Return to Video

Natyra e Mozilla-s

  • 0:02 - 0:03
    Mirë se vini.
  • 0:03 - 0:07
    Mirë se vini në Bruksel, mirë se vini në Toronto,
  • 0:07 - 0:11
    mirë se vini në Santa Klara, por më e rëndësishmja,
  • 0:11 - 0:14
    mirë se vini te Mozilla.
  • 0:14 - 0:22
    Jemi këtu, Mozilla dhe secili prej nesh është këtu për ndërtimin e Internetit që i duhet botës.
  • 0:22 - 0:27
    Jemi këtu për të ndërtuar një Internet të hapur dhe risor.
  • 0:27 - 0:33
    Jemi këtu për ndërtimin e një Interneti që në radhë të parë vendos njerëzit, ku secili prej nesh gëzon
  • 0:33 - 0:40
    maksimumin praktik të mundësive, aftësive për marrje vendimesh dhe të kontrollit mbi jetën në linjë.
  • 0:40 - 0:45
    Këtë Internet nuk do ta ngrejë askush tjetër,
    askush tjetër nuk mundet.
  • 0:45 - 0:53
    Mozilla është unike, nuk jemi kompani e zakonshme që përpiqet të prodhojë të ardhura për aksionarët e vet,
  • 0:53 - 0:59
    nuk jemi qeveri, as organizëm joqeveritar. Jemi Mozilla.
  • 0:59 - 1:09
    Thelbi ynë nuk ka si synim një organizëm formal, synimi ynë është kauza jonë dhe ideja e bërjes së gjërave.
  • 1:09 - 1:14
    Zemra e Mozilla-s është një bashkësi globale
    me një mision të përbashkët.
  • 1:14 - 1:20
    Kjo është ajo çka na jep fuqi, çka na bën të mundur
    të kemi ndikim dhe çka na lejon...
  • 1:20 - 1:25
    Më ndjeni, mendova që qe tjetër diapozitiv.
  • 1:25 - 1:28
    Kjo është ajo çka na bën të mundur
    të kemi ndikimin që gëzojmë.
  • 1:28 - 1:34
    Kjo është ajo që na bën të ndryshëm,
    kjo bashkësi globale dhe ky mision i përbashkët.
  • 1:34 - 1:36
    Ndërtimi i një Interneti që do bota.
  • 1:36 - 1:43
    Anëtare e bashkësisë Mozilla kam qenë
    që në fillim fare, dikur më 1998.
  • 1:43 - 1:50
    Mozilla rrodhi nga një kompani e quajtur Netscape, e cila mandej u ble nga një kompani e quajtur AOL.
  • 1:50 - 1:57
    Gjatë viteve të para të jetës së Mozilla-s,
    unë dhe kolegët e mi në Mozilla qemë
    më së shumti nëpunës të AOL-it.
  • 1:57 - 2:06
    AOL ishte gjiganti i epokës së vet. Mund ta
    mendoni paksa si Facebook-u. Rruga me të cilën
    njerëzit nisën të përdorin Internetin.
  • 2:06 - 2:13
    Qe një gjigant. Qe një shërbim i dobishëm, por u bë një kopsht rrethuar me mure, i mbyllur fort,
  • 2:13 - 2:15
    shumë e zorshme të lidheshe në Internet prej tij.
  • 2:15 - 2:22
    Me fjalë të tjera, qemë moxillianë, në zemër të një organizmi që nuk kish të njëjtin mision me ne.
  • 2:22 - 2:28
    Ca gjëra atëherë qenë të volitshme, se na lejonin
    të kishim pak burime, por anë të tjera qenë vërtet
  • 2:28 - 2:32
    shumë të vështira, për shkak të identitetit tonë
    prej moxillianësh, si bashkësi personash,
  • 2:32 - 2:36
    për shkak të misionit tonë të ndërtimit
    të një interneti që vë njerëzit në fillim.
  • 2:36 - 2:40
    S'qe ky misioni i AOL-it, por kjo qe banesa
    jonë për pak vitet e fillimit.
  • 2:40 - 2:50
    Më 2001-n, u pushova nga AOL-i, gjatë një sherri
    nëse duhej apo jo Mozilla t'u shërbente njerëzve
  • 2:50 - 2:55
    dhe nëse duhej që produktet tona të vinin njerëzit
    në fillim, apo Mozilla ekzistonte për t'i shërbyer AOL-it
  • 2:55 - 3:05
    dhe për të prodhuar të ardhura për AOL-in.
    Çka nuk qe edhe aq e beftë; bërthama jonë,
    ne që qemë më afër Mozilla-s, të themi
  • 3:05 - 3:13
    tetë a nëntë prej nesh, kishim kaluar orë
    të tëra duke menduar se ç'do të ndodhte,
  • 3:13 - 3:18
    nëse pushoheshim, duke u përpjekur të gjenim
    se si ta mbanin gjallë Mozilla-n. A nxirrnim
    dot një makinë prej andej? Kush do ta përdorte?
  • 3:18 - 3:23
    A kishim ndonjë dyshkë? Si do të punësonim qoftë edhe një person? Si do ta mbanim gjallë Mozilla-n?
  • 3:23 - 3:34
    Edhe një hollësi që flet për Mozilla-n madje dhe sot, shqetësoheshim si të nxirrnim jashtë ndërtesës së AOL-it
  • 3:34 - 3:42
    stokun tonë të pakët të bluzave, për diku ku mund ta kishim nën kontroll. Arma jonë e fshehtë këtu qe
  • 3:42 - 3:55
    Marcia Knous, e pranishme këtu sot me ne.
    Ngaqë kuptuam se Marcia kish më pak gjasa
    nga gjithë ne për t'u pushuar
  • 3:55 - 4:00
    dhe ngaqë kishte çelësin e dhomës me bluzat.
  • 4:00 - 4:03
    Doli se kjo qe me rëndësi.
  • 4:03 - 4:06
    Sasinë tjetër të bluzave te Mozilla, e bleva vetë,
    ngaqë nuk kishte organizëm.
  • 4:06 - 4:13
    AOL nuk i blinte më dhe neve na duheshin, ndaj i bleva vetë të tëra dhe provova të marr paratë më vonë.
  • 4:13 - 4:17
    Ishim në AOL, unë e pushuar, gjithkush tjetër qe në AOL.
  • 4:17 - 4:22
    Kështu e drejtova Mozilla-n si vullnetare për ca vite.
  • 4:22 - 4:28
    U pushova më 2001, gjeta tjetër organizëm burimi të hapur që më punësoi një ditë në javë
  • 4:28 - 4:30
    për t'u marrë me Mozilla-n. Pjesën
    tjetër e mbulova si vullnetare.
  • 4:30 - 4:38
    Mandej, kur dolëm me Firefox-in, më 2004-n, u bëra
    më në fund kontribuese me kohë të plotë dhe me pagesë, sërish.
  • 4:38 - 4:45
    Gjatë asaj periudhe kohore kisha rol organizativ
    krejt tjetër, jo rol punësimi,
  • 4:45 - 4:53
    "chief lizard wrangler" sipas përshkrimit të asaj
    çka isha, por prapë një moxilliane, dhe do të thosha
    se nëse provoni të pyesni persona
  • 4:53 - 4:58
    të tjerë të asaj kohe, më dinin një moxilliane
    dhe drejtuesen e tyre në atë fazë.
