WEBVTT 00:00:00.000 --> 00:00:04.000 Ashtu siç vuri në pah edhe Kris, unë studjoj trurin e njeriut -- 00:00:04.000 --> 00:00:06.000 funksionet dhe strukturën e trurit njerëzor. 00:00:06.000 --> 00:00:10.000 Dhe dëshiroj të mendoni për një moment çfarë nënkupton kjo. 00:00:10.000 --> 00:00:14.000 Kemi një masë xhelatinoze -- një kile e gjysëm prej xhelatine 00:00:14.000 --> 00:00:17.000 mund ta mbani në pëllëmbë të dorës, 00:00:17.000 --> 00:00:21.000 dhe ajo masë mund të meditojë mbi pafundësinë e hapësirës ndëryjore. 00:00:21.000 --> 00:00:23.000 Mund të meditoj mbi kuptimin e pafundësisë 00:00:23.000 --> 00:00:28.000 mund të meditojë mbi veten që po mediton mbi kuptimin e pafundësisë. 00:00:28.000 --> 00:00:33.000 Dhe kjo cilësi e veçantë ripërsëritëse që ne e quajmë vetë-ndërgjegjësim, 00:00:33.000 --> 00:00:37.000 unë mendoj që është kapitulli i fundit i neuroshkencës, së neurologjisë, 00:00:37.000 --> 00:00:39.000 dhe shpresojmë që ndonjë ditë, do të kuptojmë sesi ndodh. NOTE Paragraph 00:00:40.000 --> 00:00:43.000 Dakort, por si mund të studiohet ky organ misterioz? 00:00:43.000 --> 00:00:47.000 Kemi 100 miliardë qeliza nervore, 00:00:47.000 --> 00:00:50.000 copëza të vogla protoplazme, që ndërveprojnë me njëra-tjetrën, 00:00:50.000 --> 00:00:54.000 dhe nga ky aktivitet lind një mori aftësish 00:00:54.000 --> 00:00:57.000 që ne e quajmë natyra njerëzore dhe vetëdija njerëzore. 00:00:57.000 --> 00:00:58.000 Dhe si ndodh kjo? 00:00:58.000 --> 00:01:01.000 Ka shumë mënyra për të studiuar funksionet e trurit njerëzor. 00:01:01.000 --> 00:01:04.000 Një teknikë, ajo që përdoret kryesisht, 00:01:04.000 --> 00:01:09.000 është të vëzhgojmë pacientë që kanë pësuar dëmtim në një seksion të vogël të trurit, 00:01:09.000 --> 00:01:11.000 ku ka pasur një ndryshime gjenetik në një pjesë të vogël të trurit. 00:01:11.000 --> 00:01:15.000 Në këto raste nuk ndodh një ulje e përgjithshme 00:01:15.000 --> 00:01:17.000 e të gjitha kapaciteteve mendore, 00:01:17.000 --> 00:01:20.000 një lloj zbehje e mprehtësisë të aftësive kognitive. 00:01:20.000 --> 00:01:23.000 Ajo që ndodh është humbja selektive e një funksioni të vetëm specifik 00:01:23.000 --> 00:01:25.000 ndërkohë që të gjitha funksionet e tjera mbeten të pacënuara, 00:01:25.000 --> 00:01:27.000 dhe kjo na jep pak konfidencë kur deklarojmë 00:01:27.000 --> 00:01:31.000 që ajo pjesë e trurit është disi e përfshirë në ndërmjetësimin e këtij funksioni. 00:01:31.000 --> 00:01:33.000 Pra kështu mund të ndërtojmë një hartë të funksionit të cdo pjese strukturore, 00:01:33.000 --> 00:01:36.000 dhe pastaj të zbulojmë se cfarë po bën rrjeti ndërlidhës 00:01:36.000 --> 00:01:38.000 për të zbatuar atë funksion specifik. 00:01:38.000 --> 00:01:40.000 Pra këtë po mundohemi të bëjmë. NOTE Paragraph 00:01:40.000 --> 00:01:43.000 Më lejoni tju jap disa shembuj mbresëlënës të kësaj. 00:01:43.000 --> 00:01:47.000 Në fakt, do tju jap 3 shembuj, 6 minuta secili, gjatë kësaj bisede. 00:01:47.000 --> 00:01:51.000 Shembulli i parë është një sindromë e jashtëzakonshme që quhet sindroma e Kapgras. 00:01:51.000 --> 00:01:53.000 Shikojmë së bashku faqen e parë të prezantimit këtu, 00:01:53.000 --> 00:01:58.000 ky është lobi temporal, lobi parësor, lobi parietal, dakord -- 00:01:58.000 --> 00:02:00.000 lobet që përbëjnë trurin. 00:02:00.000 --> 00:02:04.000 Dhe nëse vëreni, e fshehur nën sipërfaqen e lobeve temporal-- 00:02:04.000 --> 00:02:06.000 nuk mund ta shihni aty -- 00:02:06.000 --> 00:02:08.000 është një strukturë e vogël e quajtur kreshta fuziforme (gyrus occipitotemporalis medius). 00:02:08.000 --> 00:02:11.000 Dhe kjo është quajtur zona e fytyrës në tru, 00:02:11.000 --> 00:02:14.000 sepse kur dëmtohet, personi nuk mund të njohë më fytyrat e njerëzve. 00:02:14.000 --> 00:02:16.000 Mund ti njohë nga zëri 00:02:16.000 --> 00:02:18.000 dhe të thotë, "Oh po, ky është Xho," 00:02:18.000 --> 00:02:21.000 por nuk mund ti shihni në fytyrë dhe të dini se kush është, dakort? 00:02:21.000 --> 00:02:23.000 As veten tuaj nuk mund ta njihni në pasqyrë. 00:02:23.000 --> 00:02:26.000 Dua të them, ju e dini që jeni ju sepse ju shkelni syrin dhe fytyra shkel syrin, 00:02:26.000 --> 00:02:28.000 dhe e dini që jeni përballë një pasqyre, 00:02:28.000 --> 00:02:31.000 por nuk e njihni veten si vetvetja. NOTE Paragraph 00:02:31.000 --> 00:02:35.000 Dakort, dihet tanimë që kjo sindromë shkaktohet nga dëmtimi i kreshtës fuziforme (gyrus occipitotemporalis medius). 00:02:35.000 --> 00:02:38.000 Por është dhe një sindromë tjetë e rrallë, në fakt, kaq e rrallë, 00:02:38.000 --> 00:02:42.000 sa shumë pak doktorë të përgjithshëm dinë për të, madje as neurologet. 00:02:42.000 --> 00:02:44.000 Ajo quhet iluzioni i Kapgras, 00:02:44.000 --> 00:02:47.000 dhe psh. 1 pacient që është komplet normalë me çdo gjë tjetër, 00:02:47.000 --> 00:02:50.000 pëson një dëmtim në kokë, del nga koma, 00:02:50.000 --> 00:02:53.000 dhe në pamje të parë totalisht normal, ai sheh të ëmën 00:02:53.000 --> 00:02:56.000 dhe thotë, "Kjo grua ngjan tamam me mamanë time, 00:02:56.000 --> 00:02:58.000 por ajo është një mashtruese. 