Kur mendoni për një fëmijë, një mik të ngushtë ose një partner romatik Fjala ''dashuri'' ndoshta të vjen në mendje, dhe menjëherë emocione të tjera të kaplojnë gëzim dhe shpresë, entuziazëm, besim dhe siguri, dhe po, nganjëherë pikëllim dhe dëshpërim. Mund të mos ketë ndonjë fjalë në fjalor që përshkruan dashurinë. Ende, i japim rëndësi qendrore në jetën tonë, Është interesante që ende s'kemi mësuar si të duam? Ne ndërtojmë miqësi, ndërtojmë lidhje të reja martohemi dhe i sjellim bebet nga spitali në shtëpi me pritshmërinë që do ta kuptojmë. E vërteta është, ne lëndojmë dhe nuk respektojmë ata. Mund të jenë gjëra delikate fajësojmë një mik për shpenzimin e kohës me ne ose shikojmë tekstet e partnerit ose turpërojmë një shok për mundin në shkollë. 100 për qind prej nesh do t'i japin fund sjelljeve të këqija në mardhënie. 100 për qind prej nesh do të bëjmë gjëra të këqia Është njerëzore. Në formën më të keqe, dëmi që shkaktojmë është dhuna dhe abuzimi, dhe abuzimi në mardhënie një në tre gra, dhe një në katër burra do ta përjetojnë në jetë. Tani, nëse jeni si shumica, kur i dëgjoni këto statistika, do thoni, Jo kjo nuk më ndodh mua. Është instinkt të largoheni nga fjalët ''abuzim'' ''dhunë'', mendoni se këto ndodhin te dikush tjetër, diku tjetër. Lidhjet jo të shëndetshme dhe abuzive janë rreth nesh. Ne i quajmë ndryshe, dhe e injorojmë lidhshmërinë. Abuzimi sjellë dashuri jo të shëndetshme. Unë punoj për organizatën ''Një dashuri'' po filloj me një familje, vajza e tyre u vra nga ish i dashuri. Kjo ishte një tragjedi e papritur, Kur shikuan prapa, kuptuan se shenjat paralajmëruese ishin aty Askush nuk e kuptoi atë që po e shihnin. Quaje Çmenduri, dramë ose pije e tepërt, veprimet e tij nuk u kuptuan, siç ishin, të cilat ishin shenja të rrezikshme. Famija e kuptuan se nëse ndonjëri, do të dinte për ato shenja vdekja e saj mund të ishte parandaluar. Sot jemi me një mision për t'u siguruar që ju keni informata të cilat Yeardley dhe shokët i saj nuk i patën. Ne i kemi tri qëllime: Të mësojmë fjalë për një temë është e vështirë dhe e pakëndëshme për tu diskutuar. Bëhuni bashkë për ndihmë, veçanërisht me shokët, dhe, gjatë procesit, të përmirësojmë aftësitë për të dashuruar. Për të e bërë këtë, është e rëndësishme të fillojmë duke analizuar shenjat jo të mira, që shpesh nuk i shohim, puna jonë fokusohet në krijimin e përmbajtjes për të filluar bisedën me të rinjtë. Sic po e prisni, përmbajtja jonë është goxha serioze, duke pasur parasysh temën në fjalë, Sot do të flasim, për temën më të rëndësishme që është ende provokuese, ''The couplets'' për t'i vënë në pah pese shenjat e një dashurie jo të shëndetshme. E para është intensiteti, (Video) Blue: Nuk të kam parë ca ditë. Më mungon. Orange: Më mungon edhe ti (#kjoështëdashuri) Blue: Nuk të kam parë që pesë minuta. Më duket si një jetë. Çfarë ke bërë pa mua këto pesë minuta? Orange: Janë bërë vetëm tre minuta. (#kjonukështëdashuri) Katie Hood: Kush e dalloi? Nuk e di. Unë. Mardhëniet abuzive nuk fillojnë me abuzim. Fillojnë me entuziazëm dhe gjallëri. Ka një intesitet të afeksionit dhe emocioneve, nxitim. Duket bukur. Ndihesh me fat, si të kishe fituar çmimin e parë. Në një dashuri jo të shëndetshme, këto ndjenja largohen shpejt. Nga entuziazmi në mbingarkesë dhe ndoshta pak ngulfatëse. E ndjeni në zorrët tuaja. Ndoshta njëjtë sikur i dashuri ose e dashura e re të thotë ''Të dua'' më shpejt nga sa ishit gati ose të bezdis kurdo, duke të thirrur dhe shkruajtur. Ndoshta nuk durojnë kur nuk përgjigjeni shpejt, edhe