Ok, është fantastike të jesh prapë në TED.
Pse të mos fillojmë drejt me videon?
(Muzikë)
(Zëra në video) Burrë: Ok, Glass, regjistro një video.
Grua: Ështe momenti. Do të jemi në skenë për dy minuta.
Burrë 2: Ok Glass, dil në dritare me Klubin e Fluturimit.
Burrë 3: Kërko në Google "imazhe kokash tigri." Hmm.
Burrë 4: Je gati? Je gati? (Lehje)
Grua 2: Fiks aty. Ok, Glass, bëj një foto.
(Të qeshura fëmije)
Burrë 5: Vazhdo!
Man 6: Dreqi ta [biip]! Është me të vërtetë fantastike.
Fëmijë: Uhau! Shiko gjarpërin!
Grua 3: Ok, Glass, regjistro një video!
Burrë 7: Pas urës, dalja e parë.
Burrë 8: Ok, A12, atje!
(Duartrokitje)
(Fëmijë që këndon)
Burrë 9: Kërko në Google, fjalën "e shijshme" në tailandisht
Google Glass: อร่อย Burri 9: Mnn, อร่อย.
Grua 4: Kërko në Google "kandil deti."
(Muzikë)
Burrë 10: Bukur.
(Duartrokitje)
Sergey Brin: Oh, më falni, sapo mora një mesazh nga një princ nigjerian.
Ka nevojë ta ndihmoj me 10 million dollarë.
I vë re me kënaqësi këtyre gjërave
pasi kështu qe si ne themeluam kompaninë
dhe eci goxha mirë.
Megjithëse me të gjithë seriozitetin,
pozicioni që më patë me parë,
duke vërejtur kokëulur mbi telefonin tim
kjo është arsyeja pas këtij projekti, Projekti Glass.
Pasi në thelb ne pyetëm veten
nëse kjo është e ardhmja
se si ne duam të lidhemi me persona të tjerë gjate jetës sonë,
si doni te lidheni me informacionin.
Kjo duhet të jetë vetëm duke ecur përreth duke kërkuar poshtë?
Por kjo ishte vizioni prapa Glass,
dhe kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar këtë lloj elementi.
Ok. Nuk dua të kaloj përmes gjërave që bën apo nuk bën,
por dua t'ju tregoj diçka më shume
rreth motivit që na shtyu drejt tij.
Veç potencialit që shoqërisht ju izolon
kur jeni të zënë duke parë telefonin tuaj
është diçka, është ajo që ju dëshironi të bëni me trupin tuaj.
Po qëndroni diku atje
dhe jeni duke fshire
këto gjëra pa velë prej qelqi.
Dilni në xhiro.
Pra kur ne zhvilluam Glass, ajo që menduam ishte,
a mundemi ne të prodhojmë diçka që ju lë duart e lira?
E patë sa gjëra qenë duke bërë njerëzit
në video më parë.
Ata të gjithë mbanin Glass,
dhe në këtë mënyre realizuam këtë video.
Ju gjithashtu doni diçka që ju lë sytë e lirë.
Për atë arsye kemi venë ekranin në pjesën e lartme
jashtë rrezes së shikimit,
pra nuk duhet të jetë në drejtimin ku jeni duke parë
dhe nuk duhet të jetë ku ju keni
kontakt me sy me njerëzit.
Gjithashtu donim të linim të lirë veshët tuaj
pra zëri në të vërtetë kalon përmes,
trasmetohet direkt tek kockat e kafkës tuaj,
është pak e çuditëshme në fillim, por mësohesh.
Dhe për ironi, nëse doni të dëgjoni më mirë
në të vërtetë duhet të zini veshët,
është e habitëshme, por kjo është mënyra e përdorimit.
Vizioni im kur në filluam me Google 15 vjet më parë
ishte që mbase ju nuk do të
kini vetëm një kërkesë kërkimi.
Ju do të kini informacionet që do vinë tek ju ashtu si i dëshironi.
Dhe kjo është tani, 15 vjet më vonë,
faktori formë i parë
që mund tju japë atë vizion
kur jeni jashtë në rrugë
duke folur me njerëz e kështu me rradhë.
Ky projekt vazhdon prej pak më shumë se dy vjet.
Ne kemi mësuar shumë gjëra mahnitëse.
Është e rëndësishme që ti bëjmë ato komode.
Prototipi i parë që ndërtuam qe goxha i madh.
Ishte si një telefon celular i varur në kokë.
Ishin të rënda, shumë të parehatshme.
Ne duhet ta mbanim të fshehtë nga projektuesja jonë industriale
deri në momentin që ajo e pranoi punësimin,
dhe ajo s'po arrinte ta besonte.
Por, ne kemi bërë një rrugë të gjatë.
Dhe surpriza tjetër e papritur ishte kamera.
Prototipa jonë origjinal nuk pëmbante kamera,
por është vërtetë magjike të kesh mundësinë të kapësh çaste
që kalon me familjen, me fëmijët.
Nuk do të kisha vajtur kurre të kërkoj një kamera
apo një telefon apo diçka tjetër për të kapur ato momente.
Dhe së fundmi e kuptova, duke eksperimenturar me këtë pajisje,
që kam edhe një farë tiku nervoz.
Telefoni celular është -- pra, ju duhet ë shikoni poshte në të,
por kjo ështe një farë zakoni nervoz.
Ështi si duhani, ka mundësi si zakoni i pirjes së duhanit.
Unë vetëm ndez një cigare. Kjo do të bëjë më simpatik.
E dini, do të ishte si --
Por në këtë rast, ju e dini, unë nxjerr këtë
dhe ulem atje dhe duket sikur kam diçka
shumë të rëndësishme për të bëre apo për të marrë pjesë në të.
Por kjo më hapi syte se sa shumë nga jeta ime
kam kaluar duke u izoluar,
qoftë email, apo postime në netuorke sociale apo gjësend
edhe pse kjo nuk ishte me të vërtetë --
nuk ka asgjë me të vërtetë të rëndësishme apo të ngutshme.
Dhe me këtë, e di që do mar disa mesazhe.
Nuk i kam me të vërtetë të nevojshëm,
por unë nuk duhet të jem duke kontrolluar ato gjatë gjithë kohës.
Po une me të vërtetue u kënaqa duke zbuluar më shumë gjëra nga bota
duke bëre këto gjëra të marra qe ju patë në video.
Shumë falemnderit
(Duartrokitje)