Ky eshte muzeu Natyral Historik ne Roterdam,
ku une punoj si pergjegjes.
Eshte pjese e punes time perkujdesja qe koleksioni te qendroje mire,
dhe qe te rritet,
cka me pak fjale nenkupton se une mbledh kafshe te egra.
Ne 1995,
u shtua nje seksion i ri prane nderteses se muzeut.
Ishte nje seksion i teri prej xhami,
kjo ndertese e xhamte me ndihmoi shume per te bere nje pune te mire.
Ajo ishte nje vrastare e vertete zogjsh.
Ndoshta e dini, por zogjte nuk e njohin konceptin e xhamit.
Ata nuk e shohin,
dhe fluturojne ne dritare ku me perplasjen gjejne vdekjen.
E vetmja gje qe duhej te beja ishte te dilja jashte,
ti mblidhja, dhe ti ballcamosja per koleksionin.
(Te qeshura)
Gjate asaj periudhe,
zhvillova nje aftesi per te identifikuar zogjte
vetem nepermjet perplasjes qe benin me xhamin.
Ishte data 5 qershor 1995,
kur degjova nje "bang" te zhurmshem ne xham.
Ky "bang" ndryshoi jeten time dhe i dha fund jetes se nje rose.
Dhe kjo ishte ajo c'ka pashe tek veshtrova jashte dritares..
Kjo eshte rosa e ngordhur, qe u perplas pas nderteses se xhamte.
Qendron e ngordhur barkazi.
Por, prane roses se ngordhur qendron nje rose e gjalle,
ju lutem beni kujdes.
Te dyja jane gjinia mashkullore.
Me pas ndodhi kjo.
Rosa e gjalle iu afrua asaj te ngordhures,
dhe filloi ciftezimin.
Epo, une jam biolog. Jam ornitologjist.
Mendova, "Dicka nuk vete mire ketu."
Njeri eshte i ngordhur, tjetri i gjalle. Duhet te jete nekrofili.
I veshtrova. Te dy te gjinise mashkullore.
Nekrofili homoseksuale.
Keshtu une-- (Te qeshura)
Nxorra aparatin fotografik, nxorra bllokun e shenimeve,
mora nje karrike dhe fillova te vezhgoj sjelljen e tyre.
Pas 75 minutash-- (Te qeshura)--
Pashe mjaftueshem. Me mori uria
dhe desha te ikja ne shtepi.
Dola jashte, mora rosen,
dhe perpara se ta fusja ne ngrirje,
kontrollova nese viktima ishte me te vertete e gjinise mashkullore.
Dhe ja nje fotografi e rralle e organit produktiv te roses,
pra ishte me te verete e gjinise mashkullore.
Eshte nje fotografi e rralle sepse ekzistojne 10,000 lloje zogjsh
dhe vetem 300 prej tyre kane nje organ riprodhimi mashkullor.
[Ky ishte rasti i pare i nekrofilise homoseksuale i roses se eger Anas platyrhynchos (Aves:Anatidae)]
E dija se kisha pare dicka te vecante,
por mu deshen gjashte vite per te vendosur ta publikoja.
(Te qeshura)
Dua te them, eshte nje subjekt mjaft i mire per nje feste ditelindjeje
ose historia e duhur kur je duke pritur kafen te makineta,
por ta tregosh midis kolegeve te tu, eshte dicka krejt ndryshe.
Nuk e kisha kornizen e duhur.
U deshen gjashte vite, qe miqte dhe koleget te me detyronin ta publikoja,
dhe publikova "Rasti i pare i nekrofilise homoseksuale
tek rosat e egra."
Dhe ja ku u krijua e njejta situate serish.
A eshte zyra ime,
B eshte vendi ku rosa u perplas me xhamin,
dhe C eshte vendi nga ku une isha ulur te vezhgoja.
Edhe nje here rosat.
Sikunder mund ta dini, ne shkence,
kur shkruan nje artikull te vecante,
vetem gjashte ose shtate njerez e lexojne.
(Te qeshura)
Por me pas dicka e mire ndodhi.
Mora nje telefonate prej dikujt te quajtur Marc Abrahams,
i cili me tha, "Ti ke fituar nje cmim me artikullin e roses:
Cmimin Nobel lg."
Cmimi Nobel lg---
(Te qeshura) (Duartrokitje)--
Cmimi Nobel lg nderon hulumtimin
qe me pare i ben njerezit te qeshin dhe me pas te mendojne,
me qellimin kryesor berjen e sa me shume njerezve
te interesuar ne shkence.
Kjo eshte dicka e mire, ndaj vendosa ta pranoj cmimin.
(Te qeshura)
Shkova-- lejomeni t'ju kujtoj se Marc Abrahams
nuk me telefonoi nga Stokholmi.
Ai me telefonoi nga Cambridge, Massachusetts.
Udhetova drejt Bostonit, Cambridge,
dhe u bera pjese e ceremonise se mrekullueshme te Cmimeve Nobel lg
i mbajtur ne Universitetin e Harvardit.
Kjo ceremoni ishte nje eksperience mjaft e kendshme.
Laureate te vertete Nobel te japin cmimin.
Ky eshte elementi i pare.
Ka dhe nente fitues te tjere te Cmimit Nobel lg.
Nje prej kolegeve te mi fitues ishte Charles Paxton
i cili fitoi cmimin ne vitin 2000 ne biologji per artikullin e tij,
"Sjellja flirtuese e strucit me njerezit
ne nje ferme te Mbreterise se Bashkuar"
(Te qeshura)
Mendoj se ka dhe nja dy tre te tjere
fitues Cmimi Nobel lg ne kete salle.