00:02:58.000 --> 00:03:00.000 Ajo është një grua tjetër që shtiret sikur të jetë mamaja ime." 00:03:00.000 --> 00:03:02.000 Por përse ndodh kjo? 00:03:02.000 --> 00:03:05.000 Përse dikush - dhe ky dikush është komplet i kthjellët dhe inteligjent 00:03:05.000 --> 00:03:07.000 në cdo aspekt, por kur sheh mamanë e tij, 00:03:07.000 --> 00:03:10.000 iluzioni i tij aktivizohet dhe ai thotë nuk është mamaja ime. NOTE Paragraph 00:03:10.000 --> 00:03:12.000 Interpretimi më i hasur i kësaj, 00:03:12.000 --> 00:03:14.000 që ju mund ta gjeni në të gjithë tekstet mësimore të psikiatrisë, 00:03:14.000 --> 00:03:18.000 është pikëpamja Frojdiane, dhe ajo është që ky djaloshi këtu -- 00:03:18.000 --> 00:03:20.000 dhe e njëjta llogjikë zbatohet edhe për gratë, 00:03:20.000 --> 00:03:22.000 por unë do të flas vetëm për meshkujt. 00:03:22.000 --> 00:03:25.000 Kur jeni një bebe e vogël, një bebe e sapolindur, 00:03:25.000 --> 00:03:27.000 kishit një tërheqje të fortë seksuale ndaj mamasë suaj. 00:03:27.000 --> 00:03:29.000 Ky është i ashtu-quajturi kompleksi i Edipit i Frojdit. 00:03:29.000 --> 00:03:31.000 Nuk po ju them që unë e besoj këtë, 00:03:31.000 --> 00:03:33.000 por kjo është pikëpamja standarte Frojdiane. 00:03:33.000 --> 00:03:36.000 Dhe kur rriteni, korteksi i trurit zhvillohet, 00:03:36.000 --> 00:03:40.000 dhe i frenon këto impulse seksuale të fshehura kundrejt mamasë suaj. 00:03:40.000 --> 00:03:44.000 Falë Zotit, se përndryshe do të ishit seksualisht të stimuluar kur të shihnit mamanë tuaj. 00:03:44.000 --> 00:03:46.000 Dhe pastaj ndodh si më poshtë, 00:03:46.000 --> 00:03:48.000 pësoni një goditje në kokë, që ju dëmton korteksin, 00:03:48.000 --> 00:03:52.000 që i lejon këto impulse seksuale të dalin në pah, 00:03:52.000 --> 00:03:55.000 të ngrihen në sipërfaqe dhe papritur dhe në mënyrë të pashpjegueshme 00:03:55.000 --> 00:03:58.000 e gjeni veten të stimuluar seksualisht nga mamaja juaj. 00:03:58.000 --> 00:04:00.000 Dhe thoni, "O Zot, nëse kjo është mamaja ime, 00:04:00.000 --> 00:04:02.000 si është e mundur që po stimulohem seksualisht nga ajo? 00:04:02.000 --> 00:04:04.000 Ajo është një grua tjetër. Një mashtruese." 00:04:04.000 --> 00:04:08.000 Ky është e vetmja analizë që ka kuptim për trurin tuaj të dëmtuar. NOTE Paragraph 00:04:08.000 --> 00:04:11.000 Ky shpjegim, nuk ka qenë asnjëherë llogjik për mua. 00:04:11.000 --> 00:04:14.000 Eshtë shumë origjinale, ashtu si të gjitha shpjegimet Frojdiane -- 00:04:14.000 --> 00:04:16.000 (Të qeshura) 00:04:16.000 --> 00:04:21.000 -- por nuk ishte shumë llogjike sepse unë kam parë të njëjtin besim të rremë, 00:04:21.000 --> 00:04:23.000 tek një pacient që iluzionohej kështu për konen e tij. 00:04:23.000 --> 00:04:24.000 (Të qeshura) 00:04:24.000 --> 00:04:29.000 Ai thoshte: "Doktor, ajo nuk është Fifi. Ngjan tamam si Fifi, 00:04:29.000 --> 00:04:31.000 por është një tjetër qen." Apo jo? 00:04:31.000 --> 00:04:33.000 Tani mundohuni ju ta aplikoni shpjegimin e Frojdit këtu. 00:04:33.000 --> 00:04:34.000 (Të qeshura) 00:04:34.000 --> 00:04:38.000 Do të filloni të flisni mbi natyën e fsheht e tërheqjes ndaj kafshëve tek të gjithë qëniet njerëzore, 00:04:38.000 --> 00:04:41.000 apo dicka të tillë, që është patjetër shume absurde. NOTE Paragraph 00:04:41.000 --> 00:04:43.000 Pra, cfarë po ndodh me të vërtetë? 00:04:43.000 --> 00:04:45.000 Për të shpjeguar këtë crregullim interesant, 00:04:45.000 --> 00:04:49.000 studjojmë strukturën dhe funksionet e rrugëve normale pamore të trurit. 00:04:49.000 --> 00:04:52.000 Normalisht, sinjalet vizive vijnë, futen në sy, 00:04:52.000 --> 00:04:54.000 dhe shkojnë tek zona pamore e trurit. 00:04:54.000 --> 00:04:57.000 Në fakt, 30 zona në pjesën e prapme të trurit merren vetëm me shqisën e të parit, 00:04:57.000 --> 00:05:00.000 dhe mbasi e proçesojnë të gjithën këtë, mesazhi shkon tek një struktur e vogël 00:05:00.000 --> 00:05:05.000 e quajtur dredha e boshtit, me anë të së cilës ju perceptoni fytyrat. 00:05:05.000 --> 00:05:07.000 Aty gjenden neurone sensitive ndaj fytyrave. 00:05:07.000 --> 00:05:10.000 Pra mund ta quani zona e fytyrës në tru? 00:05:10.000 --> 00:05:12.000 Fola dhe më parë për këtë. 00:05:12.000 --> 00:05:16.000 Tani, kur kjo zonë dëmtohet, ju humbisni aftësinë për të parë fytyra dakord? NOTE Paragraph 00:05:16.000 --> 00:05:19.000 Por nga kjo zonë mesazhi rrjedh 00:05:19.000 --> 00:05:22.000 në një struktur të quajtur bajamja e gjendur në sistemin limbik, 00:05:22.000 --> 00:05:24.000 bërthama e emocioneve në tru, 00:05:24.000 --> 00:05:26.000 dhe ajo strukturë, e quajtur bajamja, 00:05:26.000 --> 00:05:28.000 vlerëson domethënien emocionale te pamjes që po vështroni. 00:05:28.000 --> 00:05:32.000 A është gjah? Predator? Apo partner? 00:05:32.000 --> 00:05:34.000 Apo është dicka absolutisht e parëndshishme si një copë pëlhure, 00:05:34.000 --> 00:05:38.000 apo ndonjë copë shkumësi -- Nuk dua ti drejtohem asaj, por-- 00:05:38.000 --> 00:05:40.000 apo ndonjë këpucë, apo diçka e tillë? Dakord? 00:05:40.000 --> 00:05:42.000 Të cilën ju mund ta neglizhoni komplet. 00:05:42.000 --> 00:05:45.000 Pra nëse bajamja ngacmohet, dhe kjo është diçka e rëndësishme, 00:05:45.000 --> 00:05:48.000 mesazhet atëhere rrjedhin deri tek sistemi automatik nervor. 