Return to Video

Tali Sharot: Njëanshmëria e optimizmit

  • 0:00 - 0:04
    Do të ju flasë per optimizmin ---
  • 0:04 - 0:06
    ose më saktësisht, njëanshmërinë e optimizmit.
  • 0:06 - 0:08
    Eshtë një iluzion kognitiv
  • 0:08 - 0:10
    të cilin e kemi studiuar në laboratorin tim prej disa vitesh,
  • 0:10 - 0:12
    dhe 80% prej nesh e kanë.
  • 0:12 - 0:15
    Ne jemi të prirur të mbivlerësojmë
  • 0:15 - 0:18
    gjasat tona për të përjetuar ndodhi të mira ne jetë
  • 0:18 - 0:22
    dhe nënvleresojmë gjasat tona për të përjetuar raste të këqija.
  • 0:22 - 0:25
    Ne këtë mënyrë ne nënvlerësojmë gjasat e të vuajturit nga kanceri,
  • 0:25 - 0:26
    ose të qenurit në një aksident rrugor.
  • 0:26 - 0:30
    Në mbivlerësojme jetëgjatësinë, perspektivat e karrierës.
  • 0:30 - 0:33
    Thënë shkurt, ne jemi me optimist sesa realist.
  • 0:33 - 0:35
    mirëpo jemi të pavëmendshëm ndaj këtij fakti.
  • 0:35 - 0:37
    Marrim martesën si shembull.
  • 0:37 - 0:41
    Ne botën Perëndimore, shkalla e divorceve është rreth 40 përqind.
  • 0:41 - 0:44
    Kjo do të thotë që prej 5 çifteve të martuara,
  • 0:44 - 0:47
    2 do të përfundojnë në ndarjen e pronësisë.
  • 0:47 - 0:51
    Mirëpo kur i pyesim të posamartuarit per gjasat e divorcit mes tyre,
  • 0:51 - 0:54
    ata vlerësoj zeronë qe ato gjasa nuk ekzistojnë, janë zero.
  • 0:54 - 0:58
    Madje, edhe avokatët e divorceve, të cilë duhet të kenë njohuri më të mira,
  • 0:58 - 1:02
    jashtëzakonisht nënvlerësojnë gjasat e tyre të divorcit.
  • 1:02 - 1:05
    Keshtu që delm se optimistët nuk është se kanë më pak gjasa të divorcohen,
  • 1:05 - 1:07
    por kanë më shumë gjsa që të martohen sërish.
  • 1:07 - 1:10
    Sipas fjalëve të Samuel Johnson,
  • 1:10 - 1:14
    "Rimartesa është triumfi i shpresës mbi përvojën.'
  • 1:14 - 1:16
    (Të qeshura)
  • 1:16 - 1:20
    Pra nëse jemi të martuar, ka më të ngjarë që do kemi fëmijë.
  • 1:20 - 1:24
    Dhe ne të gjithë mendojmë që fëmijët tanë do të jenë jashtëzakonisht të talentuar.
  • 1:24 - 1:26
    Ky, me që ra fjala, është nipi im dyvjeçar, Guy.
  • 1:26 - 1:29
    Dhe dua ta bëj plotësisht të qartë
  • 1:29 - 1:31
    që ai është një shembull shumë i keq i njëanshmërisë së optimizmit
  • 1:31 - 1:34
    sepse ai është në fakt shumë i talentuar.
  • 1:34 - 1:36
    (Të qeshura)
  • 1:36 - 1:37
    Dhe nuk jam vetëm në tërë këtë.
  • 1:37 - 1:40
    3 prej 4 Britanikëve thanë
  • 1:40 - 1:43
    që janë optimist për të ardhmen e familjeve të tyre.
  • 1:43 - 1:45
    Kjo është rreth 75 përqind.
  • 1:45 - 1:47
    Mirëpo vetëm 30 përqind thanë
  • 1:47 - 1:50
    që mendojnë se familjet në përgjithësi
  • 1:50 - 1:52
    janë në situatë më të mirë sesa gjeneratat e mëparshme.
  • 1:52 - 1:54
    Dhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme
  • 1:54 - 1:56
    sepse jemi optimist për vetveten
  • 1:56 - 1:58
    për fëmijët tanë,
  • 1:58 - 2:00
    për familjet tona,
  • 2:00 - 2:03
    mirëpo nuk jemi aq optimist për personin që është i ulur pranë nesh
  • 2:03 - 2:05
    në fakt jemi paksa pesimist
  • 2:05 - 2:09
    për fatin e bashkëqytetarëve tane dhe fatin e shtetit tonë.