Dan, ku je? Dan Ariely?
Duartrokitje per Dan.
(Duartrokitje)
Dani e fitoi cmimin e tij ne mjekesi
per demonstrimin se ilace fallco me cmim te larte
jane me efikase se ilace fallco me cmime te ulta
(Te qeshura)
Pra, kjo eshte minuta ime e fames,
fjalimi im i pranimit,
dhe ja ku eshte rosa.
Kjo eshte hera e pare ne brigjet perendimore te Shteteve te Bashkuara,
Do e kaloj dore me dore.
(Te qeshura)
Po?
Mund ta kaloni dore me dore.
Lutem, kini parsysh qe eshte nje specie muzeale,
por pa frike, nuk do mund te infektoheni me gripin avian
Pas fitimit te ketij cmimi, jeta ime ndryshoi.
Si fillim, nejerezit filluan te me dergonin
gjithcka qe mund te kish lidhje me rosat,
cka krijuan nje koleksion mjaft te kendshem.
(Te qeshura)
Me e rendesishmja,
njerezit filluan te me dergonin vezhgimet e sjelljeve
te kafsheve qe binin ne sy,
dhe besomeni, nese ka ndonje sjellje jo te zakonshme te ndonje kafshe ne kete planet,
une e marr vesh i pari.
(Te qeshura)
Ky eshte nje dre brilopate.
Nje dre brilopate qe po perpiqet te ciftohet
me nje statuje bizoni prej bronxi.
Kjo tjetra ka ndodhur ne Montana ne 2008.
Ky eshte rasti i nje bretkose qe perpiqet te ciftezohet me nje peshk te kuq.
Kjo tjetra ka ndodhur ne Hollande ne 2011.
Keto jane zhaba kallamash ne Australi.
Keto jane kafshet qe vriten rrugeve automobilistike.
Lutem, vereni me kujdes se kjo eshte nekrofili.
Pozicioni, eshte mbreselenes.
Pozicioni misionar eshte shume i rralle ne mbreterine e kafsheve.
Keto jane pellumba ne Roterdam.
Zogjte gushkuq ne Hong Kong 2004.
Ky eshte nje gjel deti ne Wisconsin
ne ambientet e institucionit korrektues per te rinjte, Ethan Allen.
Zgjati gjithe diten,
dhe te burgosurit u zbaviten pa mase.
Pra, c'do te thote kjo?
Dua te them, ajo cka e pyes veten,
eshte, a ndodh kjo ne natyre?
Perfundimi qe kam arritur
nga rishikimi i te gjitha ketyre rasteve
eshte se eshte e rendesishme qe kjo te ndodhe
vetem ne rast kur vdekja eshte e pernjehereshme
dhe ne nje menyre dramatike
dhe ne pozicionin e duhur per ciftezim.
Ose, keshtu mendova deri ne momentin qe mora keto faqe.
Ketu shihni nje rose te ngordhur.
ka tre dite qe qendron aty.
i shtrire ne kurriz.
Ja pra ku del dhe teoria ime e nekrofilise.
Nje tjeter shembull i impaktit
te nderteses se xhamte ne jeten e zogjve.
Ky eshte Mad Max, nje zog i zi qe jeton ne Roterdam.
E vetmja gje qe beri ky zog eshte te perplasej me kete dritare
nga 2004 ne 2008, cdo dite.
Ja si ndodh, dhe ja nje video e shkurter ilustrative.
(Muzike)
(Perplasje)
(Perplasje)
(Perplasje)
Dhe ajo c'ka ben zogu
eshte te luftoj imazhin e tij.
Ai sheh nje te huaj te padeshiruar ne territorin e tij,
i cili vjen sa here ai vete eshte aty,
dhe qe nuk resht kurre.
Ne fillim--pasi e studiova kete zog per disa vite-- mendova
a nuk duhet te kish ndonje demtim ne tru ky zog?
Po nuk eshte keshtu. Po ju tregoj disa faqe,
disa foto nga videot
dhe ne momentin e fundit para se ai te godase xhamin,
ai vendos kembet perpara,
dhe me pas perplaset ne xham.
Po e perfundoj fjalen time duke ju ftuar te gjitheve ne "Diten e rosave te Ngordhura".
Kjo dite eshte data 5 qeshor e cdo viti.
Ne oren gjashte pa pese,
ne mblidhemi ne Muzeun e Historise Natyrale te Roterdamit,
rosa del nga muzeu,
dhe ne perpiqemi te diskutojme rreth menyrave te reja
per ti parandaluar zogjte te perplasen ne dritare.
Dhe sikunder mund ta dini, ose mund te mos e dini,
kjo eshte nje nga arsyet kryesore te vrasjes
te zogjve ne mbare boten.
Vetem ne U.S.A, nje miliard zogj ngordhin
ne perplasje me xhamat e ndertesave.
Kur te mbaroje kjo, shkojme te gjithe bashke ne nje restorant Kinez
dhe hame nje darke te bollshme me baze rose.
Shpresoj t'ju shoh
vitin qe vjen ne Roterdam, Hollande,
ne Diten e Roses se Ngordhur
Faleminderit.
(Duartrokitje)
Oh, me fal.
A mund te ma ktheni rosen ju lutem?
(Te qeshura) (Duartrokitje)
Faleminderit.