Në verën e vitit 2014,
E gjeta veten të ulur përballë një burri
i cili, sipas çdo përkufizimi,
ishte armiku im.
Emri i tij ishte Craig Watts,
dhe është një fermer në fabrikë pulash.
Karriera ime është përkushtuar
në mbrojtjen e kafshëve
dhe dhënit fund të blegtorisë intensive.
Dhe deri në këtë pikë të jetën time,
kisha kaluar çdo moment
duke qëndruar kundër gjithçkaje
ky njeri qëndronte,
dhe tani, isha në dhomën e tij të ndenjes.
Ditën kur takova Craig Watts,
ai kishte rritur pula për 22 vjet
për një kompani të quajtur Perdue,
kompania e katërt më e madhe
e pulave ne vend.
Dhe që i ri,
ai kishte dëshirë për këtë
mënyrë të jetuari,
në një nga shtetet më të varfër
në Amerike.
Kështu që kur industria e pulave
erdhi në qytet,
ai mendoi: "Kjo është një
ëndër e bërë realitet".
Ai mori çerek millioni dollar hua,
dhe ai ndërtoi këto kotece pulash.
Perdue do ti jepte një tufë,
ai do ti rriste ato,
dhe do të paguhej për secilën tufë,
dhe pastaj ai do të paguante
paratë e marra hua,
si një kredi.
Por shumë shpejt, pulat u sëmurën.
Në fund të fundit është një fermë,
ka 25,000 pula,
që janë të ngjeshura mur më mur,
duke jetuar me jashtëqitjet e tyre, duke
thithur ajër të ngarkuar me amoniak
Dhe kur pulat sëmuren,
disa prej tyre ngordhin.
Dhe ti nuk paguhesh për pulat e ngordhura,
dhe Craig filloi të luftonte
për të paguar huanë e tij,
ai e kuptoi se bëri gabim,
por ai s'ishte asgjë përveç një shërbëtor
me kontrate në këtë pikë.
Kur e takova, ai ishte
në një pikë thyerje.
Pagesat dukeshin të pafundme.
Ashtu si edhe ngordhjet,
dëshpërimi dhe sëmundjet e pulave të tij.
Tani, nëse ne përpiqemi të mendojmë për
disa sisteme super të padrejtë,
të ndyrë dhe të ligë të ushqimit,
nuk mund të kishim menduar ndonjë
më të keqe se blegtoria në fabrikë.
Tetëdhjetë miliardë kafshë të kultivuara
nëpër botë çdo vit
rriten dhe theren.
Ata janë të futur në kafaze dhe magazina
për të parë kurrë më dritën e diellit.
Dhe ky nuk është vetëm një problem
për ato kafshë.
Agrikultura e kafshëve,
sjell më shumë
emetimet e gazeve serrë
se të gjithë aeroplanët, trenat
dhe automobilat të bashkuar.
Dhe një e treta e tokave tona bujqësore
përdoret për
të rritur ushqim për kafshët në fabrika,
sesa për veten tonë.
Dhe e gjithë ajo tokë është e spërkatur
me kimikate të pamatshme.
Dhe habitate të rëndësishme ekologjikisht,
si Amazona,
priten dhe digjen,
vetëm që të mund të ushqejmë
dhe strehojmë këto kafshë.
Në kohën kur tre fëmijët e mi të rriten,
ka shumë pak gjasa të ketë arinj polare,
Elefantë sumatranë, orangutangë.
Në jetën time,
numri i zogjve, amfibëve, zvarranikëve
dhe gjitarëve është përgjysmuar.
Dhe fajtori kryesor
është oreksi ynë global
për mish, qumësht dhe vezë.
Dhe për mua, deri në këtë pikë,
zuzari ishte Craig Watts.
Ndërkohë që isha ulur atje
në dhomën e tij të ndenjes,
frika dhe zemërimi im
u kthyen në diçka tjetër.
Turp.
Gjithë jetën time e kisha kaluar
duke e fajësuar atë,
duke e urryer atë,
unë madje i uroja që të sëmurej.
Unë kurrë nuk kisha
menduar për vështirësitë e tij,
zgjedhjet e tij.
A mund të ishte ai një aleat i mundshëm?
Asnjëherë nuk e kisha menduar
ai ndihej po aq i bllokuar sa pulat.
Kështu që ne ishim ulur atje
me orë të tëra
dhe mesdita u kthye në pasdite,
u kthye në muzg, u kthye në errësirë,
dhe ai papritmas tha,
"Në rregull, a jeni gati ti shihni pulat?"
Pra, nën mbulesën e errësirës,
ecëm drejt njërës
nga këto kotece të larta, gri.