  • 4:58 - 5:04
    Kjo ngaqë bashkësia jonë e burimit të hapur dhe të punësuarit e AOL-it e patën mjaft të qartë
  • 5:04 - 5:09
    se çfarë kish rëndësi për ta. Madje, të punësuarit
    nuk do t'i jepeshin me mish e me shpirt krijimit
  • 5:09 - 5:14
    të teknologjisë, po të mos qe për Mozilla-n.
    Pra, edhe pse qenë nëpunës të AOL-it
  • 5:14 - 5:20
    dhe unë një vullnetare e jashtme,
    themeluam bashkësinë Mozilla
    që na shpuri më tej në të ardhmen.
  • 5:20 - 5:27
    Pak vite pasi isha pushuar, më 2003-in, AOL-i
    vendosi të ndalte investimet në shfletues,
  • 5:27 - 5:33
    ngaqë kushdo e dinte se ai kish vdekur dhe se nuk
    kish më rëndësi. Kështu, AOL-i na dha një grant
    2 milionë dollarësh për nisma të reja,
  • 5:33 - 5:40
    pushoi gjithkënd që po merrej me shfletuesin,
    dhe ne krijuam fondacionin Mozilla.
  • 5:40 - 5:46
    Ky qe një çast ngazëllues, punësuam 10 vetë dhe
    provuam të gjenim zgjidhje si të prodhonim të ardhura
  • 5:46 - 5:52
    që të mund të vazhdonim të paguanim ata
    10 vetë dhe të zhvilloheshim. Në atë kohë
    nuk qeshë një nga këta të paguarit
  • 5:52 - 5:59
    nga Mozilla, ende paguhesha një ose dy ditë në javë
    nga ai organizmi tjetër, dhe ende vullnetare.
  • 5:59 - 6:05
    Pata një titull të ri, isha presidente e fondacionit Mozilla, por ky qe veç një emër.
  • 6:05 - 6:11
    Ishim po e njëjta bashkësi, tani nuk kishim më njeri në AOL, një dorë të punësuarish në Mozilla
  • 6:11 - 6:18
    dhe filluam të shtonim të punësuarit për kompani të tjera. Kjo vazhdoi deri sa erdhi Firefox-i.
  • 6:18 - 6:30
    Shumë prej jush e kanë parë këtë foto, janë
    të punësuarit në kohën kur doli Firefox 1.0.
  • 6:30 - 6:34
    Mjaft prej tyre janë ende me ne, në tre qytetet.
  • 6:34 - 6:40
    Tjetër gjë interesante është personi në këmbë, në fund djathtas.
  • 6:40 - 6:43
    Qe i punësuar nga IBM-ja ose nga Google-i, nuk më kujtohet nga cili.
  • 6:43 - 6:47
    Disa prej këtyre, dhe Vladi që është këtu sot,
  • 6:47 - 6:49
    qenë të punësuar nga Oracle, për të punuar mbi Mozilla-n.
  • 6:49 - 6:56
    Një grup i joni aty qenë të punësuar ose nga fondacioni Mozilla, ose, si në rastin tim, gjetiu.
  • 6:56 - 7:00
    Këta janë pra të punësuarit, mund ta shihni se qemë të suksesshëm ngaqë çdo i punësuar
  • 7:00 - 7:04
    përfaqësonte një bashkësi, shumë, shumë më të madhe.
  • 7:04 - 7:11
    Diçka që nuk shkon me këtë foto është se u bë papritmas, gjatë orarit të punës
  • 7:11 - 7:16
    kur një fotograf kish ardhur për një artikull,
    ndaj përmban vetëm të punësuarit. Nuk përfshin
  • 7:16 - 7:21
    krejt vullnetarët e tjerë që qenë përfshirë në
    shndërrimin e Firefox 1.0 në një sukses.
  • 7:21 - 7:26
    Ndaj do të doja të ftoja këdo, aktiv te Mozilla
    në atë kohë të më shkruajë dy rreshta.
  • 7:26 - 7:30
    Do të doja të gjeja mënyrën se si të krijoj
    një figurë përgjegjëse të kësaj.
  • 7:30 - 7:36
    Që përfshin krejt personat e tjerë, për të patur
    një figurë të njësuar të atij grupi njerëzish.
  • 7:36 - 7:40
    Pra, me Firefox-in, sigurisht, bota filloi të ndryshojë.
  • 7:40 - 7:46
    Patëm të ardhura, krijuam një organizëm të ri,
    krijuam korporatën Mozilla Corporation.
  • 7:46 - 7:49
    Mora një titull të ri,
    tani isha CEO e Mozilla Corporation-it.
  • 7:49 - 7:53
    Kjo na paguante, njëfarë roli tjetër, por jo vërtet tjetër.
  • 7:53 - 7:57
    Për mua... po prapë "chief lizard wrangler",
    po prapë pjesë e bashkësisë globale.
  • 7:57 - 8:02
    Dhe kështu me Firefox-in, pasi u bë i suksesshëm,
    qemë në gjendje të rriteshim
  • 8:02 - 8:10
    sigurisht të punësuarit, por po njësoj vullnetarët
    në krejt gjerësinë e bashkësisë Mozilla.
  • 8:10 - 8:17
    Dhe kjo është pamja jonë më 2010-n,
    në takimin tonë të fundit në Whistler.
  • 8:17 - 8:21
    Ku patëm rreth 600 persona.
    Pra, sa numri për çdo qytet tonin këtu.
  • 8:21 - 8:27
    Dhe pamë se aftësia për të punuar tok dhe
    për të formuar dhe fuqizuar këtë bashkësi globale
  • 8:27 - 8:33
    me një mision të përbashkët, është kyçi i suksesit tonë.
  • 8:33 - 8:39
    Ja një nëngrup nga personat në takim.
    Sot kemi një numër rolesh.
  • 8:40 - 8:44
    Vullnetarët shpenzojnë çdo javë mjaft orë.
    Vullnetarët punojnë kur munden.
  • 8:44 - 8:51
    Të punësuarit shpenzojnë çdo javë mjaft orë.
    Në të gjitha rastet, shumë role,
  • 8:51 - 8:55
    por një bashkësi, një Mozilla.
  • 8:55 - 8:59
    Ky është kyçi që do të na bëjë të suksesshëm
    dhe do të na sigurojë ndikimin maksimal
  • 8:59 - 9:04
    teksa punojmë për ndërtimin e internetit
    që i duhet botës.
  • 9:05 - 9:10
    Kemi bashkësinë, kemi një mision.
    Jemi me shumë fat me Mozilla-n.
  • 9:10 - 9:19
    Misioni ynë është abstrakt dhe i madh. Ajo çka bëjmë konkretisht mund të jetë konkrete, ngaqë krijojmë produkte, krijojmë teknologji,
  • 9:19 - 9:23
    ndërtojmë internetin, krijojmë nisma,
    ndërtojmë organizma arsimore.