  • 2:09 - 2:13
    Mirëpo optimizmi i fshehtë për të ardhmen tonë personale
  • 2:13 - 2:15
    mbetet këmbëngulës.
  • 2:15 - 2:19
    Dhe kjo nuk do të thotë se ne mendojmë se gjërat do të përfundojnë mirë si me magji,
  • 2:19 - 2:23
    por se ne kemi aftësi unike për ta bërë atë ashtu.
  • 2:23 - 2:26
    Unë jam shkencëtare, bëj ekperimente.
  • 2:26 - 2:28
    Prandaj në menyrë që të ju tegoj se për cfarë po flas,
  • 2:28 - 2:31
    do të bëj një eksperiment këtu me ju.
  • 2:31 - 2:34
    Do të ju jap një listë të aftësive dhe karakteristikave,
  • 2:34 - 2:37
    dhe dua që ju të mendoni për secilën prej këtyre aftësive
  • 2:37 - 2:42
    ku ju qëndroni në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.
  • 2:42 - 2:45
    E para është mirëkuptimi me të tjerët.
  • 2:45 - 2:51
    Kush prej jush këtu mendon se bëni pjesë në 25 përqindshin e ulët?
  • 2:51 - 2:55
    Në rregull, rreth 10 njerëz prej 1500-ve.
  • 2:55 - 2:59
    Kush beson që i përkasin 25 përqindëshit të epërm?
  • 2:59 - 3:02
    Shumica prej nesh.
  • 3:02 - 3:07
    Në rregull, tani bëni të njëjtën gjë për aftësitë tuaja të vozitjes.
  • 3:07 - 3:10
    Sa interesant je?
  • 3:10 - 3:13
    Sa tërheqës jeni?
  • 3:13 - 3:15
    Sa të ndershëm jeni?
  • 3:15 - 3:20
    Dhe në fund, sa modest jeni?
  • 3:20 - 3:23
    Shumica prej nesh mendojmë se jemi mbi mesataren
  • 3:23 - 3:25
    në shumicën prej këtyre aftësive.
  • 3:25 - 3:27
    Kjo është statistikisht e pamundur.
  • 3:27 - 3:31
    Ne nuk mund të jemi të gjithë më të mirë se gjithë të tjerët.
  • 3:31 - 3:32
    (Të qeshura)
  • 3:32 - 3:35
    Mirëpo nëse besojmë se jemi më të mirë se personi tjetër,
  • 3:35 - 3:39
    do të thotë që kemi më shumë gjasa të marrim ngritje në pozitë, të mbesim të martuar,
  • 3:39 - 3:42
    sepse jemi më të shoqërueshëm, më interesant.
  • 3:42 - 3:44
    Dhe është një fenomen global.
  • 3:44 - 3:46
    Njëanshmëria e optimizmit është vërejtur
  • 3:46 - 3:48
    në shumë vende---
  • 3:48 - 3:51
    në kulturat Perëndimore, në kulturat jo-Perëndimore,
  • 3:51 - 3:53
    në femra dhe meshkuj,
  • 3:53 - 3:54
    në fëmijë, në të moshuar.
  • 3:54 - 3:56
    Eshtë mjaft e përhapur.
  • 3:56 - 4:00
    Mirëpo pyetja qëndron, a është kjo një gjë e mirë për ne?
  • 4:00 - 4:02
    Disa njerëz thonë jo.
  • 4:02 - 4:04
    Disa njerë thonë sekreti i lumturisë
  • 4:04 - 4:07
    ka të bëjë me shpresimet e vogla.
  • 4:07 - 4:10
    Mendoj se sipas logjikës mund të definohet kështu:
  • 4:10 - 4:12
    Nëse nuk presim madhështi,
  • 4:12 - 4:16
    nëse nuk presim të gjejmë dashurinë dhe të jemi të shëndetshëm dhe të susksesshëm,
  • 4:16 - 4:19
    nuk do të zhgënjehemi kur këto gjëra nuk ndodhin.