Dhe ai hapi derën
ne u futëm brenda,
dhe u goditëm
me këtë erë mbizotëruese
dhe çdo muskul në trupin tim u tensionua
unë u kollita dhe sytë e mi lotuan.
Isha tepër e mbingarkuar
nga sikleti im fizik,
Unë as nuk pash përreth në fillim,
por kur e bëra,
ajo që pashë më bëri të përlotem.
Dhjetëra mijëra pula të sapo çelura
në këtë depo të errësuar
me askund për të shkuar
dhe asgjë për të bërë.
Gjatë muajve të ardhshëm,
u ktheva shume herë,
me regjisorin Raegan Hodge,
për të regjistruar, për të kuptuar,
për të krijuar besim me Craig-un.
Dhe unë eca me të në kotecet e tij
ndërsa merrte zogj të ngordhur
dhe që po ngordhnin,
zogj me këmbë të çrregullta
dhe probleme me frymëmarrjen
dhe vështirësi në të ecur.
Dhe të gjitha këto i kapëm në film.
Dhe pastaj vendosëm të bënim diçka
Nuk mendoj se as ai, as unë prisnim
të bënim kur u takuam për herë të parë.
Ne vendosëm ti publikonim ato pamje.
Dhe kjo ishte vërtet e rrezikshme
për të dy.
Ishte e rrezikshme për të sepse
ai mund të humbiste të ardhurat e tij,
shtëpinë e tij, tokën e tij,
që fqinjët e tij ta urrenin.
Dhe unë mund të rrezikoj
duke paditur organizatën time,
ose duke qene arsyeja
që ai do të humbte gjithçka,
por gjithsesi duhej ta bënim.
"The New York Times" e shpërtheu historinë
dhe brenda 24 orëve,
një milion njerëz e kishin
parë videon tonë.
Ajo u bë virale nga çdo përkufizim,
dhe papritmas kishim
këtë platformë globale
për të folur për blegtorinë në fabrikë.
Dhe puna me Craig më shtyu të mendoja.
Cilët aleatë të tjerë të mundshëm
janë atje?
Çfarë përparimi tjetër,
çfarë mësimesh të tjera mund të mësoj
nëse i kaloj ato vija armike?
Mësimi i parë që mora
është se duhet të ndihemi rehat
me të qenit në siklet.
Vetëm duke biseduar me njerëzit
që janë dakort me ne,
nuk do të na çojë te zgjidhja.
Ne duhet të jemi të gatshëm
të flasim me këta persona.
Sepse shpesh,
armiku ka fuqinë
për të ndryshuar problemin
që ne jemi duke u përpjekur
për të zgjidhur.
Në rastin tim, unë nuk jam përgjegjëse
e ndonjë pule.
Fermeri është dhe kështu janë
kompanitë e mishit.
Kështu që më duhet të komunikoj me ta
nëse dua ta zgjidh problemin.
Dhe nja dy vjet pasi punova me Craig,
Unë përsëri bëra diçka
që kurrë nuk prisja të bëja.
U ula me një edhe më të madh
të ashtuquajtur armik:
Vetë Jim Perdue.
Njeriu që kisha bërë horr
të videos time virale.
Dhe përsëri, përmes bisedave të vështira
dhe duke qenë në siklet,
Perdue doli me politikën e parë
të kujdesit për kafshët
të ndonjë ndërmarrje pulash.
Në të, ata ranë dakord të bënin
disa nga gjërat që i kishim kritikuar
që nuk po bënin në videon virale,
si të vendosnin dritare në kotecet.
Dhe të paguajnë për ato.
Dhe ky ishte me të vërtetë
mësim i rëndësishëm për mua.
Mësimi i dytë
është se kur ulemi të negociojmë
me armikun,
ne duhet të kujtojmë që,
ndodhet një qenie njerezore para nesh
që ka shumë të ngjarë
të ketë më shumë të përbashkëta me ne
sesa duam të pranojmë.
Dhe këtë e mësova drejpërdrejt
kur më ftuan për vizitë në selinë
e një kompanie të madhe pulash.
Dhe ishte hera e parë
që organizata ime ishte ftuar,
dhe ndonjë organizatë ishte ftuar,
për ti vizituar ata.
Dhe ndërsa ecnim nëpër korridor,
kishte njerëz të cilët po vështronin nga
kabinat e tyre për të marrë një vështrim
të shpejtë se si duket një aktivist
për të drejtat e kafshëve,
dhe ne ecëm -
Unë dukem kështu, kështu që nuk e di
çfarë prisnin.
(Te qeshura)
Por ndërsa hynim në sallën e bordit,
kishte një ekzekutiv i cili ishte
përgjegjës, i ulur atje.
me krahët e tij ishin kryqëzuar
dhe ai nuk donte që unë të isha atje.
Dhe unë hapa laptopin tim,
dhe doli fotoja në sfond,
dhe ishte një foto e tre fëmijëve të mi.