  • 9:23 - 9:29
    Mund të bëjmë gjëra shumë konkrete, që t'ua vëmë njerëzve përpara misionin tonë
  • 9:29 - 9:34
    T'u japim mundësinë që të punojnë më mirë me diçka dhe t'i ndihmojmë të kuptojnë se si mund të jetë bota.
  • 9:34 - 9:40
    Jemi po ashtu me shumë fat që kemi edhe një grup parimesh që na udhëheqin: si i marrim vendimet;
  • 9:40 - 9:46
    si i mendojmë gjërat; si do të duhej të ishte interneti; si do të duhej të ishin produktet tona;
  • 9:46 - 9:49
    si do të duhej të ishte vetë Mozilla.
  • 9:49 - 9:57
    Shpesh, parimet tona i përmbledhim në një fjalë
    të vetme, themi se e duam internetin dhe web-in të hapët.
  • 9:58 - 10:00
    Mbrojmë web-in e hapët.
  • 10:00 - 10:03
    Dhe të qenët i hapët është koncept i goditur,
    sepse mbulon shumë gjëra.
  • 10:03 - 10:08
    Por është edhe koncept i vështirë,
    ngaqë tani është pjesë e rrymës mbizotëruese.
  • 10:08 - 10:12
    Kemi qenë kaq të suksesshëm gjatë
    dhjetëvjeçarit të fundit, saqë
  • 10:12 - 10:16
    vlera kyçe e dalë nga lëvizja për burim të hapët dhe software të lirë, të qenët të hapët,
  • 10:16 - 10:21
    ka kaluar në rrymën mbizotëruese dhe është shtrirë, shkencë e hapur, qeveri e hapur, qytetari e hapur,
  • 10:21 - 10:28
    plus disa njerëz që e përdorin fjalën për të
    nënkuptuar gjëra që për ne nuk kanë rëndësi.
  • 10:28 - 10:36
    Sot dëshiroj ta marr fjalën i hapur dhe të analizoj tre idetë e lidhura me të, si përfaqësuese e parimeve.
  • 10:36 - 10:42
    Këto janë të njëjtat parime që janë në themelet e internetit, kur interneti u hartua fillimisht
  • 10:42 - 10:47
    Janë të njëjtat parime që Tim Berners-Lee përdori
    gjatë konceptimit të World Wide Web-it.
  • 10:47 - 10:54
    Janë parimet që kemi përdorur për të krijuar produktet tona dhe parimet e përdorura për ngritjen e Mozilla-s.
  • 10:54 - 10:58
    Së pari, interneti duhet të lejojë dijen mbi të.
  • 10:58 - 11:03
    Duhet të jemi në gjendje ta shohim,
    ta prekim, ta ndjejmë, ta ndryshojmë.
  • 11:04 - 11:10
    Te Mozilla, kjo shprehet me termin burim i hapur,
  • 11:10 - 11:14
    ndonjëherë me standarde të hapura. T'i shohësh
    burimin, do të thotë se s'ka pse
  • 11:14 - 11:20
    të jeni programues për të parë një pjesë të mirë
    të çka bëhet pjesë e produkteve dhe sajteve web.
  • 11:21 - 11:27
    Këto janë mjete praktike, të dobishme për ne,
    por kjo është punë më e thellë.
  • 11:28 - 11:32
    Këto gjëra u lejojnë njerëzve të njohin më shumë.
    Dhe nëse nuk dini se ç'ndodh,
  • 11:32 - 11:35
    nuk mund të keni vërtet kontroll.
  • 11:35 - 11:39
    Nëse gjithçka është sekrete dhe brenda një kutie,
    dhe nuk e shihni apo kuptoni dot,
  • 11:39 - 11:42
    mundësitë tuaja për të patur ndikim
    në jetën tuaj janë shumë të pakta.
  • 11:42 - 11:45
    Prej këtej edhe ky parim i të qenit të njohshëm,
  • 11:45 - 11:49
    që njerëzit të njohin më tepër është koncept kyç,
  • 11:49 - 11:55
    që nga konceptimi i internetit e deri
    te produktet Mozilla sot, dhe më tej.
  • 11:55 - 12:01
    Parimi i dytë është që interneti duhet
    të lejojë ndërveprueshmëri.
  • 12:01 - 12:08
    Duket si ndonjë specifikim teknik, dhe është
    i tillë, por është shumë më shumë se kaq.
  • 12:08 - 12:13
    Kur me diçka mund të ndërveprohet,
    secili prej nesh ka më shumë zgjedhje.
  • 12:13 - 12:17
    Si konsumatore e thjeshtë, mund
    të zgjedh cilin produkt të përdor.
  • 12:17 - 12:21
    Kur diçka e lejon ndërveprimin, nuk jam
    e bllokuar vetëm me një teknologji.
  • 12:21 - 12:26
    Mund të zgjedh një pajisje, pa përcaktuar kjo doemos
  • 12:26 - 12:29
    se ku do të gjenden të dhënat e mia apo se
    kush i ka në pronësi ose kush i përdor ato.
  • 12:29 - 12:34
    Do të mund të zgjidhja: hardware-in tim, shfletuesin, vendin ku përfundojnë të dhënat e mia,
  • 12:34 - 12:37
    cilat shërbime përdor, si paguaj për gjëra të tilla.
  • 12:37 - 12:40
    Kështu ishin gjërat, për ca kohë, në web.
  • 12:40 - 12:42
    Sot..., jo dhe aq.
  • 12:42 - 12:45
    Ëështë e rëndësishme për konsumatorët,
    është e rëndësishme edhe për programuesit.
  • 12:46 - 12:51
    Ndërveprueshmëria u lejon programuesve të kenë ide dhe t'i zhvillojnë ato.
  • 12:51 - 12:54
    Sot madje shohim një Mozilla të cilën duhet
    ta mendojmë si një zgjidhje të plotë:
  • 12:54 - 13:00
    sistem operativ, shitore zbatimesh,
    hardware, të dhëna, shërbime, besueshmëri,;
  • 13:00 - 13:02
    reklama që u bashkëlidhet.
  • 13:02 - 13:06
    Na duhet ta mendojmë si një tërësi,
    që të mund të kemi ndikim sot.
  • 13:07 - 13:10
    Dhe, teksa bota bëhet sërish e ndërveprueshme,
  • 13:10 - 13:14
    programuesit do të jenë në gjendje ta përdorin ose
    të krijojnë produkte që funksionojnë horizontalisht,
  • 13:15 - 13:20
    dhe kështu të nxisin atë lloj shpërthimi,
    ngazëllimi që web-i solli 20 vjet më parë.
  • 13:20 - 13:24
    Web-i qe rasti i parë i hapjes
    së sistemeve të mëdha vertikale.
  • 13:24 - 13:28
    Gjëja tjetër që lidhet me ndërveprueshmërinë
    është të qenët i decentralizuar.
  • 13:29 - 13:34
    Kjo u lejon njerëzve të marrin vendime pa qenë
    pjesë e ndonjë organizmi të madh qendror.
  • 13:35 - 13:37
    Nëse interneti lejon ndërveprueshmëri,
  • 13:37 - 13:40
    mund të jeni kudo në botë dhe të lidhni pajisjen tuaj.