  • 4:19 - 4:22
    Dhe nëse nuk zhgënjehemi kur gjëra të mira nuk ndodhin,
  • 4:22 - 4:24
    dhe befasohemi këndshëm kur ndodhin,
  • 4:24 - 4:26
    ne do të jemi të lumtur.
  • 4:26 - 4:28
    Eshtë nje teori shumë e mirë,
  • 4:28 - 4:31
    mirëpo del se është gabim për tri arsye.
  • 4:31 - 4:36
    Një: Cfarëdo që ndodh, qoftë nëse ke sukses ose dështon,
  • 4:36 - 4:39
    njerëzit që presin më shumë nga jeta gjithmonë ndihen mirë.
  • 4:39 - 4:43
    Sepse ajo cfarë ndjejmë kur na braktisin ose fitojmë titullin e punonjësit të muajit
  • 4:43 - 4:46
    varet nga mënyra se si ne e interpretojmë atë ngjarje.
  • 4:46 - 4:50
    Psikologët Margaret Marshall dhe John Brown
  • 4:50 - 4:53
    studiuan studentët me shpresa dhe pritje të mëdha dhe të vogla
  • 4:53 - 4:58
    Dhe arritv tek përfundimi se kur njerëzit me shpresa të mëdha kanë sukses,
  • 4:58 - 5:00
    ata ia kushtojnë atë sukses tipareve të tyre.
  • 5:00 - 5:03
    "Unë jam gjeni dhe për këtë arsye e morra A,
  • 5:03 - 5:05
    prandaj do të marr A sërish në të ardhmen."
  • 5:05 - 5:08
    Kur dështuan, nuk ishte sepse ishin kokëtrashë,
  • 5:08 - 5:11
    por sepse provimet ishin të padrejta.
  • 5:11 - 5:14
    Herën tjetër do të bejnë më mirë.
  • 5:14 - 5:17
    Njerëzit me shpresa të vogla e bëjnë të kundërtën.
  • 5:17 - 5:20
    Kur ata dështuan ishte sepse ishin kokëtrashë,
  • 5:20 - 5:21
    she kur arritë të kenë sukses,
  • 5:21 - 5:24
    ishte sepse ndodhi që provimi ishte shumë i lehtë.
  • 5:24 - 5:27
    Herën e ardhshme do ta kuptojnë realitetin.
  • 5:27 - 5:29
    Andaj u ndien më keq.
  • 5:29 - 5:32
    Numër dy: Pavarësisht nga përfundimi,
  • 5:32 - 5:36
    akti i parashikimit na bën të lumtur.
  • 5:36 - 5:39
    Ekonimisti i sjelljes george Lowenstein
  • 5:39 - 5:41
    pyeti studentet në universitetin e tij
  • 5:41 - 5:46
    të amiagjinonin sikur personi i famshëm më i preferuar i tyre po i puthte, cfarëdo personi i famshëm.
  • 5:46 - 5:48
    Pastaj tha. "Sa do të paguanit
  • 5:48 - 5:50
    të merrnit një puthje nga një person i famshëm
  • 5:50 - 5:53
    poqese ai person do të ju puthte tani menjëherë,
  • 5:53 - 5:58
    pas tri orësh, pas 24 orësh, pas 3 ditësh,
  • 5:58 - 6:00
    pas një viti, pas 10 vitesh?
  • 6:00 - 6:03
    Ai zbuloi se studentet ishin më të gatshëm të paguanin më së shumti
  • 6:03 - 6:05
    për të mos marrë një puthje menjëherë,
  • 6:05 - 6:08
    por pas tre ditësh.
  • 6:08 - 6:12
    Ata ishin të gatshëm të paguanin shtesë në mënyrë që të presin.
  • 6:12 - 6:15
    Ata nuk ishin të gatshëm të prisnin 10 vite;
  • 6:15 - 6:17
    askush nuk e do një person të famshëm të vjetvr.
  • 6:17 - 6:22
    Mirëpo tre dite dukej si koha më e favorshme.
  • 6:22 - 6:24
    E përse ndodh kështu?
  • 6:24 - 6:27
    Po qe se e marrim puthjen tani, është punë e kryer.
  • 6:27 - 6:29
    Mirëpo nëse e merr puthjen pas tre ditësh,
  • 6:29 - 6:33
    do të kesh tre ditë të mbushura me protje të shqetësuara, emocione të pritjes.