pse e dijnë se ke pasur gjëra të tjera për të bërë. Rikujtim, nuk është e rëndësishme si fillon një lidhje, është si evulon. Eshtë e rëndësishme në ditët e para të mardhënies së re t'i kushtoni rëndësi si po ndiheni. A po ndiheni rehat në këtë mardhënie? A po ndiheni sikur jeni të lirë për të marrë frymë? Është e rëndësishme të ngrini zërin të flisni për nevojat e juaja. A po respektohen kërkesat e tua? Shënuesi i dytë është izolimi. (Video) Orange 2: Dëshironi të dilni? Orange 1: Unë dhe i dashuri im dalim të hënave dhe të premteve. Orange 2: Dëshironi të dilni? Orange 1: Dalim të hënave dhe të premteve. Orange 2: Nesër? Orange 1: E martë dita e gjumit. Orange 2: E mërkurë? Orange 1: Nuk është dita e shokëve. KH: Nëse më pyesni mua, izolimi është një shenjë e pa njohur dhe e keqkuptuar e nje dashuri jo të shëndetshme. Pse? Sepse çdo lidhje e re fillon me një intensitet të dëshirës për të kaluar kohë bashkë, kur nuk e ke afër të mungon. Izolimi fillon kur i dashuri ose e dashura e re fillon të të largoj nga shokët dhe familja jote, nga sistemi yt mbështetës, dhe fillon të afron më afër vetës. Mund të thonë fjalë sikur, ''Pse po del me ta? Ata janë dështak'' për shokët tuaj, ose ''Ata duan që ne të ndahemi Ata janë kundër nesh'' për familjën tënde. Izolimi ka të bëj me dyshim për të gjithë nga mardhëniet e mëhershme. Dashuria e shëndetshme përfshin lirinë, dy njerëz që dua të kalojnë kohë bashkë por që vazhdojnë të jenë të lidhur me njerëzit dhe aktivitetet e mëhershme. Në fillim ju mund të shpenzoni çdo minut bashkë, por arritja e lirisë është çelësi. Këtë mund të e bëni duke bërë plane me miqtë dhe duke i mbajtur ato. inkurajoni edhe partnerin të bëj të njëjtën. Shënuesi i tretë i dashurisë jo të shëndetshme është xhelozia. (Video) Blue 2: Për çfarë je aq i lumtur? Blue 1: Ajo filloi të më ndjek në instagram! Blue 2: Pse je me nerva? Blue 1: Ajo, ajo filloi të më ndjek, kudo. (#kjonukështëdashuri) KH: Kur muaji i mijaltit fillon të zbehet, xhelozia ekstreme mund të filloj. Partneri fillon të bëhet kërkues, i duhet të dijë ku je dhe me kë je tërë kohës, fillon të shikoj kur je e kyçur dhe kur jo. Xhelozia ekstreme sjell kontroll dhe mosbesim, akuza të shpeshta të flirtimit me njerëz të tjerë ose mashtrim, dhe refuzon për të dëgjuar ty kur i tregoni atyre se nuk kanë pse të shqetësohen dhe ju i doni vetëm ata. Xhelozia është pjesë e çdo mardhënie por xhelozia ekstreme është ndryshe. Është një skaj kërcënues i zemëruar, që i ndanë ato. Dashuria nuk duhet të jetë e tillë. Shenuesi i katërt është nënçmimi. (Video) Blue: Dëshiron të dalim? Orange: Kam për të mësuar. Blue: Do të marrësh A gjithsesi, A për të mahnitshmen. (#kjoështëdashuri) Blue: Dëshiron të dalim? Orange: Kam për të mësuar. Blue: Gjithsesi, do ta marrësh F, F, për, F për... budallaqen. (#kjonukështëdashuri) KH: Po, hmm. Në një mardhënie jo të shëndetshme, fjalët janë si armë. Bisedat që dikur ishin argëtuese dhe të mira kthehen në të sikletshme. Ndoshta partneri juaj bënë shaka dhe kjo ty të lëndon, ose tregon ngjarje që ty të mërzisin. Kur fillon të ia shpjegosh se të ka lënduar ata të akuzojnë ty për reagime të shpejta. ''Pse je kaq shumë e ndjeshme? Cili është problemi yt. Sqaroje.'' Këto fjalë të bëjnë të heshtësh. Është goxha e dukshme, por partneri yt duhet të të mbroj. Fjalët e tyre duhet ty të forcojnë jo të të thyejnë. Ata duhet të jenë besnik dhe të mbajnë sekretet e tua. Ata duhet të bëjnë ty të ndihesh më rehat jo më pak. Në fund, shënuesi i pestë: paqëndrueshmëria. (Video) Orange 