00:05:48.000 --> 00:05:50.000 Zemra fillon të rrahi më shpejt. 00:05:50.000 --> 00:05:53.000 Ju filloni të djersiteni për të larguar nxehtësinë që ju do të 00:05:53.000 --> 00:05:55.000 krijoni nga përdorimi i muskujve. 00:05:55.000 --> 00:05:59.000 Dhe kjo është e leverdisshme, sepse ne mund të vendosim dy elektroda në pëllëmbën tuaj 00:05:59.000 --> 00:06:03.000 dhe masim ndryshimin në rezistencën e lëkurës që prodhohet nga djersitja. 00:06:03.000 --> 00:06:05.000 Dhe unë mund të përcaktoj, kur ti shikon diçka, 00:06:05.000 --> 00:06:09.000 nëse jeni i eksituar apo nëse jeni i ngritur, apo jo, dakord? 00:06:09.000 --> 00:06:11.000 Dhe do i kthehem kësaj në një minut. NOTE Paragraph 00:06:11.000 --> 00:06:15.000 Kështu që idea ime ishte, kur ky djal shef një objekt, kur ai sheh ate -- 00:06:15.000 --> 00:06:19.000 çdo objekt me atë rast, mesazhi shkon tek zona vizuale dhe, 00:06:19.000 --> 00:06:22.000 atëhere, proçesohet në dredhën në trajt boshti, 00:06:22.000 --> 00:06:25.000 dhe ju mund ta interpretoni si bimë bizele apo tavolinë, 00:06:25.000 --> 00:06:27.000 apo si mamanë tuaj, me këtë rast, dakord? 00:06:27.000 --> 00:06:30.000 Dhe më pas mesazhi rrjedh në bajame, 00:06:30.000 --> 00:06:32.000 dhe më pas tek sistemi automatik nervor. 00:06:32.000 --> 00:06:37.000 Por mbase, në këtë djalë, fija që shkon nga bajamja tek sistemi limbik, 00:06:37.000 --> 00:06:40.000 qendra e emocioneve në tru, pritet aksidentalisht. 00:06:40.000 --> 00:06:42.000 Atëhere meqë boshti është i paprekur, 00:06:42.000 --> 00:06:45.000 djali është akoma në gjendje ta njohi të ëmën, 00:06:45.000 --> 00:06:47.000 dhe thotë, "Oh po, kjo duket si mamaja ime." 00:06:47.000 --> 00:06:50.000 Por ngaqë fija është prerë tek qendra e emocioneve, 00:06:50.000 --> 00:06:54.000 ai thotë, "Po si ka mundësi që nuk ndjej ngrohtësi, nëse kjo është nëna?" 00:06:54.000 --> 00:06:56.000 Apo terror, varet si i kanë punët? Apo jo? 00:06:56.000 --> 00:06:57.000 (Të qeshura) 00:06:57.000 --> 00:07:03.000 Dhe atëhere, ai thotë, "Si mund ta argumentoj këtë humbje të pashpjegueshme të emocioneve? 00:07:03.000 --> 00:07:05.000 Kjo s'mund të jetë nëna ime. 00:07:05.000 --> 00:07:07.000 Eshtë një grua e panjohur që hiqet sikur është mamaja ime." NOTE Paragraph 00:07:07.000 --> 00:07:09.000 Si mund ta testoni këtë? 00:07:09.000 --> 00:07:11.000 Atëhere, çfarë mund të bëhet, është nëse marr një prej jush këtu, dhe ju vë para ekranit, 00:07:11.000 --> 00:07:14.000 dhe mas përgjigjen elektrizuese të lëkurës suaj, 00:07:14.000 --> 00:07:16.000 dhe tregoj fotografi në ekran, 00:07:16.000 --> 00:07:19.000 Unë mund të mas si djersini ju kur shihni një objekt, 00:07:19.000 --> 00:07:22.000 si për shembull një tavolinë apo një çadër. Sigurisht, ju nuk djersitni. 00:07:22.000 --> 00:07:27.000 Nëse ju tregoj foton e një luani, tigri apo femre seksi, ju filloni të djrersitni, apo jo? 00:07:27.000 --> 00:07:30.000 Dhe, po deshët besoheni, nëse ju tregoj fotografinë e mamasë suaj -- 00:07:30.000 --> 00:07:32.000 E kam llafin për njerëz normal -- ju filloni të djersitni. 00:07:32.000 --> 00:07:34.000 Pa qenë nevoja të jeni çifut 00:07:34.000 --> 00:07:36.000 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:07:36.000 --> 00:07:40.000 Tani, çfarë ndodh nëse ja tregoni ketij pacienti? 00:07:40.000 --> 00:07:44.000 Merrni pacientin dhe i tregoni foto në ekran 00:07:44.000 --> 00:07:46.000 dhe masni përgjigjen elektrizuese të lëkurës. 00:07:46.000 --> 00:07:51.000 Tavolina, karrige dhe pëlhur, asgjë s´ndodh, njëlloj si tek njerezit normal, 00:07:51.000 --> 00:07:53.000 por kur i tregoni foton e të ëmës, 00:07:53.000 --> 00:07:55.000 përgjigja elektrizuese e lëkurës është zero. 00:07:55.000 --> 00:07:57.000 Ska reagim emocional ndaj të ëmës, 00:07:57.000 --> 00:08:02.000 sepse fija që kalon nga zona vizuale tek qendra emocionale është e prerë. 00:08:02.000 --> 00:08:05.000 Pra shikimi i tij është normal sepse zona e të parit është normale, 00:08:05.000 --> 00:08:08.000 emocionet e tij janë normale -- ai qesh, qan dhe me rradhë -- 00:08:08.000 --> 00:08:11.000 por fija nga emocionet tek të parit është e prerë 00:08:11.000 --> 00:08:14.000 dhe atëhere ai krijon iluzionin që e ëma është një gënjeshtare. 00:08:14.000 --> 00:08:17.000 Eshtë një shembull i dashur i asaj çka ne bëjmë: 00:08:17.000 --> 00:08:21.000 merr një simptomë psiqike neurale, të çuditshme, në pamje të parë të pakuptueshme 00:08:21.000 --> 00:08:23.000 dhe supozo që pamja standarte Froidiane është gabim, 00:08:23.000 --> 00:08:27.000 që, në fakt, mund të arrish në një shpjegim të saktë 00:08:27.000 --> 00:08:29.000 në saj të dijes mbi anatominë neurale të trurit. NOTE Paragraph 00:08:29.000 --> 00:08:31.000 Meqë bie fjala, nëse ky pacienti atëhere shkon, 00:08:31.000 --> 00:08:36.000 dhe mamaja e merr në telefon nga një dhomë ngjitur -- e telefonon -- 00:08:36.000 --> 00:08:40.000 dhe ai ngre telefonin dhe thotë "Uau, mama, si je? Ku je?" 00:08:40.000 --> 00:08:42.000 S´ka deluzion nëpërmjet telefonit. 00:08:42.000 --> 00:08:44.000 Më vonë ajo i afrohet mbas një ore, ai thotë, ¨Kush jeni ju? 00:08:44.000 --> 00:08:46.000 Dukesh tamam si mamaja ime.