Unë e kam një këngë! E dua këtë këngë. Dhe e dua këtë këngë sepse çdokujt i nevojitet një hero. Dhe, në fakt nganjëherë kur jeta na gjuan me sfida të mëdha neve na duhet një superhero! Dikush që nuk frikësohet të kërcëje në kaos dhe të luftojë luftën bashkë me ne sup më sup, apo jo? Kështu që kam lajme të mira për ju sot. Sepse në të gjithë botën, të maskuar menqur si individë me sjellje të buta, ne kemi mijëra super heronj. mbi 600.000 vetëm në US. Ne i thërrasim ata punëtorë social. (Duartrokitje) Tani, për disa nga ju kur thash super hero, sigurisht punëtorët social nuk ishin gjëja e parë që ju shkoi në mend. Ndoshta çka ju erdhi në mendje ishte diqka si kjo (Te qeshura) duke vëzhguar me dyshim shkathtësitë tuaja prindërore (Te qeshura) Ose, nëse jo, atëherë si kjo: Paqe dhe dashuri dhe kendim nga Kum By Yah Eh, unë jam këtu për të ju treguar se punëtorët social sjanë asnjëra prej këtyre Synimi im është që kur të dilni sot, imazhi që keni krijuar kur dëgjoni punëtorë socialë të duket më shumë si kjo. (Te qeshura) Punëtorët social si superheronj. Dhe do të doja që minutat e rradhës t'i kaloj për të folur për këtë. Punëtorët social nuk janë veç njerëz me zemër të mirë, Punëtorët socialë janë profesionistë të edukuar që ndjekin programe të akredituara studimi që janë të rrethuar me një bazë rigoroze të hulumtimeve. Edhe çka mësojnë aty është veç një pjesë e asaj që i bënë superhero. Dy gjërat më të mëdha? Ata e mësojnë misionin e tyre dhe ata mësojnë si të bëjnë ndryshime. Misioni i punës sociale është të promovojë dhe mbështesë mirëqenien e individit dhe komunitetit, dhe të luftojë pabarazinë sociale. Punëtorët socialë e bëjnë këtë sepse ne mësojmë si të shohim dhe kuptojmë lidhjet e brendshme të padukshme mes njerëzve dhe familjet e tyre, si dhe fqinjëve komunitetit, shoqërisë, ligjit dhe politikave. Dhe ne e dimë se kur këto lidhje ngatërrohen ose thyhen, ndodhin probleme. Kështu që ne mësojmë intervenime bazuar në evidenca që ndihmojnë t'i zgjidhin problemet mes ngatërresave dhe thyerjeve. Dhe me këto, ne mund të bëjmë ndryshime të fuqishme të ndodhin. Një arsye tjetër për të cilët i mendoj punëtorët social si superheronj sepse, sikur me superheronjtë çdokujt do t'i nevojitet një punëtor social në një kohë sepse çdokush do të ballafaqohet me sfida të mëdha në jetë Ndoshta sfidat fillojnë herët, dhe je lindur para kohe. Kush i ndihmon prindërit e tu ta gjejnë një specialist? Ose t'i ndihmojë t'i paguajnë faturat e spitalit? Ose ta gjejnë një ulëse për veturë për një bebe të vogël? Punëtorët social të spitalit. Pak më vonë në jetë, ti je në shkollë dhe ndoshta po të ngacmojnë ose po mendon për ta braktis shkollën. Kush e dizajnon dhe implementon programet kundër-ngacmimeve dhe braktisjeve në shkollë? Punëtorët social në shkollë. Më vonë, kur bëhesh më i vjetër,ballafaqohesh me problemet e të rriturve, si divorci ose humb punën, dhe zhytesh në depresion ose ndoshta edhe fillon të pish shumë. Kujt i drejtohesh për këshillim dhe terapi Punëtorëve social këshillues,të licensuar. A e dini se shumica e shërbimeve të shëndetit mendor në këtë vend ofrohen prej punëtorëve social? Është afër 70%. Dhe pastaj, ne i kemi disa çështje tëpër të vështira nga fundi i jetës