Vajza ime duket qartë
ndryshe nga djemtë e mi.
Dhe kur e pa atë foto,
i zgjidhi krahët
anoi kokën dhe u përkul
përpara dhe tha,
"A janë këta fëmijët tuaj?"
Unë thashë: "Po.
Sapo u ktheva nga birësimi
i vajzës sime - "
Dhe fola shumë gjatë për këtë
për një takim profesional.
Ai më ndaloi dhe tha,
"Unë kam dy fëmijë të birësuar".
Dhe për 20 minutat e ardhshme,
biseduam per këtë.
Ne folëm për birësimin
dhe të qenit prind
dhe në ato momente,
harruam kush duhet të ishim
në atë tryezë.
Dhe muret u shembën,
dhe një urë u ndërtua
dhe ne e kaluam këtë ndarje.
Dhe shumë përparim
është bërë me atë kompani
për shkak të kësaj lidhjeje që bëmë.
Mësimi im i fundit për ju
është se kur ulemi
me të ashtuquajturin armik,
ne kemi nevojë të kërkojmë
për një fitore të përbashkët.
Në vend që të merrem
me fermerë si Craig Watts
duke menduar, "Unë duhet
ti largoj ata nga blegtoria, "
Fillova të mendoj se si mund ti ndihmoj
ata të jenë lloje të ndryshëm fermerësh,
si, rritja e kërpit ose kërpudhave.
Dhe një fermer me të cilin punova më vonë
bëri pikërisht atë.
Ai bëri ekspozen me mua dhe filmoi,
dhe shkuam në "The New
York Times" përsëri,
por ai shkoi përtej kësaj.
Ai e la rritjen e pulave
dhe rezulton
se ato kotece të mëdha, të larta, gri
janë mjedisi perfekt
për rritjen e diçkaje tjetër.
(Te qeshura)
(Duartrokitje)
Ky është kërp, njerëz, është kërp.
(Te qeshura)
Ja mënyra mjedisore për të mbajtur pronën,
për të paguar faturat,
që një aktivist vegan për
të drejtat e kafshëve
dhe një fermer pulash mund
të qëndrojnë pas.
(Te qeshura)
Dhe në vend që të mendosh,
si mund ti çoj këto ndërmarrje të mëdha
mishi jashtë biznesi,
Fillova të mendoj, si mund t'i ndihmoj ata
të evoluojnë në një lloj tjetër biznesi.
Një ku proteina nuk vjen
nga kafshët e therura,
por, bimët.
Dhe besojeni apo jo,
këto kompani të mëdha po fillojnë
të lëvizin në atë drejtim.
Cargill dhe Tyson dhe Perdue
po shtojnë proteina me bazë bimore
në zinxhirin e tyre të furnizimit.
Dhe vetë Perdue tha se,
"Kompania jonë është një kompani
e proteinave premium,
dhe asgjë për këtë nuk thotë
se duhet të vijnë nga kafshët ".
Dhe në qytetin tim të lindjes në Atlanta,
KFC bëri një provë një-ditore
me Beyond Meat,
për nugget pule me bazë bimore.
Dhe ishte çmenduri,
kishte rradhë shumë të gjata,
ishte ndalur trafiku
në të gjitha drejtimet,
do të mendonit se po jepnin
bileta falas për Beyoncé.
Njerëzit janë gati për këtë ndryshim.
Ne kemi nevojë për të ndërtuar
një tendë të madhe
që të gjithë mund të futemi.
Nga fermeri i fabrikës së pulave,
tek kompanitë masive të mishit,
tek aktivisti për të drejtat e kafshëve.
Dhe këto mësime,
mund të zbatohen për shumë drejtime,
nëse është një problem me një ish,
një fqinj ose një kunat.
Ose me disa nga problemet më të mëdha
të shfrytëzimit dhe shtypjes,
si blegtoria në fabrikë,
ose mizogjinia ose racizmi ose
ndryshimi i klimës.
Problemet më të vogla dhe më
të mëdha në botë,
ato nuk do të zgjidhen
duke rrahur armiqtë tanë
por duke i gjetur këto
rrugë fituese së bashku.
Na kërkohet ne
të heqim dorë nga ajo ideja e
ne kundër tyre
dhe të kuptojë se jemi vetëm një ne,
të gjithë ne,
kundër një sistemi të padrejtë.
Dhe është e vështirë,
dhe e çrregullt, dhe e pakëndshme.
Por është kritike.
Dhe mbase mënyra e vetme
për të ndërtuar atë sistem ushqimor
që të gjithë, që nga pula
tek fermeri i pulave
tek kompania mega e mishit,
tek të gjithë ne,
meritojnë
Faleminderit.
(Duartrokitje)