Albanian sottotitoli

← Të hash insekte për ta shpëtuar pyllin

Ottieni il codice di inserimento
22 Lingue

Mostrare Revisione 3 creata 01/27/2019 da Ardita Zulfiu.

  1. "Valala iray hifanapahana" thekson
    zemërgjërësinë
  2. e njerëzve të Madagaskarit.
  3. Është një fjalë e urtë, që domethënë se
    nëse do ta kisha një bulkth,
  4. gjysmën do ta ndaja me ty.
  5. Këtë edhe po përpiqemi ta bëjmë.
  6. Përpiqemi ta marrim atë që
    është plotësisht malagaziane
  7. dhe ta ndajmë me malagazianët.
  8. Vërtet doja të ndikoja te konservimi
    me anë të shkencës.
  9. M'u desh kohë që ta kuptoja,
  10. se nuk mund të konservosh
    pa arritur të kuptosh
  11. pse njerëzit nuk konservojnë.
  12. Në Madagaskar, gjithçka
    sillet rreth ushqimit.
  13. Popullsia e Madagaskarit
    vazhdimisht po rritet,
  14. dhe që kur kam filluar të punoj këtu,
  15. fushat kanë qenë të dëmtuara nga
    kullotja e bagëtive,
  16. dhe ka mbetur vetëm 10% e pyjeve.
  17. Veç kësaj,
  18. rreth 53% e fëmijëve nën pesë vjeç
    janë të paushqyer.
  19. Padyshim se janë të urritur.
  20. Por çfarë mund të hanë?
  21. Atyre u duhet një burim i ri ushqimor.
  22. Në njëfare mënyre,
    jo një i ri,
  23. u duhet një burim tradicional.
  24. Por ne mund të përdorim
    teknologji
  25. dhe ta bëjmë më të volitshëm,
  26. ashtu që të mund të ushqehen një
    numër i madh njerëzish.
  27. Njerëzit kanë ngrënë insekte
    që në lashtësi.
  28. Konsiderohet si ushqim në kultura
    tradicionale anembanë botës.
  29. Sipas studimeve mbi disa insekte
  30. ka më shumë vlera ushqyese
    në proteinën e insekteve
  31. ose insektet e tëra,
  32. sesa në një fetë mishi.
  33. Insektet kanë shumë pak ndikim
  34. në ndotjen e ambientit,
  35. andaj, në një vend si Madagaskari,
  36. është e vetmja zgjidhje.
  37. Vendosëm t'i ndajmë veprimtaritë
    tona bujqësore
  38. në dy kategori.
  39. Së pari, duam të merremi me çështjen
    e krizës së ushqimit në Madagaskar.
  40. E zgjedhëm një bulkth.
  41. Njihet me emrin
    "Gryllus madagascariensis,"
  42. dhe në fakt, atë po e kultivojmë tani.
  43. E kemi quajtur Farmat Valala.
  44. Ne i marrim dhe i përdorim si pjesë
  45. të paketave ushqimore familjare,
  46. që shpërndahen në zonat ku
    sundon uria
  47. në jugperëndim të Madagaskarit.
  48. Së dyti, duam të gjejmë zgjidhje
    për fshatrat
  49. të cilat mund ta kultivojnë burimin
    e vet të proteinës,
  50. që do të ishte aq e shijshme saqë
    çdokush do të donte ta hante.
  51. Fundja, njerëzit gjuajnë
    lemurë për t'u ushqyer.
  52. Ne tani po kultivojmë një insekt
    mishi të shijshëm
  53. që quhet fulgorid-- në
    gjuhën malagaziane, sekundri--
  54. si zëvendësim i misht të lemurëve.
  55. Tani ne në fakt po kultivojmë fasule
    që të arrijmë ta kultivojmë sekundrin,
  56. dhe që njerëzit të mund të ushqehen
    me këtë sekundrin e shijshëm
  57. në vend të lemurëve.
  58. Është shkenca më e rëndësishme.
  59. Numri i tanishëm i studentëve të angazhuar
    në hulumtimin e insekteve të ngrënshme
  60. është sa asnjëherë më parë
    në dokumentimin e biodiversitetit.
  61. Dhe këta studentë vërtet po korrin sukses,
  62. ata mësojnë në masë të madhe,
  63. sepse mund ta shikojnë
    zbatimin drejtpërdrejtë.
  64. Si mund të flasim për konservim përpara
    kafjallit?
  65. Duhet të bëhet diçka menjëherë,
    nuk mund të presim.