Unë e kam një këngë!
E dua këtë këngë.
Dhe e dua këtë këngë sepse
çdokujt i nevojitet një hero.
Dhe, në fakt nganjëherë kur jeta
na gjuan me sfida të mëdha
neve na duhet një superhero!
Dikush që nuk frikësohet të kërcëje
në kaos
dhe të luftojë luftën bashkë me ne
sup më sup, apo jo?
Kështu që kam lajme të mira për ju sot.
Sepse në të gjithë botën,
të maskuar menqur
si individë me sjellje të buta,
ne kemi mijëra super heronj.
mbi 600.000 vetëm në US.
Ne i thërrasim ata punëtorë social.
(Duartrokitje)
Tani, për disa nga ju
kur thash super hero,
sigurisht punëtorët social
nuk ishin gjëja e parë
që ju shkoi në mend.
Ndoshta çka ju erdhi në mendje
ishte diqka si kjo
(Te qeshura)
duke vëzhguar me dyshim
shkathtësitë tuaja prindërore
(Te qeshura)
Ose, nëse jo, atëherë si kjo:
Paqe dhe dashuri dhe kendim nga Kum By Yah
Eh, unë jam këtu për të ju treguar se
punëtorët social sjanë asnjëra prej këtyre
Synimi im është që kur të dilni sot,
imazhi që keni krijuar
kur dëgjoni punëtorë socialë
të duket më shumë si kjo.
(Te qeshura)
Punëtorët social si superheronj.
Dhe do të doja që minutat e rradhës
t'i kaloj për të folur për këtë.
Punëtorët social nuk janë
veç njerëz me zemër të mirë,
Punëtorët socialë janë
profesionistë të edukuar
që ndjekin programe të akredituara studimi
që janë të rrethuar
me një bazë rigoroze të hulumtimeve.
Edhe çka mësojnë aty është
veç një pjesë e asaj që i bënë superhero.
Dy gjërat më të mëdha?
Ata e mësojnë misionin e tyre dhe
ata mësojnë si të bëjnë ndryshime.
Misioni i punës sociale është
të promovojë dhe mbështesë
mirëqenien e individit dhe komunitetit,
dhe të luftojë pabarazinë sociale.
Punëtorët socialë e bëjnë këtë sepse
ne mësojmë
si të shohim dhe kuptojmë lidhjet
e brendshme të padukshme
mes njerëzve dhe familjet e tyre,
si dhe fqinjëve
komunitetit, shoqërisë,
ligjit dhe politikave.
Dhe ne e dimë se kur
këto lidhje ngatërrohen ose thyhen,
ndodhin probleme.
Kështu që ne mësojmë intervenime
bazuar në evidenca
që ndihmojnë t'i zgjidhin problemet
mes ngatërresave dhe thyerjeve.
Dhe me këto, ne mund
të bëjmë ndryshime të fuqishme të ndodhin.
Një arsye tjetër për të cilët
i mendoj punëtorët social si superheronj
sepse, sikur me superheronjtë
çdokujt do t'i nevojitet
një punëtor social në një kohë
sepse çdokush do të ballafaqohet
me sfida të mëdha në jetë
Ndoshta sfidat fillojnë herët,
dhe je lindur para kohe.
Kush i ndihmon prindërit e tu
ta gjejnë një specialist?
Ose t'i ndihmojë
t'i paguajnë faturat e spitalit?
Ose ta gjejnë një ulëse për veturë
për një bebe të vogël?
Punëtorët social të spitalit.
Pak më vonë në jetë, ti je në shkollë
dhe ndoshta po të ngacmojnë
ose po mendon për ta braktis shkollën.
Kush e dizajnon dhe implementon
programet kundër-ngacmimeve
dhe braktisjeve në shkollë?
Punëtorët social në shkollë.
Më vonë,
kur bëhesh më i vjetër,ballafaqohesh
me problemet e të rriturve, si divorci
ose humb punën, dhe zhytesh në depresion
ose ndoshta edhe fillon të pish shumë.
Kujt i drejtohesh për këshillim dhe terapi
Punëtorëve social këshillues,të licensuar.
A e dini se shumica e shërbimeve
të shëndetit mendor në këtë vend
ofrohen prej punëtorëve social?
Është afër 70%.
Dhe pastaj, ne i kemi disa çështje
tëpër të vështira nga fundi i jetës
shembull, babi i juaj 86 vjeçar
ka sëmundjen e Parkinson-it
por insiston se mund të jetojë i pavarur
Kush ju ndihmon ta kuptoni
nëse vërtet është i sigurtë?