1: Unë do të mërzitem nëse ndahemi. Orange 2: Unë mërzitem gjithashtu. (#kjoështëdashuri) Orange 1: Unë do kisha depresion nëse ndahemi. Unë do bie nga kjo shkallë. Do e bëj! Mos më ndalo! (#kjonukështëdashuri) KH: Ndarjet e shpeshta dhe rikthimet, të ngjiturat dhe të ulurat: kur rritet tensioni, rritet paqëndrueshmëria. Zënkat që përmbajnë emocione, frustrim, lot, komentet urryese dhe të dhimbshme, ''Ti nuk vlen, Nuk e di pse jam me ty!'' të cilat pasohen me kërkim falje dhe premtime që nuk përsëriten më. Deri në këtë pikë, ti ke qenë në një lidhje rrotulluese. Nuk e ke analizuar sa e pashëndetshme dhe e rrezikshme mardhënia jote është bërë. Është e vështirë kur e shikon që dashuria e pashëndetshme është kthyer në abuzuese, Sa më shumë shënues lidhja jote ka, aq më shumë e pashëndetshme dhe e rrezikshme është. Nëse instiktet janë për tu ndarë dhe larguar, cila është këshilla që shumica i japim shokëve tanë kur janë në një lidhje jo të shëndoshë, nuk është këshilla më e mirë. Periudha e ndarjes mund të jetë e dhunshme. Nëse frikësohesh nga dhuna, duhet të konsultohesh me ekspert si të ndahesh pa u lënduar. Nuk është vetëm për mardhëniet romantike nuk është vetëm për dhunë. Të kuptuarit e shenjave të një lidhje jo të shëndoshë mund të ndihmojnë për të kuptuar çdo mardhënie në jetën tënde. Për herë të parë, mund të kuptoni pse jeni të zhgenjyer nga shoqëria ose pse çdo fjalim me pjesëtarët e familjes të le të dekurajuar dhe me ankth. Mund të filloni të shihni si intensiteti dhe xhelozia yte po të shkakton probleme me kolegët në punë. Të kuptuarit është hapi i parë i përmirësimit, dhe pse nuk mund të i bëni mardhëniet e pashëndetshme të shëndetshme disa duhet t'i lësh prapa duhet të e bësh pjesën tënde për t'i bërë mardhëniet më të mira. Dhe këtu është lajmi emocionues: Nuk është shkencë raketash. Komunikim i hapur, respekt reciprok, mirësi, durim-- mund t'i praktikojmë këto gjëra çdo ditë. Praktikimi do të bëjë ty më të mirë, Duhet të premtoj që nuk do të bëjë përfekt. Unë e bëj këtë për mbijetesë çdo ditë mendoj dhe flas për mardhëniet e shëndetshme, dhe prap bëj gjëra jo të shëndetshme. Një ditë kur po mundohesha t'i qetësoj katër fëmijët e mi kishte grindje, zënka dhe ankesa për mëngjesin, Nuk munda t'ia dal. Me një intonacion të lartë, bërtita, ''Të gjithë mbylleni gojën dhe bëni çfarë u thash'' Ju jeni më të këqinjt! Unë do të heq ekranin dhe ëmbëlsirat dhe çdo gjë tjetër që e shijoni në jetë!'' (Qeshje) A është ndokush këtu? (Duartrokitje) Paqëndrueshmëria, nënçmimi. Djali im i madh u kthye nga unë dhe tha ''Nënë, kjo nuk është dashuri'' (Qeshje) Për një moment, doja ta vrisja atë sepse më shpërqëndroi. Më besoni. Por pastaj mblodha vetën dhe mendova, e dini, po ndihem krenare. Ndihem krenare që ai e ka gjet gjuhën për të më ndaluar mua. Dua që të gjithë fëmijët e mi të kuptojnë kufirin për mënyrën se si po trajtohen dhe të gjejnë gjuhën, të ngrisin zërin kur kalon kufiri përkundër pranimit. Për një kohë të gjatë I kemi trajtuar mardhëniet si një temë e ndishme shkathtësitë në mardhënie janë më të rëndësishmet dhe të vështira për tu bërë. Jo vetëm për të kuptuar shenjat jo të shëndetshme Të ndihmon të largosh vrimën e lënë nga një mardhënie e pashëndetshme Të kuptosh dhe praktikosh artin e të qenurit i shëndetshëm Të ndihmon në çdo aspekt të jetës. Jam plotësisht e bindur perderisa dashuria është instinkt dhe emocion, aftësia për të dashur më mirë është shkathtësi që ndërtohet dhe përmirësohet me kohën. Faleminderit (Duartrokitje)