Çdo vit, vetëm në SHBA,
2.077.000 çfite
marrin vendim ligjor dhe shpirtëror
që të kalojnë tërë pjesën tjetër të jetës së bashku ...
(Të qeshura)
dhe të mos kenë marrëdhënie seksuale me askënd tjetër,
kurrë.
Ai blen unazën, ajo blen fustanin.
Ata dalin për shoping
për çdo lloj gjëje.
Ajo e çon atë tek Arthur Murray
për mësime vallëzimi.
Dhe dita e madhe vjen.
Ata qëndrojnë para Zotit dhe familjes
dhe njëri me të cilin një herë babai i saj kishte bërë biznes,
ata zotohen se asgjë,
as varfëria,
as sëmundjet kërcënuese për jetën,
as mjerimi
asnjeherë nuk do të kërcënojnë as më së paku
dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përjetshme.
(Të qeshura)
Këta bastardë optimistë të rinj
premtojnë të nderojnë dhe t'i gëzohen njëri tjetrit
gjatë ndryshimeve të menopauzës
krizës së mes-jetës
dhe shtimit të peshës për 23 kilogramë,
gjer në atë ditë të largët
kur njeri prej tyre përfundimisht arrin
të prehet në paqe.
E din, sepse njëri prej tyre nuk mund ta dëgjojë më gërhitjen.
Dhe pastaj ata dehen si budallenj
dhe përplasin torten në fytyra e njëri tjetrit dhe kërcejnë Makarenën,
dhe ne do të jemi atje
duke ngrerë dolli
dhe duke pirë alkool gratis
dhe duke u hedhur ushqim zogjësh
secilën herë --
edhe pse e dimë,
statistikisht,
gjysma e tyre do ndahen brenda një dekade.
(Të qeshura)
Natyrish, gjysma tjetër nuk do ndahen, apo jo?
Ata do vazhdhojnë të harrojnë përvjetorët,
do të grindren rreth asaj se ku do t'i kalojnë pushimet
dhe në cilën anë duhet vënë
letra e banjos
duhet të tërhiqet.
Dhe disa prej tyre
ende do të kënaqen në praninë e njeri-tjetrit
edhe kur asnjeri prej tyre më nuk do mund të përtypë ushqimin e ngurtë.
Dhe hulumtuesit duan të dinë përse.
Dua të them, shikoni, nuk nevojitet një studim i dyfishtë i verbër,
për të kuptuar se çfarë bën që një martesë të mos funksionojë.
Mos-respektimi, mërzitja,
kalimi një kohe të gjatë në Facebook,
seksi me një njerëz të tjerë.
Por mund të kesh krejtësisht të kundërtën e gjithë këtyrë gjërave --
respektin, interesin,
lidhjen e prishur të internetit,
monogami mendje-mpirëse --
dhe çdo gjë mund të shkatërrohet shumë shpejt.
Pra çfarë ndodh kur kjo nuk ndodh?
Çfarë kanë të përbashkët
ata që shkojnë deri tek varrosja e
përbashkët?
Çfarë po bëjnë si duhet?
Çfarë mund të mësojmë prej tyre?
Dhe nëse akoma je duke fjetur i lumtur vetë
pse duhet të ndalosh çfarë je duke bërë
dhe vëja vetes për detyrë
të gjesh atë person special
që do mund ta acarosh gjatë gjithë jetës?
Hulumtuesit shpenzojnë miliarda dollarë nga tatimet tuaja
në përpjekje për ta kuptuar këtë.
Ata u shkojnë pas çifteve të lumtura
dhe studjojnë çdo sjellje dhe lëvizje të tyre.
Ata përpiqen ta gjejnë atë çfarë
i dallon ata
nga shokët dhe miqtë e tyre të pakënaqur.
Dhe del se,
storjet e suksesit
ndajnë disa ngjashmëri,
në fakt, më shumë se që nuk bëjnë seks me njerëz të tjerë.
Për shembull, në martesat më të lumtura,
gruaja është më e dobët dhe duket më bukur se burri.
(Të qeshura)
E kuptueshme, apo jo.
Është e kuptueshme që kjo çon në një martesë të lumtur
sepse, femrat, ne duam që të
jemi të dobëta dhe të dukemi bukur,
ndërsa meshkujt më së shumti duan seks ...
idealisht me femra
që janë më të dobëta dhe me të bukura se ata.