¨ Dakord? 00:08:46.000 --> 00:08:48.000 Arsyeja është se ka një rrugë tjetër 00:08:48.000 --> 00:08:52.000 që shkon nga zona e të dëgjuarit në tru tek zona emocionale, 00:08:52.000 --> 00:08:54.000 dhe kjo nuk është prerë nga aksidenti. 00:08:54.000 --> 00:08:59.000 Pra kjo shpjegon pse nëpërmjet telefonit ai e njeh të ëmën, pa problem. 00:08:59.000 --> 00:09:02.000 Kur e sheh përball thotë është gënjeshtare. NOTE Paragraph 00:09:02.000 --> 00:09:06.000 Dakord, pra si është i gjith ky qark kompleks i organizuar në tru? 00:09:06.000 --> 00:09:09.000 A është natyra, genet, apo ka të bëj me rritjen? 00:09:09.000 --> 00:09:11.000 Dhe i afrohemi këtij problemi 00:09:11.000 --> 00:09:15.000 duke konsideruar një tjetër sindromë që quhet gjymtyri fantazëm. 00:09:15.000 --> 00:09:17.000 Dhe ju të gjithë e dini se çfarë është një gjymtyr fantazëm. 00:09:17.000 --> 00:09:20.000 Kur një dorë apo krah pritet, për shkak të gangrenës, 00:09:20.000 --> 00:09:22.000 apo e humbisni në luftë -- për shembull, në luftën e Irakut, 00:09:22.000 --> 00:09:24.000 është tani problem serioz -- 00:09:24.000 --> 00:09:28.000 ju vazhdoni gjallërisht të ndjeni prezencën e krahut që se keni, 00:09:28.000 --> 00:09:31.000 dhe kjo quhet krah fantazëm ose këmbë fantazëm. 00:09:31.000 --> 00:09:33.000 Në fakt, ju mund të keni një fantazëm me pothuajse çdo pjesë të trupit. 00:09:33.000 --> 00:09:36.000 Besoheni apo jo, edhe me ndjenjën brendshme. 00:09:36.000 --> 00:09:40.000 Unë kam patur pacientë me mitër të hequr -- histerektomi -- 00:09:40.000 --> 00:09:45.000 që kanë mitër fantazëm, përfshi cikle menstruale fantazëm 00:09:45.000 --> 00:09:47.000 në kohën e përshtatshme të muajit. 00:09:47.000 --> 00:09:49.000 Dhe në fakt, një studente më pyeti dje, 00:09:49.000 --> 00:09:51.000 A kanë edhe stres post-menstrual fantazëm? 00:09:51.000 --> 00:09:52.000 (Të qeshura) 00:09:52.000 --> 00:09:56.000 Një subjekt i posatshëm për studim shkencor, por nuk i jemi futur asaj. NOTE Paragraph 00:09:56.000 --> 00:09:59.000 Dakord, tani pyetja tjetër është, 00:09:59.000 --> 00:10:02.000 cfarë mund të mësoni duke studiuar gjymtyrët fantazëm me anë të eksperimenteve? 00:10:02.000 --> 00:10:04.000 Një prej gjërave që gjetëm ishte, 00:10:04.000 --> 00:10:06.000 se rreth gjysma e pacientëve me gjymtyrë fantazëm 00:10:06.000 --> 00:10:08.000 thonë se mund ta lëvizin fantazmën. 00:10:08.000 --> 00:10:10.000 Do i bjeri të vëllait shpatullave, 00:10:10.000 --> 00:10:12.000 do i përgjigjet telefonit kur bie, do bëj mirupafshim me dorë. 00:10:12.000 --> 00:10:15.000 Këto janë ndjenja shumë të forta bindëse. 00:10:15.000 --> 00:10:17.000 Pacienti nuk është deluzional. 00:10:17.000 --> 00:10:19.000 Ai e di që nuk e ka krahun, 00:10:19.000 --> 00:10:22.000 por prapë është, një ndjenje bindëse për pacientin. 00:10:22.000 --> 00:10:25.000 Por megjithatë, kjo nuk ndodh me gati gjysmën e pacientëve. 00:10:25.000 --> 00:10:29.000 Gjymtyri fantazëm -- ata thonë, "Doktor, gjymtyri fantazëm është i paralizuar. 00:10:29.000 --> 00:10:32.000 Eshtë fiksuar në një spazmë të mbërthyer dhe dhëmb shumë. 00:10:32.000 --> 00:10:35.000 Sikur vetëm të mund ta lëvizja, mbase dhimbja do të lehtësohej." NOTE Paragraph 00:10:35.000 --> 00:10:38.000 Tani, pse do të paralizohej një gjymtyr fantazëm? 00:10:38.000 --> 00:10:40.000 Duket si një model i parregullt. 00:10:40.000 --> 00:10:43.000 Por kur po shihnim letrat e rastit, gjetëm se 00:10:43.000 --> 00:10:45.000 këta njerëz të paralizuar me gjymtyrë fantazëm, 00:10:45.000 --> 00:10:49.000 krahu në fillim ishte paralizuar për shkak të një dëmtimi nervor. 00:10:49.000 --> 00:10:52.000 Nerva e cila ndihmonte krahun ishte dëmtuar, 00:10:52.000 --> 00:10:54.000 ishte prerë, të themi, nga një aksident motoçiklist. 00:10:54.000 --> 00:10:57.000 Pra pacienti kishte një krah, i cili i dhimbte, 00:10:57.000 --> 00:11:01.000 në allçi për disa muaj ose një vit, dhe më pas, 00:11:01.000 --> 00:11:04.000 në një përpjekje të gabuar për të eleminuar dhimbjen nga krahu, 00:11:04.000 --> 00:11:06.000 kirurgu preu krahun, 00:11:06.000 --> 00:11:10.000 dhe ju mbetet krahu fantazëm me të njejtat dhimbje apo jo? 00:11:10.000 --> 00:11:12.000 Dhe ky është një problem klinik serioz. 00:11:12.000 --> 00:11:14.000 Pacientët bëhen depresiv. 00:11:14.000 --> 00:11:16.000 Disa prej tyre arijnë deri në vetvrasje. Dakord? NOTE Paragraph 00:11:16.000 --> 00:11:18.000 Pra, si mund ta trajtoni këtë sindromë? 00:11:18.000 --> 00:11:20.000 Pse merrni një gjymtyr fantazëm? 00:11:20.000 --> 00:11:24.000 Kur pashë dokumentet e rastit, gjeta që ata kishin patur një krah, 00:11:24.000 --> 00:11:27.000 dhe nervat që shkonin në krah ishin prerë 00:11:27.000 --> 00:11:30.000 dhe krahu ishte paralizuar, 00:11:30.000 --> 00:11:34.000 dhe varej krahqafë për disa muaj para prerjes, 00:11:34.000 --> 00:11:40.000 dhe kjo dhimbje më vonë i transferohet fantazmës vet. NOTE Paragraph 00:11:40.000 --> 00:11:42.000 Pse ndodh kjo? 00:11:42.000 --> 00:11:44.000 Kur krahu ishte i pa prekur, por i paralizuar, 00:11:44.000 --> 00:11:47.000 truri dërgon komanda tek krahu, pjesa e parme e trurit thotë, "Lëviz," 00:11:47.000 --> 00:11:49.000 por mer përgjigje vizuale që thotë, "Jo." 00:11:49.000 --> 00:11:53.000 Lëviz. Jo. Lëviz. Jo. Lëviz. Jo. 00:11:53.000 --> 00:11:56.000 Dhe kjo lidhet në qarkun e trurit, 00:11:56.000 --> 00:11:59.000 dhe e quajmë këtë paralizë të mësuar, dakord? 