  • 6:33 - 6:35
    Studentët e deshën atë kohë
  • 6:35 - 6:38
    për të imagjinuar se ku do të ndodhte,
  • 6:38 - 6:39
    se si do të ndodhte.
  • 6:39 - 6:42
    Pritja e parashikimi i bëri të lumtur.
  • 6:42 - 6:45
    Kjo është, meqë ra fjala, arsyeja pse njerëzit preferojnë të Premten ndaj të Dielës.
  • 6:45 - 6:48
    Eshtë nje fakt kurreshtar,
  • 6:48 - 6:51
    sepse e Premtja është ditë pune kurse e Diela është ditë qejfi,
  • 6:51 - 6:54
    andaj ju do të supozonit senjerëzit do të preferojnë të Dielën,
  • 6:54 - 6:56
    mirëpo nuk është ashtu.
  • 6:56 - 6:58
    Arsyeja nuk qëndron në faktin që atyre u pëlqen të qëndrojnë në zyrë,
  • 6:58 - 7:00
    dhe nuk u pëlqen të ecin nëpër park,
  • 7:00 - 7:02
    ose të kenë një paradrekë të ngaruar.
  • 7:02 - 7:04
    Ne e dimë këtë, sepse kur pyet njerëzit
  • 7:04 - 7:07
    për ditën më të preferuar të javës,
  • 7:07 - 7:10
    befasi, befasi, e para vie e Shtuna,
  • 7:10 - 7:13
    pastaj e Premtja, e pastaj e Diela.
  • 7:13 - 7:14
    Njerëzit preferojnë të Premten
  • 7:14 - 7:18
    sepse e Premtja sjell bashkë me të parashikimet dhe pritjet për fundjavën,
  • 7:18 - 7:20
    të gjitha planet që ke.
  • 7:20 - 7:23
    Të Dielën, e vetmja që mund të presim
  • 7:23 - 7:25
    është java e punës.
  • 7:25 - 7:30
    Andaj optimistët janë njerëz që presin më shume puthje në të ardhmen,
  • 7:30 - 7:32
    më shumë shëtitje në park.
  • 7:32 - 7:36
    Dhe kjo pritje rrit mirëqenien e tyre.
  • 7:36 - 7:39
    Në fakt, pa njëanshmërinë e optimizmit,
  • 7:39 - 7:42
    ne do të ishim të gjithë paska të depresuar.
  • 7:42 - 7:44
    Njerëzit që vuajnë nga depresioni i butë,
  • 7:44 - 7:47
    nuk kanë njëanshmëri kur shohin në të ardhmen.
  • 7:47 - 7:51
    Ata janë në fakt më realistë sesa njerëzit e shëndoshë.
  • 7:51 - 7:53
    Mirëpo njerëzit që vuajnë nga depresioni i thellë,
  • 7:53 - 7:55
    kanë njëanshmëri pesimiste.
  • 7:55 - 7:58
    në këtë mënyrë ata presin që e ardhmja
  • 7:58 - 8:00
    të jetë më e rëndë sesa që është në fakt.
  • 8:00 - 8:03
    Optimizmi ndërron realitetin subjektiv.
  • 8:03 - 8:07
    Mënëra se si ne presim që të jetë bota ndryshon mënyrën se si ne e shohim atë.
  • 8:07 - 8:10
    por gjithashtu ndërron realitetin objektiv.
  • 8:10 - 8:13
    vepron si profeci vetë-përmbushëse.
  • 8:13 - 8:15
    dhe kjo është arsyeja e tretë
  • 8:15 - 8:18
    pse të ulësh parashikimet për të ardhmen nuk të bën më të lumtur.
  • 8:18 - 8:20
    Eksperimente të kontrolluara kanë treguar
  • 8:20 - 8:23
    se optimizmi nuk është i lishur vetëm me suksesin,
  • 8:23 - 8:25
    mirëpo të shpie tek suksesi.
  • 8:25 - 8:30
    Optimizmi shpie tek suksesi në studime, sporte dhe politikë.
  • 8:30 - 8:34
    Dhe ndoshta përfitimi më i befasishëm i optimizmit është shëndeti.
  • 8:34 - 8:38
    Nëse presim që e ardhmja të jetë e ndritshme,
  • 8:38 - 8:40
    stresi dhe ankthi ulen.
  • 8:40 - 8:44
    Në përgjithësi, optimizmi ka shumë përfitime.