  • 13:40 - 13:43
    Nëse shihni një problem apo një çështje,
    mund ta zgjidhni prej aty ku gjendeni.
  • 13:43 - 13:46
    Nuk ju duhet të shkoni te ndonjë
    organizëm qendror i stërmadh
  • 13:46 - 13:50
    të kërkoni leje dhe të siguroheni që
    ideja juaj nuk kërcënon dikë tjetër.
  • 13:50 - 13:54
    Jeni në gjendje të provoni gjëra dhe të shihni
    se çfarë shkon për ekosistemin tuaj.
  • 13:54 - 14:02
    Pra ndërveprueshmëria lejon vendimmarrje
    të shpërqendruar, që i ka bërë 20 vitet
    e shkuara kaq të fuqishme.
  • 14:02 - 14:07
    Kur internetin e keni të njohshëm
    dhe të ndërveprueshëm,
  • 14:07 - 14:10
    mund të njihni dhe mund të bëni më tepër gjëra.
  • 14:10 - 14:17
    Mund të bëni më tepër gjëra pa kërkuar leje
    diku dhe mund të arrini më tepër në çfarëdo
    niveli problemesh që po provoni të zgjidhni.
  • 14:18 - 14:22
    Parimi i tretë, interneti duhet të jetë i yni.
  • 14:23 - 14:28
    E dimë që pjesë të internetit do të ndërtohen
    nga organizma të mëdha komercialë
  • 14:29 - 14:36
    dhe kjo është gjë e mirë. Ky motor ekonomik
    sjell një sasi të pamatë burimesh
  • 14:36 - 14:39
    dhe mund të shohim se kompanitë e shquara
    të sotme krijojnë produkte
  • 14:39 - 14:46
    që njerëzit i pëlqejnë dhe hapin fusha të tëra
    të reja veprimtarie. Shumë mirë deri këtu, por
    kaq nuk mjafton.
  • 14:46 - 14:49
    Interneti duhet të ketë një përbërëse
    të lidhur me të mirën publike.
  • 14:50 - 14:56
    Interneti është pjesë e strukturës së jetës moderne,
    pjesë e strukturës modernizuese të jetës sonë.
  • 14:56 - 14:59
    E strukturës së zgjidhjes së problemeve
    me të cilat ndeshemi sot.
  • 14:59 - 15:07
    Ndaj pjesë të këtij interneti duhet të jenë për publikun. Për ne, si persona, edhe kur s'shpenzojmë para për të.
  • 15:07 - 15:13
    Kur sillni në mend gjërat që dikush bën me familjen e vet, ose me miqtë, në bashkësinë e vet, shkollën e vet,
  • 15:13 - 15:20
    ose në shoqërinë tonë, në qytetin tonë, të cilat
    nuk bëhen për të krijuar të ardhura, dhe kurrë
    nuk do të bëhen për të krijuar të ardhura.
  • 15:21 - 15:26
    Pjesë të internetit duhen ndërtuar që
    ta inkurajojnë këtë, ta mirëpresin
  • 15:27 - 15:31
    dhe të ofrojnë mundësi për
    vlera qytetare dhe shoqërore.
  • 15:32 - 15:37
    Pra, kur kemi një internet që është i njohshëm,
    me ndërveprueshmëri dhe i yni, mund të arrijmë
    më shumë dhe më mirë.
  • 15:37 - 15:41
    Mund të marrim pjesë në veprimtari tregtare të kohës sonë
  • 15:41 - 15:45
    dhe gjithashtu mund të ndërtojmë shoqëri,
    bashkësi civile, miq, familje dhe krejt
  • 15:45 - 15:49
    veprimtaritë që e bëjnë jetën njerëzore kaq të pasur.
  • 15:51 - 15:54
    pra, me të njohshmen, njihni më tepër.
  • 15:54 - 16:00
    Me ndërveprueshmërinë bëni më tepër, dhe kur
    interneti është i yni, mund t'i bëjmë gjërat më mirë.
  • 16:04 - 16:13
    Gjithnjë e më shumë e mendoj Mozilla-n si fitimtarët e një web-i ku njerëzit mund të njohin më tepër,
    arrijnë më shumë, dhe më mirë.
  • 16:15 - 16:19
    Mjaft nga ne, ka gjasa të vazhdojnë ta pëlqejnë fjalën
    i hapur. Ngaqë ka rrënjë të thella në të kaluarën tonë,
  • 16:19 - 16:24
    shpreh shumë gjëra, është e lidhur me
    teknologjinë tonë, dhe nuk ka problem.
  • 16:24 - 16:30
    Kur dëgjoni fjalën i hapur, mendoni veçanërisht,
    nëse i është kushtuar shumë pasion
  • 16:30 - 16:39
    dhe nëse dikush është fokusuar vërtet që diçka duhet të jetë e hapur, arsyet dhe idetë që përfaqëson kjo fjalë.
  • 16:40 - 16:43
    Mes nesh, edhe unë vetë do të vazhdoj me gjasa ta përdor,
  • 16:43 - 16:48
    por e pëlqej këtë frazë, për atë çka tregon se po përpiqemi të ndërtojmë, se ç'është përvoja e njerëzve.
  • 16:54 - 16:58
    Kjo ka vërtet ndikim real në jetën te Mozilla.
  • 16:59 - 17:07
    Kur i përmbushim kriteret e të njohshmes,
    të ndërveprueshmërisë dhe u lejojmë krejt
    moxillianëve të ndjejnë që Mozilla është e jona,
  • 17:08 - 17:12
    mund të ndodhin shumë më tepër gjëra
    se sa mund të përfytyrojmë ne vetë.
  • 17:13 - 17:21
    Dhe pas një a dy minutash do t'ju kërkoj të mendoni një shembull, pyetni personat krah jush.
  • 17:21 - 17:25
    Mendoni një shembull se ku ka ndodhur, ku e keni parë,
  • 17:25 - 17:29
    ose nëse nuk e kuptoni dhe keni pyetje, bëjini.
  • 17:29 - 17:36
    Po jap një shembull nga kohët shumë të hershme
    të Mozilla-s, lidhur me gjërat që ndodhin
  • 17:36 - 17:42
    kur u lejojmë njerëzve dhe i nxisim ata ta ndjejnë
    që Mozilla, misioni ynë, janë tonat.
  • 17:44 - 17:51
    Në atë kohë... Mozilla është aq e vjetër, sa shumë
    nga rrugët e sotme të komunikimit dikur nuk ishin.
  • 17:51 - 17:55
    Nuk kish Facebook, nuk kish Twitter,
    nuk kish kërkim me Google,
  • 17:55 - 18:02
    as blogje, as zbatime, as gjeovendëzim,
  • 18:02 - 18:04
    telefonat celularë nuk ishin kaq të kudondodhur.
  • 18:04 - 18:06
    Nëse ndonjëherë pyetni veten pse
  • 18:06 - 18:09
    listat e postimeve dhe grupet e lajmeve
    janë kaq të rrënjosura te Mozilla,
  • 18:10 - 18:13
    kjo vjen ngaqë fillimet i patëm kur
    kjo ishte gjithçka që mund kihej,
  • 18:13 - 18:16
    kur këto ishin në fakt gjëra ngazëlluese.