00:11:59.000 --> 00:12:03.000 Truri mëson për shkak të lidhjes Hebiane, 00:12:03.000 --> 00:12:06.000 që komanda e thjeshtë e të lëvizurit të krahut 00:12:06.000 --> 00:12:08.000 krijon sensacionin e krahut të paralizuar. 00:12:08.000 --> 00:12:10.000 Dhe më pas, kur e keni prerë krahun, 00:12:10.000 --> 00:12:14.000 kjo paralizë e mësuar vazhdon tek imazhi juaj i trupit 00:12:14.000 --> 00:12:17.000 dhe tek fantazma, dakord? NOTE Paragraph 00:12:17.000 --> 00:12:19.000 Tani, si mund ti ndihmoni këta pacientë? 00:12:19.000 --> 00:12:21.000 Si mund ta çmësosh paralizën e mësuar, 00:12:21.000 --> 00:12:25.000 që ta çlirnoi nga kjo mbërtherje e tmershme e spazmës 00:12:25.000 --> 00:12:27.000 të krahut fantazëm? 00:12:27.000 --> 00:12:32.000 Atëhere, ne thamë, po sikur ta çosh komandën tek fantazma, 00:12:32.000 --> 00:12:36.000 por ti japim përgjigje vizuale që po i përgjigjet komandës, dakord? 00:12:36.000 --> 00:12:39.000 Mbase mund ta shërosh nga dhembja fantazëm. 00:12:39.000 --> 00:12:41.000 Si mund ta bëni këtë? Epo, realiteti virtual. 00:12:41.000 --> 00:12:43.000 Por ajo kushton miliona dollarë. 00:12:43.000 --> 00:12:46.000 Kështu, unë qëllova në një mënyrë që mund ta bësh këtë për tre dollarë, 00:12:46.000 --> 00:12:48.000 por mos ju thoni agjencive që më sponsorizojnë 00:12:48.000 --> 00:12:49.000 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:12:49.000 --> 00:12:53.000 Dakord? Ajo qe bëhet është qe ju krijoni çfarë quhet një kuti pasqyrë. 00:12:53.000 --> 00:12:55.000 Keni një kuti kartoni me pasqyrë në mes, 00:12:55.000 --> 00:12:59.000 dhe më pas i vë fantazmën -- kështu që pacienti im i parë, Derek, erdhi. 00:12:59.000 --> 00:13:02.000 Ai e kishte pasur krahun të prerë para dhjetë vjetësh. 00:13:02.000 --> 00:13:05.000 Ai kishte një shkulje krahu kështu që nervat ishin këputur 00:13:05.000 --> 00:13:09.000 dhe më pas krahu ishte paralizuar, varur në fasho për një vit, dhe më pas ishte prerë. 00:13:09.000 --> 00:13:11.000 Ai kishte një fantazmë shumë të dhimbshme, dhe se lëvizte dot. 00:13:11.000 --> 00:13:13.000 Ishte një krah fantazmë i paralizuar. NOTE Paragraph 00:13:13.000 --> 00:13:17.000 Kështu që ai erdhi aty, dhe i dhashë një pasqyrë si ajo e kutisë, 00:13:17.000 --> 00:13:20.000 të cilën unë e quaj kutia pasqyrë, dakord? 00:13:20.000 --> 00:13:23.000 Dhe pacienti vendos krahun e majtë fantazëm, 00:13:23.000 --> 00:13:25.000 I cili është kapur në një spazëm, në krahun e majtë të pasqyrës, 00:13:25.000 --> 00:13:27.000 dhe krahun normal në anën e djathtë të pasqyrës, 00:13:27.000 --> 00:13:31.000 dhe bën të njejtën lëvizje, hapje mbyllje dore, 00:13:31.000 --> 00:13:34.000 dhe sheh brenda pasqyrës. Dhe çfarë ndien? 00:13:34.000 --> 00:13:37.000 Ai sheh fantazmën të ringjallet, 00:13:37.000 --> 00:13:41.000 sepse po sheh reflektimin e krahut normal në pasqyrë, 00:13:41.000 --> 00:13:43.000 dhe duket sikur fantazma po ngjallet. 00:13:43.000 --> 00:13:46.000 "Tani," i thash, "tani, shiko, lëviz fantazmën -- 00:13:46.000 --> 00:13:50.000 gishtat e tu real, ose lëviz gishtat e tu real duke parë pasyrën " 00:13:50.000 --> 00:13:54.000 Ai do krijoi idenë që fantazma po lëviz dakord? 00:13:54.000 --> 00:13:56.000 Ajo është normale, por gjëja befasuese është, 00:13:56.000 --> 00:13:59.000 pacienti thotë, "O zot, po më lëviz prap fantazma, 00:13:59.000 --> 00:14:01.000 dhe dhimbja, spazma mbërthyese, u çlirua." NOTE Paragraph 00:14:01.000 --> 00:14:04.000 Dhe mbani mend, pacientin tim të parë 00:14:04.000 --> 00:14:05.000 (Duartrokitje) 00:14:05.000 --> 00:14:09.000 -- faleminderit. (Duartrokitje) 00:14:09.000 --> 00:14:12.000 Pacienti im i parë erdhi, dhe ai pa në pasqyrë, 00:14:12.000 --> 00:14:15.000 dhe i thashë, "Shih reflektimin e fantazmës tënde." 00:14:15.000 --> 00:14:17.000 Dhe ai filloi të zgërdhihej, dhe tha, "Unë shoh fantazmën time." 00:14:17.000 --> 00:14:19.000 Por ai nuk është budalla. Ai e di që s'është reale. 00:14:19.000 --> 00:14:21.000 Ai e di që është një reflektim pasqyrë, 00:14:21.000 --> 00:14:23.000 por është një eksperiencë sensuale reale. 00:14:23.000 --> 00:14:26.000 Tani, i thash, "Lëviz dorën tënde normale dhe fantazmën." 00:14:26.000 --> 00:14:28.000 Ai tha, "Oh, nuk e lëviz dot fantazmën. Ti e di. Të dhemb." 00:14:28.000 --> 00:14:30.000 I thash, "Lëviz dorën normale." 00:14:30.000 --> 00:14:32.000 Dhe ai tha, "O zot, fantazma po lëviz prap. S'më besohet! 00:14:32.000 --> 00:14:35.000 Dhe po më lehtësohet dhimbja." Dakord? 00:14:35.000 --> 00:14:36.000 Dhe i thash, "Mbylli sytë." 00:14:36.000 --> 00:14:38.000 Ai i mbylli sytë. 00:14:38.000 --> 00:14:39.000 "Dhe lëviz dorën normale." 00:14:39.000 --> 00:14:40.000 "Oh, asgjë. Po mbërthehet prap." 00:14:40.000 --> 00:14:42.000 "Dakord, hapi sytë" 00:14:42.000 --> 00:14:43.000 "O zot, o zot, po lëviz prap!" 00:14:43.000 --> 00:14:45.000 Pra, ai ishte si një fëmjë në një dyqan karamelesh. NOTE Paragraph 00:14:45.000 --> 00:14:50.000 Pra, i thash, Dakord, kjo provon teorinë time për paralizën e mësuar 00:14:50.000 --> 00:14:52.000 dhe rolin kritik të shqisave të të parit, 00:14:52.000 --> 00:14:54.000 por sdo marr çmim Nobel 00:14:54.000 --> 00:14:56.000 qe pse e bëra dikë të lëvizi krahun fantazëm. 