YouTube

Got a YouTube account?

New: enable viewer-created translations and captions on your YouTube channel!

Albanian subtitles

← NatureNow: Greta Thunberg and George Monbiot make short film on the climate crisis

Get Embed Code
64 Languages

Subtitles translated from Inggris Showing Revision 1 created 12/17/2019 by TWB.

  1. Një film i shkurtër i Greta Thunberg dhe George Monbiot mbi ndryshimin klimatik.
  2. Unë jam Greta Thunberg.
  3. Ne po jetojmë në fillimin e një shfarosjeje tejet masive.
  4. Klima jonë po shkatërrohet.
  5. Femijë si unë po heqin dorë nga arsimimi i tyre për të protestuar.
  6. Por ne akoma mund ta zgjidhim këtë problem.
  7. Ti mund ta zgjidhësh këtë problem.
  8. Për të mbijetuar, ne duhet të ndalojmë konsumin e lëndëve djegëse
  9. Por vetëm kaq nuk do jetë e mjaftueshme.
  10. Është folur për shumë zgjidhje, po për zgjidhjen që e kemi këtu
  11. para nesh?
  12. Do lë mikun tim George që ta shpjegojë.
  13. Ekziston një makinë magjike që thith karbonin nga ajri, kushton shumë pak dhe ndërtohet
  14. vetë.
  15. Quhet... pemë.
  16. Një pemë është shembull i një zgjidhjeje klimatike natyrore.
  17. Rizoforët, torfat, xhunglat, moçalet
  18. tabanet e detrave, pyjet leshterike, kënetat me pyje e bimësi, koralet nënujore, këto
  19. heqin karbonin nga ajri dhe e largojnë tutje.
  20. Natyra është një mjet që mund ta përdorim për të riparuar klimën e shkatërruar.
  21. Këto zgjidhje klimatike natyrale mund të sjellin nje ndryshim të jashtëzakonshëm.
  22. Vërtet fantastike, apo jo?
  23. Por vetëm nëse i lëmë edhe lëndët djegëse organike në tokë.
  24. Dhe tani vjen pjesa më absurde...tani për tani kësaj nuk po i kushtojmë fare vëmendje.
  25. Ne shpenzojmë një mijë herë më shumë për subvencione globale të lëndëve djegëse organike
  26. sesa për zgjidhje me bazë natyrore.
  27. Zgjidhjet natyrore klimatike zënë vetëm 2%
  28. të gjithë parave që përdoren për të adresuar problemin e shkatërrimit klimatik.
  29. Këto janë paratë, taksat dhe kursimet e tua
  30. Dhe ç’është më absurdja, pikërisht tani ku natyra na duhet më së shumti
  31. ne po e shkatërrojmë më shpejt se kurrë.
  32. Deri në 200 specie po shfarosen çdo ditë.
  33. Një pjesë e madhe e akullit të Arktikut ka shkrirë.
  34. Shumica e kafshëve të egra është zhdukur.
  35. Një pjesë e madhe e dheut në tokë është shkatërruar.
  36. Çfarë duhet të bëjmë atëherë?
  37. Çfarë duhet të bëni ju?
  38. Është e thjeshtë..ne duhet të mbrojmë, përtërijmë, dhe financojmë
  39. Të Mbrojmë.
  40. Pyjet tropikale po priten
  41. në një masë që zë 30 fusha futbolli në minutë.
  42. Aty ku natyra po bën diçka jetike, ne duhet ta mbrojmë.
  43. Të Përtërijmë.
  44. Pjesa më e madhe e planetit tonë është e dëmtuar.
  45. Por natyra mund te rigjenerohet
  46. dhe ne mund të ndihmojmë që ekosistemet të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme.
  47. Të Financojmë.
  48. Ne duhet të ndalojmë financimin e atyre gjërave që shkatërrojnë natyrën
  49. dhe të paguajmë per ato gjëra që e mundësojnë këtë.
  50. Është kaq e thjeshtë.
  51. Të mbrojmë, të përtërijmë, të financojmë.
  52. Kjo mund të ndodhë kudo.
  53. Shumë njerëz tashmë kanë filluar të përdorin zgjidhje natyrale klimatike.
  54. Këtë ne duhet ta bëjmë në shkallë masive.
  55. Ju mund të bëheni pjesë e kësaj.
  56. Votoni për njerëzit që mbrojnë natyrën
  57. Ndajeni këtë video
  58. Flisni rreth saj
  59. Në të gjithë botën ka levizje të jashtëzakonshme që luftojnë per natyrën.
  60. Bashkojuni atyre!
  61. Çdo gjë ka rëndësi.
  62. Ajo çfarë ju bëni ka rëndësi.