  • 18:16 - 18:22
    Pra, kishim probleme me komunikimin,
    sipas mënyrës sociale.
  • 18:24 - 18:28
    Një ditë, u zgjuam dhe në web kish diçka të re,
  • 18:29 - 18:33
    të quajtur MozillaZine. Krijuar
    nga dikush në Nju Xhersi,
  • 18:34 - 18:35
    që hodhi një sy përqark dhe tha,
  • 18:35 - 18:38
    "Ou, Mozilla është e rëndësishme,
    por nuk arrijmë të komunikojmë.
  • 18:39 - 18:43
    Nuk rrëfej dot se çfarë po ndodh.
    Kjo nuk shkon. Mund ta përmirësoj."
  • 18:43 - 18:45
    dhe krijoi MozillaZine-n. Nuk na pyeti,
  • 18:47 - 18:50
    nuk u përpoq që kjo t'u përshtatej
    gjërave që po bënim në atë kohë.
  • 18:50 - 18:52
    Thjesht bëri përpara dhe veproi.
  • 18:53 - 18:57
    Dhe kështu u zgjuam një ditë dhe papritmas
    kishim një mënyrë për të komunikuar.
  • 18:57 - 19:00
    Sot është pak a shumë primitive,
    sipas standardeve të sotme
  • 19:00 - 19:03
    por qe ngazëlluese sipas standardeve të asaj kohe.
  • 19:04 - 19:09
    Gjithkush që punonte te Mozilla, dhe kushdo që kontribuonte te Mozilla, do të parashtronte artikuj
  • 19:09 - 19:14
    dhe, tërë ne zgjoheshim çdo mëngjes dhe
    shihnim se ç'kish ndodhur në botë.
  • 19:14 - 19:17
    Doli se kjo qe vërtet e rëndësishme, të paktën për mua.
  • 19:19 - 19:20
    Thjesht për të parë që Mozilla qe diçka e mirë,
  • 19:21 - 19:24
    por filluan të mbërrinin artikuj nga e gjithë bota.
  • 19:25 - 19:27
    Dhe ky qe një çast që më dha siguri,
  • 19:27 - 19:31
    ngaqë ditët përpara se të pushohesha,
    qenë shumë, shumë ditë të vështira.
  • 19:32 - 19:35
    Dhe njëra anë e rëndësisë së gjërave qe të shihje
  • 19:35 - 19:39
    se ideja e Mozilla-s qe vërtet e njëmendtë në botë.
  • 19:39 - 19:44
    Kishim, pra, njerëz që e ndjenin se interneti
    ishte i yni, që Mozilla qe e jona,
  • 19:44 - 19:47
    dhe që po bënin gjëra, pa pritur për ne.
  • 19:47 - 19:53
    Ç'dija unë, në Kaliforni, teksa ndeshesha me AOL-in, se kush e kish kontrollin dhe se ç'qe gjithë kjo Mozilla?
  • 19:53 - 19:57
    Nga ta dija se si ta bënim Mozilla-n
    reale në gjithë botën?
  • 19:58 - 20:02
    Një ditë pati një artikull mbi Mozilla.pl-in,
  • 20:02 - 20:07
    bashkësia jonë polake, që kish një plan
    të ri asistence për Mozilla-n.
  • 20:08 - 20:10
    Ata shkonin derë më derë
  • 20:11 - 20:15
    për të dhënë asistencë teknike se si
    të përdoreshin produktet Mozilla.
  • 20:16 - 20:20
    E mbaj mend këtë hollësi, sepse m'u
    duk se qe shumë e rëndësishme.
  • 20:20 - 20:21
    Si mund të hiqja dorë tani?!?
  • 20:22 - 20:27
    Në ato kohë Kalifornia qe larg nga kjo pjesë e botës.
  • 20:27 - 20:32
    Komunikimi nuk ishte në atë stad që
    është sot, të udhëtoje ishte ndryshe.
  • 20:33 - 20:36
    Kur kuptova se po përhapej në Poloni,
    kjo po ndodhte edhe në Indonezi,
  • 20:36 - 20:39
    po ndodhte në Pakistan, po ndodhte në Slloveni,
  • 20:39 - 20:44
    po ndodhte ngado nëpër Europë. Po ndodhte
    në vendet të panjohura nëpër Azi.
  • 20:45 - 20:49
    Atëherë kuptova se, sado të vështira
    të ishin gjërat për çastin, kjo qe diçka
  • 20:49 - 20:54
    vërtet e rëndësishme, dhe se kish njerëz
    të tjerë që e vlerësonin idenë e Mozilla-s.
  • 20:54 - 20:58
    Ata prej nesh që kanë më tepër kohë,
    ose energji, ose burime,
  • 20:58 - 21:01
    përballen edhe me sfidat, edhe me përgjegjësinë,
    edhe me anën zbavitëse.
  • 21:02 - 21:08
    Shumë herët në hapat e Mozilla-s, për mua u bë
    e qartë se të qenët i njohshëm dhe i ndërveprueshëm
  • 21:08 - 21:13
    dhe se t'i lije njerëzit të ndjenin se lëvizja
    ishte e tyrja, qenë vërtet kyçi për suksesin.
  • 21:15 - 21:20
    Po ju kërkoj të harxhoni pak minuta tani
  • 21:20 - 21:23
    dhe të gjeni dy ose tre vetë nga ju
  • 21:23 - 21:29
    dhe ta mendoni Mozilla-n si të njohshme, të ndërveprueshme, tonën.
  • 21:29 - 21:32
    Çfarë shihni, ku e keni parë.
  • 21:32 - 21:38
    Ose, nëse nuk e kuptoni, ndoshta të pyesni
    dhe të shihni kush është afër jush dhe
    mund të japë ndonjë shembull
  • 21:38 - 21:46
    Lëreni këtë ide të prehet pakëz dhe shihni se
    çfarë kanë parë dhe ndjerë personat rreth jush
  • 21:46 - 21:48
    Kthehem pas pak minutash. Faleminderit.
  • 22:19 - 22:23
    Kështu, pra, këta jemi, dhe ky është grupi i parimeve tona.
  • 22:23 - 22:27
    Dua të jem pakëz më konkrete dhe
    të flas mbi atë çka bëjmë.
  • 22:28 - 22:33
    Vlerat dhe parimet tona i materializojmë me katër shtyllat e fuqishme të veprimtarisë tonë.
  • 22:33 - 22:36
    Siç edhe mund ta shihni, ato janë shumë më të mira
  • 22:37 - 22:40
    kur ndërthuren dhe funksionojnë tok.
  • 22:40 - 22:45
    Për to do të flas ndarazi tani,
    por në jetën e përditshme,
  • 22:45 - 22:50
    suksesi ynë real vjen kur këto veprimtari
    funksionojnë mirë të tëra bashkë.
  • 22:53 - 22:57
    Shtyllat e veprimtarisë janë: një, ne krijojmë produkte.
  • 22:57 - 23:00
    Dy, ne fuqizojmë bashkësitë.
  • 23:01 - 23:05
    Tre, u mësojmë të tjerëve dhe mësojmë për vete,
    dhe katër, u japim formë ekosistemeve.
