
E dini si është të jesh minoritet.
Tani që jam duke folur gjuhën tuaj,
ju kërkoj të ngriteni,
duke qenë se po
flasim një gjuhë.
Sepse kam bindjen se gjuha
e të qenit minoritet
është një nga gjuhët më të rëndëshishme
që mund të flisni
ndonjëherë në jetën tuaj.
sepse si do të ndjeheni
në atë pozitë të kompromisit
do të përcaktoj direkt mënyrën si veproni
në një pozitë të pushtetit.
Faleminderit për pjesëmarrjen.
Nëse uleni, dua të flas
një gjuhë të fundit.
(Duartrokitje)
Për këtë s'ka nevojë të ngriheni.
Dua vetëm të di a e njihni.
Shumica e vajzave në botë
ankohen për të.
Shumica e poezive në
botë për të janë shkruar.
Shumica e muzikës
në radio për të është.
Shumica e vargjeve të thëna në lojëra
për të janë,
shumica e këngëve në botë,
njerëzit për to flasin.
Shumica e zemrave të thyera
që njoh ecin pa të
kanë filluar të dyshojnë në të,
ose kanë humbur pa të.
Shumicave e hijëve në errësirë
e kanë harruar.
Pa të të gjithë në botë
do të fikeshin.
Pa të çdo djalë e vajzë
do ishte i vdekur,
do të vuante pa të, asgjë pa të.
Shumica e fletëve të shkruara
për të janë.
Lotët e derdhur për të janë.
Janë derdhur për të.
Njerëzit që e kanë ndjerë,
janë real me të.
Në jetë pa të, do të ishe i humbur.
Kur e kam dhe e ndjej
dua të bërtas për të.
Të gjithë në botë
duke e ditur për të.
Jam i lënduar e i dërrmuar,
dhe duke e ndjekur,
do e shaj ,
sepse nuk e lejova.
A shërohet plaga pa të?
A fshihen ndjenjat që ke për të?
Të gjithë kanë idealin e tyre për të,
ëndrrojnë për të,
ndjellin për të.
Si është pra puna?
E pranon që jeta
është një ëndërr
dhe e pavërtetë pa të?
Por unë jam thjesht një shkrimtar,
çfare mund t'ju them për të?
A më thoni dot si është e mundur
që gjuha më e folur në botë
është më e vështira për
ta folur ose shprehur.
Pavarësisht sa libra,
sa seminare,
sa mësime për jetën na dhurohen,
ne thjesht nuk arrijmë
të ngopemi me to.
Tani po ju pyes:
Kujtoni numrin që menduat
ne fillim. A ka ndryshuar?
Ju sfidoj që kur të takoni ndonjë,
të pyesni veten:
Cilën gjuhë e ndajmë ne?
Po nuk ju kujtua asgjë,
pyesni veten:
"Cila gjuhë mund të na lidhë?"
Dhe nëse prapëseprapë nuk
ju vjen gjë ndërmend,
pyeteni veten:
"Cilën gjuhë mund të mësoj?"
Dhe pavarësisht sa pa kuptim
apo sa pa rëndesi duket
kjo bisedë në fillim,
ju premtoj se në të ardhmen
do ju hyjë në punë.
Unë quhem Poet Ali.
Faleminderit.
(Duartrokitje)