  • 8:44 - 8:48
    Mirëpo pyetja e cila më hutoi më shumë mua ishte,
  • 8:48 - 8:52
    se si e ruajmë optimizmin përballë realitetit?
  • 8:52 - 8:55
    Si neurologe, kjo më ngatërroi posaqërisht,
  • 8:55 - 8:58
    sepse në bazë të të gjitha teorive që ekzistojnë,
  • 8:58 - 9:02
    kur qëllimet tuaja nuk arrihen, duhet t'i ndryshosh.
  • 9:02 - 9:04
    Mirëpo kjo nuk është çfarë vërejtëm.
  • 9:04 - 9:07
    Ne pyetëm njerëz të vinin në laboratorin tonë
  • 9:07 - 9:10
    në mënyrë që të provojmë të zbulojmë se cfarë po ndodhte.
  • 9:10 - 9:13
    ne u kërkuam atyre që të vlerësojnë gjasat e tyre
  • 9:13 - 9:15
    që të sprovohen nga ngjarje të tmerrshme in jetë
  • 9:15 - 9:20
    P.sh., sa gjasa ke që të vuash nga kanceri?
  • 9:20 - 9:22
    Dhe pastaj u thamë që të nxjerrin mesataren e gjasave
  • 9:22 - 9:25
    për dikë tjetër që mund t'u ndodhin këto fatkeqësi.
  • 9:25 - 9:28
    Kanceri, p.sh., është rreth 30%.
  • 9:28 - 9:31
    Pastaj i pyetëm prapë,
  • 9:31 - 9:34
    "Sa ke ti gjasa të vuash nga kanceri?"
  • 9:34 - 9:36
    Ajo cfarë ne donim të dimë ishte
  • 9:36 - 9:39
    nëse njerëzit do merrnin informacionet që ne u dhamë
  • 9:39 - 9:41
    për të ndryshuar besimin e tyre.
  • 9:41 - 9:44
    Dhe në të vërtetë ata e bënë atë ---
  • 9:44 - 9:46
    por kryesisht kur informacioni që u dhamë ne
  • 9:46 - 9:49
    ishte më i mirë se sa nga ajo cka ata prisnin.
  • 9:49 - 9:50
    P.sh.,
  • 9:50 - 9:53
    nëse dikush tha: "Gjasat e mia për të vuajtur nga kanceri
  • 9:53 - 9:56
    janë rreth 50%,"
  • 9:56 - 9:58
    dhe ne thamë, "Hej, lajm i mirë.
  • 9:58 - 10:01
    Mesatarja e gjasave është vetëm 30 %,"
  • 10:01 - 10:03
    herë tjetër ata do thonin,
  • 10:03 - 10:06
    "Ndoshta gjasat e mia janë rreth 35 %."
  • 10:06 - 10:08
    Prandaj ata mësuan shpejtë dhe në mënyrë efikase.
  • 10:08 - 10:11
    Mirëpo nëse dikush në fillim tha,
  • 10:11 - 10:14
    "Mesatarja e gjasave të mia që të vuaj nga kanceri janë rreth 10%."
  • 10:14 - 10:17
    dhe ne thamë, "Hej, lajm i keq.
  • 10:17 - 10:20
    Mesatarja e gjasave është vetëm 30 %,"
  • 10:20 - 10:22
    herën e ardhshme ata do thonin ,
  • 10:22 - 10:25
    "Po. Akoma mendoj që është rreth 11 %."
  • 10:25 - 10:27
    (Të qeshura)
  • 10:27 - 10:30
    Nuk do të thotë që ata nuk mësuan asgjë -- ata mësuan --
  • 10:30 - 10:32
    mirëpo shumë më pak sesa kur u dhamë
  • 10:32 - 10:35
    të dhëna pozitive për të ardhmen.
  • 10:35 - 10:38
    Dhe nuk është se ata nuk mbajtën mend numrat që u dhamë;
  • 10:38 - 10:41
    secili e mban mend se mesatarja e gjasave të kancerit
  • 10:41 - 10:43
    është rreth 30%
  • 10:43 - 10:45
    dhe mesatarja e gjasave të divorcit është rreth 40%.
  • 10:45 - 10:50
    Mirëpo ata nuk menduan se ata numra kishin të bënin gjë me ta.
  • 10:50 - 10:54
    Kjo do të thotë që shenjat paralajmëruese si këto
  • 10:54 - 10:57
    mund të kenë vetëm ndikim të kufizuar.