  • 23:08 - 23:14
    Lidhur me krijimin e produkteve,
    ky është kapaku i wired.de.
  • 23:14 - 23:18
    Më thanë që shkruhet se si Firefox-i
    do të ndryshojë botën.
  • 23:20 - 23:22
    Jemi më të njohur për krijim produktesh
  • 23:23 - 23:27
    me bazën teknologjike që ka qenë përherë e Mozilla-s.
  • 23:27 - 23:30
    Produktet i krijojmë për një dorë arsyesh të ndryshme.
  • 23:30 - 23:33
    Një, po përpiqemi të ndërtojmë
    internetin që i duhet botës.
  • 23:33 - 23:37
    Dy, duam që për njerëzit të ketë
    funksionim më të mirë të tij.
  • 23:38 - 23:48
    Tre, duam që me idetë tona të kemi ndikim dhe pjesëmarrje, që të mund të tërheqim drejt
    nesh pjesë të tjera të industrisë.
  • 23:50 - 23:56
    Kur krijojmë produkte, i ndërtojmë duke
    mishëruar në to vlerat tona. Duam që
    produktet tona të jenë të njohshme,
  • 23:56 - 24:00
    me burim të hapët, me standarde të hapura,
    me API të hapura, me zhvillim të hapur.
  • 24:01 - 24:05
    Duam që këto veçori të jenë pjesë e produkteve tona, ngaqë është e leverdishme,
  • 24:05 - 24:07
    por edhe sepse ato përfaqësojnë vlerat tona.
  • 24:07 - 24:11
    Duam që produktet tona t'ua lënë
    përdoruesve kontrollin mbi jetën e tyre.
  • 24:11 - 24:15
    Duam që produktet tona të respektojnë njerëzit,
    ta kenë parësore sigurinë dhe privatësinë e tyre.
  • 24:15 - 24:19
    Prandaj produktet tona i krijojmë që
    të mishërojnë vlerat mbi të cilat folëm.
  • 24:19 - 24:23
    Sigurisht që produktet tona nuk mund të jenë të përsosura dhe nuk do të jenë të kulluara.
  • 24:24 - 24:27
    Po përpiqemi të mbërrijmë në tregun
    e konsumatorit të zakonshëm.
  • 24:27 - 24:31
    Mjaft nga këta njerëz nuk kanë asnjë
    ide mbi parimet për të cilat folëm.
  • 24:32 - 24:35
    Shpresojmë që të jemi të parët për ta.
  • 24:36 - 24:41
    Firefox 1.0 qe produkti i parë me burim të hapur që shumica e konsumatorëve patën përdorur ndonjëherë.
  • 24:43 - 24:48
    Para tij, gjithkush mendonte se burimi i hapur nuk mund të prodhonte kurrë një produkt të mirë konsumi.
  • 24:48 - 24:54
    Por ne ia dolëm, dhe pas kësaj zbuluam se njerëzve u ishte mësuar veshi me fjalët i hapur apo burim i hapur.
  • 24:55 - 24:59
    Ndryshim ekosistemesh, prekje e njerëzve atje ku janë.
  • 24:59 - 25:03
    Kjo do të thotë që produktet tona
    janë përherë një baraspeshim mes
  • 25:04 - 25:09
    çka është shprehja më e kulluar që
    mund të përfytyrojmë për vlerat tona
  • 25:09 - 25:18
    dhe asaj çka njerëzit do të pranojnë. Ku mund
    të ndikojmë te njerëzit? Si mund të jemi pika
    e parë e kontaktit të tyre me vlerat tona?
  • 25:19 - 25:23
    Ka një baraspeshë mes të papërsosurës dhe pragmatizmit.
  • 25:23 - 25:27
    Kjo është një nga sfidat e Mozilla-s. Është
    ajo çka na bën faktikisht të suksesshëm.
  • 25:28 - 25:35
    Dhe është ajo që na ka dhënë ndikimin që kemi sot,
    pra të qenët një organizëm me burim të hapur,
    i cili është edhe pragmatik.
  • 25:35 - 25:41
    Ne konkurrojmë në treg dhe kjo na jep
    një bazë. Por kjo nuk është e lehtë.
  • 25:42 - 25:48
    Gjatë fundjavës, do të kemi mjaft diskutime
    të llojit "Kjo është vlera që synojmë,
  • 25:49 - 25:50
    si t'ia arrijmë?"
  • 25:50 - 25:54
    Nëse nuk ia dalim me një hap të vetëm, çfarë do të bëjmë?
  • 25:54 - 25:57
    Do të ndalemi? Të bëjmë gjysmë hapi?
  • 25:57 - 26:01
    Këto janë diskutime të vështira,
    por ama janë diskutime me brumë.
  • 26:01 - 26:04
    Janë diskutimet që na lejojnë të kuptojmë
  • 26:04 - 26:07
    Nga e kemi ndikimin në botën ku gjendemi sot
  • 26:07 - 26:16
    dhe që na vë në lëvizje neve, produktet tona
    dhe njerëz të tjerë, nëpër shtegun e të qenit
    një vend sa më i hapura, siç dëshirojmë?
  • 26:20 - 26:24
    Një shtyllë e dytë e fuqishme e veprimtarisë
    është fuqizimi i bashkësive.
  • 26:25 - 26:27
    Edhe këtë e bëjmë për një sërë arsyesh;
  • 26:27 - 26:33
    një, arsye praktike, nuk arrijmë dot
    sukses vetëm me të punësuarit.
  • 26:34 - 26:36
    Kjo është arsyeja e cekët.
  • 26:37 - 26:42
    Arsyeja më e thellë është se Mozilla
    ekziston për ndërtimin e internetit që duam.
  • 26:42 - 26:46
    Kjo është punë afatgjatë.
  • 26:46 - 26:50
    Kjo punë mund të zgjasë 50 ose 100 vjet,
    mund të zgjasë shumë.
  • 26:51 - 26:55
    Nëse e mendoni Mozilla-n pas
    50 ose 100 vjetësh nga sot,
  • 26:55 - 27:03
    ka shumë pak gjasa që cilido produkt mbi të cilin
    punojmë sot të jetë i rëndësishëm në atë kohë,
    me përjashtim ndoshta të rrjetit.
  • 27:03 - 27:08
    Shfletuesi, ashtu si e kuptojmë ne,
    pas 50 vjetësh do të jetë krejt ndryshe.
  • 27:09 - 27:16
    Pra një trashëgimi tejet e rëndësishme
    e Mozilla-s është masa kritike e njerëzve
  • 27:16 - 27:24
    që ndajnë me ne misionin tonë, që duan me padurim të bëjnë diçka për të dhe që janë të zotë për të ndikuar.
  • 27:25 - 27:32
    Ndaj fuqizimi i bashkësive është i rëndësishëm për veprimtarinë e përditshme praktike të Mozilla-s
    lidhur me çka po përpiqemi të kryejmë.
  • 27:32 - 27:38
    Por ka rëndësi te një trashëgimi për të ardhmen, që misioni të vazhdojë, pavarësisht se për çfarë produkti
  • 27:38 - 27:43
    bëhet fjalë, dhe pavarësisht se cilat nisma janë më
    të rëndësishmet pas 10, 20, apo 50 vjetësh nga sot.