Sidoqoftë, qëllimi i këtij hulumtimi
është se askush nuk është duke sugjeruar
se femrat duhet të jenë të dobëta që të jenë të lumtura;
vetëm se duhet të jemi më të dobëta se partnerët tanë.
Kështu në vend të atyre ushtrimeve
dhe dietave të mundimshme,
ne vetëm duhet të presim që ata të shëndoshen,
ndoshta t'u gatuajmë ca ëmbëlsira.
Kjo është informatë e mirë për t'u pasur,
dhe nuk është aq e komplikuar.
Hulumtimi po ashtu sugjeron se
çiftet më të lumtura
janë ato që fokusohen tek gjërat pozitive.
Për shembill, gruaja e lumtur.
Në vend që të flasi për rritjen e stomakur të burrit të saj
ose të sugjerojë që ai të dali për vrap,
ajo mund të thotë,
"Wow, shpirt, faleminderit që je munduar aq shumë
për të më bërë relativisht më të dobët."
Këto janë çiftet që gjejnë të mirën në çdo situatë.
"Po, ishte e tmerrshme
kur humbëm çdo gjë në atë zjarr,
mirëpo ishte mjaft mirë kur fjetëm jashtë nën yjet,
dhe ishte mirë që kishim tërë atë trup të shëndoshë tëndin
për të na mbajtur ngrohtë."
Një nga hulumtimet e mia më të preferuara zbuloi se
sa më shumë punë shtëpie që bënte burri,
aq më atraktiv i dukej gruas.
Sepse na duhej një studim që të na thoshte këtë.
Por ja se çfarë po ndodh këtu.
Sa më atraktiv që ai i duket asaj, aq më shumë seks bëjnë;
sa më shumë seks që bëjnë, aq më i mirë është ai me të;
sa më i mirë që ai është me të,
aq më pak ajo e bezdis duke i thënë se ka lënë peshqirët e lagur në shtrat --
dhe kështu, ata jetojnë të lumtur më pas.
Me fjalë të tjera, burra, ndoshta do duhej të ndihmonit më shumë
rreth punëve të shtëpisë.
Ja diçka interesante.
Një hulumtim ka zbuluar se
fëmijët që buzëqeshin në fotografitë e fëmijërisë
kanë më pak gjasa të divorcohen.
Ky është një studim i vërtetë
dhe më lejoni të sqaroj.
Hulumtuesit nuk po shikonin se çfarë
raportonin njerëzit për lumturinë e fëmijërisë së tyre,
as nuk studjuan ditarët e tyre personal.
Të dhënat ishin bazuar krejtësisht
në atë se a dukeshin të lumtur
në fotografitë e tyre të hershme.
Tani nuk e di se sa vjeç jeni ju,
por kur unë kam qenë fëmijë,
prindërit bënin fotografi më aparate fotografik të veçantë
që kishin diçka që quhej film,
dhe, Zot, filmi ishte i shtrenjtë.
Ata nuk mund t'i bënin 300 foto
sikurse bën aq shpejt kamera digjitale
ku pastaj zgjedh më të mirën, me buzëqeshjen më të mirë
për kartolinën e Krishtlindjeve.
Oh jo.
Ata të veshnin, të rendisnin,
dhe buzëqeshje ashtu siç të thonin ata
ose mund t'i thoje lamtumirë festës së ditëlindjes.
Por akoma, kam një grumbull të tërë
fotografish nga fëmijëria ime falso e lumtur
dhe jam e kënaqur që kjo më bën me më pak gjasa se njerëzit e tjerë
që të divorcohem.
Çfarë tjetër mund të bësh
që ta shpëtosh martesën tënde?
Mos fito Oskarin për aktoren më të mirë
(Të qeshura)
Seriozisht e kam.
Bettie Davis, Joan Crawford, Hallie Berry, Hillary Swank,
Sandra Bullock, Reese Witherspoon,
të gjitha beqare
shumë shpejt pasi sollën me vete në shtëpi atë statujë.
Në fakt ata e quajnë mallkimi i Oskarit.
Është puthja e vdekjes për martesën
dhe diçka që mund të shmanget.
Dhe nuk është vetëm luajtja me sukses në një film që
është e rrezikshme.