  • 10:57 - 11:01
    Po, Pirja e duhanit të mbyt, mirëpo mbytë më shumë personin tjetër.
  • 11:01 - 11:03
    Ajo cfarë dëshiroja të dija ishte
  • 11:03 - 11:06
    cfarë po ndodhte brenda trurit të njeriut
  • 11:06 - 11:10
    që na parandaloi të merrnim këto shenja paralajmëruese personalisht.
  • 11:10 - 11:11
    Mirëpo në të njëjtën kohë,
  • 11:11 - 11:13
    kur dëgjojmë se tregu i shtëpive ka shpresa,
  • 11:13 - 11:18
    ne mendojmë, "O, çmimi i shtëpisë sime do të dyfishohet."
  • 11:18 - 11:20
    Në mënyrë që ta kuptojmë atë,
  • 11:20 - 11:22
    i pyeta pjesëmarrësit në eksperiment
  • 11:22 - 11:24
    që të shtrihen në një skaner për fotografim të trurit.
  • 11:24 - 11:26
    Ja si duket.
  • 11:26 - 11:29
    Dhe duke pvrdorur një metodë të quajtur MRI (rezonancë magnetike) funksionale,
  • 11:29 - 11:32
    ne arritëm të identifikojmë rajone në tru
  • 11:32 - 11:35
    që po u përgjigjeshin informacioneve pozitive.
  • 11:35 - 11:39
    Njëra prej këtyre rajoneve quhet gyrus i majte inferior ballor.
  • 11:39 - 11:43
    Andaj, kur dikush tha," Gjasat e mia që të vuaj nga kanceri janë 50%,"
  • 11:43 - 11:44
    dhe ne thamë, "Hej, lajm i mirë.
  • 11:44 - 11:47
    Mesatarja e gjasave është 30%,"
  • 11:47 - 11:50
    gyrus i majte inferior ballor reagonte me ashpërsi.
  • 11:50 - 11:55
    Dhe nuk kishte rëndësi nëse ti ishe optimist ekstrem, optimist mesatar
  • 11:55 - 11:57
    ose paksa pesimist,
  • 11:57 - 12:00
    gyrus i majte inferior ballor i secilit
  • 12:00 - 12:01
    funksiononte shumë mirë,
  • 12:01 - 12:04
    qoftë nëse je Barack Obama ose Woody Allen.
  • 12:04 - 12:06
    Në anën tjetër të trurit,
  • 12:06 - 12:11
    gyrus i djathtë inferior ballor reagonte ndaj lajmit të keq.
  • 12:11 - 12:14
    Ja ku qëndron puna: nuk po funksiononte si duhet.
  • 12:14 - 12:16
    Sa më optimistik që ishe,
  • 12:16 - 12:19
    aq my pak ky rajon po
  • 12:19 - 12:22
    reagonte ndaj të dhënave negative të papritura.
  • 12:22 - 12:25
    Dhe nëse truri yt dështon
  • 12:25 - 12:28
    në integrimin e lajmeve të këqija për të ardhmen,
  • 12:28 - 12:33
    ti do të mbash të veshuar gjatë tërë kohës syzet e hijezuara.
  • 12:33 - 12:38
    Ne donim të dimë se si mund ta ndryshojmë këtë?
  • 12:38 - 12:41
    A mund të ndryshonim njëanshmërinë e optimizmit të njerëzve
  • 12:41 - 12:45
    duke ndërhyrë në aktivitetin e trurit në këto rajone?
  • 12:45 - 12:48
    Dhe ekziston një mënyrë që ne ta bëjmë atë.
  • 12:48 - 12:50
    Ky është bashkëpunëtori im Ryota Kanai.
  • 12:50 - 12:54
    Dhe këtu ai po përcjell një puls magentic
  • 12:54 - 12:56
    përmes kafkës së pjesëmarrësit në studimin tonë
  • 12:56 - 12:59
    në gyrus inferior ballor të tij.
  • 12:59 - 13:00
    Duke bërë këtë,
  • 13:00 - 13:03
    ai po ndërhyn me aktivitetin e këtij rajoni të trurit
  • 13:03 - 13:05
    për rreth një gjysmë ore.
  • 13:05 - 13:07
    Pas kësaj cdo gjë kthehet sic ishte më parë, ju siguroj për këtë.