00:14:56.000 --> 00:14:57.000 (Të qeshura) 00:14:57.000 --> 00:14:58.000 (Duartrokitje) 00:14:58.000 --> 00:15:01.000 Eshtë një aftësi komplet e panevojshme, po menduat rreth kesaj. 00:15:01.000 --> 00:15:02.000 (Të qeshura) 00:15:02.000 --> 00:15:06.000 Por më vonë fillova të kuptoj, mbase lloje të tjera paralizash 00:15:06.000 --> 00:15:11.000 që mund ti shihni në neurologji, si psh. ishemi, distoni vatrore -- 00:15:11.000 --> 00:15:13.000 mund të ketë një komponent të mësuar tek kjo, 00:15:13.000 --> 00:15:16.000 që mund ta mposhtni me pajisjen e thjeshtë si përdorimi i pasqyrës. NOTE Paragraph 00:15:16.000 --> 00:15:18.000 Atëhere, i thash, "Shiko, Derek" -- 00:15:18.000 --> 00:15:21.000 tani, mbi të gjitha, ky djalë s'mund të lëvizi me pasqyrë për të lehtësuar dhimbjen -- 00:15:21.000 --> 00:15:25.000 I thash, "Shiko, Derek, merre në shtëpi dhe praktiko me të për një ose dy javë. 00:15:25.000 --> 00:15:27.000 Mbase, pas një periudhe praktike, 00:15:27.000 --> 00:15:29.000 mund ti largohesh pasqyrës, dhe ta çmësosh paralizën, 00:15:29.000 --> 00:15:31.000 dhe të fillosh të lëvizësh krahun e paralizuar, 00:15:31.000 --> 00:15:33.000 dhe më pas, çliro veten nga dhimbja." 00:15:33.000 --> 00:15:35.000 Kështu ai tha dakord, dhe e morri në shtëpi. 00:15:35.000 --> 00:15:37.000 I thash, "Shiko, vlen vetë dy dollarë. Merre në shtëpi." NOTE Paragraph 00:15:37.000 --> 00:15:40.000 Kështu, që ai e morri në shtëpi dhe mbas dy javësh, më telefonon, 00:15:40.000 --> 00:15:42.000 dhe thotë, "Doktor, s'ke për ta besuar." 00:15:42.000 --> 00:15:43.000 I thash, "çfarë?" 00:15:43.000 --> 00:15:45.000 Ai tha, "Iku." 00:15:45.000 --> 00:15:46.000 I thash, "Kush iku?" 00:15:46.000 --> 00:15:48.000 Mendova mos iku kutia me pasqyrë. 00:15:48.000 --> 00:15:49.000 (Të qeshura) 00:15:49.000 --> 00:15:52.000 Ai tha, "Jo, jo, jo, e di fantazmën që kam pasur për 10 vjet? 00:15:52.000 --> 00:15:54.000 U zhduk" 00:15:54.000 --> 00:15:56.000 Dhe i thash -- U bëra merak, I thash, O zot, 00:15:56.000 --> 00:15:58.000 Dua të them kam ndryshuar imazhin personal trupor tek ky djalë, 00:15:58.000 --> 00:16:01.000 po për subjektet njerezor, etikat dhe të tjera? 00:16:01.000 --> 00:16:03.000 Dhe i thash, "Derek, të shqetëson kjo gjë?" 00:16:03.000 --> 00:16:06.000 Ai tha, "Jo, tre ditët e fundit, s'kam patur krah fantazëm 00:16:06.000 --> 00:16:09.000 dhe si rrjedhojë as dhimbje bryli, as mbërthime, 00:16:09.000 --> 00:16:12.000 as dhembje fantazë parakrahu, të gjitha ato dhimbje u zhdukën. 00:16:12.000 --> 00:16:16.000 Por problemi është se kam akoma dhimbjen e gishtave fantazëm që varen nga krahu, 00:16:16.000 --> 00:16:18.000 dhe kutia juaj nuk i arrin." 00:16:18.000 --> 00:16:19.000 (Të qeshura) 00:16:19.000 --> 00:16:22.000 "Pra, mund ta ndryshoni formën dhe të ma vini në ball, 00:16:22.000 --> 00:16:25.000 kështu që mund, ti e kupton, të bëj këtë dhe të eleminoj gishtat fantazëm?" 00:16:25.000 --> 00:16:27.000 Ai mendonte se isha ndonjë lloj magjistari. NOTE Paragraph 00:16:27.000 --> 00:16:28.000 Tani, pse ndodh kjo? 00:16:28.000 --> 00:16:31.000 Eshtë sepse truri përballet me dhimbje të tmerrshme ndjenjash. 00:16:31.000 --> 00:16:34.000 Merr mesazh nga të parët që thotë u kthye fantazma. 00:16:34.000 --> 00:16:36.000 Nga ana tjetër, s'ka marrjen e duhur, 00:16:36.000 --> 00:16:40.000 sinjale muskulore që thonë ska muskul dakord? 00:16:40.000 --> 00:16:42.000 Dhe komanda juaj e motorrit që thotë po ka muskul, 00:16:42.000 --> 00:16:45.000 dhe, për shkak të këtij konflikti, truri thotë, në dreq të vej, 00:16:45.000 --> 00:16:48.000 ska fantazëm, ska krah, dakord? 00:16:48.000 --> 00:16:50.000 Shkon në një farë mohimi -- se pranon sinjalin. 00:16:50.000 --> 00:16:54.000 Dhe kur krahu zhduket, shpërblimi është, zhduket dhimbja 00:16:54.000 --> 00:16:58.000 sepse nuk mund të kesh dhimbje të veçuar nga trupi që gjendet në hapesirë. 00:16:58.000 --> 00:17:00.000 Pra, ky është shpërblimi. NOTE Paragraph 00:17:00.000 --> 00:17:02.000 Tani, kjo teknikë është provuar në duzina pacientësh 00:17:02.000 --> 00:17:04.000 nga grupe të tjera në Helsinki, 00:17:04.000 --> 00:17:07.000 kështu që mund të dali e vlefshme për trajtimin e dhimbjes fantazëm, 00:17:07.000 --> 00:17:09.000 dhe faktikisht, njerezit e kanë provuar për rehablitim mbas goditjes në tru. 00:17:09.000 --> 00:17:12.000 Goditja në tru normalisht ju shtyn të mendoni dëmtim fibrash, 00:17:12.000 --> 00:17:14.000 ske çfare ti bësh. 00:17:14.000 --> 00:17:19.000 Por, del që disa komponent të paralizës si shkak i goditjes në tru janë paraliza të mësuara, 00:17:19.000 --> 00:17:22.000 dhe mbase ky komponent mund të kalohet me përdorimin e pasqyrave. 00:17:22.000 --> 00:17:24.000 Kjo ka shkuar gjithashtu në klinike, 00:17:24.000 --> 00:17:26.000 duke ndihmuar shumë e shumë pacient. NOTE Paragraph 00:17:26.000 --> 00:17:30.000 Dakord, më lejoni të ndërroj marshin tek pjesa e tretë e bisedës, 00:17:30.000 --> 00:17:34.000 e cila merret me një fenomen të çuditshëm të quajtur sintestezia. 