Del se, vetëm të shikosh komedi romantike
shkakton kënaqësinë e marrëdhënies të bjeri.
(Të qeshura)
Me sa duket, të kuptuarit e hidhur
se ndoshta mund të na ndodh edhe ne,
por nuk na ka ndodhur dhe me siguri asnjëherë nuk do ndodhi
na bën jetën tonë shumë të zymtë
në krahasim me komeditë romantike.
Dhe teorikisht,
supozoj se nëse zgjedhim një film ku dikush vritet brutalisht
ose vdes në një aksident me makinë,
kemi më shumë gjasa të dalim nga kinemaja
duke u ndjerë me fat.
Konsumimi i alkoolit, me sa duket,
është keq për martesën tuaj.
Po.
Nuk mund t'ju them më shumë për këtë
sepse ndalova së lexuari tek titulli.
Por ja një e frikshme:
Divorci është ngjitës.
Ashtu është -- kur ke pranë miq një çift që ndahen,
kjo rritë mundësitë tua të ndahesh edhe ti
për 75 përqind.
Tani, më duhet të them, këtë nuk e kuptoj fare.
Unë dhe burri im
kemi qenë dëshmitarë të ndarjeve të disa miqve tanë dhe pasurive të tyre
dhe vështirësive që kanë kaluar
duke qenë të moshës tonë dhe beqarë
në këtë periudhë të sexting, viagrës
dhe eHarmony.
Dhe mendoj se ata kanë bërë më shumë për martesën time
sesa terapitë e përjetshme do mund të bënin.
Kështu tani ndoshta po pyesni veten,
përse njerëzit martohen?
Qeveria federale amerikane
numëron më shumë se një mijë përfitime ligjore
për të qenit bashkëshorti i dikujt --
një listë që përfshin të drejtën e vizitës në burg,
por shpresojmë se s'do keni nevojë kurrë për këtë.
Por përtej përfitimeve federale,
njerëzit e martuar kanë më shumë të ardhura.
Ne jemi më të shëndetshëm,
fizikisht dhe emocionalisht.
Ne kemi fëmijë më të lumtur, më stabël
dhe më të suksesshëm.
Ne bëjmë më shumë seks
sesa miqtë tanë beqarë --
besoni apo jo.
Ne edhe jetojmë më gjatë,
që është një argument mjaft tërheqës
për t'u martuar me dikë që e pëlqen shumë
në radhë të parë.
Tani nëse nuk jeni aktualisht duke deklaruar
tatimet së bashku,
Unë nuk mund t'ju tregoj si ta gjeni një person të dashur
mesatarisht të gjatë dhe tërheqës
që preferon të shikojë filma horrorë dhe nuk ka shumë miq
që janë në prag të divorcit,
por vetëm mund t'ju inkurajoj,
sepse përfitimet, siç i ceka,
janë të rëndësishme.
Më e rëndësishmja është, je apo nuk je në të apo je akoma duke kërkuar,
unë besoj se martesa është një institucion
që ia vlen të ndiqet dhe të mbrohet.
Kështu shpresoj që do përdorni informatat që ju kam dhënë sot
që të matni pikat e forta tuaja
kundrejt faktorëve rrezikues.
Për shembull, sa i përket martesës time,
do thoja se jam mirë.
Nga njëra anë,
kam një burrë që është i dobët
dhe shumë i bukur.
Kështu siç duket do duhet ta bëj më të shëndoshë.
Dhe siç thashë, ne kemi miq të divorcuar
të cilët fshehurazi apo në mënyrë të pavetëdijshme
ndoshta mundohen të na ndajnë.
Kështu ne duhet të kemi shumë kujdes.
Dhe na pëlqen të pijmë një koktel apo dy.
Nga ana tjetër,
kam fotografinë me buzëqeshjen artificiale.
Po ashtu, burri im punon mjaft nëpër shtëpi,
dhe me shumë dëshirë kurrë në jetë më
nuk do të shikonte një komedi romantike.
Kështu kam gjithë këto gjëra që janë në anën time.
Por për çdo rast,
planifikoj të mundohem shumë që
të mos e fitoj Oskarin.
Dhe për të mirën e marrëdhënies tuaj,
do ju inkurajoja të bënit të njejtën.
Shihemi tek bari.
(Duartrokitje)