  • 13:07 - 13:09
    (Të qeshura)
  • 13:09 - 13:13
    Le të shofim se cfarë ndodhë.
  • 13:13 - 13:15
    Së pari, do të ju tregoj
  • 13:15 - 13:17
    sasinë mesatare të njëanshmërisë që shohim.
  • 13:17 - 13:20
    Po qe se do testoja secilin prej jush tani,
  • 13:20 - 13:22
    kjo është sasia që do mësonit
  • 13:22 - 13:25
    më shumë nga lajmet e mira në krahasim me lajmet e këqija.
  • 13:25 - 13:28
    Tani ndërhyjmë me këtë rajon
  • 13:28 - 13:32
    që arritëm të zbulonim se integron të dhëna negative në këtë detyrë
  • 13:32 - 13:36
    dhe njëanshmëria e optimizmit u rrit edhe më shumë.
  • 13:36 - 13:41
    Ne i bëmë njervzit edhe mv të njëanshëm në mënyrën se si përpunojnë të dhënat.
  • 13:41 - 13:44
    Pastaj ndërhymë me rajonin e trurit
  • 13:44 - 13:48
    që zbuluam se integron lajmet e mira në këtë detyrë,
  • 13:48 - 13:52
    dhe njëanshmëria e optimizmit u zhduk.
  • 13:52 - 13:54
    ne ishim mjaftë të cuditur nga këto rezultate
  • 13:54 - 13:56
    sepse arritëm të asgjësojmë
  • 13:56 - 13:59
    një njëanshmëri me rrënjë të thella tek njerëzit.
  • 13:59 - 14:04
    Këtu ne u nalëm dhe pyetëm vetveten,
  • 14:04 - 14:09
    a duam të thyejmë iluzionin e optimizmit në copëza të vogla?
  • 14:09 - 14:14
    Po qe se mund ta bëjmë atë, a do donim të largonim njëanshmërinë e optimizmit nga njerëzit?
  • 14:14 - 14:19
    Une tashmë ju kam treguar për dobitë e njëanshmërisë së optimizmit,
  • 14:19 - 14:23
    gjë e cila ndoshta ju bën që të kapeni edhe më fortë për të.
  • 14:23 - 14:25
    Mirëpo, sigurisht që ka gracka,
  • 14:25 - 14:28
    dhe do të ishte e pamend ti injoronim ato.
  • 14:28 - 14:32
    Merrni si shembulll këtë e-mail që morra
  • 14:32 - 14:35
    nga nje zjarrëfikës këtu në Kaliforni.
  • 14:35 - 14:38
    Ai thotë: ``Hetimet e fataliteteve për zjarrëfikësit
  • 14:38 - 14:42
    shpesh përfshijnë `Ne nuk menduam që zjarri do ta bënte atë`
  • 14:42 - 14:44
    edhe kur të gjitha të dhënat ishin disponueshme
  • 14:44 - 14:47
    për të marrë një vendim të sigurtë.``
  • 14:47 - 14:51
    Kapiteni do të përdorë të dhënat tona në njëanshmërinë e optimizmit
  • 14:51 - 14:53
    për t'u spjeguar zjarrëfiksëve
  • 14:53 - 14:55
    se përse ata mendojnë ashtu sic mendojnë,
  • 14:55 - 15:02
    për t'i bërë ata të vetëdijshëm për këtë njëanshmëri të optimizmit në njerëz.
  • 15:02 - 15:07
    Optimizmi joreal mund të shpie tek sjellje të rrezikshme,
  • 15:07 - 15:11
    dështim financiar, planifikim të gabuar.
  • 15:11 - 15:13
    Qeveria Britanike, p.sh.,
  • 15:13 - 15:16
    ka pranuar se njëanshmëria e optimizmit
  • 15:16 - 15:19
    ka më të ngjarë të bëjë njerëzit
  • 15:19 - 15:23
    të nënvlerësojnë cmimin dhe kohëzgjatjen e projekteve.
  • 15:23 - 15:27
    Për këtë ata kanë rregulluar buxhetin e Lojërave Olimpike të vitit 2012
  • 15:27 - 15:29
    për njëanshmërinë e optimizmit.
  • 15:29 - 15:32
    Një mik imi që do martohet brenda pak javësh
  • 15:32 - 15:34
    ka bërë të njëjtën gjë për buxhetin e dasmës.