00:17:34.000 --> 00:17:37.000 Kjo u zbulua nga Franc Galton në shekullin e nëntëmbëdhjetë. 00:17:37.000 --> 00:17:39.000 Ai ishte kushuriri i Carls Darvinit. 00:17:39.000 --> 00:17:41.000 Ai tregoi se disa njerëz në popullsi, 00:17:41.000 --> 00:17:45.000 që janë normal në çdo aspekt tjetër, kanë këtë veçanti: 00:17:45.000 --> 00:17:48.000 çdo herë që shohin një numër, e shohin me ngjyrë 00:17:48.000 --> 00:17:52.000 Pesa është blu, shtata është e verdh, teta si tip jeshile, 00:17:52.000 --> 00:17:54.000 nënta manushaqe, dakord? 00:17:54.000 --> 00:17:57.000 Kini parasysh, këta njerëz janë komplet normal me çdo aspekt tjetër. 00:17:57.000 --> 00:18:00.000 Ose C muzikore -- disa herë tingujt ju ngjallin ngjyra. 00:18:00.000 --> 00:18:03.000 C muzikore është blu, F muzikore jeshile, 00:18:03.000 --> 00:18:06.000 një ton tjetër mund të jetë i verdh, dakord? NOTE Paragraph 00:18:06.000 --> 00:18:08.000 Pse ndodh kjo? 00:18:08.000 --> 00:18:10.000 Kjo quhet sinestezi. Galton e ka quajtur sinestezi, 00:18:10.000 --> 00:18:12.000 një përzierje të senseve. 00:18:12.000 --> 00:18:14.000 Brenda nesh, të gjitha senset janë të veçuara. 00:18:14.000 --> 00:18:16.000 Këta njerëz i ngatërrojnë senset e tyre. 00:18:16.000 --> 00:18:17.000 Pse ndodh kjo? 00:18:17.000 --> 00:18:19.000 Një prej dy aspekteve të këtij problemi janë shumë intriguese. 00:18:19.000 --> 00:18:21.000 Sinestezia rrjedh në familje, 00:18:21.000 --> 00:18:24.000 kështu që Galton tha kjo ka baza të trasheguara, baza gjenetike. 00:18:24.000 --> 00:18:28.000 E dyta cfare është sinestezia -- dhe kjo është çfarë më sjell tek pika ime 00:18:28.000 --> 00:18:31.000 mbi temën kryesore të këtij leksioni, e cila është për kreativitietin -- 00:18:31.000 --> 00:18:36.000 sinestezia është tetë herë më e shpesht midis artistave, poeteve, novelistave 00:18:36.000 --> 00:18:39.000 dhe njerëz të tjerë krijues te popullsinë se përgjithshme. 00:18:39.000 --> 00:18:40.000 Pse të jetë kështu? 00:18:40.000 --> 00:18:42.000 Do ti përgjigjem kësaj pyetjeje. 00:18:42.000 --> 00:18:44.000 Si është përgjigjur njeri më parë. NOTE Paragraph 00:18:44.000 --> 00:18:45.000 Dakord, çfarë është sinestezia? Çfarë e shkakton atë? 00:18:45.000 --> 00:18:46.000 Ka shumë teori. 00:18:46.000 --> 00:18:48.000 Një teori është që ata janë të çmendur. 00:18:48.000 --> 00:18:51.000 Tani, kjo s'është dhe shumë teori shkencore, prandaj mund ta harrojmë. 00:18:51.000 --> 00:18:55.000 Një tjetër teori është që ata janë drogaxhinj, dakord? 00:18:55.000 --> 00:18:57.000 Tani, kjo mund të ketë një të vërtet brenda, 00:18:57.000 --> 00:18:59.000 sepse është shumë më e përhapur këtu në zonën e gjirit sesa në San Diego. 00:18:59.000 --> 00:19:00.000 (Të qeshura) 00:19:00.000 --> 00:19:03.000 Dakord. Tani, teoria e tretë është se -- 00:19:03.000 --> 00:19:08.000 le të pyesim veten se çfarë po ndodh gjatë sinestezis. Dakord? NOTE Paragraph 00:19:08.000 --> 00:19:11.000 Pra, gjetëm që zona e ngjyrës dhe zona e numrave 00:19:11.000 --> 00:19:14.000 janë afër njera-tjetrës në dredhën e boshtit. 00:19:14.000 --> 00:19:16.000 Pra ne thamë, ka një fijëzim aksidental 00:19:16.000 --> 00:19:19.000 midis ngjyrave dhe numrave në tru. 00:19:19.000 --> 00:19:22.000 Kështu që çdo herë që shihet një numër, shihet një ngjyrë koresponduse, 00:19:22.000 --> 00:19:24.000 prandaj ju zë sinestezia. 00:19:24.000 --> 00:19:26.000 Tani kujtoni -- pse ndodh kjo? 00:19:26.000 --> 00:19:28.000 Pse do kishte përzierje fijesh në ca njerëz? 00:19:28.000 --> 00:19:30.000 Mbani mend thashë që rrjedh në familje? 00:19:30.000 --> 00:19:32.000 Kjo ju jep një ndihmë 00:19:32.000 --> 00:19:34.000 Dhe kjo është se ka një gen anormal, 00:19:34.000 --> 00:19:37.000 një mutacion në gen që shkakton këtë fijëzim anormal. NOTE Paragraph 00:19:37.000 --> 00:19:39.000 Në të gjithë ne, del që 00:19:39.000 --> 00:19:43.000 kemi lindur me çdo gjë lidhur me çdo gjë tjetër. 00:19:43.000 --> 00:19:46.000 Pra, çdo pjesë e trurit është e lidhur me çdo pjesë tjetër, 00:19:46.000 --> 00:19:48.000 dhe këto janë shkurtuar të krijojnë 00:19:48.000 --> 00:19:51.000 karakteristikën e arkitekturës modulare të trurit të një të rrituri. 00:19:51.000 --> 00:19:53.000 Pra, nëse ka një gen që shkakton shkurtimin. 00:19:53.000 --> 00:19:55.000 dhe ky gen pëson mutacion, 00:19:55.000 --> 00:19:58.000 atëhere ju merrni shkurtime difiçite midis zonave afër njera tjetrës në tru. 00:19:58.000 --> 00:20:01.000 Dhe nëse është midis numrave dhe ngjyrës, ju merrni sinestezën numër-ngjyrë. 00:20:01.000 --> 00:20:04.000 Nëse është midis tingullit dhe ngjyrës, ju merrni sinestezën e tingull-ngjyrës. 00:20:04.000 --> 00:20:06.000 Mirë deri tani. NOTE Paragraph 00:20:06.000 --> 00:20:08.000 Tani, cfare ndodh nese keto gene shprehen ne cdo pjese te trurit, 00:20:08.000 --> 00:20:09.000 në mënyrë që çdo gjë është e lidhur? 00:20:09.000 --> 00:20:15.000 Epo, mendoni se çfarë kanë artistat, novelistat dhe poetët të përbashkët, 00:20:15.000 --> 00:20:18.000 aftësinë për tu marrë me mendimin metaforik, 00:20:18.000 --> 00:20:20.000 të lidhin idera që duket sikur s'kanë lidhje, 00:20:20.000 --> 00:20:23.000 si psh. "është lindja, dhe Xhulieta është dielli." 