  • 27:44 - 27:50
    Kur fuqizojmë bashkësitë, ka një pjesë të
    bashkësive Mozilla që janë shumë afër nesh.
  • 27:50 - 27:51
    Ja ku jemi të gjithë.
  • 27:52 - 27:56
    Dhe fryma e punës së bashku, në një mënyrë goxha
    të bashkërenduar, në përpjekje për t'i bërë tok,
  • 27:56 - 28:01
    dhe më me ndikim, nismat tona për produkte dhe
    përpjekjet tona për të mësuar të tjerët.
  • 28:02 - 28:06
    Kjo është një bashkësi shumë e afërt, shumë high touch.
  • 28:07 - 28:12
    Dëshirojmë të investojmë shumë, dhe të jemi shumë të qëllimshëm, në fuqizimin e këtyre bashkësive.
  • 28:13 - 28:18
    Pak më tutje gjenden bashkësi që ndajnë të njëjtin
    mision me ne, por që bëjnë gjëra të tjera.
  • 28:18 - 28:22
    Ato nuk krijojnë Firefox, Firefox OS,
    Identity apo Webmaker
  • 28:23 - 28:27
    Ato punojnë për të sjellë frymën e hapjes dhe
    internetin që duam në disa anë të tjera të jetës .
  • 28:27 - 28:30
    Për këto bashkësi ne nuk investojmë dhe aq shumë,
  • 28:31 - 28:35
    ngaqë nuk jemi kaq afër, por ato mbeten të lidhura
    me çka po përpiqemi të bëjmë. Dhe aleate të misionit
  • 28:35 - 28:43
    tonë në përgjithësi. Pra, për njerëz që janë afër
    nesh, kur e dimë se çfarë po përpiqemi të arrijmë,
  • 28:43 - 28:48
    ç'është kritike në atë çast, ky fuqizim i bashkësisë
    dhe investim është shumë i qëllimshëm.
  • 28:48 - 28:52
    Do ta shtojmë më tepër, shpresoj me siguri.
  • 28:52 - 28:58
    ngaqë secili prej nesh lypset të përfaqësojë shumë më tepër njerëz se vetja, teksa bëjmë përpara.
  • 28:59 - 29:06
    Shtylla e tretë e fuqishme e veprimtarisë sonë është që ne u mësojmë të tjerëve dhe nxëmë dhe për vete.
  • 29:06 - 29:12
    Ndonjëherë të tjerëve u mësojmë drejtpërsëdrejti, si përmes Webmaker-it, ose Appmaker-it, ose Symbol-it.
  • 29:13 - 29:17
    Ndonjëherë këtë e bëjmë tërthorazi, përmes
    procesit tonë të hapur të zhvillimit.
  • 29:17 - 29:22
    Jemi në formën më të mirë kur udhëheqim
    drejt persona të sapoardhur në bashkësi.
  • 29:22 - 29:30
    Jemi në formën më të mirë kur... dikush parashtron
    një të metë ose një provë testimi që s'është dhe aq
    e saktë, dhe do pakëz kujdes që të saktësohet,
  • 29:31 - 29:37
    në vend se t'u thuhet "Oh, e ke gabim." Ky hap i udhëheqjes së tjetrit, pranimi i tjetrit në lojë dhe mikpritja e tij, ndihma që të gjithë të zhvillohemi
  • 29:38 - 29:47
    bashkë, është pjesë kyçe e të qenit të suksesshëm.
    Të nxënët, hap pas hapi, është një tjetër anë kyçe. Shumica e mësuesve të zotë do t'ju thonë se,
  • 29:47 - 29:51
    nëse provoni të jepni mësim, përfundoni duke nxënë vetë. Dhe në rastin tonë, duhet të jetë po aq e vërtetë.
  • 29:51 - 29:56
    Miliarda njerëz të tjerë do t'i afrohen
    internetit dhjetëvjeçarin e ardhshëm.
  • 29:56 - 29:59
    Duhet të mësojmë.
  • 29:59 - 30:03
    Do të hyjmë në zona produktesh krejt të reja,
    duhet të mësojmë.
  • 30:03 - 30:06
    Kemi angazhuar ekspertë në një zonë të tërë produktesh të reja,
  • 30:07 - 30:12
    me plot gjëra për të mësuar aty.
    Dhe kur mësoni vërtet, do të bëni dhe gabime.
  • 30:12 - 30:18
    Dhe pjesë e të nxënit vërtet, është të jesh
    i qartë, për rastet kur mund të arrihej më shumë.
  • 30:19 - 30:27
    Shikoni, këtë e mësova herët te Mozilla, në atë kohë
    të largët të AOL-it, kur më në fund hodhëm në qarkullim një version të rëndësishëm, M19 kam përshtypjen.
  • 30:27 - 30:30
    Ngjarje shumë të dhimbshme,
    po humbnin përqindje tregu.
  • 30:30 - 30:34
    Në treg po vdisnim. Nuk arritëm ta
    hidhnim në qarkullim në afat produktin.
  • 30:34 - 30:38
    Më në fund patëm një version që mendonim
    se do të ishte vërtet i dobishëm.
  • 30:38 - 30:42
    Dhe menjëherë, një nga kontribuesit
    tanë filloi të ulërinte ngado.
  • 30:42 - 30:46
    Me të madhe, në krejt kanalet e komunikimit
    që mund të përfytyroni.
  • 30:46 - 30:51
    Dhe qëlloi që punonte për IBM-në, dhe që po
    kryente diçka të ngjashme me Mozilla-n në IBM.
  • 30:51 - 30:55
    Filloi të na çirrej se kishim bërë një gabim,
    dhe se nuk mund të merrte pjesë.
  • 30:55 - 31:02
    Ky version i rëndësishëm ishte..., e kam harruar saktësisht, por patëm bërë diçka, dhe ky
    nuk pranonte të ishte më pjesë.
  • 31:02 - 31:10
    Qe e dhimbshme, e kontrolluam dhe mbaj mend Brendanin duke kërkuar dhe që thosh "Ka të drejtë."
  • 31:10 - 31:14
    Dhe kryem një chemspill;
    teknikisht jo një chemspill, jo për çështje sigurie,
  • 31:15 - 31:21
    por me atë lloj energjie dhe veprimi. Krejt kjo
    ngaqë nuk e patëm kuptuar se patëm bërë një gabim.
  • 31:21 - 31:25
    Pra do të bëjmë edhe gabime, kyçi është si t'i trajtojmë.
  • 31:26 - 31:28
    A mund të jemi të qartë mbi to?
    A mund të mësojmë prej tyre?
  • 31:28 - 31:32
    Mbi të gjitha, nëse bëni një gabim, dhe kaq,
    kjo është vërtet i rëndë.
  • 31:32 - 31:36
    Nëse bëni një gabim dhe mësoni prej tij, kjo vërtet është gjë e mirë.
  • 31:36 - 31:38
    Ne po hyjmë te e panjohura, nuk ka shteg të rrahur.
  • 31:38 - 31:43
    Edhe do të bëjmë ndonjë gabim, na duhet të gjejmë
    se si të bëjmë gabime sa më të vogla, nëse mundet.
