{hyrje:muzikë e temës} >>DR.STEVEN ZUCKER:Jemi në muzeun e Luvrit dhe po e shikojmë veprën e Delacroix "Liria duke Udhëhequr Njerëzit". Kjo është një ndër pikturat më të rëndësishme historike në këtë koleksion. >>DR.BETH HARRIS:Dhe është e rëndësishme të kujtojmë mendoj,sa radikale ishte kjo pikturë. Politikat revolucionare republikane e saj ishte e dukshme. Mendoj,pak,ndoshta e humbur sot. Piktura tregon revolucionin e 1830-ës në rrugët e Parisit. Dhe ajo që shohim është një barrikadë, e cila ishte bllokadë e improvizuar. >>ZUCKER:Dhe të kujtojmë se Parisi në këtë kohë ishte në të vërtetë qytet mesjetar. Dhe kështu rrugët ishin të ngushta, dhe ishin të pështjellura, kështu ishte e lehtë të bllokojnë jashtë trupat franceze. Dhe ato ishin të bëra prej orendive. Ato ishin të bëra prej vagonëve. Ato ishin të bëra vecanërisht prej gur kalldrëmi. Dhe mund të shihni gurët e kalldrëmit poshtë shumë qartë. >>HARRIS:Nëpër ato gurë ec një figurë të cilën një nuk do mundej në të vërtetë ta shihte në rrugët e Parisit. Kështu e dimë këtë përzierje të realës dhe jo realës, sepse kemi këtë figurë alegorike të vetë Lirisë, duke e mbajtur flamurin tringjyrësh francez e cila përfaqëson barazinë,vëllazërinë,dhe lirinë- vlerat e revolucionit. >>ZUCKER:Kështu në Shtetet e Bashkuara ne mund ta njohim këtë figurë si Statujën e Lirisë, jo një njeri i vecantë,por në fakt mishërim ose personifikim të një ideje, idesë së lirisë. >>HARRIS:Eshtë e rëndësishme të kujtojmë këtu ajo që kishte ndodhur ishte që monarkia ishte kthyer në Francë dhe kjo ishte politikisht shumë shtypëse. Dhe revolucioni ne Korrik të 1830-ës e cila ishte kundër e rikthej Mbretin Charles të Dhjetë dhe sjelli në fuqi monarki kushtetuese. Me sa duket,një mbret i cili do jetë më i afërt me nevojat e shoqërisë së mesme. >>ZUCKER:Kështu atje ishin tre ditë .. përtej protestave,të nje lufte të hapur në rrugët e Parisit. Charles i Dhjetë në fakt ikën nga Franca. Dhe kushëriri i tij Louis Philippe është vendosur në fron. Dhe Delacroix po e sheh këtë nga dritarja e tij. >>HARRIS:Dhe dhuna është me të vërtetë frikësuese. Kemi në prapavijë pjesëmarrës të vdekur në të dyja anët e kësaj lufte. >>ZUCKER:Figura në të majtë ishtë me të vërtetë brutale. Nëse shikoni afër,duket qartë që ai është në këmishë të natës. Dhe një nga praktikat shtypëse të qeverisë ishte që të shkonte pas kundërshtuesve në shtëpitë e tyre,ti rrihte ata deri në vdekje, dhe ti zvarritë ata nëpër rrugët e Parisit dhe si kujtim:"Mos e bëni këtë". Ja ku është e famshja e Daumier:"Rue Transnonain" e cila tregon se një familje është vrarë në dhomat e tyre. >>HARRIS:Dhe në të dhjathtë, një anëtar i anës së forcave të mbretit I cili është i vdekur ose i lënduar në prapavijë. >>ZUCKER:Dhe kjo është e rëndësishme sepse mendoj që është një kujtues se edhe trupat mbretërore mund të mposhten. >>HARRIS:Liria sulmon përpara. Ajo është jashtëzakonisht e fuqishme. Më e rëndësishmja,Delacroix po i jep asaj një lloj realizmi. Kjo ishte shumë e rëndësishme,mendoj,në kushtet e këtij mesazhi. Mendoj se në qoftëse kjo figurë do ishte një figurë e vjetër Greke, ne do të kishim humbur pak nga fuqia e këtij imazhi. E shohim atë në profilë,me ndricim të zymtë, me një lloj ndricimi CARAVAGGIO-eske. Krahu i saj përpara duke e mbajtur flamurin,krahu i tjetër duke mbajtur bajonetën,në barrikadë. Një figurë që i udhëheq njerëzit me idenë e lirisë. >>ZUCKER:E kuptoj cfarë po thoni. Por gjithashtu nuk pajtohem. Sepse mendoj se Delacroix nuk e shikon këtë figurë me gjithë ato atribute shumë njerëzore për të cilat po flasim. E gjithë ai kuptim i ushëheqjes dhe i të gjithave fuqive alegorike që ajo përfaqëson. Por në të njëjtën kohë,mendoj që Delacroix është në fakt duke vizatuar me dashje në mënyrën e traditave të vjetra. Profili perfekt,e cila është mënyra më fisnike e përfaqësimit të fytyrës duke u bazuar në botën klasike e cila na kujton monedhën romake,si shembull. >>HARRIS:Pra nuk është sikur Delacroix po e shikon këtë nga dritarja e tij. Dhe kjo nuk është vetëm për shkak të fugurës alegorike të Lirisë. Figurat janë të kompozuara me kujdes në formë të një piramide. Dhe Delacroix ka përfshirë me qëllim tipe të ndryshme të figurave Duke e treguar shtrirjen e njerëzve të cilët morrën pjesë në revolucionin e 1830-ës. >>ZUCKER:Kështu nuk ke vetëm njeriun i cili ka vënë një kapelë të lartë, anëtar i borgjezëve,të shoqërisë së mesme, por afër tij është një zejtar-punëtor- në mëngët e bluzës, i cili me sa duket nuk mund të përballojë atë pushkë të mirë. Por ata janë së bashku duke kundërshtuar monarkinë. >>HARRIS:Dhe kështu atje ishte një mesazh politik i vërtetë i fuqisë së njerëzve të përmbys një qeveri. Dhe qeveria e Louis Philippe i cili erdhi në pushtet e bleu këtë pikturë, por më vonë ky mesazh fiiloi të ndihej pak i mundimshëm. >>ZUCKER:Paksi shumë radikale. >>HARRIS:Paksi shumë radikale.Në fakt,qeveria e Louis Philippe, edhe pse monarki kushtetuese,ende vetëm një pjesë e vogël e francezëve ishin të lirë të votonin. Po flasim për një qeveri e cila ishte ende favorizuese vetëm e interesave të elitës së vërtetë. Dhe kështu fuqia e njerëzve që e shohim në këtë pikturë u bë e rrezikshme,dhe piktura u largua dhe nuk u ekspozua deri në revolucionin e 1848-ës. >>ZUCKER:Le të shikojmë, për shembull,në anën e dhjathtë të pikturës dhe mund të vëreni dy kullat e Notre Dame duke u ngritur mbi tymin e betejës. Dhe nëse shikoni me kujdes mund të vëreni tringjyrat në simbolin e monarkisë. Dhe kështu kjo ishte një imazh shumë radikal. >>HARRIS:Liria po lëviz në drejtim të hapësirës tonë duke drejtuar njerëzit përpara. Mund ta kuptoni se pse kjo pikturë përfundoi para së gjithash në ruajtje. {fundi:muzikë}