00:20:23.000 --> 00:20:25.000 Epo, ju s'thoni, Xhulieta është dielli, 00:20:25.000 --> 00:20:27.000 do të thotë kjo që ajo është një top ndriçues prej zjarri? 00:20:27.000 --> 00:20:30.000 Dua të them, skizofrenët e bëjnë atë, por është gjë më vete apo jo? 00:20:30.000 --> 00:20:33.000 Njerezit normal thonë, ajo është e ngrohtë si dielli, 00:20:33.000 --> 00:20:35.000 ajo rrezaton si dielli, ajo është ushqyse si dielli. 00:20:35.000 --> 00:20:37.000 Menjëherë, bënit lidhjen. NOTE Paragraph 00:20:37.000 --> 00:20:40.000 Tani, nëse merrni me mend fijëzimin më të madh 00:20:40.000 --> 00:20:43.000 dhe konceptet janë gjithashtu në pjesë të tjera të trurit, 00:20:43.000 --> 00:20:46.000 atëhere do të krijoi një sjellje më të theksuar 00:20:46.000 --> 00:20:49.000 kundrejt mendimit metaforik dhe kreativitietit 00:20:49.000 --> 00:20:51.000 në njerëz me sinestezi. 00:20:51.000 --> 00:20:54.000 Pra, del dhe tetë fishi më i lartë 00:20:54.000 --> 00:20:56.000 midis poeteve, artistave dhe novelistave. 00:20:56.000 --> 00:20:59.000 Dakord, është një pamje shumë prenologjike e sinestezisë. 00:20:59.000 --> 00:21:01.000 Demostrimi i fundit -- mund të marr një minut? 00:21:01.000 --> 00:21:03.000 (Duartrokitje) NOTE Paragraph 00:21:03.000 --> 00:21:08.000 Dakord. Do t'ju tregoj që jeni të gjithë sinestezist, por jeni në vetmohim. 00:21:08.000 --> 00:21:12.000 Ky këtu është çfarë e quaj alfabeti Marcian. Njëlloj si alfabeti tuaj, 00:21:12.000 --> 00:21:15.000 A është A, B është B, C është C. 00:21:15.000 --> 00:21:18.000 Forma të ndryshme për fenomene të ndryshme, dakord? 00:21:18.000 --> 00:21:20.000 Këtu, keni alfabetin Marcian. 00:21:20.000 --> 00:21:22.000 Një prej tyre është Kiki, kurse tjetra Buba. 00:21:22.000 --> 00:21:24.000 Cila është Kiki cila është Buba? 00:21:24.000 --> 00:21:26.000 Sa prej jush mendojnë ajo është Kiki dhe ajo është Buba? Ngrini dorën. 00:21:26.000 --> 00:21:28.000 Epo, paska një ose dy mutant. 00:21:28.000 --> 00:21:29.000 (Të qeshura) 00:21:29.000 --> 00:21:31.000 Sa prej jush mendojnë kjo është Buda, kjo është Kiki? Ngrini dorën. 00:21:31.000 --> 00:21:33.000 Nëntedhjetë e nëntë përqind prej jush. NOTE Paragraph 00:21:33.000 --> 00:21:35.000 Tani, njëri nga ju është Marcian. Si e bëre këtë? 00:21:35.000 --> 00:21:40.000 Eshtë sepse të gjithë ju po bëni abstraksion sintetik midis modeleve, 00:21:40.000 --> 00:21:44.000 që do të thotë ju po thoni që kjo prerja e mprehtë -- ki-ki, 00:21:44.000 --> 00:21:49.000 në korteksin tuaj të dëgjimit, qelizat e flokut eksitohen -- Kiki, 00:21:49.000 --> 00:21:52.000 i ngjan përkuljes vizuale, përkuljen e befasishme të formës së dhembeve. 00:21:52.000 --> 00:21:55.000 Tani, kjo është shumë e rendësishme sepse ajo që po të thotë ty 00:21:55.000 --> 00:21:57.000 është se truri po merret me diçka primitive -- 00:21:57.000 --> 00:21:59.000 është vetëm -- duket si një iluzion budalla, 00:21:59.000 --> 00:22:03.000 por këto fotone në syrin tuaj po bëjnë këtë forme, 00:22:03.000 --> 00:22:06.000 dhe qelizat e flokut në veshin tuaj po ngacmojnë rrjedhën e dëgjiimit, 00:22:06.000 --> 00:22:11.000 por truri është në gjendje të kuptoj të përbashktën. 00:22:11.000 --> 00:22:13.000 Eshtë një forme primitive abstraksioni, 00:22:13.000 --> 00:22:18.000 dhe ne tani e dimë që kjo ndodh në dredhën e boshtit në tru, 00:22:18.000 --> 00:22:19.000 sepse kur ajo dëmtohet, 00:22:19.000 --> 00:22:23.000 këta njerëz e humbasin aftësinë për Buba Kiki, 00:22:23.000 --> 00:22:25.000 por ata gjithashtu humbasin aftësinë për kuptim metaforik NOTE Paragraph 00:22:25.000 --> 00:22:29.000 Nëse pyesni këtë djalë, çfarë -- "çdo gjë që ndriçon është ar" 00:22:29.000 --> 00:22:31.000 çdo të thotë?" 00:22:31.000 --> 00:22:33.000 Pacienti përgjigjet, "Epo, pse është metalike dhe ndriçon, s'do të thotë është ar. 00:22:33.000 --> 00:22:36.000 Duhet ti masni kuptimin, Dakord?" 00:22:36.000 --> 00:22:39.000 Pra, ata komplet e humbasin kuptimin metaforik. 00:22:39.000 --> 00:22:42.000 Pra, kjo zonë është rreth tetë herë në madhësi në të sipërm -- 00:22:42.000 --> 00:22:45.000 sidomos në njerëz --sesa në primat të ulët. 00:22:45.000 --> 00:22:48.000 Diçka shumë interesante po ndodh këtu në dredhën këndore, 00:22:48.000 --> 00:22:51.000 sepse është kryqëzimi midis dëgjimit, të parit dhe të prekurit, 00:22:51.000 --> 00:22:55.000 dhe është bërë gjigande tek njerezit. Dhe diçka shumë interesante po ndodh. 00:22:55.000 --> 00:22:58.000 Dhe mendoj është baza e shumë prej aftësive që u përkasin vetëm njerezve 00:22:58.000 --> 00:23:01.000 si abstraksioni, metafora dhe kreativiteti. 00:23:01.000 --> 00:23:04.000 Të gjitha këto pyetje që filozofët i kanë studiuar për mijëvjeçarë, 00:23:04.000 --> 00:23:08.000 ne shkenctarët mund të fillojmë tu përgjigjemi duke bërë imazhe truri, 00:23:08.000 --> 00:23:10.000 dhe duke studiuar pacientë dhe duke bere pyetjet e duhura. 00:23:10.000 --> 00:23:12.000 Faleminderit. 00:23:12.000 --> 00:23:13.000 (Duartrokitje) 00:23:13.000 --> 00:23:14.000 Më falni për këtë. 00:23:14.000 --> 00:23:15.000 (Të qeshura)