Ose, kush ju ndihmon
ta gjeni shërbim në shtëpi?
Ose të navigon këto biseda
të vështira për vullnetin,
ose çështjet me noterin, dhe DNR?
Punëtorët social për të moshuarit.
Atëherë vjen edhe piktura e madhe.
Kush udhëheq agjensitë jo-fitimprurese?
Kush organizon komunitetin?
Kush po lufton për tu siguruar
se ligjet dhe politikat janë të drejta?
Këta janë punëtorët socialë menaxherë,
organizatorë dhe advokatë.
Kështu që në një pikë të gjithë
do të kenë nevojë për një punëtorë social.
Gjëja e fundit për të
cilën do të doja të mendoja
kur i mendoj punëtorët social
si super heronj
më erdhi në mendje kur shoqja ime Carla
ma dhuroi një filxhan
që e kishte këtë thënie
që në fillim mu duk e lezetshme:
"Unë jam punëtore sociale
cila është superfuqia jote"
Dhe vërtet këtë e bëjnë punëtorët social
Ne themi, "Tung, Unë jam punëtore sociale.
cila është superfuqia jote?"
Punëtorët social besojnë në fuqi dhe
ne ndihmojmë njerëzit t'i gjejnë këto fuqi
e që t'i përballojnë sfidat
me të cilat po luftojnë.
Storia ime e preferuar mbi fuqinë
vjen nga shoqja ime, Martha,
ishte punëtore sociale
që jetonte në bregdet
dhe çdo vit,
merrte një praktikant të punës sociale
Eh, një vit pati vajzë të re
dhe ia caktoi një klient
i cili quhej... do ta thërras Bob
Bob vuante nga një sëmundje mendore
dhe e pati izoluar vetën në apartament
dhe çka bënte tërë ditën
ishte dëgjimi i radios.
Martha e dërgoi studenten ta
bëjë një vlerësim
studentja u kthye.
Dhe Martha i tha," Pra, çka mësove?"
Dhe studentja tha,
"E mësova se ai ishte shumë i mirë
në dëgjimin e radios."
Por ajo pati një plan.
Ajo shkoi të zyra
e rojës së bregdetit lokal
dikush që duhet patjetër duhet të dëgjojë
valët e radios
dhe t'i shkruajë njoftimet dhe të rejat
Ajo e bindi atë që ta pranojë
Bobin si vullnetar
Pastaj e bindi edhe Bobin që ta provojë
"Vërtetë Bob, ata duan që ti ta dëgjosh radion!"
Edhe ai e bëri
Ai e dëgjoi radion
më mirë se çdokush tjetër
Atyre i pëlqeu shumë!
Ata e punësuan me kohë-të-pjesshme.
Bobi pastaj tha, "Ok, kam pak para.
Po dal prej shtëpisë,
dhe po më pëlqen të ha jashtë"
S'e kam bërë këtë në vite,
por kam frikë ta bëj vetëm.
A do të takohesh me mua për darkë?"
Studentja thotë po, sigurisht
dhe ditën tjetër shkon atje,
por ajo shkon më herët dhe ulet
e kur vjen Bobi, ajo e pyet
"Bob, çfarë dëgjove në radio?"
Bobi ja tregon lajmet.
(Të qeshura)
E bëjnë këtë disa herë në javë,
dhe çdo vendas ne restorant tani e di
që nëse doni me dijt çka po ndodh,
pyeteni Bobin.
Martha betohet se në fund
ishte sikur skena tek Cheers
kur vjen Norm, dhe ai ishte sikur "Bob!"
Pra Bobi ka punë, para dhe shokë,
dhe e gjitha ndodhi
sepse punëtorja sociale zbuloi fuqinë
e tij për të dëgjuar radion
Mendimi im final për ju sot është:
siq e thash edhe më përpara dikur në jetë
të gjithëve do na duhet një punëtor social
Kur kjo t'ju ndodhë, mos u brengosni,
mos u turpëroni; shkoni e gjejeni një.
Ju premtoj se ata do të jenë superhero.
Dhe do t'ju ndihmojnë
ta gjeni super fuqinë tuaj
dhe kështu ju do ta përballoni
çfarëdo gjëje të cilën ua hedh jeta.
Faleminderit shumë
(Duartrokitje)