shembull, babi i juaj 86 vjeçar ka sëmundjen e Parkinson-it por insiston se mund të jetojë i pavarur Kush ju ndihmon ta kuptoni nëse vërtet është i sigurtë? Ose, kush ju ndihmon ta gjeni shërbim në shtëpi? Ose të navigon këto biseda të vështira për vullnetin, ose çështjet me noterin, dhe DNR? Punëtorët social për të moshuarit. Atëherë vjen edhe piktura e madhe. Kush udhëheq agjensitë jo-fitimprurese? Kush organizon komunitetin? Kush po lufton për tu siguruar se ligjet dhe politikat janë të drejta? Këta janë punëtorët socialë menaxherë, organizatorë dhe advokatë. Kështu që në një pikë të gjithë do të kenë nevojë për një punëtorë social. Gjëja e fundit për të cilën do të doja të mendoja kur i mendoj punëtorët social si super heronj më erdhi në mendje kur shoqja ime Carla ma dhuroi një filxhan që e kishte këtë thënie që në fillim mu duk e lezetshme: "Unë jam punëtore sociale cila është superfuqia jote" Dhe vërtet këtë e bëjnë punëtorët social Ne themi, "Tung, Unë jam punëtore sociale. cila është superfuqia jote?" Punëtorët social besojnë në fuqi dhe ne ndihmojmë njerëzit t'i gjejnë këto fuqi e që t'i përballojnë sfidat me të cilat po luftojnë. Storia ime e preferuar mbi fuqinë vjen nga shoqja ime, Martha, ishte punëtore sociale që jetonte në bregdet dhe çdo vit, merrte një praktikant të punës sociale Eh, një vit pati vajzë të re dhe ia caktoi një klient i cili quhej... do ta thërras Bob Bob vuante nga një sëmundje mendore dhe e pati izoluar vetën në apartament dhe çka bënte tërë ditën ishte dëgjimi i radios. Martha e dërgoi studenten ta bëjë një vlerësim studentja u kthye. Dhe Martha i tha," Pra, çka mësove?" Dhe studentja tha, "E mësova se ai ishte shumë i mirë në dëgjimin e radios." Por ajo pati një plan. Ajo shkoi të zyra e rojës së bregdetit lokal dikush që duhet patjetër duhet të dëgjojë valët e radios dhe t'i shkruajë njoftimet dhe të rejat Ajo e bindi atë që ta pranojë Bobin si vullnetar Pastaj e bindi edhe Bobin që ta provojë "Vërtetë Bob, ata duan që ti ta dëgjosh radion!" Edhe ai e bëri Ai e dëgjoi radion më mirë se çdokush tjetër Atyre i pëlqeu shumë! Ata e punësuan me kohë-të-pjesshme. Bobi pastaj tha, "Ok, kam pak para. Po dal prej shtëpisë, dhe po më pëlqen të ha jashtë" S'e kam bërë këtë në vite, por kam frikë ta bëj vetëm. A do të takohesh me mua për darkë?" Studentja thotë po, sigurisht dhe ditën tjetër shkon atje, por ajo shkon më herët dhe ulet e kur vjen Bobi, ajo e pyet "Bob, çfarë dëgjove në radio?" Bobi ja tregon lajmet. (Të qeshura) E bëjnë këtë disa herë në javë, dhe çdo vendas ne restorant tani e di që nëse doni me dijt çka po ndodh, pyeteni Bobin. Martha betohet se në fund ishte sikur skena tek Cheers kur vjen Norm, dhe ai ishte sikur "Bob!" Pra Bobi ka punë, para dhe shokë, dhe e gjitha ndodhi sepse punëtorja sociale zbuloi fuqinë e tij për të dëgjuar radion Mendimi im final për ju sot është: siq e thash edhe më përpara dikur në jetë të gjithëve do na duhet një punëtor social Kur kjo t'ju ndodhë, mos u brengosni, mos u turpëroni; shkoni e gjejeni një. Ju premtoj se ata do të jenë superhero. Dhe do t'ju ndihmojnë ta gjeni super fuqinë tuaj dhe kështu ju do ta përballoni çfarëdo gjëje të cilën ua hedh jeta. Faleminderit shumë (Duartrokitje)