  • 31:44 - 31:49
    Si t'i zgjidhim shpejt. Si të mësojmë
    t'i ndreqim, dhe të provojmë diçka të re.
  • 31:49 - 31:53
    Ndaj parashikoj që edhe kjo të jetë
    pjesë e diskutimeve tonë të fundjavës.
  • 31:53 - 32:00
    Si të bëjmë gjëra të reja? Si të marrim vendime?
    Çfarë gabimesh bëjmë dhe si të mësojmë prej tyre?
  • 32:01 - 32:09
    Shtylla e katërt e rëndësishme e veprimtarisë u jep
    formë ekosistemeve. Pra, kur krijojmë produktet tona,
  • 32:09 - 32:12
    duam që çdo person që i përdor ato produkte
    të jetë i kënaqur nga përdorimi.
  • 32:12 - 32:16
    Por duam edhe që këto produkte t'i japin
    formë ekosistemit në përgjithësi.
  • 32:16 - 32:23
    E shohim ndikimin te Internet Explorer-i si një sukses të Firefox-it, ngaqë po ndikojmë në ekosistem.
  • 32:24 - 32:28
    E shohim konkurrencën në fushën e shfletuesve
    si një sukses të Firefox-it,
  • 32:28 - 32:34
    ngaqë po kemi ndikim në një ekosistem, që kështu
    bëhet më i hapur dhe më afër vlerave që kemi për zemër.
  • 32:34 - 32:40
    Do të vazhdojmë të kemi ndikim edhe në ekosisteme
    që mund të mos jenë tërësisht teknike.
  • 32:40 - 32:45
    Për shembull, fusha e rregullave është njëra ku kemi filluar të përfshihemi më shumë,
  • 32:45 - 32:49
    ngaqë ekosistemi i rregullave po e kërcënon
    internetin që bota dëshiron.
  • 32:49 - 32:56
    Kur aktivizohemi në këtë fushë,
    nuk pretendojmë të jemi ligjbërës.
  • 32:56 - 33:01
    As për ta nxjerrë veten të rëndësishëm.
    E bëjmë për t'ia lehtësuar punën Mozilla-s.
  • 33:01 - 33:07
    Në hartime rregullash përfshihemi se lypset ndikim
    në atë ekosistem, për ndërtimin e internetit që duam.
  • 33:07 - 33:10
    Do të hedhim sytë edhe mbi ekosisteme të tjerë.
  • 33:10 - 33:16
    Për shembull, personalizimet, reklamat. Reklamat nuk kanë për të pushuar ndonjëherë, kjo është e sigurt;
  • 33:16 - 33:23
    dhe sot për sot fusha e tyre është vërtet
    e shpifur. Çfarë mund të bëhet ndryshe?
  • 33:23 - 33:28
    Kjo është pjesë me peshë në jetën internetore. Reklama, gjurmim, personalizim... A mund t'i bëjmë më të mira?
  • 33:28 - 33:31
    A mund të ndikojmë në këtë ekosistem? Po si?
  • 33:31 - 33:35
    Ca ide i kemi. Disa njerëz thonë
    se nuk duhet të merremi me këtë.
  • 33:35 - 33:38
    Unë them se duhet. Sepse rrojmë në mes të gjithë kësaj,
  • 33:38 - 33:43
    dhe sepse është një ekosistem që ende nuk është ai
    që duhet. Dhe ngaqë ka nevojë për teknologjinë,
  • 33:43 - 33:48
    ka nevojë për rregulla, ka nevojë për
    përfshirjen e njerëzve me vizionin tonë
    mbi atë se si duhet të jetë interneti.
  • 33:48 - 33:55
    Pra ndikimi në ekosisteme është një pjesë kyçe
    e arsyes pse krijojmë produkte, ndërtojmë bashkësi,
  • 33:55 - 33:59
    pse harxhojmë gjithë këto përpjekje për të mësuar
    të tjerët dhe nxënë për vete.
  • 33:59 - 34:07
    Dhe sigurisht që jemi të suksesshëm dhe kemi ndikim, kur krejt këto ndërthuren bashkë.
  • 34:07 - 34:11
    Kur krijojmë produkte, dhe produktet fuqizojnë
    bashkësitë, dhe kur njerëz të tjerë zënë
  • 34:11 - 34:18
    e krijojnë gjërat e tyre, kjo e bën më të mirë
    Firefox-in, Firefox OS-in, Identity-në, apo Webmaker-in.
  • 34:18 - 34:24
    Produktet tona duhet përherë të përpiqen të kenë
    ndikim mbi ekosistemin, bashkësitë tona duhet të
    përpiqen të ndikojnë në të.
  • 34:24 - 34:33
    Krejt këto gjëra të ndërthurura janë ato që i lejojnë një grupi njerëzish sa Mozilla të ketë ndikimin që ne kemi.
  • 34:33 - 34:45
    Ndaj ju them të përfytyroni si do të ish bota. Përfytyroni të ikim prej këtej, të kalojmë një
  • 34:45 - 34:52
    fundjavë të bukur dhe t'u kthehemi ideve dhe
    të nxënit, secili prej nesh fillon të përfaqësojë
    më shumë se veten, bashkësi më të mëdha.
  • 34:52 - 34:55
    Përfytyroni se si mund të jetë bota pas dhjetë vjetësh.
  • 34:55 - 35:00
    Përfytyroni që çdo person këtu përfaqëson
    mijëra moxillianë që bëjnë diçka.
  • 35:00 - 35:08
    Përfytyroni që mund të përmirësojmë botën e reklamave, që të mos ndihemi të gjurmuar dhe të rrezikuar në internet.
  • 35:08 - 35:14
    Mendoni sikur 55% e popullsisë, ajo që përdor internet,
    të prekte një produkt Mozilla, në një mënyrë a një tjetër.
  • 35:14 - 35:20
    Sa e bukur do të ish bota sikur ta bënin Mozilla-n,
    ose më me rëndësi, misionin tonë, parimet tona
  • 35:20 - 35:24
    pjesë edhe më të madhe të jetës sonë internetore?
  • 35:24 - 35:30
    Dhe e bukura është se ne e kemi këtë mundësi,
    gjendet mu para nesh.
  • 35:30 - 35:35
    Kemi globalisht pjesë te idetë, te tregu,
    njerëzit dëshirojnë që t'ia arrijmë kësaj.
  • 35:35 - 35:46
    Kemi burime. Kemi vizion. Kemi secilin prej jush dhe
    plot të tjerë që mezi presin të na shohin në sukses.
  • 35:46 - 35:52
    Numri i njerëzve që janë afruar dhe interesohen për gjërat që Mozilla përfaqëson, është i pamatë,
  • 35:52 - 36:00
    pra e kemi mundësinë, sfida është shumë e madhe,
    shansi për të ndikuar është po aq i madh,
    dhe është shumë e rëndësishme.
  • 36:00 - 36:03
    Le ta bëjmë pra. Faleminderit.
Title:
Natyra e Mozilla-s
Description:

Fjaka e Mitchell Baker-it, në Takimin e Mozilla 2013, mbi natyrën e Mozilla-s.

more » « less
Video Language:
English
Duration:
36:16

Albanian subtitles

Revisions