  • 15:34 - 15:37
    Dhe meqë ra fjala, kur e pyeta atë për gjasat e tij të divorcit,
  • 15:37 - 15:41
    tha që ishte mjaft i sigurtë që ishin zero përqind.
  • 15:41 - 15:43
    Ajo cfarë na pëlqejnë të bëjmë,
  • 15:43 - 15:47
    është të mbrojmë veten nga rreziqet e optimizmit,
  • 15:47 - 15:50
    mirëpo në të njëjtën kohë mbetemi me shpresë,
  • 15:50 - 15:53
    duke përfituar nga shumë fryte të optimizmit.
  • 15:53 - 15:56
    Dhe besoj se egziston një mënyrë që ne të bëjmë atë.
  • 15:56 - 15:58
    Celësi në këtë rast është dituria.
  • 15:58 - 16:01
    Ne nuk vimë në jetë me kuptim të lindur të njëanshmërive tona.
  • 16:01 - 16:05
    Këto duhet të identifikohen përmes hulumtimeve shkencore.
  • 16:05 - 16:09
    Mirëpo lajmi i mirë është që duke u bërë të vetëdijshëm për njaëanshmërinë e optimizmit
  • 16:09 - 16:11
    iluzioni nuk thehet.
  • 16:11 - 16:13
    Eshtë sikur iluzionet vizuale,
  • 16:13 - 16:16
    në rastet e të cilave kur i kuptojmë ato nuk do të thotë që ato zhduken.
  • 16:16 - 16:19
    Dhe kjo është një gjë e mirë sepse do të thotë
  • 16:19 - 16:21
    që ne duhet të jemi të aftë të gjejmë një ekuilibër,
  • 16:21 - 16:23
    të përpilojmë rregulla dhe plane
  • 16:23 - 16:26
    të mbrojmë vetveten nga optimizmi joreal,
  • 16:26 - 16:29
    por në të njëjtën kohë të mbetemi me shpresë.
  • 16:29 - 16:33
    Besoj që kjo skicë portretizon këtë mirë.
  • 16:33 - 16:36
    Sepse nëse je njëri prej këtyre penguinëve pesimist atje lartë
  • 16:36 - 16:38
    i cili nuk beson se mund të fluturojnë,
  • 16:38 - 16:41
    kurrë nuk të arrish atë.
  • 16:41 - 16:43
    Sepse në mënyrë që të bëjmë ndonjë përparim,
  • 16:43 - 16:45
    duhet të jemi në gjendje të imagjinojmë një realitet tjetër,
  • 16:45 - 16:49
    dhe pastaj duhet të besojmë që ai realiteti është i mundshëm.
  • 16:49 - 16:52
    Mirëpo nëse je një penguin jashtëzakonisht optimistik
  • 16:52 - 16:55
    i cili hidhet poshtë verbërisht duke shpresuar për më të mirën,
  • 16:55 - 17:00
    mund të gjesh veten në mes të një rrëmuje kur të prekësh tokën.
  • 17:00 - 17:02
    Mirëpo nëse je një penguin optimist
  • 17:02 - 17:03
    i cili beson që mund të fluturojë,
  • 17:03 - 17:06
    por pastaj rregullon parashutë në shpinë
  • 17:06 - 17:09
    në rast se gjërat nuk ecin sipas planit
  • 17:09 - 17:11
    do të fluturosh si një shqiponjë,
  • 17:11 - 17:14
    edhe nëse je vetëm një penguin.
  • 17:14 - 17:16
    Faleminderit.
  • 17:16 - 17:19
    (Duartrokitje)
Title:
Tali Sharot: Njëanshmëria e optimizmit
Speaker:
Tali Sharot
Description:

A jemi të lindur të jemi optimistë, në vend se realistë? Tali Sharot ndan me ne hulumtime të reja që sugjerojnë se truri ynë është i programuar të shohi anën pozitive -- dhe se si kjo mund të jetë e dobishme dhe e rrezikshme në të njëjtën kohë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
17:40
Jenny Zurawell approved Albanian subtitles for The optimism bias
Dita Bytyci accepted Albanian subtitles for The optimism bias
Dita Bytyci edited Albanian subtitles for The optimism bias
Dita Bytyci edited Albanian subtitles for The optimism bias
Ermira Kusari added a translation

Albanian subtitles

Revisions