Unë jam Ale Flores dhe jam menaxhere e produkteve tek Alexa.
Unë jam Dr. Chelsea Haupt. Unë punoj tek Instituti Allen për Inteligjencë Artificiale,
dhe unë punoj në një motor kërkimi akademik të fuqizuar nga AI.
Përreth jush, kompjuterët janë duke marrë vendime, e ato vendime ndikojnë
në jetën tuaj të përditshme. Kur ju kërkoni në internet ose kaloni nëpër faqen e lajmeve,
kompjuterë vendosin atë që ju shihni.
Kompjuterët vetëm se mund të njohin fytyrën tuaj dhe të kuptojnë zërin tuaj,
së shpejti ata do të ngasin makina dhe do të zbulojnë sëmundje ende më mirë se njerëzit.
Pra, si janë të gjitha këto të mundura?
Ju mund të keni dëgjuar për diçka të quajtur AI ose inteligjencë artificiale.
Inteligjenca e vërtetë artificiale është disa dekada larg.
Por një lloj AI është këtu sot, i quajtur Machine Learning.
Është një lloj AI me të cilin ndoshta ndërveproni çdo ditë, pa e ditur.
Ka mundësinë të na ndihmojë të trajtojmë disa nga sfidat më të mëdha në botë.
Të mësuarit makinerik është mënyra se si kompjuterët njohin modelet dhe marrin vendime
pa u programuar shprehimisht.
Ajo që është kaq emocionuese, është se është një mënyrë krejtësisht e ndryshme për të programuar një kompjuter nga
ajo që kemi bërë ndonjëherë më parë.
Me të mësuarin makinerik, në vend që të programoni një kompjuter hap pas hapi,
ju mund të programoni për të mësuar ashtu siç mësoni, përmes provave dhe gabimeve, dhe shumë praktikë.
Të mësuarit vjen nga përvoja, dhe kjo është e vërtetë edhe për mësimin e makinerive.
Në këtë rast, "përvojë" do të thotë shumë e shumë të dhëna.
Mësimi i makinerisë mund të marrë çdo lloj të dhënash:
Imazhe, video, audio ose tekst dhe fillon të njoh modelet në ato të dhëna.
Pasi të mësojë të njohë modelet në të dhëna, mund të mësojë gjithashtu të bëjë parashikime
bazuar në ato modele.
Ashtu si të vëreni ndryshimin midis një imazhi të një makine dhe një imazhi të një biçiklete.
AI dhe të mësuarit makinerik po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në shoqërinë në përgjithësi,
dhe duke formësuar të gjithë të ardhmen tonë.
Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të mësoni se si funksionon, me një përvojë praktike.
Ju jeni gati të merrni mundësinë për të trajnuar modelin tuaj të mësimit makinerik.
Mos harroni, AI është si çdo mjet: së pari ju merrni njohuritë, pastaj merrni fuqinë!